Arber Xhaferi organizoj vrasjen e Fehmi Aganit
:: sport
Page 1 sur 1
Arber Xhaferi organizoj vrasjen e Fehmi Aganit
[size=44]“Arbër Xhaferi-agjent i katërfishtë, organizoi vrasjen e akademik Fehmi Aganit”
NGA: N.SH
Të mërkurën, me një ceremoni madhështore është përurua autostrada “Arbër Xhaferi”, që e lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.
Ky projekt u cilësua si një rrugë që do të shërbejë si një urë bashkëpunimi mes shteteve fqinje që do të përfitojë gjithë rajoni i Ballkanit.
Pjesë e këtij inaugurimi ishin krerët institucionalë të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.
Ndërsa të ftuar ishin kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeparlamentari Talat Xhaferi, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ambasadorë të akredituar në Kosovë dhe ministra dhe deputetë të Kosovës, ndërsa mungoi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Ndërsa, për emërtimin e autostradës “Arbër Xhaferi”, në një shkrim autorial, publicisti Idriz Zeqiraj, ka kërkuar që të quhet “Nënë Tereza”.
Ai përmes një shkrimi të gjatë, kishte thënë se, komunistët e djeshëm dhe të sotëm, me ideologjinë e tyre satanike dhe të mykur, propagandën dhe reklamën, e kanë prioritet, parësi. Si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, komunistët pushtuan mediat dhe shoqërinë civile, duke e vënë tërësisht në shërbim të tyre.
Emërtimet paushalle, politike dhe ideologjike të institucioneve dhe të objekteve të ndryshme, janë shumë subjektive, pa mbulesë profesionale dhe hiç meritore. P.sh., çfarë lidhje ka një pallat kulture me një bujk apo një aeroport me një njeri që nuk ka udhëtuar kurrë me fluturake?!
Anarshia e ngritjes të shtatoreve, emërtimit të rrugëve dhe të shesheve, dekorimet pa mbulesë reale, janë veprime qesharake, joserioze, nivelizim, rrafshim i vlerave, tashmë, është bërë përditshmëri e pushtetarëve profanë politikë. Dallimet që janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen për dëshmorët dhe heronjtë e luftës, me të njëjtat merita në veprimtaritë e tyre kombëtare, është një turp e krim që nuk mund të fshihet dot.
Nisma e punimeve të autorrugës Prishtinë – Hani Elezit, është e mirëpritur. Shqiptarët e ndarë në shtetet sllave, afrohen më shumë, takohen më lehtë, më shpejt. Distancat, largësitë shkurtohen. “Rruga e Kombit” është një kryevepër shqiptare. Vlera e saj çmohet realisht nga ata që e kanë përshkuar rrugën e mundimshme, mezerabël, mjerane të vjetër.
Ajo që bëri përshtypje për të keq, ishte emërtimi i rrugës më të re me emrin e “Arbër Xhaferi”, një komunist i rreshkur, i përfolur dhe fort i përzemërt me pushtetin serb dhe atë maqedonas. Përzgjedhja e emrit ishte tërësisht politike dhe ideologjike, e bërë nga stalinistët e LPK-së, alias PDK-së, në pushtet.
Ky është një shpërblim që i dhurohet nga banda e kuqe, për angazhimin maksimal të profesor Xhaferit në luftën kundër të djathtës shqiptare në përgjithësi dhe të LDK-së e Presidentit Rugova në veçanti.
Prova konkrete e faktike është se Arbër Xhaferi, në bashkëpunim me sivëllezërit e tij ideologjikë e hafije, organizoi vrasjen e akademik Fehmi Aganit. Duke qenë agjent i maqedonëve, ai, lehtësisht, arriti kthimin e të vetmit tren, i cili, në mes të refugjatëve të tjerë nga Kosova, ishte edhe profesor Agani.
Serbia e vënë në dijeni se aty ndodhej ideologu i LDK-së, e ekzekutoi akademik Aganin. Dhe, Arbër Xhaferi, me horrat kriminelë të LPK-së, festuan këtë krim, me shampanjë e gazmend! Dhe, emërtimi i autorrugës Prishtinë – Hani Elezit, me emrin “Arbër Xhaferi”, është shpërblim, për organizimin e vrasjes të Akademik Fehmi Aganit, themelues, përkrah Dr. Rugovës dhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Turp dhe krim për halabakët pushtetarë, me Hashimin në ballë.
Veprimtaria përçarëse e Arbër Xhaferit
Ai u shkollua dhe punoi në Prishtinë. Ishte i privilegjuar dhe me afri speciale me pushtetin. Ekzistonte dyshimi i bazuar se ai përgjonte intelektualët shqiptarë dhe ishte një informator i ranguar. Pluralizmi partiak i ndau shqiptarët ndër shtete, por i bashkoi në partitë politike. Decentalizimi i pushtetit mundësoi zgjerimin e kompetencave edhe të shqiptarëve në pushtetin vendor, lokal. Gjendja e krijuar solli lëvizjet e shumta të intelektualëve.
Paksa me vonesë, por dikush e porositi profesor Arbër Xhaferin t`i hyjë politikës. Dhe, vendimi e qëllimi ishin djallëzor. Ai pikëtoi një parti të djathtë, ndërkohë që ai ishte tërësisht i majtë! Fillimisht, kërkoi ndihmën e Dr. Rugovës, për ta pushtuar “Partinë për Prosperitet Demokratik”, me seli në Tetovë, me kryetar Nevzat Halilin. Dr. Rugova ia kujtoi zotit Xhaferi se jemi në demokraci dhe ndryshimet në kreun e partisë bëhen vetëm nëpërmjet votës të lirë e demokratike.
Zoti Xhaferi, me intriga e puç, uzurpoi partinë
I pezmatuar fort në Dr. Rugovën, që nuk ia fali kurrë, ia mësyu dr. Sali Berishës, në Tiranë, i cili u tregua më zemërgjerë, duke ngarkuar dy anëtarë të kryesisë të Partisë Demokratike të Shqipërisë: Dr. Ali Spahinë dhe Dritan Shehun, që të merren me profesor Arbër Xhaferin. Me një intrigim të rafinuar u ndihmua edhe nga pushtetarët maqedonas dhe arriti ta përçajë Partinë simpatike për Prosperitet Demokratik.
Mjeshtri i intrigave, Arbër Xhaferi “çau rrethimin” dhe përçau Partinë e parë plurale shqiptare në Maqedoni. Kryetari Nevzat Halili erdhi në Ludëigshafen, Gjermani, për të informuar mërgimtarët me rrjedhat në partinë e tij. Duke qenë në cilësinë e anëtarit të kryesisë të Degës të LDK-së për Gjermani dhe kryetar i Nëndegës të LDK-së për Republikën e Rheinland Pfalz-it, zoti Halili më ftoi për t`u takuar. Ai bëri akuza të rënda për zotin Xhaferi, si intrigant, mafioz politik dhe përçarës i porositur, duke shtuar se ka përkrahjen e Tiranës zyrtare dhe të pushtetit maqedonas.
Profesor Arbër Xhaferi erdhi me puç në krye të “Partisë për Prosperitet Demokratik”. “Iliridën” e Nevzat Halilit e shembi si ide dhe si emërtesë. Kjo parti nga një parti e djathtë, po konvertohej në një parti tërësisht të majtë, të kuqe. Dalëngadalë, por i sigurtë, zoti Xhaferi po i kthente shpinën edhe dr. Berishës.
Tashmë, Arbër Xhaferi i kishte “hypur kalit”. Përshëndeti kalljen e Shqipërisë, më 1997; uroi Fatos Nanon me shokë, për marrjen e pushtetit me dhunë e gjak dhe deklaroi hapur se jam aleatë besnik i socialistëve. Vetëm atëherë PD-ja e Berishës u këndell, u pendua se ka përkrahur një batakçi e dyfytyrësh.
Zoti Xhaferi, përkrah maqedonasëve, kundër Universitetit të Tetovës
Intelektualët shqiptarë në Maqedoni, të prirë nga prof. dr. Fadil Sulejmani, ndërmorën nismën atdhetare për hapjen e Universitetit të Tetovës, përkundër mosaprovimit dhe mosfinancimit nga shteti maqedonas. Çuditërisht, kundërshtisë së madhe maqedonase iu bashkua edhe profesor Arbër Xhaferi me partinë e tij, tashmë të rrëmbyer, të pushtuar me hile e intriga.
Një qendrim kaq armiqësor, karshi një vatre arsimore, siç ishte Universiteti shqiptar, shokoi shqiptarët, madje të kudondodhur. Tashmë, flisnin hapur se zoti Xhaferi është i shantazhuar nga Serbia dhe Maqedonia – njëherësh. Ai ishte i dyzuar në shërbime karshi këtyre dy shteteve armike të shqiptarëve.
Në qytetet Mannheim dhe Ludëigshafen, që i ndanë një lum (Rheina) dhe i bashkon një urë (“Adenhauer Brücke”), punon dhe jeton një komunitet numerikë shqiptarësh nga Maqedonia. Rektori Fadil Sulejmani zgjodhi pikërisht këtë mjedis mërgimtarësh, për të biseduar për hallet e Universitetit të Tetovës. Veç tjerash, ai kujtoi kohën, kur për tre nxënës maqedonas në fshat, mësimi bëhej në gjuhën maqedonase, edhepse ishin 37 nxënës shqiptarë!!!
Tani që hapem edhe Universitetin tonë, bastardi Arbër Xhaferi na lufton përkrah maqedonasëve! Dhe, nga sikleti, stresi ai u përlot dhe mërgimtarët u prekën skajshëm. Intrigimet përfide të Arbër Xhaferit e prangosën rektorin fisnik e atdhedashës, Fadil Sulejmanin, për ta shpenë, amshuar në botën tjetër parakohshëm.
Zoti Xhaferi kundër luftës për barazi dhe liri
Viti 2001. Edhepse kishte kaluar tej një dekadë nga frymimi demokratik në Evropën Lindore dhe Ballkan, Maqedonia vazhdonte politikën e vjetër, atë të monizmit, karshi shqiptarëve. Grupe shqiptarësh u rebeluan në kërkim të barazisë dhe të lirisë. Partia e Arbër Xhaferit, tashmë, me emërtesë të re “Partia Demokratike Shqiptare”, jo vetëm që nuk përkrahu grupet e para luftarake, por edhe i akuzoi për destabilizim të Maqedonisë. Qartë, kryetar Xhaferi me komplotistët tjerë partiakë, u pozicionuan për pushtetet represiv maqedonas!!
Qendrimi sa i papërgjegjshëm i kësaj partie, aq edhe kundrakombëtar i zotit Xhaferi, u cilësua si disfatist, konformist me pushtetin dhe përligjie e status-quosë inferiore për shqiptarët. Rrjedhimisht, ai u akuzua si shërbëtor i pushtuesit maqedonas dhe emri i tij lakohej gjithandej si tradhtar.
Thonë se çdo e keqe ka edhe ndonjë të mirë. Puçi i Grupit të Drenicës me qendrim në Mërgatë, kundër Kryesisë të vjetër të LPK-së, përfshi këtu edhe dajë e nip: Fazli Veliun dhe Ali Ahmetin, pavarësoi këta të fundit nga “komandantët” e Kosovës, më sakt, të Rognerit dhe të Bllokut.
Taktika dhe strategjia përbashkuese e udhëheqjes luftarake, pavarësisht spektrit politik partiak, shumëzoi forcat dhe krijoi epërsi karshi policisë dhe ushtrisë sllavo-maqedonase, duke e detyruar Maqedoninë të kërkojë ndihmë ndërkombëtare.
Ajo që u fitua me luftë, u humb në paqe, mjerisht! Karrierizmi i shfrenuar i krerëve partiakë dhe përçarja e madhe ndërshqiptare, që mbolli, më porosi të pushtuesit, Arbër Xhaferi, vazhdon t`i mbajë peng edhe sot e gjhithë ditën shqiptarët në trojet e tyre në Iliridë, Maqedoni.
Para etjes për pushtet fiktiv, harruan zbatimin e Marrëveshjes të Ohrit. Ndërkohë që, ata, për ndryshim nga Kosova, e cila me forcat vetanake, doli humbëse nga lufta. Dhe, siç thotë, ironikisht, publicisti Veton Surroi, NATO-pakti çliroi popullin dhe UÇK-në.
Krejt ndryshe ndodhi në Kosovë. “Komandantët” e LPK-së, duke qenë hafije të Serbisë, kishin porosinë për ta sabotuar luftën. Hapin e parë e bënë duke tentuar ta përjashtojnë të djathtën nga lufta, edhepse kjo përbënte mbi 90 % të popullatës të Kosovës.
Ndonëse dështuan në këtë nismë kriminale, ata përçanë e ndanë faktorin ushtarak. Dhe, të gjithë këtë poshtërsi e krim ndaj Kosovës dhe popullit të saj e aprovonte edhe Tirana zyrtare social-komuniste! LPK-ja thirrej në “UÇK-e”, në “ushtri të rregulltë”, e cila, në fakt, nuk arriti të bëhej kurrë e tillë.
Nën komandën e “komandantëve” të LPK-së, ishte edhe “ushtria” e Kosovës Lindore, të cilës i mungoi takti i sjelljes me popullin dhe dështimi ishte i pritshëm. Me largimin e komandantit të parë, Shefket Hasanit, i cili e cilësoi Hashimin si “gilipter”, pra, rrugaç dhe kërkoi kthimin e një milionë frangave zvicërane, të grabitura si dhe emërimin e një biçim “komandanti” profan, vegël e Hashimit me shokë, Shefket Musliun, dështimi, humbja e luftlës ishte e lexueshme.
Arbër Xhaferi – SHIK-as aktiv
Në çdo garë, ka edhe një rekord. Dhe, për çudë, në kampanjën përçarëse, nga tribuna përkujtimore për Aden Jasharin, kampion për gjuhë-gjarpër ishte, pikërisht, Arbër Xhaferi. Kjo e vërtetë është fiksuar në mediet vizive dhe me dëgjueshmëri të mjaftueshme.
Sharjet e tij me zhargonin prej karrocieri, në ditën e tregut, kur provincialët i zënë rrugën, ai konkuronte edhe Edvin Ramën. Ai shfryente të gjithë mëllefin komiunist-stalinist kundër të djathtës, madje për të gjitha hapësirat shqiptare.
Autorruga “Nënë Tereza” – emërtesa më adekuate
Kolegë, që njohin zanatin prej hafije të shumëfishtë të Arbër Xhaferit, nuk aprovojnë që autorruga ta mbajë emrin e tij. Sepse, për ata, Arbër Xhaferi, është përçarësi i kombit dhe njëjtësohet me armikun, tradhtarin. Mendimi i shprehur se kjo rrugë duhet emëruar “Nënë Tereza”, është i qëlluar.
Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, me prindër nga Kosova, e lindur dhe e rritur në Shkupin shqiptar, me udhëtimin e saj të stërgjatë, nga Shkupi në Kalkutë, me përkushtimin e saj human, njerëzor, u bë e njohur, me famë unike botërore. Një Nënë virgjëreshë, dhuratë Perëndie për shqiptarët e Globit, e cila, sëbashku me Gjergjin tonë, janë kupolë e krenarisë sonë kombëtare.
Për fund, emërtesa e autorrugës Prishtinë – Hani Elezit, është politike dhe ideologjike. Janë dy arsye të mjaftueshme se autorruga Prishtinë – Hani Elezit, nuk mund dhe nuk duhet të emrohet me emrin e Arbër Xhaferit:
E para, ekziston dyshimi i bazuar se Arbër Xhaferi ishte informator i katërfishtë:
1) I Jugosllavisë së Titos;
2) I Serbisë të Millosheviçit;
3) I Maqedonisë, pas ndarjes nga Federata;
4) I Shqipërisë social-komuniste (SHISH-it);
së bashku me ata që e ideuan këtë emërtesë, duke e keqpërdorur kupolën e pushtetit aktual në Kosovë. Hapja e dosjeve do ta dëshmonte dhe lëndëzonte këtë të vërtetë sipërore.
E dyta, Arbër Xhaferi ishte intrigant dhe përçarës i shkolluar mafioz, brenda popullit shqiptar. Shqiptarët në – Iliridë -, Maqedoni, edhe sot e kësaj dite i vuajnë intrigat dhe përçarjet e tij.
E treta, Arbër Xhaferi, me sivëllezërit e tij ideologjik dhe shërbimin sekret maqedon e serb, organizoi vrasjen e Akademik Fehmi Aganit, bashkëpunëtori më i afërtë i Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Të shantazhuarit aktualë, duan t`i rehabilitojnë të shantazhuarit paraprakë, në rastin konkret – Arbër Xhaferin. Por, kjo nuk është zgjidhja. Korrigjimi i gabimeve, i fajeve me kohë, është të shpëtosh diçka nga fytyra, tashmë, e damkosur. Njerëzit e ndershëm vuajnë një jetë të tërë në gjallje, për t`u larguar kësaj bote pa cene dhe ndershmërisht.
https://www.botasot.info/politika-lajme/1094348/quot-arber-xhaferi-agjent-i-katerfishte-organizoi-vrasjen-e-akademik-fehmi-aganit-quot/
[/size]
*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
[size][size]Maj 29, 2019
[/size]
[/size]
Sujets similaires
» Pse u vra Fehmi Agani
» ja pse u vra Fehmi Agani
» Arber Xhaferi i dha urdher Gligorovit me vra shq.ne gostivar
» luften ne ballkan e organizoj
» Kush e organizoj Jusuf Gervallen udbash,Sabri Novosella e
» ja pse u vra Fehmi Agani
» Arber Xhaferi i dha urdher Gligorovit me vra shq.ne gostivar
» luften ne ballkan e organizoj
» Kush e organizoj Jusuf Gervallen udbash,Sabri Novosella e
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum