Pse u vra Fehmi Agani
:: sport
Page 1 sur 1
Pse u vra Fehmi Agani
http://www.kosova.de/forum/showthread.php?t=13692
. Fehmi Agani, bashkëshortja e tij, Sadija, dhe djali, Mentori, janë nisur në ora 7 të mëngjesit më 6 maj të
. Fehmi Agani, bashkëshortja e tij, Sadija, dhe djali, Mentori, janë nisur në ora 7 të mëngjesit më 6 maj të
Dernière édition par Perparimi le Mer 27 Aoû - 19:25, édité 1 fois
Re: Pse u vra Fehmi Agani
........................................................................................
19.05.2006, 17:50:00
tarasi tarasi është jashtë linje
me pervojë
ASIVITETI I IBRAHIM RUGOVËS
Delegacioni shqiptarë, pa dallim, të gjithë ishin aktivë dhe të angazhuar në grupe të ndryshme. I vetmi njeri nga delegacioni, i cili fare nuk interesohej, se çfarë po ngjetë ishte IBRAHIM RUGOVA.
Ky njeri, që nga dita e parë iu ishte nënshtrua pijeve alkolike, dhe dehjeve të tija, tash më të njohura. Ai dhe Idriz Ajeti, i cili për shkak të moshës, kohën më shumë e kalonte në gjumë se sa që dinte në realitet se çfarë po ngjante aty...
ËSHTË e çuditshme se pse IBRAHIM RUGOVA në byfenë e Kështjelles ishte takuar për pak kohë me kriminelin serbë NIKOLLA SHAINOVIQ me të cilin kishin ngritur dolli. Se çfarë u bisedua, do të ishte mirë, të referonte aso kohe njeriu më i afertë i tij Adnan Merovci...
KONFLIKTI I PARË RUGOVA - AGANI
Duhet theksuar, se profesor Agani, gjatë konferences së Rambujesë, kishte qenë shumë aktivë dhe teper konstruktiv. Ai ishte caktuar që të jetë në grupin që do të diskutonte modalitetet rreth " Pushtetit në Kosovë". Fehmi Agani kishte sjellë që, Pushteti I Kosovës të ishte më shumë i përqendruar në Kuvendë me kompetenca të mirëfillta... Aty është hera e parë që Rugova interesohet dhe i kërkon profesor Aganit që:
Rugova: profesor Agani, ju lutem do të ishte mirë që të insistohet që pushteti të jetë në duartë e presdidentit..
Agani: Një gjë e tillë nuk mundë të bëhet. Predidenti duhet të ketë më shumë një rol protokolar dhe si duket Ty më shumë të intereson pushteti se ajo që po bëjmë ne këtu...
Rugova pas kësaj largohet dhe vetum disa qaste më vonë i vjen Profesor Aganit, Adnan Merovci " për ta përpunuar" dhe për ta bërë për vete. Ai, i deleguari i Rugovës i kërkon Aganit që ky të përkrah variantin që sistemi në Kosovë të jetë presidencial e jo parlamentar.
Fehmi Agani ishte i bindur që Kosovës nuk i duhej një maje e tillë pushtetore e perqendruar në doren e një njeriu të vetum dhe i thotë në mënyrë decidive " emisarit të Rugoves:
- " Përvoja e keqe me Sali Berishen e edhe hiq ma pak me Ibrahim Rugoven nuk na lejon që të kemi sistem presidencial por parlamentar..
Duhet theksuar edhe këtë se që; nga Kuvendi i Tretë i Turpit i LDK-ës mardheniet Rugova - Agani ishin të ngrira...
I gjalli - i vdekur I. Rugova nuk luante as edhe një rol me rendesi gjatë konferences së Rambujesë sepse për të gjithë ishte e qartë se ai ishte, aso kohe, një hiq një baras me zero...
IBRAHIM RUGOVA TENTON EDHE NJE HERË TË BËJË PËRQARJEN
Në kulminacionin e bisedave, Ibrahim Rugova bënë tentimin e tij të fundit të qyqes për të përçarë delegacionin shqiptarë. Ai propozon që pala shqiptare e sidomos ata të LDk-ës të nënshkruajnë dokumentin, duke u bërë thirrje edhe Veton Surroit dhe Blerim Shales me arsyetimin se; pala ushtarake po deshen mundë ta nënshkruajnë dokumentin ma vonë. Pra perpjekja e tij ishte që të ndante palen politke prej asaj ushtarake.me këtë ai donte të bënte opinionin të besonte se ndryshe mendonte Prishtina dhe ndryshe Likoci. Por në faktë delegacioni shqiptarë ishte kompakt, e edhe Edita Tahiri e Fehmi Agani, në krahasim me Rugoven.
AGANI RUGOVES: Ti nuk e meriton me kanë president!
Ibrahim Rugova në një momentë në prezencë të Aganit, Edita Tahirit, Blerim Shalës, Veton Surroit dhe Idriz Ajetit thotë se:
" Kur të nënshkruhet dokumenti përseri gjerat do të kthehen në vendin e vet dhe se keta ( duke aluduar në delegacionin e UÇK-ës) do të duhej të binin nga skena politike, ata të cilët erdhen në politikë në kohë lufte nëpërmjet krismave të pushkëve. Pra ai shpresonte se politika tani do të udhehiqet prapë prej atyre që bënin politikë në kohë paqeje..
Fehmi Agani duke mos mundur ta durojë i thotë:
" zaten Ty vetum kjo gjatë tërë kohës të ka interesuuar...Ty Ibrahim të intereson vetum një gjë: kryetarllaku! Por ti se meriton as Kryetar i LDK-ës me kanë!..
Ibrahim Rugova nderhyn me pyetjen:
- A je ti Fehmi anetar i LDK-ës a i ketyre..
profesor Agani i përgjigjet: Prej Kuvendit të Tretë të LDk.ës unë nuk e ndjejë më veten anëtar të këtij subjekti..
Kjo ka qenë hera e fundit që prof Agani ka ndrruar ndonjë fjalë me Ibrahim Rugovën...
Ndoshta edhe faji i vetëm i profesorit...
.............................................
Nderi Nderi është jashtë linje
me pervojë
Anetar prej: 17.05.2004
Postime: 322
Standard
Zotri tarasi te pergezoj per temen e qelluar per vrasjet enigmatike qe jane bere ne Kosove dhe nuk u zbuluan deri me sot, por gjithemone iu ba me
gisht kah luftetaret e UCk-es dhe udheheqesit e tyre
Kete e beri ne emer te kreut te LDK-es gazeta antikombetare
Bota sot.
Sherbimet sekrete serbe te perbere edhe nga shqiptar sigurisht veprojne edhe sot.Per kete kane deklaruar edhe vete udheheqesit e sigurimit serb duke thene se i kane njerzit e vete ne kreun e partive shqiptare.
Eshte shume e sakte ajo qka ju thoni se perfituesi ma i madh nga keto vrasje ishte Rugova dhe LDK-ja.
Neve qe nuk kemi fakte nga gjykimet per keto vrasje na mbetet qe nga
argumentet relevante te veprimeve dhe perfitimeve te konkludojme se mund te jete e sakte kjo ose ajo.
Sa i perket vrasjes se Fehmi Aganit dihet se kjo vrasje per fat nuk ka mund te perhapet ne popull se eshte ba nga UCK-.ja por se eshte fakt se eshte ba nga serbet dhe per kete deshmojne gruaja dhe djali i Aganit.
Kush eshte porositesi do te vjen koha dhe do te zbulohet.
Adnan Merovci ne librin"Pa portofol" te Blerim Shales thote se
Fehmi Agani ishte shume i pakenaqur me Rugoven dhe i ishte ankuar shpesh edhe vete Adnanit.
Ai thote se kur po hyne ne zyren e Rugoves i mbushur me nje bagazh te madh te shqetesimeve , por po del pa pergjegje , i zbrazet, pa marreveshje, pa ide etj.
Adnani thote se Fehmi Agani ka qene i angazhuar per lidhje me UCK-en.
Adnan Mererovci thote se njehere ne Rambuje e ka keshilluar Rugoven qe te terhiqet, nese don te mbetete ne histori per te mire dhe ta autorizoj Fehmi Aganin , i cili do te koperonte me te gjithe .Rugova pasi e degjoj
me vemendje tha se per kete mos te bisedoj me askend.
Pra, kishte shenja se Agani dhe Rugova dallonin shume sa i perket
asaj se kush mund te ishte faktor i bashkepunimit ne mes te UCK-es dhe LDK-es.
Rugova kete nuk mund ta bante, kurse Agani dihej se mund ta bante kete bashkerenditje dhe sigurisht per kete edhe u likuidua, sepse Serbise i nevoitej personi qe perqante shqiptaret dhe jo personi qe i bashkonte shqiptaret.
Nderi
.......................................................................
shkruan: BLERIM SHALA
Ku je nisur Ti?
kur iu afruam pikës së kontrollit kufitar, kuptuam që hëpërhë serbët nuk lejojnë kalimin. Hymë në disa nga veturat që pothuaj kishin shkelur vijën kufitare. Aty dëgjuam rrëfime nga më të ndryshmet për plaçkitjet, rrahjet dhe maltretimet, për lojën me ekzekutimet të cilat i kishin përjetuar udhëtarët në këto vetura. Policët serbë na kërkuan leternjoftimet. Menjëherë, me të marrë vesh emrin tim, polici pa një letër që kishte pranë, me gjasa me emrat dhe fotografit e anëtarëve të delegacionit të Kosovës në Rambuje..Kur vërtetoi se kush isha polici mu drejtua me fjalët:" ku je nisur ti? Kemi urdhër që asnjerin prej jush që e keni nënshkruar Marrëveshjen e Parisit të mos e lejojmë të dalë jashtë kosovës. Ju jeni fajtor për të gjitha...Ju të tjerët mund të shkoni...", iu drejtua Familjes sime, asaj të Sadri gashit dhe të Bajram Kadriut, me të cilët bëmë këtë rrugëtim të mundimshëm. Isha, kështu i arrestuar. Brenda në zyrat e kufitarëve të Policisë serbe, mbretronte një kaos i vërtetë. Pas nja gjysmë orë pritjeje, në shoqëri të tezes sime Sanie Gashi, e cila nuk më ndahej, për të më mbrojtur disi aty ku s'kishte më gjasa për kurrfarë mbrojtjeje, më thirri në bisedë shefi i stacionit policor, një meso burrë trashalluk, i cili nuk dukej fortë i brengosur për fillimin e luftës së NATO-s me Serbinë...
" Ju jeni përgjegjës për këtë tragjedi"." Ju e sollët NATO-n mbi ne, Ju bëtë që NATO-ja të na bombardojë, ju jeni përgjegjës për këtë tragjedi që tani po përjetojnë shqiptarët...
Të njejtat fjalë, një polic serbë, do t'ia hotë dr. Fehmi Aganit, nja dyzet ditë më vonë, kur Profesori u zu rob derisa ktheheshin me tren nga Hani i Elezit, pas tentimit ë pasukseshëm për të dalë në Maqedoni.
Pas nja dhjetë-pesëmbëdhjetë minutash bisedë, shefi i Policisë më tha që duhej të prisja përjashta, në holl. Ishte e qartë që tani ai duhej të konsulltohej me autoritetet në Beograd, për të marrë pastaj vendim se çka duhet bërë me mua. Isha i bindur që do të më kthejnë në Prishtinë, prandaj u p¨rshendeta me tezen dhe i thashë që të gjithë duhet të dilnin në Maqedoni. Unë, aty mbrenda isha lënë të rrija vetëm, duke pritur verdiktin nga Beogradi..
PSE MË LIRUAN?
Nja dy javë më pas do të marr vesh nga ambasadori Hill se ç'kishte ndodhur në ato dy orë pritjeje. Hill, këtë storie e kishte kuptuar nga biseda telefonike e zhvilluar me ADNAN MEROVCIN, sekretar teknik i Rugovës. Dr. Ibrahim Rugova më 30 mars kur ishte përmendur shkuarja e tij për ç¨shtje sigurie në Beograd dhe bisedat me Millosheviqin kishte kërkuar që ti gjenin andej pari bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë si Fehmi Aganin, Edita Tahirin, Hydajet Hysenin, Mehmet Hajrizin, pra anëtarët e Delegacionit të Kosovës në Rambuje dhe ish-anëtarët e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kur më zunë mua në Han të Elezit, autoritetet e Beogradit ishin konsultuar me DR. RUGOVEN dhe MEROVCIN, duke propozuar që të më kthenin në selinë e Ibrahim Rugovës...
Rugova kishte refuzuar këtë ofertë duke thënë që nuk kishte nevojë për mua dhe se mund të më linin të lirë të kaloja kufirin. Sidoqoftë isha me fat të madh. Familja nuk besonte që s¨rish isha me ta....
********* **************
Pra forumist të nderuar vet-vendosni. Faktet janë këto. Nga kjo çka u tha më lartë shihet se Rugova ka qenë në pozitë të atillë që të tjerëve t'u shpëtojë jetët ose t'ua merr ato..
Shtrohen pyetje logjike:
Përse Policia e beogradit e konsultonte Rugoven për këto gjëra?
Si ishte e mundur që Adnan Merovcit iu lejua që; nga Beogradi të shkojë në Shkup të konsultohet me të interesuarit dhe serish ë kthehet në Beograd të Ibrahim Rugova?
Si është e mundur në momentin kur Rugova hynnë vilen e tij në Itali( masimo Dalema ka dëshmuar për ato kohra kur Italjanet e kishin marrë në mbikëqyrje Rugovën) në Kosovë vritet Fehmi Agani.
Kur hyri NATO në Kosovë refugjatët filluan, nga gëzimi, nga Shqiperia të ktheheshin në këmbë. S'mund të prisnin transport ngaqë i thërriste vendi. Madje - madje dhe uset u nguten dhe hynë në Prishtinë...
Por vetëm një njeri nuk ngutej e ky ishte Ibrahim Rugova? Ai rrinte akoma të qëndronte në Itali? A thua pse? Çfarë peshe të fajit ndjente ai që nuk ngutej të kthehej?
Përse Ibrahim Rugova u kthye tek pas ndodhjeve të disa vrasjeve në Kosovë, të cilat vrasje gazeta BOTA SOT ua atribojëtë tjerëve dhe me këtë ndryshimin e mendimit në opinion?
Ka shumë PSE-ja që do duhej dhënë përgjigjen: Unë e kam përgjigjen time..Po Ju?
Sujets similaires
» ja pse u vra Fehmi Agani
» Arber Xhaferi organizoj vrasjen e Fehmi Aganit
» Deshmi,pse u tradhetue Fehmi Agani,nga kush
» Fehmi Agani ishte mshefur me tesha te grave !
» Keta e vrajten Fehmi Aganin
» Arber Xhaferi organizoj vrasjen e Fehmi Aganit
» Deshmi,pse u tradhetue Fehmi Agani,nga kush
» Fehmi Agani ishte mshefur me tesha te grave !
» Keta e vrajten Fehmi Aganin
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum