Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Hasan Zeneli i drejtohet Nait Hasanit,ke gishte ne vrasjen e

 :: politika

Aller en bas

Hasan Zeneli i drejtohet Nait Hasanit,ke gishte ne vrasjen e Empty Hasan Zeneli i drejtohet Nait Hasanit,ke gishte ne vrasjen e

Message  Perparimi Ven 3 Oct - 8:17

Hasan Zeneli i drejtohet Nait Hasanit,ke gishte ne vrasjen e Hasan-zeneli-2


Hasan Zeneli, bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit: I kam thënë Nahit Hasanit në burg, kur të lirohesh shko kërkoju falje familjeve të Zahirit, Edmondit e Hakifit  
“Unë kam biseduar edhe më herët me familjen Zejnullahu  dhe të gjithë kanë qenë të njoftuar se vrasja e këtyre djemve ka ndodhur  si pasojë e rënies në burg të Nait Hasanit , Bislim Zogaj e  të tjerëve” thotë në një intervistë ekskluzive për Bota press.



Bota press 3 tetor



Hasan Zeneli një prej bashkëluftëtarëve të Zahir Pajazitit ka marrë në mbrojtje familjet e dëshmorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha dhe ka kërkuar përsëri që të zbardhet i gjithë misteri i vrasjes së 1 janarit të vitit 1997 në një pritë të organizuar në afërsit të Vushtrrisë. Por kjo nuk është hera e parë që Hasan Zeneli kërkon që të zbardhet e vërteta e vrasjes së Zahirit, Hakifit dhe Edmondit.

Hasan Zeneli në një intervistë të dhënë për gazetën Bota sot në maj-qershor të vitit 2011 për herë të parë drejtoi gishtin kah disa prej të vetëuajturve komandantë të UÇK-së duke i ftuar ata jo vetëm që të flasin për këtë vrasje por edhe të marrin përgjegjësinë e kësaj vrasje.

Atëbotë, pra më 2011Hasan Zeneli pat pyetur:  Pse Grupi i Llapit kundërshtoi dërgimin e Nahit Hasanit si koordinator për Grupin e Llapit? Kur është mbajtur takimi i parë në mes të Zahir Pajazitit e Nahit Hasanit? Kur është takuar për herë të parë Zahir Pajaziti me Azem Sylën dhe cila ishte porosia e Azem Sylës për Zahirin? Pse Zahiri refuzoi prosoinë e Azem Sylës për të bërë atentat ndaj presidentit Ibrahim Rugova? Pse kur e pyeta Zahirin se si kalove në takim me Azem Sylën, Zahiri më tha: ”Hiqu tij, nuk dua as ta shoh më kurrë!”. Pse nuk u lejua që anëtarë të Grupit të Llapit të jenë edhe Nuredin Ibishi e Faik Pajaziti? Cila ka qenë porosia e Ibrahim Rugovës që i ka dërguar te Grupi i Llapit përmes Rexhep Gjergjit? Pse Azem Syla, Xhavlit Haliti, Ali Ahmeti e Sokol Bashota dëshironin të bëheshin “komandantë” të UÇK-së nga diaspora? Si u vra Zahir Pajaziti vetëm 10 ditë pas arrestimit të Nahit Hasanit? Cilat in formacione ka mundur t’i japë policisë serbe Nahit Hasani i torturuar nga policia serbe? Pse kur u arrestova unë më 27 prill 1997, inspektorët e sigurimit më përmendin vazhdimisht “Abazin”, pseudonimin e Nahit Hasanit? Pse Nahit Hasani viktimë e kreut të dhunshëm të UÇK-së, që kanë emrin e Azem Sylës, Xhavit Haliti, Ali Ahmeti, Sokol Bashota? Pse kërkoj nga Azem Syla që të jap llogari për vrasjen e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës e Hakif Zejnullahut?

Të gjitha përgjigjet e këtyre pyetjeve i pat dhënë Hasan Zeneli që në vitin 2011.

Por duket se këto pyetje kërkojnë përsëri përgjigje.

Duke u nisur nga deklarimi i fundit i babait të Hakif Zejnullahut i cili e bën përgjegjës Nahit Hasanin e Bislim Zogajn  për vrasjen e djalit të tij Hakif Zejnullahut, bashkëluftëtari i Grupti të Llapit, Hasan Zeneli në një intervsitë ekskluzive për Bota press e vlerëson shumë pozitivisht këtë kërkesë të familjes Zejnullahu , sepse kjo familje dhe familja Pajaziti , po ashtu edhe familja Hoxha kanë të drejtë  që të kërkojnë sqarim nga  i ashtuquajturi  kreu  i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  për vrasjen  e këtyre djemve. “Unë kam biseduar edhe më herët me familjen Zejnullahu  dhe të gjithë kanë qenë të njoftuar se vrasja e këtyre djemve ka ndodhur  si pasojë e rënies në burg të Nait Hasanit , Bislim Zogaj e  të tjerëve.



hasan zeneli foto 2

Nga e majta; Hasan Zeneli, Zahir Pajaziti, Azem Zeneli, Agim Zeneli, Avni Ajeti dhe Shemsi Ajeti (fotografi e vitit 1995 në Tiranë)



Bota press: Z.Hasan a keni biseduar me familjet e Zahirit, Hakifit e Edmondit për këtë vrasje?



H.ZenelI: Kam biseduar , por në veçanti kam biseduar shume me familjen e Zahirit për shkak se edhe atëherë edhe sot e ndjej obligim moral  që  vrasja e Zahirit të zbardhet  definitivisht , për shkakun se në opinion  ende ka dilema se Zahiri,  Edmondi dhe Hakifi janë vrarë në një pritë të organizuar në bazë të informacioneve që kanë rrjedhë nga disa të burgosur të atëhershëm, konkretisht nga Nahit Hasani e Bislim Zogaj .

Mos të harrojmë Zahiri ishte njëshi i Ushtrisë Çlirimtare  të Kosovës dhe mendoj që  ja vlen  që të angazhohemi më  shumë  të gjithë së bashku  për  të qitur në dritë se si ndodhi vrasja e tyre. Flas me përgjegjësi të plotë morale dhe kam të drejtë të flas sepse isha  bashkëluftëtar i Zahirit  dhe të mirën dhe të keqen e kemi ndarë së bashku . Por sikur te isha vrarë unë në rrethana të tilla , z. Zahiri nuk kishe reshtur kurrë  derisa  ish ardhur deri te zbulimi i vrasjes time. Prandaj edhe unë nuk do të ndalem kurrë duke kërkuar që të zbardhet misteri i vrasjes së Zahirit, Hakifit e Edmondit.



Bota press; Ju keni biseduar me Nahit Hasanin për këtë vrasje?

H.Zeneli: Po gjatë qëndrimit në burg me Nait Hasanin, kam biseduar  rreth këtij problemi shumë të madh dhe Naitit i kam thënë : Nait ndodhi çka ndodhi  është mirë dhe është e rrugës  që kur të dalim në liri të shkosh tek familja e Zahirit , Hakifit dhe Edomondit dhe tu kërkosh falje për atë që ka ndodhur dhe njëkohësisht  të na kërkosh falje edhe neve  shokëve dhe bashkëluftëtarëve të Zahirit dhe të shohim më tutje se çka do të ndodhë rreth rënies sonë që pasoj me vrasjen e tre djemve të tjerë.



Botapress:Kur ja keni bërë me dije këtë  dhe ku keni qenë në burg?

H. Zeneli : Ne së bashku kemi qenë në hetuesi në Prishtinë në Burgun e Prishtinës më tepër se 16 muaj  në vitin 1997 deri në vitin 1998 kur na transferuan nëpër qelia e burgut famëkeq të  Mitrovicës së Sremit ku jemi  torturuar në mënyrë çnjerëzore  dhe shumë barbare.



Botapress: Çka ka thënë Nait Hasani kur ju i keni thënë që të sqarohet kjo çështje. Cili ka qenë reagimi i tij?



H.Zeneli  Reagimi i tij ka qenë sikurse ai nuk e ka  dekonspiruar  Zahirin. Ai nuk e pranoi  se ai është personi që e ka dekonspiruar Zahirin , shokët e tij dhe  komplet grupin .



Bota press: Ai nuk pranoi që të shkojë te familja e tij?

H.Zeneli:Jo, nuk pranoi!



Bota press: Megjithatë ai thotë se i kam sqaruar këto gjëra?



H.Zeneli: Jo nuk e ka sqaruar.  Ai  nuk e di çka thotë sot . Unë i përcjelli intervistat e secilit nga shokët dhe unë nuk e di , nuk jam i njoftuar se ai i ka sqaruar këtë problem shumë madhor për neve. Them këtë shumë madhor sepse unë e njoh  frymëmarrjen e Zahirit  unë e kam njohftë të menduarit e tij, fuqinë ekzekutive të tij , sepse  kam qenë zëvendësi i tij  çdo herë , çdo hap deri në ramjen time në burg . Pastaj  konsideroj se kjo punë duhet  doemos të sqarohet , sepse mua më janë vrarë tre shokët më të mirë, Zahiri, Edmondi Hakifi. Shumqka kemi kaluar me ta .





Nesër do të lexoni: Kush janë bashkëluftëtarët e tjerë që kërkojnë poashtu zbardhjen e vrasjes së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës? Pse Hasan Zeneli e quan dezertor politik Rrustem Mustafën – Remin? Cilat dojse duhet të hapen që të zbardhet e vëreta e vrasjes së Zahirit, Edmondit dhe Hakifit? A janë deklratatat e dhëna në prokuri nën presion e dhunë të burgosurve Nahit Hasani e Bislim Zogaj dëshmi për zbardhjen e vrasjes së Zahirit, Edmondit dhe Hakifit?  Cila është përgjegjësia e Azem Sylës për këtë vrasje?

Ekskluzivisht nesër vetëm në www.botapress.info

http://botapress.info/hasan-zeneli-bashkeluftetari-i-zahir-pajazitit-i-kam-thene-nahit-hasanit-ne-burg-kur-te-lirohesh-shko-kerkoju-falje-familjeve-te-zahirit-edmondit-e-hakifit/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum