Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Ramushi;ne emer tim kan vrare shqiptar pa faje

 :: sport

Aller en bas

Ramushi;ne emer tim kan vrare shqiptar pa faje Empty Ramushi;ne emer tim kan vrare shqiptar pa faje

Message  Perparimi Ven 19 Juil - 14:03

Haradinaj: Njerëzit vranë në emrin tim
Korrik 18, 2013 - Kosova - no comments
Views 32Likes Rating 12345
Kush dhe me urdhër te kujt u vranë ushtarët e UÇK-së ( Bashkim Balajt, Rexhe Osaj, Sinan Musaj dhe Idriz Peja).

Ngjarja kishte ndodhur rreth datës 23 dhe 24 qershor 1999 në shtabin e UÇK-së në Dukagjin në Pejë, në fshatin Ratishë dhe në disa vende të tjera, thuhet në aktgjykim. Ahmet Elshani, Bekim Zekaj dhe Ramush Ahmetaj, të armatosur me kallashnikovë dhe në uniformë të UÇK-së kishin shkuar në Shtëpinë e Mallrave për të marrë viktimat, të cilët ishin civilë dhe të paarmatosur.

Të akuzuarit u kishin thënë pesë viktimave se i kërkonte Ramush Haradinaj që të paraqiteshin në Shtabin e UÇK-së për Dukagjin në Ratishë, ku edhe u shoqëruan. Viktimat nuk u takuan me Ramush Haradinaj, siç iu ishte thënë, por me ta u takua Daut Haradinaj – ka konstatuar Gjykata e Qarkut.

Daut Haradinaj kishte gjuajtur me grusht secilën prej viktimave, të cilët ishin rrëzuar në tokë. Ai pastaj i kishte rrahur edhe me thupër, derisa ishin alivanosur. I akuzuari kryesor i këtij rasti, Idriz Balaj, së bashku me disa ushtarë të tjerë kishin dërguar viktimat tek një gardh.

Aty, pasi i kishin zhveshur, i kishin urdhëruar që të shtriheshn në tokë dhe i kishin rrahur më armë të cilat janë përdorur në vend të kamxhikut. Gjatë rrahjes, Balaj kishte gërvishtur me thikë në shpinë njërin nga viktimat, Bashkim Balajn, njofton Standardi.

Gjithnjë sipas aktgjykimit, nga rrahjet viktimat kishin humbur ndjenjat, por u sollën në vete me ujë të ftohtë. Aty, Idriz Balaj kishte marrë viktimat te lumi dy nga dy. -Çdo herë që ai ka marrë dy veta, janë dëgjuar të shtëna me armë që kanë ardhur nga drejtimi ku i ka çuar ata, shkruan në aktgjykim.

Por, njëri nga viktimat, Vesel Muriqi, kishte arritur të arratisej, derisa ishin ndalë në rrugë, për shkak të defektit që ishte paraqitur në njërën prej veturave që po bartnin viktimat. Sipas vendimit gjyqësor, Veseli kishte ikur nga vendi i ngjarjes duke kapërcyer telat e një gardhi dhe me sukses i kishte shpëtuar gjuajtjeve me armë në drejtim të tij.

Veseli ishte fshehur dhe pastaj kishte shkuar në Rozhajë të Malit të Zi për t’u fshehur.I mbijetuari Veseli ka qenë dëshmitar kyç në këtë rast. Ndërsa katër viktimat e tjera, të cilat Balaj i kishte çuar të lumi, nuk janë parë më të gjallë.......................

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ramushi;ne emer tim kan vrare shqiptar pa faje Empty Re: Ramushi;ne emer tim kan vrare shqiptar pa faje

Message  Perparimi Lun 27 Mar - 5:05

KUSH ËSHTË VESEL MURIQI


Vesel Muriqi, i lindur më 15 mars të vitit 1961, në fshatin Koshutan, komuna e Pejës (të zhvendosur me banim në Vitomiricë), nga baba shqiptar dhe nëna serbe. I regjistruar në librin amzë të të lindurve në Zahaç me emrin Veselin Todoroviq (Todoroviq, mbiemri i vajzërisë së nënës), kombësia “jugosllave”, e më vonë do të marrë edhe emrin Vesel Muriqi (Muriqi, mbiemri i babës).


Me Ahmet Malën, Vesel Muriqi ka lidhje të ngushta pune


Vesel Muriqi ka lidhje të mira me tre personat më të urryer në komunën e Istogut e me gjerë, veprimet kriminale të të cilëve i ka përjetuar në kurriz popullsia shqiptare e kësaj ane, siç janë Ahmet Mala, Muhamet Zekaj dhe Avdi Rexha, me të cilët ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë kontakte të rregullta, si në Mal të Zi ashtu edhe në Kosovë, të cilët pos të tjerave i ndihmojnë edhe në kontrabandën e armëve e drogës nga Mali I Zi në KosovëEdhe pas luftës, gjatë viteve 2000-2001 në shtëpinë e Muhamet Zekajt herëpashere ilegalisht kanë shkuar oficerë të MUP-it serbAvdi Rexha nga fshati Staradran (Istog), bashkveprus i hapt i forcave serbe, tezak i inspektorit te MUP-it serbë Demë Muja, i cili edhe sot e kësaj dite mban kontakte të rregullta me inspektorët e MUP-it serb Demë Muja e Raçiq qe gjenden ne Tutin. 

Vesel Muriqi ka lidhje të ngushtë me policin ndërkombtar, pakistanezin Vahid, me shërbim në policinë rajonale të Pejës, i cili bashkë me përkthyesin Rifat Berisha nga Klina, tash oficer i Inteligent Service në Pejë gjatë viteve 1999 –2001 kanë marrë para të majme për pranimin e njerëzve në polici, duke tentuar me çdo kusht mospranimin e pjesëtarëve të UÇK-së në SHPK, por të njerëzve të shërbimeve serbe. Edhe femrat që janë pranuar në SHPK përmes kësaj linje së pari është dashur të kalojnë nëpër “duart” e Vahidit, Veselit e Rifatit, duke paguar edhe tarifën prej 500 – 1000 DM, varësisht prej pamjes fizike të tyre. Dhe nuk është çudi që përqindjen më të madhe të vendeve në SHPK në rajonin e Pejës, e zënë pikërisht ato femra që janë të njohura për historitë e tyre me policë, sigurimsa e paramilitarë serbë. KUSH ËSHTË RAMIZ MURIQI?! 

Ramiz B. Muriqi (1951) nga Koshutani i Rugovës, me banim në Lagjen Fidanishte në Pejë është lidhje e ngushtë e Tahir Zemajt e Vesel Muriqit. Edhe para luftës i njohur për koketimet me organet e sigurimit serb dhe për marrje me kontrabandë me drogë, falsifikim devizash, rrahje e keqtrajtime të shumta të qytetarëve në Pejë. I lidhur ngushtë me organet më të larta të sigurimit serb. Ramiz Muriqi përmes linjës direkte me ministrin e punëve të brendshme të Malit te Zi, në përcjellje të njësive të policisë malazeze në shtator të vitit 1998 bashkë me Tahir Zemajn kishte kaluar në Shqipëri. 
Ramiz Muriqi është i vëllazëruar me Hysen Fazliun, apo siç njihet në Pejë me emrin Hysen Maxhupi, me të cilin bashkëvepron qe shumë vite.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum