Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Hashim E Fatmir LIma

 :: sport

Aller en bas

Hashim E Fatmir LIma Empty Hashim E Fatmir LIma

Message  Perparimi Sam 14 Juil - 14:07


Epoka e Lirisë dhe Pavarësisë po afrohet

15.01.2007
Në emër të kujtimit për martirët dhe dëshmorët tanë, të ndërtojmë monumentin e përjetshëm : Kosovën e re, të pavarur, sovrane dhe të përparuar.

Nga Hashim Thaçi



Për secilin popull, është një moment në histori që i ndanë ata mes atyre që besojnë se liria është për të gjithë, që secili popull duhet të jetë i lirë dhe i pavarur, dhe në ata që lirinë dhe udhëheqjen e vendit e shohin si një të drejtë ekskluzive vetëm për disa.

Populli ynë është ndeshur me këtë moment shumë herë gjatë historisë, dhe gjithmonë është përgjigjur njejtë:
Ne duam të jetojmë të lirë dhe të pavarur si të gjithë.

Kushtrimit që e lëshoi Komandanti legjendar Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Agim Bajrami, Ahmet KacikuFehmi Lladrovci UCK-ja, iu bashkangjitën të gjithë.

Për lirinë e Kosovës kanë sakrifikuar të gjithë qytetarët e Kosovës.
Tani kur këtë ëndërr e kemi më afër së kurrë ta realizojmë, kur epoka e lirisë dhe pavarësisë po afrohet cdo ditë e më shumë, ne duhet t'i kujtojmë të gjithë ata që u sakrifikuan për ëndërrën tonë të përbashkët, për qëllimin tonë të përhershëm, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Vendi ynë ka dhënë shumë martirë. U bënë sakrifica të panumërta në mënyrë që ne, sot të jemi të lirë, që vendi ynë të frymojë lirshëm.

Ne të gjithë, kujtojmë sulmet e tmerrshme që iu bënë fshatit tuaj tetë vite më parë. Kujtojmë rrëfimet e tmerrëshme të atyre që mbijetuan.

Bota kujton pamjet e atij mëngjesi.
Ato sulme të tmerrshme, kishin një qëllim, ta fusnin frikën në mesin tonë, të na detyronin të zbrapseshim nga qëllimet tona.
Por ky skenar dështoi.
Ne fituam.

Andaj, sot, ne duhet të përkulemi para atyre që na nderuan me sakrificën e tyre, po ashtu duhet të shënojmë të vërtetën e pamohueshme se sakrifica e tyre na udhëhoqi drejt shpresës dhe përpjekjeve për një të sotme dhe të nesërme më të mirë.
Gjaku i dëshmoreve u shëndërrua në thirrje për liri.
Edhe sot, kujtimi për ta na bënë më të përkushtuar dhe të bashkuar në rrugën tonë drejt pavarësisë.
Sepse, është liria ajo që e bënë jetën tonë me më vlerë dhe të dinjitetshme, është ajo që na e hapë përspektivën që të përparojmë dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.
Ajo që na e lanë trashëgimi martirët tanë nuk është vetëm liri për ne, por liri për të gjithë ata që do të vijnë pas nesh, për fëmijët tanë, nipërit tanë, liri që do t'i qëndrojë kohës.
Sakrifica e dëshmorëve i demonstroi botës karakterin e popullit tonë: qytetarët tanë I dëshmuan botës që ne jemi të fortë dhe të guximshëm; që ne nuk mund të rrënohemi apo gjunjuzohemi; që gjithmonë do të aspirojmë drejt një të nesërmje më të mirë.
Bota demokratike, fal sakrificës së popullit tonë, u përgjigj me guxim.
Ata u bashkangjitën në betejën tonë kundër shtypjes dhe okupimit.
Beteja jonë ishte e drejtë, por, beteja jonë nuk ka përfunduar.
Tani, bashkarisht me bashkësinë ndërkombëtare do ta përfundojmë punën e nisur më parë. Unë e ftoj bashkësinë ndërkombëtare që të demosntrojë po të njëjtin guxim me unitet dhe po të njëjtën përkrahje si më parë, duke ndihmuar Kosovën që të fitojë të drejtën e saj të dhënë nga zoti, të drejtën për Kosovën e lirë, të pavarur dhe sovrane.

Ne duhet t’i kujtojmë me respekt të gjithë ata që u sakrifikuan për të mirën e vendit tonë.

Ne duhet t’i nderojmë radhazi, secilin prej tyre.

Ua kemi për borgj përkujtimin, dhe jo vetëm atë.

Në emër të kujtimit dhe përuljes për ta, ta ndërtojmë vendin tonë.

Në emër të kujtimit dhe mishërimit me vlerat të veprës së tyre, do të ndëtojmë shkolla.
Të ndërtojmë spitale.
Të zhvillojmë ekonominë.
Do të ndërtojmë jetën e re.
Në emër të kujtimit për ta , të përmirësojmë standardin e jetës për qyetarët tanë dhe gjeneratat që do të vinë pas nesh.
Kosova ka sakrifikuar, e meriton dhe është e pregaditur për pavarësi.

Kosovën e integruar në Bashkim Evropian dhe NATO.
Në emër të kujtimit për ta, të ndërtojmë monumentin e përjetshëm : Kosovën e re, të pavarur, sovrane dhe të përparuar.

(Ky shkrim është fjalimi I kryetarit Thaçi mbajtur me rastin e shënimit të përvjetorit të tetë të masakrës së Reçakut)




Pergjigje
I Thaqi e O ti Fatmir :Politika e rugoves ka cofe,por merrnu me politike tjeter e genjene popullin me forma tjera,kan cofe keto genjeshtra te moqme ish komunistesh!!!!

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum