Kush a I.Kemmendi,Xhaviti ,Rexhep Selimi,THaqi
:: sport
Page 1 sur 1

Pas këtyre manovrimeve, Ibrahim Kelmendi kontrollonte Fondin “VENDLINDJA THËRRET” në Gjermani, kryesinë e LPK-ës me Bedri Islamin dhe në terren vëllaun Qerim Kelmendi, Remzi Mustafa, (komandant Remin) dhe Rexhep Selimin. Vetëm fondi i Zvicrës nuk ishte në duar të agjentëve tanë. Po pasi LPK-ja kishte detyrë ti sjellë financat Logjistikës së UÇK-ës, pas likuidimit të ILIR KONUSHEVCIT, është bërë Xhavit Haliti shefi i logjistikës. XHavit Haliti kontrollonte Drejtorinë Politike të UÇK-ës dhe financat nga Zvicra.
NJË REZUME TË SHKURTËR :
Ibrahim Kelmendi kontrollonte LPK-ën ;
Fondin “Vendlindja thërret” të Gjermanisë;
Ne terren:vëllaun Qerim Kelmendin ;
Rexhep Selimi në Drenicë ;
REMI Llapin.
XHAVIT HALITI kontrollonte: Drejtorinë Politike të UÇK-ës ;
Fondin “Vendlindja therrët” e Zvicrës se ishte në logjistikë.
Në teren: disa agjentë;
Drenicën nga Hashim Thaçi i manipuluar.
Më këto aksione arritëm që ta kanalizojmë totalisht UÇK-ën.
Ashtu ne patëm çdo gjë nën kontroll: financën, logjistikën, LPK-ja e neutralizuar. Vetëm Zona e Dukagjinit na mbeti e pakontrolluar dhe një pjesë e Pashtrikut.
Tani puna më e madhe, ishte t’i dobësojmë komandantët më të fortë duke sabotuar me mungesën e municionit, armatimit etj. … Sidomos Dukagjinin ku ishte vija kaluese të logjistikës. Ibrahim Kelmendi dhe Xhavit Haliti kishin punuar mjaft mirë në këtë drejtim. Dhe me urdhër tanë bënë emërime të komandantëve të paaftë, frikacakë dhe ndonjëherë rrugaçë. Për t`ia humbur moralin ushtrisë dhe kredibilitetin. Dhe kanë stimuluar sabotimet, vjedhjet për të dhënë imazh të keq ushtrisë, UÇK-ës.
Ne analizuam situatën dhe konkluduam se nuk ishin shumë të inkuadruar në UÇK-e nga LPK-ja si bosht kryesor të komandës. Dhe vendosem të krijojmë një forcë tjetër ushtarake, kinse zyrtare dhe legjitime – “FARK-un” për të margjinalizuar UÇK-ën tek faktori ndërkombëtar. Për këtë punë, prap Ibrahim Kelmendi zuri rolin qendror. Është bërë një takim me Sekretarin e shtetit të Amerikës Talbot dhe gjermanë, ku ishin prezent Xhavit Haliti dhe Bujar Bukoshi. Në atë takim është vendosur të formohet FARK-u ( Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës ).
Bukoshi ishte në kontakte të vazhdueshme me Ibrahim Kelmendin nga fillimi i viteve 90-ta, ku ishte edhe në zyren e tij Genc Kelmendi. Emërimi i ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Bukoshit është bërë prap me insistimin e Ibrahim Kelmendit dhe Xhavit Halitit, vendosen bashkarisht që AHMET KRASNIQI, i cili ishte tezak i Shaip Mujës me pseudonim “Doktori” të emërohet ministër i mbrojtjes së Republikës së Kosovës”.
- See more at: http://tribunashqiptare.net/?p=21919#sthash.W1qHIPnO.dpuf
http://tribunashqiptare.net/?p=21919

Re: Kush a I.Kemmendi,Xhaviti ,Rexhep Selimi,THaqi
12345678910
GËNJESHTRAT PAMFLETISTE TË UDB-ASHIT IBRAHIM KELMENDI
March 25, 2014 Historia, Kosova, Opinion No comments
Emin Fazlija
ShareThis
Nga Emin Fazlija
“Musa Hoti, Vehbi Ibrahimi e Hysen Tërpeza, Ibrahim Kelmendit do t`ia kërkonin lulen e ballit”
Botur të “Zhurnal”, më titull:
”Atentatet që po vazhdojnë të na trazojnë,irritojnë e hutojnë”…
Publikuar më 20.01.2014 në 18:19 nga M.M.
http://www.zhurnal-ks.com/content/?id=141201819288
Po ashtu edhe te “Epoka e Re” ka përsëritur të njejtat akuza kundër meje dhe disa bashëveprimtarëve të mij, pa sjellur asnjë fakt e dëshmi, me titull:
“JO hakmarrjes dhe revanshizmit…”
Publikuar më 05.03.2014 | 17:44
http://www.epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=5&LID=2&ACatID=4&AID=35472&Ctype=1
Të nderuara Redaksi !
Sipas kodit moral të gazetarisë do të kishte qenë mirë ta botoni reagimin tim pa asnjë ndryshim, për të cilin marrë përgjegjësinë morale dhe juridike.
Me nderime – Emin Fazlija, mars 2014
Është mëkat me bjerrë kohën kotë me një person që nuk njeh kurrfarë tradite shqiptare, që shpifë e fyen njerëz, sipas qejfit të tij patologjik, pa llogaritur në pasoja. Ashtu që kur e botoi njëfarë paçavure, gjoja roman, me titull “Atentatet”, në mënyrën më të ulët njerëzore, pa ofruar kurrfarë faktesh, më akuzon si njeri të UDB-ës. Bile me “gradon” me “oficer” të UDB-ës… Kur e lexova atë pjesë ku bëhej fjalë për mua etj., u bëra gati të reagoj, mirëpo në një bisedë përmes telefonit, veprimtari Xhafer Leci, i irrituar nga akuzat shpifëse që kishte bërë Ibrahim Kelmendi kundër shumë veprimtarëve të çështje tonë kombëtare, si për veprimtarin Vehbi Ibrahimi, të cilin e vrau UDB-a jugosllave, më 10.10.1981, në Bruksel, Enver Hadrin e shumë të tjerë, Leci më njoftoi se kishte bërë një reagim me titull:
Lbri “Atentatet” i Ibrahim Kelmendit si roamin i Nasho Jorgaqit
“Mërgata e Qaqeve” Linku në lidhje me shkrimin e librit “Atentatet”
http://kosovarimedia.com/index.php/aktual/dossier/32608-libri-atentatet-i-ibrahim-kelmendit-si-romani-i-nasho-jorgaqit-m%C3%ABrgata-e-qyqeve.html
Atëherë disi shpitërisht, u ndjeva më i lirë dhe hoqa dorë nga reagimi që kisha ndërmend ta bëja. Mirëpo si duket I.Kelmendi ka menduar se unë nuk e kam guximin të reagoj e ta mbroj veten time. I them këtij hiq burri se, edhe pse jam në mosh të shtyer 78 vjeçare dhe me shëndet të lig, ende fal Zoti mirë më punonë mendja, syri dhe gishti. Pra, kujdes o Ibrahim Kelmndi, plehu i m…, shpifësi, gënjeshtari dhe përçarësi më i madh që ka njohur ndonjëherë mërgata jonë shqiptare. Më vjen keq, jo prej këtij mistreci, por prej lexuesve të nderuar për fjalët banale që po përdori, por besoj se do të më kuptoni drejtë, se sa vështirë qenka kur dikush të bjen në qafë pa asnjë arsye, pa i pasur hak as borxh.
Ja çka shkruan I.K. pse UDB-a nuk vrau asnjë nacionalist në mërgim, por vetëm marksistë-leninistat shqiptarë, duke “harruar” se bash UDB-a e tij e vrau në Bruksel Vehbi Ibrahimin, nënkryetar i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare dhe
plagosi rënd Rasim Zenelajn në Frankfurt të Gjermanisë, i cili shpëtoi nga vdekja, por mbeti i gozhduar në karrocën invalidore që 33 vjet, arkëtar i BKDSH-së, si dhe në New York po ajo, UDB-a e tij vrau patriotin Ymer Doda etj. Ky pyet :”Përse u vranë Jusufi, Kadriu e Bardhoshi?” Ata u vranë nga UDB-a dhe hafijet e saj brenda Lëvizjes, për t`i hapë rrugë në Lëvizje Ibrahim Kelmendit, për ta përçarë mërgatën e deri te sabotimi i luftës në Kosovë. Dhe sipas porosisë së padronëve të tij, thotë: “Sipas dyshimit tim, nuk duhet të këtë vrarë ndonjërin nga udhëheqësit e Legalitetit, Ballit, Lidhjes Kosovare, Besëlidhjes Shqiptare, etj., sepse udhëheqësit e tyre i kishte rekrutuar si bashkëpunëtorë e spiunë. Dyshoja se të tillë ishin : Nderim Kupi, Mulla Isuf Azemi, Emin Fazlija, Hysen Tërpeza, Musa Hoti, Vehbi Ibrahimi, etj.”
Ibrahim Kelmendi i ofendon pa sjellur asnjë fakt, dëshmi, dokument a argumet dëshmorët e kombit. Lind pyetja: Pse I.K. nuk i bëri këto akuza derisa ishin gjallë këta atdhetar e dëshmorë të kombit: Hysen Tërpeza, Enver Hadri, Musa Hoti, Vehbi Ibrahimi etj.?
I.Kelmendi e ka ditur mirë se sikur të ishin gjallë ata: Musa Hoti, Vehbi Ibrahimi e Hysen Tërpeza, I.Kelmendit do t`ia kërkonin lulen e ballit. Për të gjallë të tyre, nuk e ka pasur guximin ta thotë as edhe një fjalë të keqe kundër tyre… Kurse Emin Fazlinë, duke menduar se është moçmuar dhe me shëndet të lig, ai ka hallet e veta e nuk i bie ndërmend të përgjigjet as me ligj e as me kanun..!
hoti
Unë, Emin Fazlija, kurrë në jetën time nuk kam qenë në shërbim të armikut, por gjithmonë me tërë qenien time kam punuar për bërjen e Shqipërisë etnike, e këtë e vërteton më së miri angazhimi dhe puna ime me gjithë ata shumë bashkëveprimtarë, me të cilët kemi bashkëvepruar. Unë nuk i kam shyerbyer komunizmit pansllavist kurrë, që nga adoshelenca e deri sot. Kurse Ibrahim Kelmendi ka qenë dhe akoma është bashkëpunëtor i Shërbimeve sekrete serbe. Dhe për këtë më së miri flet një dokument i botuar para ca kohëve në shtypin serb, ku ish kryeshefat e UDB-ës jugosllave ( jo vetëm të Serbisë ) botojnë një dokument shumë kompromitues për Ibrahim Kelmendin, sepse pas shkatërrimit të Jugosllavisë dhe shkëputjes së Kosovës nga Serbia, spiun të tillë si Ibrahim Kelmendi nuk u nevoitën më dhe as që kërkojnë shërbimin e tij, sikur tua bënte edhe pa pagesë. Serbisë kur i janë dashur shpijunët si I.Kelmendi etj., edhe i ka paguar në kohën e Titos, Stane Dollancit dhe Millosheviçit. Dokumenti në fjalë botohet me qëllim që shqiptarët ta marrin vesh njëherë e mire se çfarë “patrioti” ka pasë mërgata shqiptare në rradhët e veta. Po ua sjellim tekstin integral, të përkthyer në shqip, si vijon:
TOP SEKRET!
Sipas Zdravko Mustaqit-it, ish drejtori i Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme (UDB-ës) deri në vitin 1989, me origjinë kroat. Dhe nga informacionet komplementare nga Simatoviq-it, ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë deri me 2001:
“ FYTYRA E Z. IBRAHIM KELMENDIT
Identiteti i personit: IBRAHIM KELENDI, i lindur më 23.06.1954, në Llabjanë të Pejës (RSFJ),
Emri i babait : HAXHI,
Emri i nënës: NURIJE
DATA E MARRJES SË PASAPORTËS : 28.09.1976 në Pejë
PROFESIONI : student në Muelheim ( Bochum ) të Gjermanisë
Ibrahim Kelmendi i rekrutuar si informator në Sekretariatin Federativ të Punëve të Brendshme, si nxënës i shkollës së mesme; me pseudonim “SIJALICA”.
Në vitin 1979 me urdhërin tonë krijoi Organizatën “FRONTI I KUQ POPULLOR” dhe nxjerrë organin informativ “BASHKIMI”. Qëllimi kryesor ishte kanalizimi dhe identifikimi të nacionalistave shqiptarë. Ky organizim pati sukses.
Në vitin 1980, përcjell z. HYSEN GEGEN me material propagandues për në Kosovë, ku ne ishim të informuar nga Ibrahim Kelmendi, për nisjen, datën dhe mjetin e udhëtimit. Me të arritur në Kosovë Hysen Gega është arrestuar me gjithë dokumentacionin.
Pas arratisjes së JUSUF GËRVALLËS,I.Kelmendi ka qenë i detyruar t`i afrohet. Dhe për çdo lëvizje, organizime të informojë, si koordinator në diasporë, sidomos për Gjermani dhe Zvicër.
Ishte i detyruar të hynë në koalicion ose në bashkim me grupet ilegale për t`u infiltruar. Misioni i tij ishte ta minojë nga brenda. Misioni është kryer me sukses.
Në vitin 1981 kishim informata te vazhdueshme për Jusuf Gërvallën dhe Kadri Zekën deri në likuidimin e tyre. Pas vrasjes të dy liderëve është përçarë ilegalja shqiptare. Në atë kohë ka qenë një fitore e madhe për ne.
Në vitin 1984, filloi një riorganizim i ri në ilegalen shqiptare, sidomos me LPRK-ës . Dhe roli ynë ishte të infiltrojmë sa më tepër këtë organizatë, sepse shkonte nga forcimi. Deri sa ndërmorrëm aksionin e arrestimeve, ku me ndihmën e I.Kelemendit arrestuam mbi 200 veta.
Një sulm i tillë është bërë në vitet e mëvonshëm. Ne patëm Ibrahim Kelmendin informator (agjent) më të zellshëm. Ku me lajmërimet e tij u vranë AFRIM ZHITIA dhe FAHRI FAZLIU.
Për çdo lëvizje ilegale shqiptare ishte i detyruar të informojë MEHMET HASKUN në këta telefona : 022 920 dhe 022 250 në UDB-e, tani SDB, Pejë.
Ka dhënë informacione për arrestime, po edhe provat, materialin për hetuesinë dhe prokurorinë.
Në fillim të viteve 90-ta, Ibrahim Kelmendi kishte për detyrë ta shuante ilegalen shqiptare, sidomos LPRK-ën e transformuar në LPK.
Në fund të viteve 80-ta, deri në fillim të 90-ës arritëm që disa agjenta të arrijnë në Kryesi të LPK-ës. Kishim nga të dy vendet të banuar më shumë me shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia. Roli i këtyre agjentave pasi nuk munden ta shkatërrojnë në tërësi, ishte ta kontrollojnë, duke e përçarë në disa klane dhe të krijohet një papërgjegjësi në Organizatë. Secili nga agjentët tonë ka kritikuar njëri-tjetrin privatisht, për të pasë të gjithë kundërshtarët nën kontroll. Kështu është mbajtur LPK. Agjentët tonë nuk kanë dijtur për të tjerët ( nuk janë njoftë si agjentë).
Arritëm që në Sektorin e Veçantë të LPK-ës ( kinse “Shërbimi” i Organizatës), të fusim XHavit Halitin – Zekën dhe Ali Ahmetin – Abaz Gjukën.
Pas një tubimi në Kollarë të Kërçovës, në prill 1993, nuk mundem ta shuajmë. Ne gusht të të njëjtit vit (1993) arrestuam treqind anëtarë të LPK-ës me ndihmen e Ibrahim Kelmendit dhe një agjenti tjetër me rëndësi te veçantë nga Maqedonija, i cili ishte ne Kryesi të Organizatës, Fazli VELIU, me pseudonim ”DAJA”. Vëllai i Fazli Veliut mbante shtëpi publike dhe ishte në kontakt me drejtorin e UDB-ës në Kërçovë. Atëherë, ishte koha e Cervenkovskit, ku kundërzbulimi maqedonas ishte në duar tona ( serbe dhe malazeze ).
Për shënjat e para të Kryengritjes Shqiptare, Ibrahim Kelmendi kishte per detyrë të na informonte dhe të sabotonte.
Ne e kemi udhëzuar të futet në krye të çdo organizimi për kryengritje. Dhe kemi kërkuar që Ibrahim Kelmendi t’u afrohet gjermanëve ( Shërbimit sekret gjerman), për të dhënë informacione të kompromituara për Shqiptarë. Ajo ishte në favor tonë të orientojmë diplomacinë gjermane. Arriti ta futë bashkëshortën e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme gjermane, në radio “ Deutsche Welle”.
Me shpërthimin e konfliktit në Kosovë, Ibrahim Kelmendi ishte informator i rregulltë dhe kishte përgjegjësi të madhe në UÇK. Ishte drejtues në fondin “Vendlindja thërret!” dhe kishte kontakte në terren me Qerim Kelmendin ( vëllau i tij ), komandant REMIN dhe Rexhep Selimin.
Ne fillim të vitit 1998, kishte shumë për të bërë. E para, ishte ta izolojë LPK-ën, e cila ishte organizata politike dhe financiare të UÇK-ës. Atë e bëri në tubimin e përgjithshëm të LPK-ës. Ibrahim Kelmendi e përçau dhe bëri puç të brendshëm me ndihmën e agjentëve të tjerë. Ibrahim Kelmendi dhe XHavit Haliti e bënë kryetar të LPK-ës Bedri Islamin nga Shkodra, i cili nuk ishte as anëtar i Kryesisë së LPK-ës.
Tani për të mos dhënë llogari, raporte dhe për të kontrolluar UÇK-ën, Ibrahim Kelmendi dhe XHavit Haliti krijojnë “DREJTORINË POLITIKE të UÇK-ës”. Kështu LPK-ja nuk kishte më përgjegjësi politike.
Po të njëjtën kohë të tubimit të përgjithshëm, përveç puçit politik ishte me rëndësi strategjike që të kontrollojmë logjistikën.
Të nesërmën është vrarë ILIR KONUSHEFCI nga njerëzit e tyre nga Tropoja ( Përllat Porçi… )

‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’
Lexues të nderuar ,
Tekstin “TOP SEKRET” nuk e kam shkruar unë. Atë e kam marrë të përkthyer në shqip nga serbishtja dhe ja bashkangjita këtij reagimi me shpifjet dhe shantazhet e kreaturës, mjerisht me fytyrë njeriu, por me ndjenja të një bishe antishqiptare, që vjell nëpër gazeta, internete dhe libra, duke akuzuar çdo patriot shqiptar që nuk ka bindje staliniste si ky i poshtër dhe i pabesë. E akuzon Hysen Tërpezën si spiun jugosllav, pas dhjetë viteve të vdekjes së këtij patrioti, se po të ishte gjallë, Hysen Tërpeza do t`ia shkrepte koburën në lule të ballit, siç ua ka shkrepur shumë spiunëve, komunistave të pabesë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Po ky far lugati “Sijalica” nuk pushon të më sulmojë edhe mua, sepse e din farë mirë se unë që nga rinia e ime e kam luftuar me mish e shpirt bishën serbo – sllavo komuniste, cilët kishin okupuar tokat tona shekullore. Unë pavarësisht shpifjeve të këtij harbuti, do të vazhdoj, deri në frymën e fundit të jetës time, t`i shërbejë atdheut, popullit dhe vendit tim, i cili më lindi, më rriti dhe më edukoi në frymën atdhetare. Shantazhet dhe shpifjet e Ibrahim Kelmendit nuk më dobësojnë, por, përkundrazi, me forcojnë edhe më shumë që deri në vdekje ti shërbej besnikërisht si edhe deri me sot popullit tim.
O ti mjerani I.Kelmendi, kuptoje se nuk me kanë frikëuar as tri tentativa të UDB-ës të kryejë atentat kundra meje gjatë viteve 1975-85, e as kërkesa e Jugosllavisë titiste që ti i shërbeve aq verbërisht, drejtuar Qeverisë së Gjermanisë për ekstradimin tim nga Gjermanija si “terrorist”, më 24 maj 1978, as plagosja e Arkëtarit të Besëlidhjes sonë Shqiptare, Rasim Zenelajt, më 14.05.1981në Frankfurt të Gjermanisë e as vrasja e Nënkryetarit të BKDSH-së Vehbi Ibrahimit, më 10.10.1981, në Bruksel, as traktet e tua të fëlliçura kundra nacionalizmës shqiptare.
He more i pafytyrë, çka do të thuash në dokumentin e sipër rradhitur ? A do te mohosh të vërtetën duke, thënë si gjithëhere se ti je “i pastër si loti” dhe se ato janë sajesa të UDB-ës kundra “patriotizmit” tënd! Mos he burr i lig e frikacak se kanë filluar të dalin në shesh të gjitha tradhtitë tua, të kurdisjeve të vrasjeve pas shpine të djemve më të mirë të Kosovës Martire; keqpërdorimit të fondit “Vendlindja therrët”; tradhtia e jote ndaj Hysen Gegës; dyshimet për ndihmesën e UDB-ës në organizimin e atentatit kundër vëllazërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, për çka dëshmon më së miri ish-bashkëpunëtori yt Sadik Blakaj, i cili jeton në Francë dhe me shkrim në mediet elektronike ka deklarua se Ibrahim Kelmendi më ka lidhur me njerëz të UDB-ës në Kosovë dhe në Diasporë dhe se nuk është rezili Riza Salihu vrasësi vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, por Ibrahim Kelmendi me UDB-ën e tij.
Edhe ish i burgosuri shumëvjeçar, Xun Çetta, para disa vite kishte intervistuar ish udbashin e Pejës Sherif Bala, i cili kishte thënë se neve e kemi rekrutuar Ibrahim Kelmendin, duke e dërguar në Gjermani, i cili besnikërisht ka punuar për UDB-ën, bile Sherif Bala kishte thënë mjafton të ballafaqohem me Ibrahim Kelmendin nëse ai e ka kurajon…
Do te vijë koha kur do ta kërkosh “birën e minit”, por nuk do ta gjesh dot, sepse Çekani i Drejtësisë do të bjen mbi kokën tënde të degjeneruar.
Ti gjithmonë thekson se ke “qenë shok i ngushtë dhe i pa ndarë me Jusuf Gërvallën”, por askund nuk e sqaron rastin kur Jusufi ka kërkuar sqarim prej teje për 50.000 (pesëdhjetëmijë) DM që i ke marre nga Organizata kroate “Hrvatski Drzhavnotvorni Pokret”, gjoja për të blerë armatim për ilegalen shqiptare në Kosovë, kurse ti, more hajdut dhe grabitçar, ato të holla i ke investuar në sanimin e një restorani tënd në Pejë, ku hanin e pinin udbashët e Pejës pa paguar asgjë. Kur Jusufi të tha se ti ato të holla duhet me i kthye se nuk të takojnë ty, sepse ato janë të destinuar për diçka tjetër, kuptohet se për armatim dhe çlirim të Kosovës e jo për restorante… E ti me cinizmin tënd arrogant i je përgjigjur: “Kush u ka faj kroatëve kur janë aq budallënj e japin pare kot”…
Ti more gjakprishur asnjëherë e askund nuk pate ndonjë dokument kundra meje, që më akuzon për bashkpunim me UDB-ën, siç të akuzojnë dokumentat e vetë UDB-ës dhe njerëzve „shokëve“, të cilët bashkëvepruan me ty. Dikund e ke përmend spiunin e UDB-ës Fekë Dautajn, alias Fikri Gashi, që ishte anëtarësuar në radhet e BKDSH, deri sa u zbulua dhe u përjashtua nga rradhët tona. Përndryshe daja i babait tënd, që aso kohe banonte në Vjenë të Austrisë, tek i cili ke shkuar dhe je prezantuar si “bashkëpunëtori më i ngushtë i Emil Kastriotit”,ku edhe ke fjetur, megjithëse ne të dy nuk ishim takuar asnjëherë në jetë, e ti kishe gënjyer kinse për takime e shoqëri me mua…Tani kohëve të fundit po shkruan se ke shkuar me e “vra” spiunin Fekë Dautajn. Sikur të ishte ashtu, si pate fytyrë me ngrënë bukën e tij dhe me fjetë tek ai?! Tani ti mundesh me thënë çka të duash për Fekë Dautajn, sepse ai nuk mundet me t’u përgjegj, sepse ka vite qe ka ndrruar jetë.
Të gjithë ata që të njohin e dinë se ti kurrë në jetë nuk ke pasur armë-revole e as që din ta përdorësh atë dhe jo vetëm kaq, por ti je një frikacak, sa që “as macjen nga përsheshi nuk je në gjendje me larguar”,- siç thotë populli.
Ti ke shumë gjynahe në këtë botë për t`i “larë”, por sigurisht se dikush nga rrethi i Ilir Konushevcit, Zahir Pajazitit, Gërvallajve, Kadri Zekës e shumë të tjerëve do të kërkojë llogari prej teje, para se të përfundosh në koshin e plehrave ku e ke vendin.
Nuk e kam ndërmend të përzihem në shtjellimin e vrasjeve makabre në Heilbronn-Untergruppenbach të Gjermanisë, sepse për atë rast ka mjaft të interesuar të tjerë, qe dojnë me çdo çmim me e zbuluar të vërtetën për vrasjen e tyre, të cilën mundohesh me kot me ja hedhë bashkëpunëtorit tënd më të ngushtë, Riza Salihut, “marksistit” marroç, i cili në fillim të shtatorit 1980 me falsifikime ka dashur të ma vjedhë postën, por e gjeti belanë kur policia gjermane e kapi në flagrancë, kurse ti për “mrekulli” deri sot gjithmonë shpëtove nga gjermanët, sepse siç e dëshmon dokumenti i sipërbotuar, Ibrahim Kelmendi, student i përjetshëm që për 35 vite nuk që i zoti ta kryente të diplomonte në Universitetin e Bochumit. Natyrisht se nuk keni pasur kohë ta mbaroni fakultetin, sepse jeni marrë me punë të pista e spiunime.
Ti more i pa besë shumë vite ke punuar si përkthyes, i ke shpiunuar-denoncuar rininë tonë shqiptare, hallexhij që kishin ikur nga terrori i Millosheviqit, për të kërkuar strehim këtu, në Gjermani, duke gënjyer se këta nuk kanë kurrfarë hallesh… dhe shumë nga ata kanë pasur probleme me rregullimin e dokumenteve, përshkak të gënjeshtrave tua. Një ditë do të grumbullohen të gjitha vendimet e gjyqeve gjermane për refuzimin e kërkesave të tyre, ku ti ishe përkthyes dhe ku i shtremërojshe deklaratat e azilkërkuesëve, duke u thënë gjermanëve se këta nuk kanë ikur për çështje politike, por për ato ekonomike. A është kështu? Po Musa Hotin pse e akuzon si spiun të UDB-ës, kur ti e din farë mirë veprimtarinë e tij kombëtare dhe antijugosllave. Sikur të ishte akoma gjallë Musa Hoti, sigurisht se nuk do të shkruajshe këso marrina kundra tij, sepse ta kish “qëndisë” ballin si atij nëpunësit të ambasadës jugosllave në Bruksel.
Kushdo që u ka ra në qafë pa kurrfarë haku veprimtarëve të kombit, duke gënjyer kundër tyre, një ditë mund ta paguajë. Prandaj kujdes “shoku” Ibrahim, stalinisti i papërmirësueshëm, mos e shfrytëzo demokracinë, se edhe demokracia ka ligjin dhe rendin, për ti ndëshkuar spiunët e tipit tënd.
Para mbylljes edhe disa pyetje këtij vatrashitësi:
1. Çka u bë me fondin “Vendlindja thërret” të Gjermanisë? Ua dhe padronëve tuaj apo e ke siguruar “ne vend të sigurtë”, pas konvertimit të DM në euro dhe tani jeton si zotni me djersën e popullit të stërvuajtur shqiptar?
2. Sa orë ( se ditë asnjë ) ke punuar ne Gjermani dhe me çka i ke paguar shpenzimet e internatit për 35 vjet sa zgjatën “studimet” tua, si dhe udhëtimet e shpeshta, jo vetëm anë e kënd Gjermanisë, por edhe ne Europë e Amerikë ?
3. Mos t’i ka paguar Zdravko Mustaqi e Co. ?
Po shkuarja e jotë në DDR me pasaportë jugosllave e më vonë me pasaportë rrefugjati me marrë literaturë marksiste – leniniste e me ua shpërdarë gjermanëve perëndimorë të pa “gdhendur”, që nuk e kuptojnë “madhështinë” e idese komuniste? Një refugjat nga Kosova i “ikur” nga Jugosllavija, në mënyrë juridike nuk ka pasë kurrfarë të drejte të udhëtojë në shtetet solialiste.
Por Ibrahim Ibreti me miratimin e cilës polici europiane-Interpoli shkoi në DDR dhe u kthye, shkoi bile jo njëherë… Edhe pse dihet se “emigrantët politikë” që vinin nga ish-Jugosllavija, nuk kanë pasë të drejtë të shkojnë nga Gjermanija Perëndimore në asnjë shtet socialist, por kjo nuk vlente për marksistin stalinist Ibrahim Kelmendin ?!…
Po shkuarja e jote në Shqipëri më 1997, si gazetar, kur e gjora digjej flakë nga bandat komuniste, për t’i fryrë zjarrit të luftës vëllavrasëse. Gjatë luftës çlirimtare në Kosovë a iu afrove, së pakut, njëherë kufirit shqiptaro-shqiptar apo “veprojshe” vetëm në Tiranë, duke ngrënë e freskuar me pije të ftohta e vajza të varfëra nepër hotele?
Çka ndodhi me ty që shokët ma të ngushtë të larguan nga rrethi i tyre, kur u çlirua Kosova dhe nuk të ofruan kurrfarë posti? As për “bodigard” apo rojtar te dera? Mos e zbuluan tradhtinë tënde të madhe ndaj kombit dhe nuk deshën që të përlyhen me një ndyerësi të tillë, siç je ti.
6. Ti përpiqesh t’i akuzojsh të gjithë e t’i fajësojsh me fajet e tua, ndërsa vetën tënde don ta nxjerrësh të pastërt si “loti”, kurse të gjithë të tjerët qenkan gjynahqarë e armiq të Kosovës?! Posaçërisht i sulmon dhe etiketon si spiuj të Jugosllavisë gjithë krerët e nacionalizmës shqiptare, sepse ata po e kritikojnë të “madhin”, “shokun” Enver, pse e donin një Shqipëri të lirë e demokratike. Askush nuk mund ti arsyetoj krimet e Enver Hoxhës dhe të klikës së tij gjatë sundimit të diktaturës?
Ke ikur nga Kosova e ke shkuar te “dostat” tuaj në Maqedoni, sepse në Kosovë nuk të ka mbetur askund më vend, sepse te gjithë e dinë tradhtinë e madhe dhe te pafalshme të Ibrahim Kelmendit – Ibret Kelbazit.
7. Harbuti fodull Ibrahim Kelmendi e ofendon gruan time në shkrimet e tij, duke e quajtur serbe! Çështja e martesës është punë private dhe individuale, si i ri që kam qenë pas vuajtes së burgut të rëndë 6 vjet në Kroaci, jam martuar atje…Për hir të lexuesve
ju tregoj se gruaja ime nuk është me origjinë sllave, por është e lindur nga prindër hungarezë ,të cilët kanë emigruar nga ish-Austrohungaria në Kroaci, në krahinën e Mosllavinës dhe aty jetojnë, së pakut, 10 familje hungareze, ku ka edhe kroatë në atë fshat, por nuk ka asnjë serb.Shqiptarët e vërtetë kurrë nuk i kanë marrë për goje gratë e kundërshtarit, sepse nuk është traditë e jona,ngaqë për shqiptarët familja është e shenjtë. Por ky far dobiçi nuk njeh kurrfarë kodi të mirësjelljes e aq me pak të traditës shqiptare. Ky ka qenë dhe mbetet njeri rrugash. Prandaj nuk ka tjetër punë, veç me u marrë me shpifje e shantazhe.
8. Kurrë në jetën time, në asnjë vend të botës, nuk jam takuar me Ibrahim Kelmendin dhe as që kam zhvilluar far bisede me atë kreten. Aq më pak në lidhje me mikun dhe bashkëluftëtarin e pa harruar VEHBI IBRAHIMIN, të cilin e vrau UDB-a gjakatare, më 10.10.1981. Nuk e di se çfarë dobie ka ky gënjeshtar, kur gënjen se është takuar dhe kinse ka biseduar me neve, mua Emin Fazlija dhe të ndjerin, dëshmorin Vehbi Ibrahimi, për të cilin Ibrahim Kelmendi gënjen se nuk është vrarë për çështje kombëtare, pa ofruar asnjë fakt të gjallë, e kush i beso këtij shpifësi? Askush, absolutisht askush! Fytyrë më të ndyrë dhe më të fëlliqtë se Ibrahim Kelmendi nuk ka e gjithë diaspora shqiptare në botë.
Nuk kam qenë student i përjetshëm si Ibrahim Kelmendi, që për 35 vjet nuk arriti të diplomojë, sepse nuk “kishte kohë” me u marrë me studime kur e pritshin detyrat antishqiptare të UDB-ës, por unë pas daljes nga burgu, më 1966, kam filluar studimet (me korrespodencë ) në Fakultetin Juridik të Universitetit të Zagrebit, ku i kam përfunduar 4 semestra dhe pastaj u detyrova të iku në Gjermani, më 1970-ën, ku jetoi edhe sot. Asnjëherë në jetën time nuk i kam thënë askujt se kam studjuar fillozofinë. Këto janë gënjeshtrat e radhës të këtij faqeziu.
Kam shumë materiale kompromituese kundër këtij mistreci shpifarak, sidomos atë të bashkëpunimit të tij me Konsullatën jugosllave në Dortmund dhe shumë gjëra tjera, por nuk ja vlen barra qiranë me u zgjëruar ma tepër për këtë person të degraduar moralisht, shpirtërisht e njerëzisht.
Qoftë hera e fundit që merrem me këtë tip të papërgjegjshëm, i cili sajon gënjeshtra e shpifje monstruoze, frikacak e llapaqen, imoral, arrogant dhe i pacipë.
E mbylli me lutjen për lexuesit e nderuar që ta lexojnë me kujdes dhe të gjykojnë sipas ndërgjegjes së tyre.
Gjermani – Donzdorf, mars 2014 emin.fazlija@gmail.com
Ky shkrim është lexuar 557 herë!
Share and Enjoy
ShareThis
Share on facebookShare on twitterShare on emailShare on pinterest_shareMore Sharing Services2
Enter your email address:
Delivered by FeedBurner
RadioEmigranti
Emin Fazlija, Ibrahim Kelmendi

Sujets similaires
» Rexhep Selimi Thaqi e ka nensh.k.59 me vra Gani Gecin
» Rexhep Selimi detyra me len Adem Jasharin pa uçk
» Thaqi,Xhaviti,Azem S.Xhelajdin Gashi si me vra Xhafer Shatri
» Rexhep Selimi OVK(UçK)ne2grupe me specialen
» Rexhep Selimi ka fol me Jakup Krasniqin qe te vv ipermes pol

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum