Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Prokuroria: Troy Wilkinson Paguhej nga Grupi Limaj

 :: sport

Aller en bas

Prokuroria: Troy Wilkinson Paguhej nga Grupi Limaj Empty Prokuroria: Troy Wilkinson Paguhej nga Grupi Limaj

Message  Perparimi Mar 14 Jan - 3:52

Prokuroria: Troy Wilkinson Paguhej nga Grupi Limaj

Endrit Shala, prapa Limajt | Foto: Facebook, PDK nga Njomza SalihiPrishtinëNëntor 30, 201210:33© Të drejtat autoriale
Në aktakuzën e saj për rastin e korrupsionit kundër Fatmir Limajt dhe të tjerëve, prokuroria thotë se Troy Wilkinson, ish-hetues i EULEX-it, paguhej nga Grupi Limaj më 2011. Po ashtu, prokurorët kanë transkripte përgjimesh ku ish-këshilltari i ministrit i sugjeronte Wilkinsonit se çfarë duhej të fliste në televizion.

Në prill 2010, hetuesi amerikan Troy Wilkinson, bënte pjesë në bastisjet e EULEX-it në ish-Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit në kuadër të hetimeve kundër Fatmir Limajt.

Por gati një vit e gjysmë më vonë Wilkinson është paguar nga pala tjetër, Grupi Limaj, sipas aktakuzës së prokurorit Johannes Pickert në "Limaj-MTPT".

Aty thuhet madje se Endrit Shala e udhëzonte Wilkinsonin se çfarë të fliste në një intervistë televizive.

“Derisa e drejtonin një fushatë mediale kundër EULEX-it dhe hetuesve të tij më 2011, Endrit Shala u njoh me një ish-hetues të EULEX-it (Troy Wilkinson), i cili kishte punuar në këtë rast para se ta linte misionin”, thuhet në aktakuzë. “Komunikimet e regjistruara mes Fatmir Limajt, Endrit Shalës dhe Florim Limajt demonstrojnë se ish-hetuesi i EULEX-it po merrte pagesa financiare nga Grupi Limaj për t’i ndihmuar ata në gjykimin e ‘Rastit Kleçka’ si dhe jashtë gjykatës duke bërë deklarata fals në media në lidhje me këtë rast”.

Më 16 tetor 2011, sipas aktakuzës, Troy Wilkinson dha një intervistë për Radio-Televizionin e Kosovës “duke akuzuar EULEX-in dhe ish shefen e SPRK-së bazuar në paragjykime serioze duke pohuar se Limaj ishte në gjoja një ‘listë të zezë’ dhe se do të akuzohej nga EULEX-i pavarësisht fakteve”.

“Troy kishte shtuar se ai do të ishte në gjendje të dëshmonte në lidhje me këto dyshime në gjykatë”, vazhdon aktakuza. “Transkriptet e përgjimit të Fatmir Limajt mes 10 shtatorit 2011 dhe 11 shtatorit 2012 japin indikacione se mbrojtja e Fatmir Limajt me gjasë synon t’i japë peshë faktuale në të ardhmen dëshmisë së Troy Wilkinsonit. Zyra e Prokurorit mirëpret që Troy Wilkinson të paraqitet përpara gjykatës gjatë gjykimit kryesor në të ardhmen dhe vendosi ta shënoj atë në listën e dëshmitarëve me qëllim që atij t’i jepet shans ta sqarojë vetën”.

Sipas prokurorisë, para se Troy Wilkinson të bënte publike pohimet e tij serioze, ai kishte pranuar instruksione për përgjigjet e tij nga Endrit Shala.

Në një përgjim telefonik të datës 12 Tetor 2011, në 20:11, Troy Wilkinson thuhet t’i ketë treguar Endrit Shalës se ai kishte pranuar pyetje prej gazetarëve, të cilat ia përcolli atij. Endrit Shala i kërkoi Troy Wilkinsonit që tia dërgojë atij pyetjet në llogarinë e tij në facebook ose në emailin e tij në gmail.com.

Një bashkëbisedim i detajuar ndërmjet Endrit Shalës dhe Troy Wilkinsonit kishte pasuar, gjatë së cilit, Endrit Shala, sipas prokurorisë, i kishte dhënë Troy Wilkisonit instruksione specifike se si tu përgjigjet pyetjeve, “me qëllim që ta shfajësonte Famit Limajn me mjete manipulative”.

Transkripti:

“[Endrit SHALA]…Çka në lidhje me ndikimin politik në EULEX? A mund të më sqarosh ndonjë rast kur ke qenë i përfshirë në ndikim politik në rastin tënd…ndoshta rasti Limaj është një prej tyre? Po, mund ta cekësh këtu rastin Limaj kur Isabelle Arnal (ish-drejtuesja e Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës) tha këtë ose atë…sikurse e keni dhënë në dëshminë tuaj, vetëm kopjoni atë që e keni thënë... në ‘Zëri’…asgjë më shumë.

[Troy WILKINSON]:…Në rregull…

[Endrit SHALA]: Në intervistën në ‘Zëri’ ju keni përmendur atë “Çfarë roli kishte Isabelle Arnal në rastin Limaj ? ... edhe këtë mund ta përmendni: “A mund të sqaroni se çfarë ndodhi atëherë me këtë rast?” “Së pari, Limaj ishte bastisur për korrupsion dhe pastaj për krime lufte. Hetimi për korrupsion po vazhdon. Çka ndodhi dhe përse mendoni se Limaj ishte në listën e zezë të Arnalit? ... Nuk e dini se çfarë … pse ishte Limaj në listën e zezë të Arnalit…

[Troy WILKINSON]: Saktësisht!

[Endrit SHALA]: Vetëm sa e dëgjuat këtë…ajo që dini se çfarë thoshte Arnal dhe se ju doni tia tregoni këtë njerëzve…

[Troy WILKINSON]: Saktë!

[Endrit SHALA]: …Pse është Limaj në listën e zezë, ju duhet…ata duhet ta pyesin Arnalin! Por ju thoni se ju kishit dëgjuar Arnalin të thoshte: ‘E dua atë njeri në burg!”. Kjo është ajo që po them…pa dëshmi, pa asgjë, ajo na thoshte neve: “Nuk ma ndjenë…a keni dëshmi a jo, e dua atë njeri në burg”. Pyetja e 8-të: “A është ndikimi politik direkt prej Brukselit apo njerëzve që kanë pozita në Kosovë, në mision po politikanë kosovarë?”. Mund të thuash në lidhje me këtë pyetje se ju nuk jetoni në Bruksel dhe se kurrë nuk ke qenë në Bruksel për të parë se a kishte ndikim atje! Ju vetëm keni dëgjuar prej njerëzve në EULEX, ndoshta prej Arnalit…siç e dimë ose bazuar çfarë folëm një natë më herët…ndoshta jo për ta përmendur në mënyrë direkte por ndoshta ishte gjithashtu prej dikujt në politikë që ishte në miqësi me Arnalin.

[Troy WILKINSON]: Saktë…

Limaj e donte Wilkinsonin pjesë të ekipit mbrojtës

Aktakuza thotë se qartësisht Fatmir Limaj dinte për rolin që Troy Wilkinson luante dhe supozohet se do ta luaj në gjykimin e tij.

Aty shtohet se në një përgjim telefonik mes Endrit Shalës dhe Fatmir Limajt, më 24 nëntor 2011, në 20:01, Fatmir Limaj e pyeti Endrit Shalën “nëse kishte folur me Troy-n”.

“Endriti u përgjigj se ‘ai po kërkonte për…sikurse herat e kaluara’ dhe se ‘ai (Wilkinson) po shkonte të nesërmen në SHBA për pushime” dhe se “po kërkonte diçka për pushime dhe krishtlindje’”, thuhet në akuzë.

Fatmir Limaj më pas i kërkoi Endrit Shalës të takonte Wilkinsionin kur ai të kthehej.

Limaj, vazhdon akuza, shtoi se ai donte që ish-hetuesi të jetë pjesë e ekipit mbrojtës dhe se ai do të paguhej për këtë.

“Shumë shpejt më pas, në 20:08, Endrit Shala dërgoi një SMS tek Florim Limaj duke i shkruar: ‘Duhet që urgjentisht t’i jepni diçka Troyt, ‘Ai’ tha urgjentisht. Sepse më duhet ta takoj sonte ngase niset nesër. Fol me Demën (Demir Limajn) gjithashtu’”, vazhdon aktakuza.

Ajo thotë se nga bisedat telefonike më 24 nëntor 2011 është bërë e qartë që Fatmir Limaj e kishte instruktuar Endrit Shalën që t’i thotë Florim Limajt të ekzekutojë pagesat financiare për të (në këtë rast pagesat për Troy Wilkinson] në bashkëpunim me Demir Limajn.

“Këto fakte demonstrojnë se Fatmir Limaj, Demir Limaj dhe Florim Limaj kishin shuma të konsiderueshme në dispozicion, që zyrtarisht nuk i kishin deklaruar. Është ardhur në përfundim që pagesat ishin financuar përmes ‘parave të ndyra’ që vinin nga ryshfetet”, thuhet në aktakuzë.

Në intervistën e botuar në gusht 2011 në “Zëri”, Wilkinson thoshte se ish-shefja e Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Isabelle Arnal, u kishte thënë hetuesve se e donte Limajn në burg. “Nuk dua ta di a keni fakte apo jo”, thoshte Wilkinson, duke iu referuar Arnalit.

Arnal nuk është në listën e dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria, por Wilkinson është.

Këshilltari i Fatmir Limajt, Endrit Shala, i tha Gazetës Jeta në Kosovë se ish-hetuesi i EULEX-it Troy Wilkinson nuk është pjesë e ekipit mbrojtës të Limajt, por se ai vetëm është shprehur i gatshëm të japë dëshmi nëse mbahet gjykim eventual.

“Në bazë të deklaratave që Troy Wilkinson i ka dhënë per media, ai është paraparë të thirret si dëshmitar, nëse veç mbahet gjykim”, tha Shala, për Gazetën Jeta në Kosovë, duke mohuar se ndonjë pagesë është kryer nga ky ekip për këtë ish-hetuesin e EULEX-it.

Gazeta ka tentuar të flasë me Wilkinsonin, por ai nuk ka qenë i qasshëm në një numër telefoni të tij që e ka gazeta. Kur ka punuar në EULEX, Wilkinson ka pasur imunitet.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum