Ndihmoi Kosoves amerike se tradhetaret na zhduken
:: sport
Page 1 sur 1

O
PINIONE
BALLINA / OPINIONE / EDITORIALE
Ndihmona Amerikë!
Naser SertolliPublikuar: 02.06.2013 - 12:51
Komente (7)PrintoPubliko në:
Sa për keqardhje dukej një i moshuar teksa një ditë, në një protestë, bashkë me dhjetëra fatkëqinj si ai, kërkonte pension dinjitoz në sheshin kryesor të Prishtinës. “Kosova është këtu falë punës e djersës tonë”, përpiqej ai para kamerës televizive ta shpjegonte hallin e tij. Me siguri, duke e parë pasurinë e pushtetarëve, në imagjinatën e tij Kosovën e përfytyronte si një vend të zhvilluar, me pasuri të pafundme nëntokësore, ku kallëpet e arit janë palë-palë dhe e lulëzuar. Pra, se Kosova është një “bukuroshe, rreth më rreth e qosh më qoshe”, ashtu siç është kënduar han-e-dan me sharki e lahutë.
Një shkrim i botuar ditë më parë në “Zëri” të bën të ndjesh keqardhje për gjenerata të tëra patriotësh që kanë dhënë jetën për Kosovën, që e kanë qullur me gjak e me djersë tokën e saj të shtrenjtë. Por, në të vërtetë, po del se toka e Kosovës është e pavlerë. Është një hiç. Ose, të paktën kështu në ekstrem e kanë zhvlerësuar një klikë njerëzish, të cilët veten e kanë veshur me kompetenca të tilla sa të bëjnë pazare të paskrupullta, të tilla sa një ari tokë të Kosovës e shesin për dy euro e gjysmë. Sipas shkrimit në fjalë, këta njerëz pra kanë shitur 20 hektarë tokë për një çmim prej asnjë cent më shumë se 5.000 euro. A ka çka të thuhet, a ka çka t’i shtohet më shumë këtij cirkusi?
Afera, dyshime e parregullsi kanë shoqëruar pothuaj secilën valë të privatizimeve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e cila merr vendime se kujt t’i shiten e t’i jepen me qira asetet e vendit. Por, e gërditur nga ndyrësitë që kanë ndodhur në bordin vendimmarrës të Agjencisë, para pak ditësh ka dhënë dorëheqje të parevokueshme përfaqësuesja Ambasadës së SHBA-së, zonja Bernadette Roberts. Mesazhi që përcolli përfaqësuesja e aleatit më të madh të Kosovës, aleatit të përbotshëm të shqiptarëve – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte: “Grahni qysh doni e qysh jeni mësuar, unë nuk përlyhem”. Ia kishin plasur kupën…
Por, a ka derman kjo punë? A ka kush e ndal këtë proces fatal, këto pazare të pista me pasurinë e Kosovës?
Shpresa e vetme për këtë vend të përvuajtur mbetet një dorë e fuqishme, një aso që ua bënë bashkë veshët anëtarëve të klikës deri t’i kthehen arsyes, derisa të bëhen të tillë që nuk e shesin një ari tokë për çmimin e një kutije cigaresh, derisa nuk i zhgënjejnë as popullin, as miqtë e tij. Një dorë e tillë është vetë SHBA-ja.
Prandaj, i takon vendit mik ta përdorë ndikimin e vet për t’i vënë gjërat në vijë, duke qenë se përfaqësuesja e tij e ka parë si shkarravitet pasuria e Kosovës dhe duke qenë se ambasadori amerikan ka qenë dëshmitar i vjedhjes së votave, përmes të cilave janë “zgjedhur” anëtarë të klikës. Ambasadori Christopher Dell mund të amnistohet vetëm nëse ka besuar sinqerisht që vjedhja në kuti ka qenë incident i izoluar dhe se “të zgjedhurit” nuk do të shkonin kaq larg në dëmtimin e shtetit.
Duke qenë se veç Amerika e shpëtoi Kosovën nga shfarosja, veç ajo mund ta shpëtojë tani nga fundosja në moçalin e krijuar nga klika.

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum