Pse Papa nuk e njeh republiken e kosoves ?
:: sport
Page 1 sur 1

Pse Papa i Romës nuk e njeh Republikën e Kosovës
Publikuar: E marte 15 Korrik 2014, 18:04 0 Komente 16 Rekomandime
Kosova dhe Vatikani
Themelimin e shtetit të Kosovës, Papati e konsideroi si krijesë çifute -protestante!
Dalja në skenën botërore e Amerikës, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore, shtetet katolike e posaçërisht Papati, këtë fakt e konsideruan si fuqizim të krahut çifuto-protestant. Kjo bëri që Papati të duket, siç i thonë një fjale, as me shehër e as me Barilevë!
Shkruan: Sabri Maxhuni (Novosella)
Kjo pyetje dëgjohet nga shumëkush dhe në njëfarë mënyre është pyetje pa përgjigje, para së gjithash nuk është e qartë sa duhet se si ndodhi që shtetet katolike protestante kontribuuan aq shumë në krijimin e shtetit të Kosovës, që faktikisht edhe e krijuan këtë shtet. Kurse, kreu i botës katolike, siç është Papa i Romës, nuk e njeh Republikën e Kosovës!
Kjo nuk është aq e thjeshtë, siç duket sipërfaqësisht. Këto qëndrime e kanë zanafillën që nga viti 1045, atëherë kur u bë ndarja e kishës, në atë Katolike me qendër në Vatikan, respektivisht në Romë dhe në Kishën Ortodokse me qendër në Konstandinopol, Stambollin e sotshëm.
Me ndarjen e kishave, territoret shqiptare u gjendën në zonën e konfliktit, që shtrihej përgjatë vijës së Teodosit dhe natyrisht se për shqiptarët “krisi gazepi”, siç thotë studiuesja Mr.Naile Demiri.
Që nga ajo kohë, për paraardhësit e shqiptarëve, arbrit, që më vonë do të quheshin shqiptarë, u bë presion i madh nga kishat për t’i pasur në anën e tyre. Duke pasur parasysh se konkretisht e kemi fjalën për Papatin, do të ndalemi te qëndrimi i Papatit ndaj shqiptarëve.
Ndarja e kishave
Papati i përdori të gjitha mjetet dhe metodat që shqiptarët të jenë në anën e Papatit- në fenë e krishterë të ritit katolik. Që në fillim e them se do të ishte fat sikur populli shqiptar t’i takonte fesë katolike, respektivisht të ishte në kuadrin e botës katolike. Papati duke mos pasur mundësi që t’u ofronte mbështetjen e duhur, ngase të njëjtit në vazhdimësi ishin të goditur nga kisha e krishterë e ritit ortodoks, bënë që shqiptarët në vazhdimësi të jenë në konflikt mes vete, sepse ishin përcaktuar me Papatin e Romës, kurse disa të tjerë me Patriarkalen e Konstandinopolit.
Në një mënyrë apo tjetër, ishin në kundërshti njëri me tjetrin, për shkak të besimit fetar, e që shpeshherë kjo kundërshti shndërrohej në konflikt të armatosur dhe të përgjakshëm.
Dëshira e Papatit për t’i pasur shqiptarët nën ndikimin e vet dhe pamundësia e Papatit për t’ua ofruar mbështetjen e duhur në mënyrë që të mbroheshin nga ndikimi i Patrikanës së Konstandinopolit , shqiptarëve u solli tragjedi të mëdha.
Pra, kjo ndarje e kishave, kjo gjendje e territoreve shqiptare në zonën e konfliktit, për shqiptarët ishte dhe është gazep i madh.
Deri ku kishte shkuar ky gazep, argumenton edhe Prof. Dr. Hakif Bajrami, i cili thotë:
“Në këtë kohë, krahas dobësimit të Pera¬ndo¬risë Bizantine dhe forcimit të Perandorisë Serbe në trevat shqiptare, në Lindjen e Afërme lajmë¬rohet një fuqi e re, e cila më vonë mori emrin Pe¬ra¬ndoria Os-mane. Lidhur me këtë, më 1336 dhe më 1348, bu¬ja-rët shqiptarë (arbanas) kërkuan ndih¬më nga Sullta-ni për të shpëtuar nga shfarosja sllave. Kjo ndihmë nuk arrihet përnjëherë, por ajo u realizua pas shk¬a-tërrimit të Perandorisë së Car Dushanit më 1355.”
Pra, duke qenë territoret shqiptare në zonën e konfliktit dhe duke qenë shqiptarët në konflikte të përgjakshme mes veti si rezultat i ndarjes së kishave dhe duke mos pasur mundësi Papati që t’ua ofrojë mbështetjen e duhur shqiptarëve katolikë, princat shqiptarë katolikë qenë të detyruar që të kërkojnë ndihmë nga një fuqi e tretë, siç ishte Perandoria Osmane Islame, për t’u mbrojtur nga sllavo-greko-ortodoksët dhe vëllezërit e tyre, shqiptarët ortodoksë, që mbështeteshin nga Patrikana e Konstandionopolit.
Mungoi mbështetja nga Papati
Përpjekja e Papatit për t’i pasur shqiptarët në anën e vet dhe pamundësia për t’ua ofruar mbështetjen e duhur, bënë që shqiptarët katolikë, siç u tha më lartë, ta thërrasin një fuqi shtetërore tjetër, me fe tjetër dhe ta gjejë shpëtimin nga shfarosja totale.
Mbështetja e Papatit ishte shumë pozitive, siç është edhe sot, pasi që Papati nuk ua rrezikonte qenien e tyre etnike. Këtë e vërteton edhe argumenti se, Principatat shqiptare katolike, në kancelaritë e tyre e flisnin gjuhën shqipe dhe latine dhe e quanin veten Principata e Arbrit, kurse principatat ortodokse, në kancelaritë e tyre e flitnin gjuhën sllave apo greke dhe principatat e tyre i quanin Principata Bizantine. Kështu që Patrikana sllavo-greke shqiptarëve ua rrezikonte qenien e tyre etnike, ndërsa Papati nuk ua rrezikonte qenien etnike, por as nuk kishte mundësi t’i mbronte nga sllavo-greko-bizantinët.
Depërtimi i Perandorisë Osmane në territoret shqiptare, shkatërrimi i shteteve sllavo-greko-ortodokse, bëri që shqiptarëve t’u largohet rreziku nga zhdukja etnike prej tyre.
Edhe Papati prapë nuk pati mundësi që t’u ofrojë mbështetjen e duhur shqiptarëve për t’i mbrojtur territoret e veta nga pushtuesit e ri.
Pushtuesit Osmanë, me të gjitha të këqijat që i sjell çdo pushtues, ua solli një fe që nuk ua mohonte etninë- qenien etnike. Kjo bëri që shqiptarët pas rënies së shteteve sllavo-greko-ortodokse, të rikthehen në territoret e tyre që nga Vlora e deri në Kumanovë, që nga Selaniku e deri në Nish e më gjerë.
Prapë Papati ishte në mes të pamundësisë për t’ua ofruar mbështetjen e duhur, për t’u mbrojtur nga pushtuesit osmanë, dhe dëshirës që shqiptarët të jenë në anën e Papatit, ashtu siç ishte rasti edhe me pushtuesit sllavo-greko-ortodoksë.
Marrëveshja e Shën Stefanit
Bashkimin e principatave gjermane nga Bizmarku dhe dalja e Gjermanisë si fuqi evropiane, e frikësoi Francën që ishte në luftëra të vazhdueshme me Rusinë sllavo-ortodokse. Ndërprerja e luftërave ruso-franceze solli fuqizimin e Rusisë pansllaviste ortodokse. Fuqizimi i Rusisë sllavo-ortodokse dhe luftërat e vazhdueshme me Perandorinë Osmane sollën dobësimin e kësaj të fundit.
Për këtë shkak erdhi edhe deri te Marrëveshja e Shën Stefanit, që faktikisht i dha fund sundimit osman mysliman, posaçërisht në territoret shqiptare në Ballkan. Ky fuqizim i Perandorisë ruso-sllavo-ortodokse e tmerroi Evropën katoliko-protestante dhe shtetet si Anglia dhe Austro- Hungaria, e detyruan Rusinë të ulet në Kongresin e Berlinit me ultimatume duke iu kërcënuar edhe me luftë. Kongresi i Berlinit bëri çmos që t’i ndryshojë Vendimet e Marrëveshjes së Shën Stefanit. Pas debateve të ashpra, fuqitë katolike e protestante arritën ta shpëtojnë Perandorinë Osmane, që ishte një mburojë e fuqishme për pengimin e depërtimit të Rusisë pansllaviste ortodokse në Detin Mesdhe, e kështu edhe në territoret shqiptare, për aq sa mundën. Territoret shqiptare u rikthyen deri në Ulqin-Tivar, Merdar, Manastir, Janinë, Prevezë e më gjerë.
Në vazhdim të rrjedhës së ngjarjeve, Rusia pansllaviste ortodokse duke u fuqizuar, ndërsa Perandoria Osmane Islame duke u dobësuar, erdhi deri te Lufta e Parë Botërore (LPB) që solli realitete të reja në skenën ndërkombëtare, posaçërisht në Pellgun e Mesdheut, që ishte dhe është synimi kryesor i Rusisë pansllaviste ortodokse.
Me përfundimin e LPB, Perandoria Osmane Islame mori fund. Faktori i shteteve myslimane që kishin qenë faktorë botëror u defaktorizuan dhe faktorë kryesor dolën fuqitë katolike protestante nga një anë dhe ruso – pansllavisto – ortodoksët nga ana tjetër.
Fuqizimi i botës së krishterë
Në shtetet katoliko – protestante ndodhën një varg ndryshimesh: Perandoria Austro - Hungareze katolike u zhbë, Franca katolike, nga frika prej Gjermanisë katolike – protestante, mbeti në anën e Rusisë pansllaviste e ortodokse.
Italia katolike nga kjo luftë botërore, nuk arriti të dalë si ndonjë faktor me rëndësi të veçantë.
Zhvillimi i këtyre ngjarjeve solli fuqizimin e botës së krishterë e protestante, posaçërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dalja në skenën botërore e Amerikës, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore, shtetet katolike e posaçërisht Papati, këtë fakt e konsideruan si fuqizim të krahut çifuto - protestant! Kjo bëri që Papati të duket, siç i thonë një fjale, as me shehër e as me Barilevë!
Themelimin e shtetit të Kosovës Papati e konsideroi si krijesë çifuto -protestante!
Prandaj hezitimi i Papatit që ta njohë Republikën e Kosovës, bazën e ka në këtë argument.

Sujets similaires
» Status special per veriun e Kosoves?Ndarja e kosoves opa uçk
» Statusi Kosoves dhe embargoja e serbise ndaj Kosoves
» Grupi negociator i kosoves(dhambpiresat e kosoves)
» Reshat B I njeh serbet,
» Avdi Ibrahimi,deklaron genjeshtra,here sme njeh,

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum