Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Serbet i kan hequr barikadat,shqiptari thote une i hoqa

 :: sport

Aller en bas

Serbet i kan hequr barikadat,shqiptari thote une i hoqa Empty Serbet i kan hequr barikadat,shqiptari thote une i hoqa

Message  Perparimi Ven 20 Juin - 0:03

Hiqet barrikada në Mitrovicë, Bahtiri meritat ia lë vetes
Hiqet barrikada në Mitrovicë, Bahtiri meritat ia lë vetes © KosovaPress MITROVICË E MËRKURË, 18 QERSHOR 2014 02:00 KOSOVAPRESS
( I plotësuar) Barrikada mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, e vendosur tre vite më parë nga strukturat paralele serbe të veriut, është hequr përfundimisht sot rreth orës 5:00 të mëngjesit.
Aksioni për heqjen e kësaj barrikade, që dikur ishte vendosur nga të ashtuquajturat “rojat e urës”, është hequr nga të njëjtit, dhe ka zgjatur rreth katër orë, ndërsa nuk është shënuar ndonjë incident.
Gjatë këtij aksioni, mbi urë janë vërejtur forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe karabinierëve italianë, të cilët nuk lejonin praninë e qytetarëve afër urës.
Përkundër faktit që ai erdhi rreth një orë më vonë, Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili gjatë natës ka vizituar urën, tha se një gjë e tillë ka qenë e pritshme dhe se meritor për këtë është personalisht ai.
Pas deklaratave të kryetarit të Mitrovicës, matan urës ka reaguar vëllau i Zvonko Veselinoviq, i cili iu ka drejtuar Bahtirit me fjalët ’Hajde këndej t’i gënjeshtar’
- See more at:


http://www.kosovapress.com/sq/nacionale/hiqet-barrikada-ne-mitrovice-bahtiri-meritat-ia-le-vetes-19814/#sthash.tRTcQeKr.dpuf

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Serbet i kan hequr barikadat,shqiptari thote une i hoqa Empty Re: Serbet i kan hequr barikadat,shqiptari thote une i hoqa

Message  Perparimi Sam 21 Juin - 2:13

MITROVICË E PREMTE, 20 QERSHOR 2014 16:08 KOSOVAPRESS
(I plotësuar) Serbet në Veri të Mitrovicës, kanë nisur ndërtimin e dy zhardinjeri të përmasave më të mëdha para ‘Parkut të Paqes’, nga ana veriore mbi urën e Lumit Ibër.
Ata kanë sjell gjithë materialin e nevojshëm ndërtimor, duke përfshirë dërrasat, armaturën dhe betonin. Ndërsa, pjesëtarët e KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, në tërë këtë ngjarje janë vetëm spektator./Kosovapress/
- See more at: http://www.kosovapress.com/sq/nacionale/serbet-vendosin-dy-zhardinjere-mbi-ure-19985/#comment-1447302733

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Serbet i kan hequr barikadat,shqiptari thote une i hoqa Empty Re: Serbet i kan hequr barikadat,shqiptari thote une i hoqa

Message  Perparimi Sam 21 Juin - 2:14

Bahtiri: Barrikadat u larguan, që shqiptarët të kthehen në shtëpite e tyre

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në një bisedë për Indeksonline, ka thënë se largimi i barrikadave ka qenë premtim i tij, dhe se ky veprim është bërë për interesin e të gjithë qytetarëve.
Sipas tij, largimi i barrikadave, është bërë me qëllim që qytetarët të lëvizin lirshëm.

“Qysh në fillim kur kam ardh në Mitrovicës, qëllimi im i vetëm ka qenë largimi i barrikadave, gjë të cilën e kam premtuar në kohën kur edhe kam konkuruar për kryetar të komunës së Mitrovicës. Kjo është në interes të të gjithë qytetarëve”, ka thënë Bahtiri.

Ai, ka thënë se premtimi i tij, për një klimë të qetë dhe pa tensione, në këtë pjesë të vendit, po realizohet.
“Kam premtuar se do të ketë klimë të qetë, pa tensione për të gjithë ata që janë frikësuar se do të ketë protesta në lumen Ibër. Kjo nuk ndodhi, dhe nuk do të ndodhë”, ka thënë Bahtiri për Indeksonline.

“Largimi i barrikadave është bërë me qëllim që të gjithë shqiptarët të kthehen në shtëpitë e tyre, njerëzit të kenë lëvizje të lirë. Qëllimi im është që në të ardhmen të punojmë së bashku, hapjen e vendeve të punës për të gjithë qytetarët, sin ë veri ashtu edhe në jug”, shtoi më tutje Bahtiri./Indeksonline/


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Serbet i kan hequr barikadat,shqiptari thote une i hoqa Empty Re: Serbet i kan hequr barikadat,shqiptari thote une i hoqa

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum