Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Haxhi Zeka

 :: politika

Aller en bas

Haxhi Zeka Empty Haxhi Zeka

Message  Perparimi Dim 18 Juin - 7:09

www.malesiaforum.com/archive/index.php/t-282.html+haxhi+zeken+e+vrau+a.zajmi&hl=fr&gl=fr&ct=clnk&cd=1" target="_blank" rel="nofollow">http://72.14.221.104/search?q=cache:mfqgf75CRIwJ:www.malesiaforum.com/archive/index.php/t-282.html+haxhi+zeken+e+vrau+a.zajmi&hl=fr&gl=fr&ct=clnk&cd=1

Ajo dorė qė vrau mė 21 shkurt 1902 Zekė Mehmet Byberin (Haxhi Zeken) ishte e mbushur nga ata qė se nėnshtruan dot kurrė atė burrė vigan, qė dit, si askush tjetėr, t'i frymėzojė shqiptarėt nė BESA _ BESĖ, t'i bindė si vetė jeta, se vetėm nė BESA _ BESĖ ėshtė forca, shpresa e ėndrrave dhe prosperiteti i tyre...
Me sa duket, Haxhi Zeka erdhi nė kėtė botė dhe iku prej saj, mbi ata krahė tė bardhė e tė pavdekėshėm tė besės shqipatre, e cila nė jetė e nė legjendė e bėjnė shqipatrin shqipatr tė vertetė.,10

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17279
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Haxhi Zeka Empty Re: Haxhi Zeka

Message  Perparimi Dim 18 Juin - 7:18

GRUDJANE09-02-2006, 01:54 AM
Flamuri do tė vihej natėn e pashkėve para shtepisė sė Ejup Mahmutbegollajt, kundėrshtar i zbatimit tė reformave me qėndrim antiserb. Natyrisht, kėtė akt provokimi konsulli serb Sima Avramoviq ia mbėshteti meshtarit tė Pejės, patér Engjėllit.,10 (Zekeria Cana: Shpalime Historike,pjesa 2, faq.55,56).
Ndersa Dr. J.Buxhovi e trajton kėshtu: "Konfliktet ndėrmjet personaliteteve tė njohura nė Vilajetin e Kosovės, pra edhe nė Gjakovė me rrethinė, nuk ishin siē dėshirojnė t'i paraqesin vėzhguesit diplomatikė dhe disa "shkenctarėt" e hulumtues tendenciozė tė kėtyre ngjarjeve. Ata paraqiten dhe i interpretonin si produkt i mosėmarrveshjeve midis pėrfaqėsuesve me influencė tė fiseve shqiptare, por ēeshtja ishte shumė mė komplekse. Forcat e huja armiqėsore ishin ato qė i ushqenin dhe i nxisnin kėto konflikte ndaj lėvizjes shqiptare. Né kėtė mėnyrė largohej vėmendja e popullsisė sė vuajtur nga shkaktarėt e vėrtetė tė gjendjes sė saj tė mjerushme dhe kalonte nė ēėshtjet periferike. Kėshtu, pėr shkak tė vėllavrasjeve, tė klimės sė mosbesimit reciprok dhe tė rivalitetit nė mes tė personaliteteve tė njohura, qė nxiteshin edhe nga vetė tė huajt, mbetnin pa fryt pėrpjekjet pėr bashkim nė shkallė kombėtare.
Madje armiqtė e kombit shqiptar hynė nė rrugėn e likujdimit fizik tė ushėheqėsve tė lėvizjes shqipatre. Vrasja e Haxhi Zekės, udhėheqsit tė shquar tė lidhjes sė Pejės dhe tė Levizjes Kombėtare Shqiptare u pregadit pikėrisht nga armiqt e popullit shqipatr. Mė 18 shkurt tė vitit 1902 e kreu kėtė krim ndaj kombit shqipatr Adem Zajmi, kapitan i xhandarmerisė turke. Ky pa snjė shkak hyri nė konflikt me Haxhi Zekėn nė lokalet e Bashkėsisė sė Pejės dhe e vrau me revole prapa shpine kėtė militant tė lėvizjes kombėtare.,11
Vrasja e Haxhi Zekės u pėrgadit nga qarqet shovinste tė Serbisė me pėrkrahjen e heshtur tė Portės sė Lartė. Dihet tenimė se qysh nė prill tė vitit 1901 Adem Zajmi sė bashku me dy shqipatrė tė tjerė dhe me dy serbė vizitoi Beogradin, ku e priti edhe mbreti Aleksandėr Obrenoviqi, i cili i kishte dhuruar tė holla dhe armė.,12
Edhe Metropoliti i Rashkės dhe i Prizerenit, Niqifori, shkruante nė letrat e tija se para vrasjes sė Haxhi Zekės, Adem Zajmi, sė bashku me Rako Simiqin dhe Pero Ristiqin nga Novosella e Pejės shkuan nė Beograd, ku me sa duket, ai kishte marė pėrsipėr vrasjen e tij.,13 Sipas Pero Ristiqit, qė ėshtė marrė nė pytje nė konsullatėn serbe tė Prishtinės, konsulli serb ka qenė i detyruar t'i jepte Adem Zajmit 100 qese tė holla, qė ia kishte premtuar nė Beograd. Pėrndryshe ai do tė largohej nga serbėt dhe do tė kalonte nė anėn e katolikėve (ėshtė fjala pėr Austro - Hungarinė - shėn. i J.B).,14 Po pėr kėtė qėllim, pėr tė marrė instrukcione pėr vrasjen e Haxhi Zekės, A. Zajmi kishte shkuar edhe nė Stamboll vetėm disa ditė para se ta kryente vrasjen. Nga raporti i konsullit tė Serbisė nė Shkup M. Kurtoviqi, rezulton se Adem Zajmi kishte marrė udhėzime pėr vrasjen e Haxhi Zekės dhe tė Bajram Currit. qė konsideroheshin si njerėz tė Austro - Hungarisė.,15 Mirépo, meqė ishte e pamundur qė tė dy atentatet tė bėhėshin nė tė njejtėn kohė, nė bazė tė sugjerimeve tė padronėve tė tij, u vendos tė likujdohej mė i rrezikshmi, Haxhi Zeka. Ky atentat, apo mė mirė te themi krim politik, shkaktoj pakėnaqėsi tė madhe te shqiptarėt nė pėrgjithėsi, dhe ndėr ata tė kosovés nė veēanti. Zemerimi i popullit ishte i madh dhe po aq e madhe ishte dėshira pėr t'u hakmarrė pėr udhėheqėsin e tij.
Kėtė e dėshmon mė sė miri edhe fakti se Peja ngeli 4 javė rresht e shkėputur nga qėndrat e tjera, e posaēėrisht nga Mitrovica.,16 Ndėrsa Adem Zajmin pushteti lokal e burgosi pėr ta mbrojtur nga hakmarrja popullore. Konsulli i Serbisė nė Shkup shkruante se Shqiptarėt e Pejės nė telegramin qė i dėrguan valiut tė Kosovės, i kėrkuan qė Adem Zajmi tė lirohej nga burgu dhe te gjykohej sipas ligjit tė vendit.,17 Derisa populli u revoltua nga kjo ngjarje, qarqet sunduese serbe e pritėn atė me kėnaqėsi. Kryeministri i Serbisė, Mihajllo Vujiq, shkruante nė ato ditė se Serbia u lirua nga njė armik i madh.,18

Interesimi i Serbisė pėr vrasjen e Haxhi Zekės duket jo vetėm nė faktin se ajo u pėrpoq tė dėnohej sa mė lehtė, por edhe me ndihmėn nė tė holla, qė u kėrkua pėr vrasėsin nga Isa Peja, njeri i afėrt i Adem Zajmit.,19 Pėr kėtė flasin edhe raportet e konsullit austro - hungarez, B.Pares, tė 27 tetorit dhe 10 nėntorit 1902, nė tė cilat ndėr tė tjera thuhet se ėshtė interesant se si nė kufi me Serbinė janė kapur tre serbė dhe njė shqiptar, qė shkonin nė Serbi pėr tė kėrkuar qė qeveria tė angazhohej pėr lirimin e Adem Zajmit. Dhe me tė vėrtetė diplomacia serbe, me ndihmėn e pėrfaqsuesve rusė nė Stamboll, bėri qė A.Zajmi tė merrte dėnim tė lehtė. Nė vend qė tė dėnohej me vdekje siē parashikohej nė rastet e vrasjeve, A. Zajmi u internua nė Akka.,20
Kėto fakte dėshmojnė se nė kėtė vrasje ishin pėrzier Serbia, Perandoria Osmane dhe Rusia. Eshtė e kuptueshme pse spekulohej aq shumė me "faktin "e rremė se gjithė kjo u bė pėr shkak se Haxhi Zeka ishte i paguar i Austro - Hungarisė.
Kėto akte kishin njė qėllim tė vetėm: tė dobėsonin Lėvizjen Kombėtare Shqipatare, qė konsiderohej njė rrezik pėr monarkitė fqinje nė Ballkan. ( Dr. JUsuf Bajraktari: Gjakova me Rrethinė, Prishtinė, 1998, fq, 182, 183, 184 ).
Studiusi Z.Cana nė kumtesėn: "Planet e serbisė pėr ndezjen e luftės vėllavrase ndėrmjet shqiptareve dhe pėr zhdukjen e udhėheqėsve tė tyre" e trajton gjėrsisht me fakte konkrete mjeshtrinė serbe pėr tė nxitur mosmarrėveshje mes shqiptarėve pėr t'i acaruar ato deri nė konflikte tė pėrgjakshme duke vėnė nė lėvizje personelin konsullar, kishat ortodokse, mėsuesit,zejtarėt dhe tregtarėt serbė, duke angazhuar edhe shqiptarėt e korruptuar. Ndėrsa Dr. Jusuf Bajraktari e trajton kėshtu:
Ndryshe nga faktet qė sjellin kėta autorė, nė kujtimet e Tafil Boletinit, Haxhi Zeka paraqitet si njeri ngatrrestar, madje edhe vrasja e tij paraqitet si diēka banale.

Ja se si shkruan Tafil Boletini: "Flitet se Haxhi Zeka e paska pasė pėr zakon qė kushdo qė i ankohesh, pėr ndonjė gjė i thueka: " Vraje !". ( Tafil Boletini, vep.cit.fq.240 ).

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17279
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Haxhi Zeka Empty Re: Haxhi Zeka

Message  Perparimi Dim 18 Juin - 7:20

BIBLOGRAFI


1.- Krs. V.Ēoroviē,Diplomatska prepiska.kraljevine,Serbie knjiga prva, Beograd 1933, 1197.
2. - Po aty 32 ss.
3. - Arkiv SANU, 13575/6, J. Popoviē, Zhivot i rad Srba na Kosovo, 207; radi i ne bojse, srpska, Kosovo ( Skoplje),9/1931, 12.
4. - FESH. ak, shkenc. Te RPSSH, Tiranė 1985, f, 1197.
5. - Fill pas vrasjes se Haxhi Zekes, konsuli serb i Prishtinės, Millosav Kurtoviē,kerkonte udhėzime nga Ministria e Jashtme, rreth qendrimit qe duhej mbajtur ndaj familjes Zajmi.. Porosia e Ministrit M: Vujiē, ishte e prerė: relacionet e Serbisė me Zajmėt, do tė mbaheshin nė fshehtėsi tė plotė. Familja e Adem Zajmit mund tė ndimohej matrialisht, vetėm me kusht qė lidhjet e saj me konsullin, tė mos merrinin, kurrėsesi, erė. (Diplomatska prepiska,72).
6. - V. Stojanoviē: "Drushtveno politiēke, medja arbanasima u Kosovskom vilajetu, istoriski ēasopis Xl - 1960, 185.
7.- Diplomatska prepiska 32.
8. - Po aty, 111.
9. - Po aty. 704.
10. - Po aty, 723.
11. - Sh. Rahimi "Vilajeti i Kosovės", f.100. T. Geci: "Bajram Curri nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare ", f, 155; Z. Rexha: Rrymat Politike... "f, 68, Autori i fundit shenon se vrasja e Haxhi Zekės u bė mė 20 shkurt 1902. 12. Raporti i atasheut ushtarak tė Austro - Hungarisė nga Beogradi, i datės 24.6.1901, cituar sipas Sh. Rahimi, vep. cit. f.159.
13. - E. Plana, punim i pėrmendur, f. 159 - 160.
14. - Po aty.
15. - T. Geci: "Bajram Curri nė Rilindjen Kombėtare Shqipatre", f, 155.
16. -16 V. Stojaniēeviē, punim i pėrm, f,186.
17. - V. Ēoroviē, Punim i pėrm. f. 36.
18. - Sh. Rahimi, pun. i perm.f,100. T. Gec., perm.f,136.
19. - T. Geci, pun. perm f,136.
20. - V. Stojanēeviē, pun.perm,f,188.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17279
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Haxhi Zeka Empty Re: Haxhi Zeka

Message  Perparimi Dim 18 Juin - 7:21

GRUDJANE09-02-2006, 02:04 AM
SI U VRA HAXHI ZEKA MĖ 1901

Katundi Isniq i rrethit tė Gjakovės e ka pasė ble bjeshkėn ( kullotojen ) e katundit Bellopoje tė rrethit tė Pejės. Por pejanėt, me pretekst se bjeshka na takon neve e jo katundeve tė rrethit tė Gjakovės, e kundėrshtojnė kėtė shitblerje. Herė mbas here ndėrmjet palėve nė konflikt bėhen edhe luftime. Secilėn herė ēėshtja zmadhohet sa qė tė dy anėt kėrkojnė ndihmė prej pėrkrahsve tė vet. Irzniqi si tė fisit shaljan pėrkrahej prej Isniqi.
Konflikti merr pėrpjestim dhe ma tė gjanė, pse pajanėt pėrkraheshin nga Haxhi Zeka , Adem Zajmi i Pejės, si shaljan, merr anėn e Shalės.
Pér shkak tė mosmarrėveshjes, ndonse paret ishin pague, ēėshtja e bjeshkės kishte ngelė pezull bukur gjatė. Gjyqe e stėrgjyqe dolėn pa rezultat. Atėherėndėrhyni qeveria. Né atė kohė komandantet dhe perfektet nė Pejė ishte Sulejman Pashė Ēerkezi. Ky me shumė pari ban nji mbledhje tė gjanė, nė bashkėpunim me kėshillin administartiv, pėr zgjidhjen e ēėshtjes. Mbas shumė bisedimeve, Haxhia, tue pa se shumica po i nep tė drejtė katundit Irzniq, thotė: "Nė nji mbledhje qė merr pjesė Adem Zajmi unė nuk rri "dhe del. Adem Zajmi i shkon mrapa e i thotė: "Tė lutem, Haxhi Baba, mos ta lamė punėn lart, a po sheh se po vriten gjindja?" Haxhija pa nji dy i pisket: "Largohu, kopil" dhe i sjell ēadėr kokės. Atėherė ky nė moment i bjen allti ( revolver ). Pėrcjellsi i Haxhisė Ram Feka, i bjen Ademit dhe e plagos rendė. Plagos dhe Hamza Gjykėn. Pėrcjellsit e Ademit e vrasin Ramėn. Adem Zajmi mbyllet nė kullė, ku mbas pak kundėrshtimi qė i ban ushtrisė qė e kishte rrethue, dorzohet dhe internohet nė Aqa Kala, ku edhe vdes nė burg i dėnuem pėr jetė pėr kapriēon e tė dyve, njeri i pari i Krasniqes, tjetri i Shalės. Kėto dy fise ja kanė pa sherrin armiqėsisė pėr shumė kohė tue u vra ndėr veti. Dhe vazhdimisht shkojnė me mėni me shoqi - shoqin.
Ményra e vrasjes nė kėto rrethana asht zhvilluar. Pér sa asht folur se Adem Zajmi pėr kėtė krim ka qenė i shtytur nga jashtė, deri tash ky supozim ende nuk asht vėrtetuar konkretisht. Duhet theksue se konflikti nė mes tė Krasniqes e Shalės ka pasė fillue qysh me ēėshtjen e Turkjakės, porse vrasja e Haxhisė e ashpėrsoi edhe ma tepėr, sidomos me katundin Strellcė qė ishin fqinj."
Kėto shkruhen nė kėto kujtime, mendoj se paraqesin pikėrisht atė psikozė qė pėrpiqeshin tė pėrhapin sa mė gjerė dhe sa mė besueshėm qarqet antishqiptare pėr tė shperla personalitetet mė tė lartė shqipatrė nė opinjon, por edhe pėr tė maskuar veprimet kriminale pėr asgjėsimin e prijėsve, duke sajuar pėr kėtė edhe "shkaqe" pėr grindje banale. ( Tafil Boletini: Pranė Isa Boletinit, kujtimet 1, Tetovė, 1996,fq.242 - 243.
Pėr shkakun dhe qėllimin e vrasjes sė Haxhi Zekės studiusi Zekeria Rexha ka argumentuar kėshtu:
"Aktiviteti i gjėrė qė u zhvillua nė vende tė ndryshme tė shqipėrisė pas mbledhjes sė Pejės, forcimi i tendecave autonomiste nė radhėt e lėvizjes e trembėn sulltanin dhe Portėn e Lartė, tė cilėt i kishin ende tė freskėta ngjarjet e Lidhjes sė Prizerenit. Pér ta u bė menjėherė e qartė se, sikurse mė parė, edhe tashti nuk do tė mundonin ta fusnin Lidhjen Shqiptare nė kanalin e interesave tė politikės sė tyre. Prandaj, ata menjėherė u hodhėn nė sulm kundėr Lidhjes sė re qė po formohej. U ndaluan tė gjitha pėrpjekjet dhe pėrgaditjet qė po bėheshin pėr mbledhjen e pėrfaqesuesve tė tė gjitha krahinave. Filloi ndekja dhe persekutimi i patriotėve tė Besa - Besė. Nė luftėn kundėr kėtij hovi tė ri qė po merrte lėvizja jonė kombėtare, krah pėr krah me osmanlijtė, nė mėnyrė aktive, vepronin edhe qarqet shoviniste tė monarkive fqinje. Kėshtu qeveria reaksionare e Sulltan Hamidit, nė kompicitet tė plotė me atė tė Belgradit dhe Cetinės, kujtuan se do ta shuajnė lėvizjen pėr autonomi tė popullit shqiptar, duke kurdisur me komplot tė pėrbashkėt vrasjen e udhėheqsit Haxhi Zeka, mė 20 shkurt 1902.,21 Sepse Haxhi Zeka me guxim tė rrallė zbatonte vendimet e Lidhjės, duke thirrur pėr herėn e fundit nė kuvend kombėtar krerėt e Kosovės nė *** Babinos, *** tė cilėt vendosėn edhe futjen e gjuhės shqipe nė shkollat dhe administratat e vilajetit.,22 ( Zekeria Rexha: Rryma Politike... Konferenca e ll e studimeve Albanologjike ll, Tiranč 1969, fq. 67, 68).
Studijusi Shukri Rrahimi e ndjek fillin kčshtu:
" Pėr t'a prerė hovin kėsaj lėvizje, e cila shprehej nė rezidencen kundėr pushtetit, turqit filluan t'i burgosin dhe t'i arrestojnė nė Turqi e vende tė tjera disa njerėz qė gzonin autoritet nė popull. Nė kėtė drejtim vepronte edhe propaganda e shtetve kapitaliste evropiane, tė cilat ishin tė interesuara ta ruanin tėrėsinė e Perandorisė Osmane. Pėr kėtė dalloheshin Austro - Hungaria dhe Rusia, por edhe Serbia. Kėto shtete kėrkonin me kėmbėngulje tė largohen nga territoret ku vepronte propaganda e tyre, njerėzit qė luftonin kundėr propagandės sė tyre. Porta e Lartė nėn presionin e kėtyre kėrkesave larguar nga Kosova e Dukagjini disa njerėz tė "Papėlqyeshėm " pėr pushtetin. Agjentėt e kėtyre shteteve shkonin dhe mė larg, ata i paguanin disa shqipatrė tė pėrfituar pėr interesat e politikės sė tyre rrėmbyese, qė t'i vrasin disa patriotė shqiptarė, tė cilėt bėnin pėrpjekje pėr shkėputje dhe pavarėsi prej Turqisė. Sakrificė e kėsaj politike u bė edhe Mulla Zeka nga Peja, i cili nė kėto vite lozte rol mė rėndėsi nė lėvizjen shqipatre pėr shkėputje nga Turqia. ( Shukri Rrahimi, "Gjurmime Historike tė Rilindjes Kombėtare", Prishtinė 1986, fq.168).
Ndėrsa nė kujtesėn popullore krimi i vrasjes sė Haxhi Zekės pėrshkruhet kėshtu nga Zymer Neziri:
"Megjihtkėtė, aktiviteti i mbretit Aleksandėr Obrenoviq pėr organizimin e likujdimit tė H. Zekės nuk pushoi. Obrenoviq, pasi takohet nė Beograd me Adem Zajmin nga Peja, nė pranverėn e vitit 1901,,23 konkludon se mė nė fund kishte gjetur dorė tė sigurtė qė do tė vriste Haxhi Zeken, prandaj i fal shumė tė holla, ia blen alltin dhe e konsideron si agjentin mė tė favorizuar.,24 Haxhiu ishte ishte i informuar mirė pėr kurthet qė i pėrgaditėshin. Miqtė dhe shokėt e informonin prore se kush ishin ata qė kishin marrė pėrsipėr ta vrasin, por ky gjithnjė u pėrgjigjej:
"- Jo, ky s'mundet pėr me m'vra, as ky, as ky". Kur i treguan se Adem Zajmi kishte marrė pėr detyrė ta vriste, ai ishte pėrgjegjur: "- Po, Ademi mundet pėr me mė vra! Edhe, ndoshta ai ka me m'vra, se e rrita n'bukė teme dhe e deshta si djalin tem.,25 Sipas kujtimeve tė Azis Bekqelit nga Peja, kur u nis Haxhiu pėr herė tė fundit pėr tė shkuar nė Leshan, me veti e mori Kurtė Nushin, si pėrcjellės. "Kuer duelėn Pėrtej Peje, tuj bo muhabet, Haxhiu u kot n'kali e i ra martina n'tokė . Tha: pade Kurtė atė martinė se nuk e kam larg dekėn! - Pse, Haxhi? - Qe ni javė m'hupi ni dritė e bardhė qi m'prijke pėrpara. Po m'dhimet ky popull qi pé la, se s'ka kush i prinė".
Edhe natėn e fundit tė jetės sė tij, kur nė konak i kishin ardhur shumė shokė, ia tėrhoqėn vėrejtjen qė tė ruhej pak, sepse pėr qėllimin e A. Zajmit ishte marrė vesh. Tė nesėrmen, mė 20 shkurt 1902,,26 Haxhiu doli nga shtėpia nė mėngjes dhe u nis kah Bashkia e qytetit, afėr Urės Gurit. Doli i paarmatosur dhe me vete kishte vetėm njė ombrellė shiu. Megjithatė, fshehtazi, pas tij u nis Ramadan Feka i Radavcit. Afėr Urės sė Gurit, Adem Zajmi kishte organizuar pritėn me disa veta dhe vetė i doli pėrpara Haxhiut, e shtiu nė tė me revole. Nė tė njetėn kohė arriti Ramadan Feka dhe shtiu nė A.Zajmin. Pastaj, kėrsasin pushkė tė tjera, nga prita, nė trupin e Haxhiut dhe tė Ramadanit.
Vrasja e Haxhiut kumboi dhimbėshem nė tė gjitha anėt dhe u shndėrrua nė njė revoltė tė jashtėzakonshme. Turbullira tė mėdha, tė pėrcjella me tė shtėna, u bėnė sidomos nė Pejė, ndėrmjet fiseve Shalė dhe Krasniqe. Nga turma e revoltuar kėrkohej varja e publikee Adem Zajmit dhe e shokėve tė tij. Nė Kliēinė tė Lugut tė Leshanit, nė mbrėmje, kur arriti lajmi i vrasjes, lojėn e kapuēvė dhe kėngėn e preu heshtja dhe loti i pleqve e i tė rinjve tha Bajram Zogu. Nė varrimin e Haxhiut, vazhdoi ai, morėn pjesė mijėra njerėz prej tė gjitha anėve, sepse ajo qe vdekja mė e madhe qė mbahet mend pėr ne. Para kufomės sė Haxhiut, Kadri Bajri plak, bashkė me shokėt, qante nė veti. Haxhiu u varros nė Pejė, nė oborrin e Ēarshi Xhamisė, nė hyrje, nė anén e djathtė. Pranė tij u varros edhe pėrcjellési i tij besnik Ramadani, qė u mundua ta mbronte me trupin e vet nga plumbat e atentaorėve. Nė tė njėjtat varreza, shtatėmbėdhjetė vjet mė parė ishte varrosur edhe Ali pashė Gucia. Autoritetet turke e burgosėn Adem Zajmin. Pér ta qetėsuar popullin e trazuar dhe pėr tė fshehur gishtin e vet tė krimit, e graduan Jasharin, tė birin e Osmanit M. Abedinit, pashė.,27 ( Neziri, vepėr e cituar, fq 647, 648 ) Kurse Dr.Muhamet Pirraku nė "Lidhja Shqiptare "Besa - Besė "nė burime serbe ( 1893 - 1902 ), Prishtinė 1966 shkruan:
Diplomacia serbe e kishte tė qartė kėtė, andaj, e ndihmuar nga diplomacia ruse, malazeze e greke, do tį aktivizoj makinerinė masonerike pansllave dhe atė evropiane pėr ta penguar ndarjen epaqėsore tė Shqipėrisė, realiteti etnik dhe gjeopolitik josllav, jogrek dhe joturk, nga Perandoria osmane, kurse nė terren Serbia do tė punoj nė dy binarė qė takoheshin nė njė pikė antishqiptare: pėrvetėsimi i disa krerėve pėr nxitjen e revoltave e tė kryengritjeve lokale dhe nxitjen e hasmėrive midis krerėve shqipetarė me autoritet, duke stimuluar gjakmarrjen dhe hakmarrjen midis shqipėtarve, me ēka do tė thehej e pėrdhosej njeri ndėr vendimet kryesore tė Kuvendit Shqiptar tė Pejės, postulat i Lidhjes Shqiptare "Besa - Besė".
Detyrė mbi detyra do tė vihet kompromitimi i Haxhi Mulla Zekės para shqiptarėve dhe nė fund, nėse me atė do t'i dilet, tė likujdohej fizikisht, por gjithsesi pėrmes "instucionit tė hakmarrjes shqiptare!?".
Nisemi nga mendimi qė konsulli S.S.Simiq nė Prishtinė e vuri nė gojėn e serbit Haxhi Vitko, i cili plot 30 vjet ishte anėtar i Mexhlisit ( Bashkėsisė) tė Prishtinės:

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17279
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Haxhi Zeka Empty Re: Haxhi Zeka

Message  Perparimi Dim 18 Juin - 7:22

GRUDJANE09-02-2006, 02:04 AM
Mos harro se ē'ka do t'u themė: "Deri sa pa pengesė mund tė punojnė e tė pėshtjellojnė pa i penguar se ēka tė duanė Myftia dhe Sylejman Pasha nė Prishtinė, Mulla Zeka nė Pejė " etj tė mos pritni asgjė tė mirė pėr Serbin", sepse "e keqja kėtu qėndron nė faktin se njerėzit e kallėpit tė Mulla Zekės, tė Myftisė dhe t Sylejman Pashės, janė ēdo gjė, kurse pushteti asgjė. Atyre duhet t'u vihet kėmba nė qafė, qė tė mund tė ngritej besimi i pushtetit!?".,28
Konsulli i serbisė nė Prishtinė do ta informoj Kryeminstrin dhe MPJ tė Serbisė mė 17 maj 1899, se, ndonėse nė Pejė ka kohė qė gjendet Valiu me ushtri "Pushtetėmbajtsi faktik tė situatės janė Mulla Zeka dhe Zejnel be Mahmutbegolli.,29 Kėtė mendim konsulli simiq do t'ia pėrforcoj Gjorgjeviqit mė 12 qershor 1899, duke i konstuar se "nė Pejė, edhe pse aty ėshtė Valia me ushtri, qeverisė Mulla Zeka, kurse Valiu vetėm dėgjon, shuan, pėrpiqet qė tė tubojė sa mė shumė tatime me praninė e vetė".,30
Pėrkatsishtė, "Mulla Zeka bėn ēdo gjė qė dėshiron vetėm qė serbėve nė Nahi t'ua pamundėsojė jetėn!"- i shkruante konsulli Simiq pėrfaqėsuesit tė MPJ tė Srbisė Sima Llozaniqit dhe Ministrit tė Drejtsisė Popullore. S.S.Simiq do ta vė nė shėnjester tė serbisė Haxhi Mulla Zekėn edhe me rastin e vendosjes sė bylykbashėve (eprorėve) tė zaptive (policisė) pėr Sanxhakun e Pejės dhe pikėrisht tė Emin Sylės dhe tė Ibrahim Hallaēit, tė preferuar nga ana e Mulla Zekės dhe jo ata qė "i kishin preferuar serbėt".,31
Kétu nuk ėshtė tepėr tė konstaohet se ish - ēaushin Ibrahim (Ibo) Hallaēi i Lypjanit, i cili jetonte nė Prishtinė, Sekretari i Konsullatės sė Serbisė nė Prishtinė, Stevan Matijasheviq, qysh mė 24 mars 1897, ia kishte paraqitur Kryeminstrit dhe MPJ tė Serbisė Gjorgje S. Simiqit, si "nJė mysliman shumė tė popullarizuar", njė "Kraleviq Marko i kėtuhit", i cili" me hidhėrimin mė tė madh ka deklaruar se me dorėn e tij do t'i mbyste ata (shqiptarė) qė prekin rajėn (serbe)".,32
Fakti se ky person, Ibo Hallaēi tashti pėrkrahej nga Haxhi Mulla Zeka, dėshmonte se tek ai ishte ngritur ndėrgjegja kombėtare.,33
Konsulli i Serbisė nga Prishtina nė Mulla Zekėn dhe bashkėmendimtarėt e pėrkrahėsit e tij politikė do t'i sheh " fajtorėt pėr gjendjen e serbėve nė Kosovė "- penguesit e planeve pushtuese serbe ndaj Kosovės..34
Siē u tha edhe mė herėt, Serbia para se tė merrtevendim pėr tė likuiduar fizikisht Haxhi Mulla Zekėn, do ta intensifikoj aktivitetin politik pėr ta kompromituar dhe pėr ta diskredituar para popullit shqiptar dhe kėtė pikėrisht me anė tė mbėshtjetjes qė serbia do t'u sigurojė Mahmutbegollajve, familje shumė e rėndėsishme pėr shqipatrėsinė e Kosovės , 35 tė cilėt propaganda serbe do t'i trajtojė si "serbė tė shqiptarizuar me anė tė kalimit nė Islam" dhe do t"i paraqet pėr pasardhės "tė Ivan Cėrnojeviqit" - princ i gjakut shqiptar.,
36 Pér pėrpjekjet e Serbisė qė nė Pejė, nė Piemontin e Arnautllėkut tė shekullit XV, i cili mbulonte tė thuash pjesėn mė tė madhe tė trevave veriore shqiptare etnike dhe historike, t'i krijonte dy fronte shqiptare rivale tė papajtueshme, e dinte mirė Jaxo Mulla Zeka, andej me sa mundej e amortizonte separatizmin e Mahmutbegollajve.
Serbia punonte nė thellimin e hullisė midis "Partisė Shqiptare - tė Mulla Zekės "e "Partisė sė Mahmutbegollajve- "miq tė serbėve"..37 Vetėm pas disa ditėsh nga vrasja e Ibrahim Mehmetit, konsulli Simiq e informonte Kryeministrin Gjorgjeviq se "pejanėt, tė ndarė nė ithtarė tė Mulla Zekės dhe Mahmutbegollajve, nuk dinė se ē'ka dėshirojnė dhe po gjakosėn"..38
Késhtu e ka dinakėria e serbit: tė pėrēanė dhe tė shanė, ta pėrdhosė tė sotmen pėr ta humbur tė ardhmen!
Dhe, deri sa Serpski glas mė 16 nėntor 1899, do ta informojė opinionin lexues se "Sulltani dhe Porta janė tė vendosur qė t'i mbrojnė privelegjet e dhėna serbėve nė Stara Serbija dhe Maqedoni"mė 21 dhjetor 1899 do tė konstatojė se "midis Shqiptarve hetohet pakėnaqėsi kundėr pushteit parandorak. Mendohet se aty janė pėrzirje gishtrinjtė e huaj. Arritėn lajmet nga Peja se atje shqiptarėt janė ngitur dhe e kanė ndjekur mytesarifin nga Peja dhe tė gjithė nėpunėsit turq".,40
Ky hap shqiptar realisht ishtė vetėm radikalizimi i proēesit tė pėrfitimit tė autonomisė sipas Rezolutės sė Kuvendit tė Pejės. Pėr kėtė qėllim Haxhi Mulla Zeka e mbajti njė Kuvend Shqiptar nė Prishtinė, pikėrisht midis 25 prillit dhe 12 majit tė vitit 1900.
Kuvendi i Prishtinės e shqyrtojė ēėshtjen e shkollės shqipe dhe tė Alfabetit tė shqipes. Sipas tė dhėnave tė diplomacisė serbe nė kėtė Kuvend Serbia, fillimishtė , e pati "njeriun e vet ", Haxhi Xhemajl Agushin, por atė kuvėndarėt do ta nxjerrin nga Kuvendi si tė padéshiruar, ndėrsa Jėlldizi e ndaloi punėn e Kuvendit, kurse Mulla Zekėn e ftoi tė shkonte "nė Stamboll!".,41
Pushteti turk kėtė aktivitet politik tė Mulla Zekės do tė pėrpiqet pėr ta vu nė lidhje me aktivitetin politik tė Ismail Qemal Vlorės, i cili qysh nė dhjetor tė vitit 1899 kishte planifikuar arratisjen nga Turqia pėr t'iu kushtuar haptas Ēeshtjes sė Autonomisė sė Shqipėrisė me ndihmėn diplomatike tė shtetve evropiane.
Nė fillim tė vitit 1900 Ismail Q. Vlora doli nė ekzil, kurse qė nga fillimi i majit tė vitit 1900 arriti nė Athenė.
Nė tetor tė vitit 1900 Ismail Q. Vlora e publikoi THIRRJEN e tij tė njohur, me tė cilėn sqaronte shkaqet e arratisjes dhe nevojėn urgjente pėr Autonominė e Shqipėrisė qė do tė shkonte nė dobi edhe tė interesave historike tė Turqisė nacionale, qė do tė lindej.
Porta e lartė e dinte se lidhja e veprimeve politike tė Mulla Zekės me tė Ismail Qemailit ishte evidente, andaj nga fundi i shkurtit tė vitit 1901 i dėrgoi nė Kosovė dy oficirė tė lartė ( njė kolonel dhe njė nėnkolonel ) pėr ta bindur Mulla Zekėn "pėr tė lėshuar njė deklaratė me shkrim ku do tė thuhej se ai nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me pėrpjekjet e propahanduara nga kundėrshatri i njohur i qevėrisė, Ismail Qemal Vlora dhe se ai me ithtarėt e vetė i dėnojnė pikėpamjet e Vlorės - duke iu bindur Sulltanit "Pėrsa i takon fatit tė mėtejshėm tė shqiptarėve dhe tė gjuhės shqipe" - shkruante Konsulli i Vjenės nga Shkupi mė 28 shkurt 1901.,42 Dhe pastaj i thotė qartė:
Meqė Mulla Zeka dhe "Partia Shqiptare"e tij nė Kosovė nuk mund tė hiqte dorė nga kėrkesat gjithshqiptare qė i mbronte Ismail Qemali, vrasja e Mulla Zekės nga serbėt do tė tregohet akti i mirėseardhur edhe pėr qarqet megalomane nacionaliste turke, tė cilat Perandorinė Osmane dėshironin ta kthenin nė Shtet Nacional Turk. Kėshtu, me 20 shkurt 1902, mė nė fund Adem Zajmi e kreu detyrėn e marrė nga Beogradi. ( Muhamet Pirraku. Vepėr e cit fq 50 -59).
Ėshtė qartė se, ashtu si rrufeja godet objektet mė tė lartė, edhe armiku synon e godet mė tė zotėt. Sikurse vihet re, nga trajtimi i autorėve tė cituar, del e qartė, pse e si u vra Haxhi Zeka... Autorėt janė afėr njeri - tjetrit, nė trajtim e nė referenca.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17279
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Haxhi Zeka Empty Re: Haxhi Zeka

Message  Perparimi Dim 18 Juin - 7:23

BIBLOGRAFI

21. - V.Stojanēeviē, vep cit, (shėn. 9) i AMAE lV, Paris, "Drita", Sofje Nr.7,8,9,10,11,1902, Fusther Correspodence, respecting the afairs of south - eastern, Europe 1902; "Zbornik"1938 XX Beograd p,315 - 316.
22. - V. Ēoroviē nė "Diplomatska prepiska Kraljevine Serbie, 1933 ( mbi futjen e gjuhės shqipe nė shkolla dhe nė zyrat e administratės turke nė Vilajetin e Kosovės), cituar nė art. tė Vl Stojanēeviēit, permendur mė lart.
23. - Sh. Rahimi: "Vilajeti i Kosovės", Prishtinė 1969, f, 99.
24. - Krh Dėshmitė e Osman Kajtazit, dos 1/ 72, MAIAP -2N.
25. - Po aty, dėshmite e Murat Goranit, 38 vjeē, arsimtar nga Peja.
26. - Z. Rexha: "Rryma politike...", f, 68. Krahaso Sh. Rahimi, vep, cit, f, 100.
27 deri 32. - DAS SIP PO, No - 132, 3(15); 134, 5(17); 163, 31v(12,Vl); 201, 18(30)Vl; 204, "3Vl(5.Vll); 31, 12(24)lll, tė gjitha tė Prishtinė, tė vitit 1899.
33. - Kishte pamje impozante. Barti "dy palė mustakė", - njė pjesė tė kthyer lartė e tjtėren tatpjetė. Tradita thotė se pėr tė mos zhveshur armėt, nė Natėn e Gjerdekut (martesės), qė u martua, doli nga gjerdeku: "Armėt nuk ia kam dorėzua, as mbretit e jo ia dorėzoj njė gruaje...!?"
34. - DAS SIP PO, No - 316, Prishtinė, 25. Vlll.(6.lX9 ! 899.
35. - Nė historinė shqiptare tė shek XlX - XX, kanė pėr tė zėnė vend Numan Pasha, i cili e theu Karagjorgjin para Tregut tė Ri, mandej Asllan Begu, Brahim Begu, Qerim Begu, Kahriman Begu, Zija Begu, Sefedin Begu,, tė cilėt konsiderohen kundėrshtarė politikė tė Serbisė (Jugosllavisė), mė tė papėrshtatshėm, shumė tė rėndėsishėm pėr ekzistencėn shqiptare tė Kosovės..Gjėrsishtė arkivi i Jugosllavisė, f.37,K - 5, Shkup, 10.11.1936; F - 37, K - 19, Beograd 20.X.1937; F - 37, K -19, Pejė, 11.Xll.1937; F -37 , K- 19, Pejė 11.lll.1938
36. - Cernojeviēet janė me perardhje shqiptare, kurse Muhametbegollėt janė pasardhės tė Nikollė Dukagjinit (S.Rizaj "Kosova gjatė shekujve XV, XVl dhe XVll, Prishtinė 1982).
37. 39 . - DAS SIP PO No 318, Prishtinė 25.Vlll (6.lX) 1899; 329, Prishtinė 3(15)lX.1899.
39. - Nga bota serbe, sirpski glas, 4(16)xl.1899.2.40. Stara Serbija dhe Makedonia, Srpski glas, 9 (21)Xlll.1899.2.
41. - AJ (Arkivi i Jugosllavisė), F-80-22-82-85, Prishtinė 13(25)lV, 1900, 30.lV(12V),1900.
42. - Teuta Hoxha: "Ismail Qemali (Pėrmbledhje dokumentash)"1888 - 1919, Tiranė 1982, 65.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17279
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Haxhi Zeka Empty Re: Haxhi Zeka

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum