Milaim zeka qysh i ka mashtrue shqiptaret
:: politika
Page 1 sur 1
Milaim zeka qysh i ka mashtrue shqiptaret
AKTUALE
[size=38]Rrëfimi tronditës i dëshmitares, dhe 900 emrat e personave që u mashtruan nga Milaim Zeka (Dokument)NGA: B.S MË: 16 DHJETOR 2020 NË ORA: 17:29[/size]Milaim Zeka, foto ilustrim
900 qytetarë nga Kosova kishin provuar të emigrojnë në Gjermani me viza pune nëpërmjet një agjencie punësimi, prapa së cilës qëndronin gazetari i RTK-së Milaim Zeka dhe partneri i tij, Ilir Krasniqi.Bota sot”, ka arritur të sigurojë dokumente me emra, lidhur me dëshminë e dëshmitares, Blerta Gashi, dhënë prokurorit të shtetit Afrim Shefkiu, kur tregohet lidhja e Zekës me agjencionin që kishin arritur t’i mashtronin një numër të madh të qytetarëve të Kosovës.
Në këto dokumente dëshmitarja Blerta Gashi kishte rrëfyer para prokurorit se si Milaim Zeka, i kishte mundësuar kësaj të fundit të punojë në agjencionin për plotësimin e formularëve për aplikuesit e interesuar për viza pune tri vjeçare në Gjermani dhe me mundësi vazhdimi.
Dëshmitarja kishte rrëfyer se përveç plotësimit të dokumenteve kishte bërë edhe pranimin e pagesave për shërbimet e kryera.
Ndërsa, e kishte zbuluar se ishin Milaim Zeka dhe Ilir Krasniqi, ata që i kishin thënë dëshmitares Gashi se këta dy e kishin regjistruar një biznes të përbashkët; agjencion për punësim me emrin “Ilir Krasniqi dhe Milaim Zeka O.P”.
Tutje, prokurori e kishte pyetur dëshmitaren Gashi se a i kishte dorëzuar të holla në emër të këtyre shërbimeve Milaim Zekës, ajo kishte thënë se ka deponuar mjete materiale me kërkesën e Zekës dhe Krasniqit në “BKT”, në llogarinë e qendrës mediale “Mozaiku”.
Me tej, dëshmitarja Blerta Gashi, e kishte konfirmuar po ashtu se Milaim Zeka, kishte qenë gjatë gjithë kohës në dijeni se mjetet ishin të aplikantëve që kishin aplikuar për viza pune.
Përveç rrëfimit të dëshmitares, “Bota sot”, ka siguruar edhe aktakuzën që ishte lëshuar lidhur me rastin në fjalë, ku Zeka dhe Krasniqi, pretendohej se kishin mashtruar rreth 900 persona.
Në aktakuzën e siguruar, thuhet se Zeka dhe Krasniqi nga viti 2016 – 2017 kishin themeluar biznesin me emrin “Ilir Krasniqi dhe Milaim Zeka OP”, e që kundërligjshëm kishin shikuar të pasuroheshin.
Madje, në këto dokumente thuhet se të pandehurit Zeka e Krasniqi, kishin arritur t’i mashtronin 900 persona me viza pune gjermane.
Gazeta ka siguruar dokumente, ku shihen emrat e 900 personave të mashtruar nga biznesi “Ilir Krasniqi dhe Milaim Zeka OP”.
Në vazhdim ju sjellim dokumentet ekskluzive me emrat 900 personave që u mashtruan nga Milaim Zeka:
[/size]
Sujets similaires
» Milaim Zeka,Ilir Krasniqin kan mashtrue shqiptaret per viza
» Milaim ZEKA.
» Ramiz LLadrovci ska tri ,thot Milaim Zeka
» Milaim Zeka ka vjedhe RT 800 000euro
» Milaim Zeka Ali A me tha se nje polic e ka vra policia
» Milaim ZEKA.
» Ramiz LLadrovci ska tri ,thot Milaim Zeka
» Milaim Zeka ka vjedhe RT 800 000euro
» Milaim Zeka Ali A me tha se nje polic e ka vra policia
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum