Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

urime ditelindjen e 70 et baca ADEM Demaqi

 :: shoqeria

Aller en bas

urime ditelindjen e 70 et baca ADEM Demaqi Empty urime ditelindjen e 70 et baca ADEM Demaqi

Message  Perparimi Jeu 16 Nov - 6:44

Islam Islami
Nörners Väg 89
352 46 Växjö
Sweden
tel: +46 (0) 707468800
--------------------------------------------------------------------------------
From: "Xhemil Zeqiri" <xhemil@hotmail.com>
To: ditari@sr.se, draga@cg.yu, drenicalia@hotmail.com, enverloku@hotmail.com, eshtunamagjike@rtvzik.com, esteem_5@hotmail.com, fakti@mol.com.mk, fatmir@pccc.edu, fatmirfanda@optonline.net, fatos.aliu@gmail.com, fatosqerimi@hotmail.com, frashers@yahoo.se, gafurradili@hotmail.com, hagi.krasnigi@wanadoo.fr, halil_matoshi@hotmail.com, i_krosi@yahoo.com, i_liri_m@hotmail.com, ibrahim@home.se, ibrahimmakolli@hotmail.com, islamislami@hotmail.com, ismetsopi@hotmail.com, ixhet@rtvzik.com
Subject: telegram urimit për bac Ademin
Date: Thu, 26 Oct 2006 23:47:33 +0200
>TELEGRAM URIMI BACË ADEM DEMAÇIT ME RASTIN E 70 VJETORIT TË
>LINDJES!
>
>Vëllezër dhe motra, atdhetarë dhe atdhetare!
>Janë të varfra fjalët për ta përshkruar personalitetin aq të madh e
>aq rrezatues të Bacës sonë ADEM DEMAÇIT.
>Është e pamundur gjithashtu të thuhet e tëra, për veprimtarinë e tij
>atdhetare e njerëzore edhe sikur të shkruhen me qindra libra...
>Është vështirë gjithashtu, të përkufizohesh për të shkruar pak
>rreshta modest për Bacën si në këtë rast sepse, çdoherë donë të
>thuash më shumë e se ndalon dot veten dhe nuk ke dëshirë të vësh
>pikë.
>Baca Adem, nuk jetoi dhe nuk jeton për vete! Baca, jetoi e jeton
>për tokën e vet, për popullin e vet dhe jetoi e do të jeton
>përgjithmonë për brezat që do të vijnë.
>Kur toka e tij po digjej e po gllabërohej pothuajse në pa kthim, kur
>populli i tij mjerohej e po humbiste çdo shpresë, doli një burrë i
>vogël por me zemër të madhe dhe u ngrit si Prometeu. Me forcën që na
>e dhuronte vepra dhe emri i tij, na e ngjalli shpresën, na dha forcë
>e krenari dhe na udhëhoqi ndër beteja për Liri, Barazi e Dinjitet.
>Barbarët sllavë, pasi nuk mundën ta blinin me privilegje e para, e
>futen në burg dhe menduan se mbaroi kjo punë. Bacën e burgosën por,
>nuk e burgosën dot shpirtin dhe zemrën e tij të madhe. Edhe nga
>burgu, Ai ishte midis nesh, ishte kudo me ne. Sheshet dhe rrugët e
>përgjakura të Kosovës buçisnin deri në qiell me emrin e Bacës, se
>përfundimisht me Bacën në zemrat tona dhe me forcën që na dhuronte ,
>e kishim mundur frikën, e kishim ngjallur shpresën dhe pakthyeshëm
>u nisem drejt rrugës së Lirisë.
>Kur e filloi veprimtarinë atdhetare Baca Adem, ishte kohë e pakohë,
>pas mbarimit të luftës së dytë botërore; ideja e jonë e madhe për
>Ribashkimin e trojeve shqiptare, po luftohej me zjarr e hekur,
>Guximtari i madh ua tha hapur në gjyq xhelatëve serbë: “jam për
>bashkimin e trojeve shqiptare, nëse jo me hatër këtë ne shqiptarët
>do ta bëjmë edhe me luftë”! Prandaj, e dënuan aq kohë sa do t´i
>mjaftonte një djaloshi të burrërohej fuqishëm për ta çuar luftën e
>tij më tej, i mbijetoi 29 vite burgimi të rëndë derisa Kosova e tij
>me vise të tjera shqiptare po forcohej për ta sfiduar e luftuar
>Lubinë me emrin ish-Jugosllavi! Armiqtë, nuk po e kuptonin dot
>gjuhën e dialogut, prandaj Qëndresa do të merrte përmasa të luftës
>çlirimtare, Bacë Ademi do të dilte në ballë të UÇK-së, do ta
>drejtonte procesin diplomatik, pa i iu dridhur qerpiku, kurrë nuk u
>nënshtrua sepse këtë ves të keq ua kishte falur armikut dhe horrave
>shqipfolës që aq shumë e urrenin dhe e urrejnë...
>Mjerisht, edhe sot po jetojmë në përmasat e një kohe të pakohë, kur
>nuk po vlerësohen drejt vlerat kombëtare por, kundërvlerat, hienat e
>zeza të tradhtisë, prandaj Bacë Ademi, ende nuk po respektohet
>meritueshëm, ende po injorohet mjerueshëm nga mjerushët politikë
>të shumë ngjyrimeve partiake të cilat as sot nuk po i shërbejnë me
>devotshmëri çështjes kombëtare; po e mohojnë vetëvendosjen e kombit
>tonë e të tjera virtyte të mëdha si këto, të drejta shumë legjitime
>të njerëzimit.
>Titistët dhe argatët e tyre të mjerë shqipfolës e luftuan kudo me të
>gjitha mënyrat por, nuk ia arritën dot ta thyejnë Bacën me zemër të
>madhe. Ai, nuk u thye as dje, as sot dhe nuk do te thyhet kurrë. Ata
>kanë qenë dhe janë shumë të vegjël përballë tij.
>Ky pra është ADEM SHQIPËRIA!
>Që pas i shkon Historia!
>Bacit Adem, me rastin e 70-vjetorit të lindjes, ne mërgimtarët i
>urojmë nga zemra, prej së largu nga afër edhe njëqind vjet të
>tjera!
>I urojmë shëndet e suksese në veprimtarinë e tij të shenjtë!
>
>Për ne, është privilegj dhe krenari që jetojmë në kohën e Bacës
>Adem...!
>Një grup bashkatdhetarësh të këtij telegram urimi:
>Xhemil Zeqiri – Danimarkë,
>Fadil Shyti – Suedi,
>Faik Smajli – Angli,
>Ramadan Pllana – Zvicër,
>Azem Musliu – Kanada,
>Nisret Ahmeti – Gjermani,
>Evropë – Kanada, 26. Tetor 2006
>_________________________________________________________________
>Log på MSN Messenger direkte på nettet http://webmessenger.msn.com/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: shoqeria

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum