Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Ai tha se komandant i Policisë Ushtarake ka qenë Fatmir Lima

 :: sport

Aller en bas

Ai tha se komandant i Policisë Ushtarake ka qenë Fatmir Lima Empty Ai tha se komandant i Policisë Ushtarake ka qenë Fatmir Lima

Message  Perparimi Mer 5 Juin - 13:51

Ai tha se komandant i Policisë Ushtarake ka qenë Fatmir Limaj, megjithëse ai nuk i ka marr urdhrat për arrestime.

Ai tha se komandant i Policisë Ushtarake ka qenë Fatmir Limaj, megjithëse ai nuk i ka marr urdhrat për arrestime.

Ai tha se komandant i Policisë Ushtarake ka qenë Fatmir Limaj, megjithëse ai nuk i ka marr urdhrat
për arrestime.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ai tha se komandant i Policisë Ushtarake ka qenë Fatmir Lima Empty Re: Ai tha se komandant i Policisë Ushtarake ka qenë Fatmir Lima

Message  Perparimi Mer 5 Juin - 13:52

Nga Lirita Halili | 05 Qershor 2013 15:01Madhësia e tekstit:AAA
TË TJERA NGA RUBRIKA

U prezantua pamja e vizës kosovareMe biçikleta, në mbrojtje të ambientitPlaçkitet një agjenci turistikeGjykata: S'ka dëshmi kundër Lushtakut dhe të tjerëveHapet “Ekspozita e Teknologjisë Arsimore 2013”
(E plotësuar)Nesër në orën 10 pala mbrojtëse e të akuzuarve në rastin “Kleçka”, do të marrë vendimin me shkrim nga trupi gjykues ku do të vendoset nëse të pandehurve do t’i vazhdohet ose jo arresti shtëpiak.

Nëse vazhdohet, Limaj dhe të tjerët do të duhet të qëndrojnë të mbyllur, por nëse ndodh e kundërta ata do të lihen të lirë. Seanca e radhës në këtë rast do të mbahet me 3 korrik.

Zyrapi: Kleçka nuk ka qenë burg

“Kleçka nuk ka qenë burg, por ka pasur dhoma te ndalimit aty. Madje, Fatmir Limaj as që ka torturuar njerëz”.

Kështu është deklaruar ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi, para trupit gjykues në rastin “Kleçka”.

Gjatë gjithë seancës ai ka folur më shumë për postet e të akuzuarve gjatë luftës dhe zonat ku ata kanë luftuar.

Ai tha se komandant i Policisë Ushtarake ka qenë Fatmir Limaj, megjithëse ai nuk i ka marr urdhrat për arrestime.

“Mua nuk më kujtohet që ka pasur civilë të burgosur në Kleçkë. Atë e di Sokol Dobruna. Dy serbët që kanë qenë aty, janë arrestuar pasi janë zënë në zonën e UÇK’së”, theksoi ai.

Ai sqaroi se UÇK ka lëvizur shpesh, herë në malet e Berishës e herë në Divjakë, ku thotë se ka qenë 3 shtëpi në të cilat ata janë vendosur.

“Ne kemi qenë të informuar si shtab që ka pas dhoma të ndalimit por nuk e di sa kanë qenë. Këto informata i ka pas stafi juridik”, pohon ai.

Derisa Zyrapi sqaron se gjatë gjithë luftës, ata kanë punuar me rregullore të luftës. Ato kanë ekzistuar kanë qenë në komanda. Tash nuk e di ku janë pasi nuk e kam pas për detyrë t’i arkivojë”, ka sqaruar Zyrapi, derisa nuk e përjashton mundësinë që kjo rregullore të jetë diku në arkivin e TMK’së.

E pos Limajt Zyrapi thotë se nuk ka asnjë lloj informacioni e as ankesë për asnjërin nga të akuzuarit e tjerë në rastin Kleçka, se kanë maltretuar ndonjë njëri derisa e kanë mbajtur në dhomat e ndalimit.

Megjithëse pohon diçka. Zyrapi thotë se me të ardhur nga Bosnja ku kishte Luftuar, për t’ju bashkangjitur luftës në Kosovë, ka parë që ushtria nuk ka qenë e organizuar edhe aq mirë.

“Shtabi ka pas pak njerëz dhe sistemi komandues nuk ka qenë i lidhur. As Limaj e asnjëri nga këta të akuzuar nuk kanë pas përvojë të kaluar ushtarake”, tha ai.

Zyrapi, si shef i shtabit të përgjithshëm është pyetur nga prokurori i rastit, Maurizio Salustro kryesisht për organizimin e ushtarëve dhe rajonet në të cilën kanë operuar ata.

Prokurori e pyeti edhe për rolin e shefit të policisë, detyrë të cilën atëkohë e kishte Fatmir Limaj. “Ajo ka qenë pozita më e lartë. Ai është përkujdesur që t’i trajnojë policinë ushtarake, të nxjerrë rregullore për ata dhe të inspektojë ata. Megjithëse nuk ka pas funksion ekzekutiv”, ka pohuar Zyrapi.

Ai u pyet edhe për burgosjen e Blerim Kuçit, duke rrëfyer gjithë ngjarjen se si ka ardhur deri tek arrestimi i këtij të fundit. “Ai është larguar në ofensivën e parë me 1998 dhe është nisur drejt Shqipërisë. Largimin e ka arsyetuar se ka shkuar atje për të marrë oficer me përvojë të ish-armatës popullore të Jugosllavisë”, ka vazhduar rrëfimin e tij Zyrapi.

Kur ka ndodh kjo sipas tij komandant i shtabit ishte Azem Syla.

“Por kur Kuçi është kthyer është arrestuar nga stafi legal dhe është marrë në pyetje. Megjithëse Dobruna gjithnjë ka kërkuar mendim prej meje dhe normalisht që ne e kemi liruar dhe është dërguar në brigadën e tij dhe ka vazhduar luftën”.

Sikurse për Kuçin, Zyrapi thotë se Dobruna ka kërkuar mendim nga ai edhe për dy serbët që po mbaheshin në Kleçkë, e të cilët i kërkonte misioni i OSBE’së për tija dorëzuar. “Ai më pati treguar se njëri nga ata ka vdekur nga sulmi në zemër, derisa tjetri ishte gjallë. Megjithëse pas marrëveshjes ne ua kemi dorëzuar OSBE’së që të dy”, sqaroi Zyrapi.

Zyrapi sqaroj se të gjithë të akuzuarit kanë qenë pjesë e brigadës 121, që ndodhej në malet e Berishës.

Zyrapi dëshmon për rastin “Kleçka”

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi, sot do të dëshmojë në rastin “Kleçka”, në të cilin janë të akuzuar Fatmir Limaj dhe nëntë ish-bashkëluftëtarët e tij. Për Zyrapin janë rezervuar dy ditë që ai të merret në pyetje nga ana e prokurorit Maurizo Salustro, kryetari i trupit gjykues, dhe pala mbrojtëse.

Në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, konkretisht nga sallën e improvizuar në “Kinemanë ABC1”, sot (e mërkurë) në ora 10:00 në rastin “Kleçka” do të dëshmojë ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi.

Avokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj, ka bërë me dije për “Epokën e re” se nëse pala mbrojtëse nuk do të propozojë ndonjë dëshmitar për këtë proces atëherë, pas dëshmisë së Zyrapit, do të dëshmojnë edhe dy ekspertë.

Rrecaj, ka thënë se për Zyrapin janë rezervuar dy ditë që ai të merret në pyetje nga ana e prokurorit Maurizo Salustro, kryetari i trupit gjykues, Malkom Simons dhe pala mbrojtëse e të akuzuarve në rastin “Kleçka”.

“Bislim Zyrapi është dëshmitar i prokurorisë, i cili do të dëshmojë për rastin ‘Kleçka’. Për dëshminë e Zyrapit janë të rezervuara dy ditë. Nëse ka nevojë sigurisht do të vazhdohet edhe me ndonjë ditë tjetër. Pas Zyrapit do të dëshmojnë edhe dy ekspertë, njëri është i prokurorisë, tjetri i mbrojtjes”, ka thënë Rrecaj.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se pret nga dëshmitari Zyrapi ta thotë të vërtetën.

“Besoj se Bislim Zyrapi do ta thotë të vërtetën, e cila është në favor të mbrojtjes”, është shprehur Rrecaj, duke shtuar se pala mbrojtëse ka kohë deri më 14 qershor të propozojë ndonjë dëshmitar të saj për të dëshmuar në këtë proces gjyqësor.

“Ne si avokatë mbrojtës ende nuk kemi vendosur se a do të propozojmë ndonjë dëshmitar apo jo. Ne kemi marr një kërkesë nga gjykata që deri më 14 qershor, nëse do të kemi ndonjë dëshmitar, ta propozojmë. Në këtë drejtim ne jemi edhe në fazën e konsultimeve. Do të shikojmë se a do të jetë e nevojshme të propozojmë eventualisht ndonjë dëshmitar”, ka deklaruar Rrecaj.

Avokati i Limajt ka thënë se sot trupi gjykues mund të vendosë për çështjen e deklaratave të Urim Krasniqit, i njohur si dëshmitari “I”.

“Siç e dini, dëshmitari ‘I’ ka marrë një dënim nga ana e gjykatës për mosdhënien e dëshmisë. Tani është nën autoritetin e gjykatës të vendosë për çështjen e pranueshmërisë ose jo të deklaratave të tij të mëhershme të dhëna në polici dhe prokurori”, k
a thënë Rrecaj.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ai tha se komandant i Policisë Ushtarake ka qenë Fatmir Lima Empty Re: Ai tha se komandant i Policisë Ushtarake ka qenë Fatmir Lima

Message  Perparimi Mer 5 Juin - 13:53


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ai tha se komandant i Policisë Ushtarake ka qenë Fatmir Lima Empty Re: Ai tha se komandant i Policisë Ushtarake ka qenë Fatmir Lima

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum