Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Si u pasurue Kadri Zeka

 :: politika

Aller en bas

Si u pasurue Kadri Zeka Empty Si u pasurue Kadri Zeka

Message  Perparimi Mer 1 Oct - 14:26

Haxhi Zek Biberi (20 dhjetor1832-20shkurt1902) Emni i vertete Zenel Byberi,lindi ne fshatin Shoshan te Malsis se Gjakoves(Tropoje), emnin me te cilin njihet ne analet e historise e mori pasi u ba figure e njohun e parise shqipetare ne sistemin osman te kohes.I zhvendosun me familjen qe ne moshen 5 vjece ne Peje ai do te merte arsimin baze per te vazhdu ate ma te nalte ne Gjakove. Haxhi Zeka u rrit ne nje fmini te varfer,pasi kreu arsimin ne Gjakove u punsu si mesues ne shkollat fetare islame te kohes,vec kesaj ai u punesu dhe si sekretare dhe llogaritare prane familjes Sheremeti ne Peje. Puna prane kesaj familje aristokratike e kohes si dhe zgjuarsia dhe intuita e tij i dhan mundesi qe dora-dores Haxhi Zeka te pasurohej dhe te integrohej ne klasen aristokratike te kohes. Ai shendoshi pozitat e tij ekonomike duke ble toka ne Peje e ma gjane,ndertoj shpi e ngriti bizneset e tij si dyqane mullinj etj,gjitha keto i dhane mundesin me u shkeput nga familja Sheremeti dhe te bahej keshtu nji nga figurat ma me rreputacion si per nga ana ekonomike dhe ajo politike,pervec titullit Msues(Mulla) qe e kishte mare qe here ai do merte dhe tituj tjere si Haxhi me te cilin dhe njihet ma se shumti,Efendi dhe mas vdekjes dhe Pashe! Duke pase pozita te tilla,formim kulturor si dhe nje edukate familjare e lidhune me tabanin autokton ai shpejt do kishte largpamesine per te kuptu pozitat e popullit shqiptare duke u ba keshtu nji me hallet dhe problemin e popullit te tij.Haxhi Zeka do aktivizohej qe perpara Lidhjes Shqiptare te Prizrenit (10 qershor 1878) ne kuvendime dhe aksione ne te cilen do te spikaste zgjuarsia dhe vendosmeria per te pri dhe per te ndjek me besnikeri aspiratat e verteta dhe qe i nevojiteshin Shqipetarve ne ate kohe.Pikirisht nje emen i tille dhe nje besim qe gezonte ne popull dhe qarqet shqipetare te kohes bani qe ne lidhjen e Prizrenit te ishte jo vetem nje nga organizatoret e Lidhjes por dhe te ishte nje nga figurat ma te spikatuna te saje.Ne Lidhjen e Prizrenit ai do perfaqesonte idete rradikale qe ishin per nje politike shkeputese nga perandoria,ai do te ishte ne Keshillin Qendrore te Lidhjes,organi ne fjale perpilonte vijen politike te Lidhjes. I shqum H.Zeka do bahej jo vetem per idete e vlefshme ne mledhjet e lidhjes por dhe per rrolin kyc qe do te lunte ai ne rrafshin konkret ne terren,kontributi i jashtezakonshem i tij do te spikaste ne mbrojtjen e Plaves,Gucis,Hotit,Grudes etj ku ai do te vinte pasurine e tij ne funksion te mbajtjes se ushtrise se bardhe sic quhej per shkak te veshjeve dhe plisit te bardhe shqipetare. Duke qene figure kyce e lidhjes ai do te bahej flamurtar i ideve te Lidhjes se Prizrenit dhe pasi ajo do te shtypej me 1881 dhe inernimit(1893-1896).I ndjekun nga figura si Riza kryeziu,Bajram Curri etj,ai do te mirte nje sipermarje historike qe do ta shndriste figuren e tij ne historine kombetare duke e ba nji nga figurat pa dyshim ma te pa krahasueshme te rilindasve.Fjala ashte per Lidhjen qe vet ai do e ideonte dhe do ta udhehiqte Lidhjen e Pejes ose sic njihet Besa-Bese. Me 23-29 janare 1899 pas nje pune dhe veprimtarie te dendun diplomatike brenda vendit H.Zeka ngriti dhe nje her nalt aspiratat e shqipetarve duke shpalle keshtu lidhjen e dyte shqipetare e cila do kishte si qellim arritjen e aspiratave te shqipetareve.Lidhja Besa-Bese si bosht te saje kishte po ato qellime qe pati dhe lidhja e Prizrenit qe ishte bashkimi i vilajeteve shqipetare ne nja te vetem autonom. si parakusht per nje shkeputje te ma voneshme,qellimi ishte gjithashtu qe ne c`far do lloj situate te vinte,trojet shqipetare te ishin me nje status te njohun nderkomtarisht. Origjinaliteti i doktrines politike qe ndoqi H.Zeka kesaj rradhe,ishte se lidhjen e konceptoi si nje Bese te madhe per te shmangur te carat qe ishin shfaqur ne lidhjen e Prizrenit,qellimi ishte qe kesaj rradhe dallimet fetare,klasore dhe pavendosmeria e perfaqesuesve pro sulltanist te mos prevalonte ne vendimet qe do mireshin.Ne thelb lidhja parashihte qe jo vetem te arrihej bashkimi i trojeve shqipetare ne nje shtet autonom por dhe qe ky shtet autonom te ishte mbi baza moderne ne formen e nje republike me institucione te tilla dhe ku H.Zeka te ishte guvernatori i pare i shtetit shqipetare.Kjo periudhe e mbushune me shpresa si dhe figura e H.Zekes i cili me nje vendosmeri dhe kthjelltesi mbante nalt flamurin e levizjes dhe udhehiqte shqipetaret,frymezoi dhe Sami Frasherin te shkruante vepren Shqiperia c`ka qene c`eshte dhe c`do te behet!I mbushur me besim se kesaj here lidhja e udhehequr nga H.Zeka do tja arrinte qellimit autori projektonte shqiperine oksidentale me institucone arsimore dhe politike te tilla. Fatekeqesisht lidhja,ne kushtet kur porta e nalte nuk pranonte nje gja te tille dhe ku qendrimi i fuqive te medha ishte per dekonspirimin e qellimeve te shqipetareve,u shtyp ne fund te 1900 por qe jo pa lane pas naltfrymzimin per brezat qe do vinin per ta cu ne fund vullnetin dhe aspiratat e shqiptareve! Me 21 shkurt 1902 Haxhi Zeka vritet ne nje atantat te pagum nga agjentura serbe e cila kerkonte parapergatitjen per invadimin ne trojet shqipetare. Mare ne tersi mund te thuhet se H.Zeka ashte nje rilindas i pa krahasueshem mund te thuhet,figura e tij shfaqet komplekse e ne te njejten kohe dhe si nje figure e forte dhe me mjaft autoritet.Duhet thane se lidhja Besa-Bese ashte nje produkt po thuaj tersore i tij,mjafton te kihet parasysh fakti se nese lidhja do tia arrinte qellimit per ta ba shqiperin autonome me guvernator H.Zeken atehere do ta kemi ma te qarte dimensionin e vertete te figures se ti i cili do te kishte pa dyshim meriten historike te themelimit te shtetit shqipetare.Historiografia shqipetare duhet te pershfaqi ma dukshem figuren e ti ashtu sic dhe figura e tij meriton qe tashma te nxiret nga nenfleftesimi i qellimshem qe i bahet kesaj figure simbol.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum