Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Shaip Muja;grat e dhunuara skan lidhje me uçk !

 :: sport

Aller en bas

Shaip Muja;grat e dhunuara skan lidhje me uçk  ! Empty Shaip Muja;grat e dhunuara skan lidhje me uçk !

Message  Perparimi Mar 26 Mar - 11:19


Ndodheni Indeksonline / Lajme
13:05 / E martë, 26 Mars 201339 Komente
Muja: Gratë e dhunuara nuk janë viktima

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja, ka sqaruar në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, se pse kundërshton që kategoria e grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë nuk bën të përfshihet në një kategori në kuadër të ligjit për veteranët e luftës.
Zoti Muja është përfshirë në një debat me deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, lëvizje kjo e cila ka inicuar që në shenjë kujdesi për gratë e dhunuara, atyre t’u sigurohet një përkujdesje institucionale në kuadër të ligjeve në fuqi.
RADIO EVROPA E LIRË
Çka ndodhi në kuvend, dhe çfarë debati u inicua për gratë e dhunuara gjatë luftës, si një kategori për të cilën po kërkohet një përkujdes institucional, dhe çfarë thatë ju në Kuvend që shkaktoi gjithë këto polemika?
SHAIP MUJA
Propozimin që gratë e dhunuara, të mbrohen me ligj nuk e ka kundërshtuar Partia Demokratike, në asnjë moment. Dhe asnjë deputet i Partisë Demokratike nuk e ka kundërshtuar. Mirëpo, përzierjen e kategorisë së grave të dhunuara me ushtarët e UÇK-së, unë e kam quajtur një spekulim politik, dhe nuk e ka në esencë dhembshurinë e grupit politik të Vetëvendosjes dhe të një pjese e deputetëve, por është më shumë spekulim politik që të marrin vota, dhe mendojnë se do të marrin vota.
Në Kuvend kam thënë se këta nuk janë marrë asnjëherë me këtë kategori, kurse unë personalisht jam marr me këtë kategori. Gjithë ato gratë që e dëgjojnë këtë emision, e që ju kam ndihmuar për 12 vjet, e dinë shumë mirë se çka ju kam ndihmuar. Kam sjell edhe grupe të ekspertëve psikiatër nga SHBA-të.
RADIO EVROPA E LIRË
Po çfarë keni thënë saktësisht?
SHAIP MUJA
Saktësisht kam thënë se këto gra janë të atakuara nga Post-Trauma Sindromi (PTSD-ja), dhe se ky sindrom do të jetë në rritje, e jo zbritje. Jo vetëm për ato gratë e dhunuara, por edhe për tërë familjen e saj, për rrethin shoqëror të ngushtë, dhe rrethin e gjerë. Të themi shumë thjesht, ne do t’i futim në ligj, ua japim edhe 200 euro ose 250 euro, një pagë dhe i harrojmë ato. Kjo nuk është zgjidhje.
Kam kërkuar që institucionet e Republikës së Kosovës të ngrisin kapacitete në Ministrinë e Shëndetësisë, me grupe të veçanta të specializuara për t’i trajtuar nga aspekti psikiatrik, sepse këto kanë lëndime shpirtërore shumë specifike. Duhet me qenë grupe të profesionalizuara, të shihen ato a janë në gjendje të ri-socializohen dhe të integrohen në sistem, apo të mbesin në skedat sociale të Ministrisë për përkrahje sociale. Kjo ka qenë kërkesa ime në parlament. Ndërsa, spekulimet që po bëjnë disa nëpër Facebook, nëpër...
RADIO EVROPA E LIRË
Një ka qenë se keni thënë se “duhet të kontrollohen ato gratë e dhunuara”?
SHAIP MUJA
Nga PTSD-ja, post-trauma sindromi. Është proces verbali, i cili...unë jam mjek, unë jam profesional. Ata të cilët e kanë devijuar janë spekulantë. Lëre që janë spekulant, por nuk janë marrë asnjëherë me çështjen e Kosovës. Nuk ka asnjë vlerë kontrolli gjinekologjik sot! Ka niveli psikiatrik, kam thënë dhe psikologjik, prandaj këta spekulantë, të cilët janë të ulur në parlament, nuk kanë as vlerë kombëtare dhe as intelektuale.
Unë e ndiej për turp të debatoj me ta në këtë drejtim, sepse nuk janë marrë me këtë kontingjent asnjëherë. Këto gra meritojnë një përkrahje, një statistikë të mirë dhe diskrete, një grup shumë profesional, sepse ato janë një pjesë, së cilës i takon në mënyrë permanente përkujdesja. Jo vetëm sot t’i fusim në ligj dhe t’i harrojmë.
RADIO EVROPA E LIRË
Por, a nuk mendoni se është një hap i parë, që ato të kenë një ndihmë sociale, para se të bëhet shkallë-shkallë sic e thoni ju, pasi dhatë një shpjegim për sistemin e tërë, e në shkallën e parë do të ishte ndihma sociale, ta themi!?
SHAIP MUJA
Fatkeqësisht në Kosovë, me to kanë punuar shumë grupe. Unë e di që kanë punuar shumë grupe. Në mesin e grupeve kam punuar edhe unë. Unë kam nxjerr nga psikiatria gra të tilla, përmes një fondacioni të psikiatrisë amerikane që quhet “Through Field Therapy”, është terapi pa medikamente bëhet vetëm me shkarkimin e energjisë negative, që e kanë brenda. S
ecili nga ne kemi energji negative, por këto gra, dhe ata të cilët kanë qenë direkt të atakuar nga sistemi i dhunës, edhe fizike, edhe seksuale, të gjitha, janë me energji jashtëzakonisht negative. Ata duhet të shkarkohen nga ajo energji negative, dhe fillojnë ta kuptojnë realitetin, por realiteti nuk i ngarkon më.
Prandaj, kjo ka qenë edhe një intencë, por fatkeqësisht unë nuk gjeta fonde që të përkrahem tutje, dhe të aktivizohet ajo. Ne kemi ndihmuar shumë gra, sa kam qenë në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, dhe jashtë TMK-së kur kam dal. Mirëpo, ky grup duhet në mënyrë permanente të monitorohet. Ky grup duhet në mënyrë permanente të shihet dhe të risocializohet në jetën normale.
Duke u gjetur punë të adaptueshme, sipas kualifikimit, apo sipas rrethanave. Kjo ka qenë kërkesa ime. Hapi fillestar që të futen ato në ligj, në ligjin e kategorisë së veteranëve të luftës, unë nuk e besoj që dikush, edhe nga aspekti juridik, por edhe nga aspektet tjera mund të thotë se është i qëlluar.
RADIO EVROPA E LIRË
Pra, kërkoni një diferencim?
SHAIP MUJA
Një diferencim, me një ligj tjetër. Me një grupim tjetër. Edhe grupimi duhet të jetë i klasifikuar fiks. Me obligimet shtetërore, të cilat duhet të jenë permanente, ndaj kësaj kategorie.
RADIO EVROPA E LIRË
për shembull për Viktimat e Luftë , apo nuk munden të futen gratë e dhunuara në kategorinë e viktimave të luftës?
SHAIP MUJA
Nuk mundesh me i quajt viktima, sepse nuk janë të vrara. Viktimat janë të vrarët. Të lutem ato janë spekulime, fjala në fjali. Prandaj për atë ju kam thënë se janë spekulantë. Unë kam qenë pjesëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së. Edhe nuk mund ta ndiejnë ata persona që kanë nënshkruar më shumë sesa unë dhimbjen.
Unë kam pa shumë foshnje, e shumë fëmijë, e shumë gra të dhunuara, e të lënduara. Unë kam vet të humbur nga familja, jam i atakuar. Prandaj, këta spekulantë të cilët janë sot politik, janë duke e dhunuar edhe publikun, duke krijuar percepcion./Radio Evropa e Lirë/




Kendi i komenteve
Altini 26.03.2013 / 16:10
O mos u merrni me te se deri dje nuk ka pas me ngene buk e tash i ka kcy rrotes se pampurit si te tjeret ne PDK, ka ba miliona. Te varferit te tille do te mbeten se te tille jane ne KOKE, keshtu jane PDK-istat. Ma gjeni nje Minister apo nje funksionar te larte te PDK qe ka qen dhe eshte i pasur. Te gjithe kan ardh morracak ne politik e tani jane milionera. Sa per ekspert mundesh me qen ne mashtrim, hajni, mafiozitet, poshtersi, paftyresi, genjeshter, por jo ne mjekesi dhe politikberje o matrapaz. Keta nuk e kan bere luften dhe kjo tregon se ata qdo dite e me teper po e demaskojne veten sa me shum qe po thirren ne emer te luftes. Luften dhe lirin e Kosoves e sollen populli dhe viktimat qe ju i kontestoni o matrapaz. Ku ishit ju qe nuk qet ne gjendje qoft edhe ne nje rast te mbroni popullin. Ju e keni servuar popullin para gjelati qe te kete sa me shume viktima, dhe ne emer te tyre eshte fituar liria. Nato ka intervenue mu p[r ahkak te viktimave e jo per shkak tuajin o hijena qe keni uzurpuar qdo gje. Ne PDK vlen parulla " Hjana e te gjithe Kosoves Bashkohuni.
Fadili 26.03.2013 / 15:54
Po une e di qe ky vet ka dhunuar gra...
Prekazi 26.03.2013 / 15:42
Shaip ti je burr i mir, ik pi asaj partije se veq shka koritesh me nejt mo aty.
Dr Mengele 26.03.2013 / 15:18
E ki dhane provimin pranues te une!
VV-vetevendosje 26.03.2013 / 15:12
mos u lironi ju populli i shkret me shenu shum kunder te famshmes PDK-s se na han dreqin tonve..ihihihihihihihihh Mos u merni me kta laperaa po qonu Demostrat me shkarku meniher
bURIMI 26.03.2013 / 15:09
Njeriu kur goditet me makine ne komunikacion eshte viktime, njeriu i cili plackitet eshte viktime e plackitjes, njeriu i cili rrahet eshte viktime.
feta 26.03.2013 / 14:59
He hajvan bre po ski faj se je perfaqsus i popullit e kto gra sjan popull per ty jan gra t serbis.!11!! kali bre.
Dauti 26.03.2013 / 14:54
TI JE MONSTRUM
dardania antike 26.03.2013 / 14:50
Ky u kon anetar i shtabit te perhjithshem te kaqubave, qysh po doket ky e paska dhunu na njo vete, qata nuk po i pelqejka me i quajtur grate e dhunuara viktima. Nese votohen prap qiftat e kti bakteri kan me i shpall shkiet heroi te dhunes. Ky bakter komunist eshte ma shka se ni shka.
KunderTeKeqes 26.03.2013 / 14:41
Respekt per grate e dhunuara,zoti qofte me juve.
AG 26.03.2013 / 14:38
Thot se ka kerku qe te krijohen grupe te veçanta te specializuara per t’i trajtuar nga aspekti psikiatrik, po leje bre pash neren, ku pat eksperta tek ne qe kishin dite mi trajtu kete kateguri ne menyre te duhur! garant e ka gjet noj formule per noj projkt e mi ra milionerllakut me shqelm!! Nje trajtim i vecant ligjor dhe nje mbeshtetje financiare do ta kishte bere me te leht jeten ketyre VIKTIMAVE qe kane pas nje fat te tille.
jeti 26.03.2013 / 14:33
Ne u treguam populli me frigacak ne evrop e i lam serbet te na dhunojm. Num u pregaditem tu e dijt se çka do te na gjej nga serbia. Por me e keqja eshte se mos me qen USA edhe sot sjemi te pergaditur.
mergimtari 26.03.2013 / 14:28
me ben te quditem se si munde te genejen aqe shum ky njeri i paftyre kure bashkeshortaj e tina na ka pas lodhun me nje emisjon ne RTK qe u mundojke me i mesuar femrat shqiptare kosovare se si te mbajn linjen e trupit po e nevizoj gruja e turpit e ky me tregon e rren se si eshte marre me kete kategori te grave te dhunuara pranda bashkobas te mi mos priteni diqka me te mire nga katogorija e njerzeve te tille.
Blerimi 26.03.2013 / 14:28
arsyeja pse PDK po insiston shume me kan kunder ligjit per grate e dhunuara eshte sepse gjate luftes disa nga keta komandantat qe jane ber kriminel, kane dhunuar edhe vete gra e vajza. Ky eshte fakt qe dihet kurse kta po tuten mos po ju dalin ne shesh dunimet e tyre, pas miratimit te ligjit.
sabit RRahmani 26.03.2013 / 14:19
ky eshte antar i shikut dhe ka marr vet pjes ne dhunimin e grave ;ky han e dan kane qene dore e zgjatur e serbise ;viktimat jan te gjalla dhe te vdekura ; po me trafikim organesh si te shkuan punet shoku frankenshtajn? ti nga pelhura bebave te grave ne ceki prodhove krem per ftyre sebashku me plurat sejdiun kete akoma njerzimi nuk e din por do ta mesoi.ti je kriminel e shkuar kriminelit; ne shume raste ka viktima qe jane dhunuar nga vet pjestar te uçk; ky duhet te luftoi kunder viktimave qe ka shkaktuar ky me shoket e vet.
popopo 26.03.2013 / 14:16
masi skokan viktima kto t dhunune m falni ju t demtunet "" hajde t takohemi e t shti n dor e t dhunoj e torturoj e tani fol o majmun o idijot i pa ftyr spo di tjeter qka me t than ma keq bre ma mir mos me u marr me ty
besniku 26.03.2013 / 14:13
Njerez respektoni motrat, grate, vajzat e nenat tona. Ato jane heroina te ketij vendi. Sa me shume flasim pa lidhje, perfshi edhe keto komente ne vetem sa tregojme sa burra frikacake ishim qe nuk i mbrojtem. Nderoni e ndihmoni ne heshtje se kur ndihma behet me zhurme as ndhme nuk eshte
Lina 26.03.2013 / 14:12
Shaip ta shkerdhefshin shkijet grun !
drenicaku 26.03.2013 / 14:05
I nderuari Muja.Ne po e shohim qdo dite se qysh perkujdesen Institucionet per shume kategori qe kane nevoje per perkujdesje.Keshtu qe ju duhet ta beni ligjin qe ato te kene nje lloje pagese mujore e te kujdesen vete per veten ....Nuk ju duhet pas 14 viteve perkrahje morale.por materiale
Tomi 26.03.2013 / 14:04
Dhasht zoti qe edhe gruan tande ta dhunojn shkijet o pis o katil o vrases
Turp injorantave 26.03.2013 / 13:58
Zoti ju ktheft te gjitha te mirat qe i keni bere per invalidet e luftes dhe njerzit ne nevoj njeri prej njerzve te rrall qe duhet te mburremi me ju
Dr Eki 26.03.2013 / 13:51
O telemedicina po nashta duhet ty me te dhunu e tana e mer vesh a osht viktim a jo?e kryetari i lidhjes se rinis komuniste ktyneheri me Ilir Tolen a po prevaranta jeni e shtatrut QKUK
Rrustem Rama 26.03.2013 / 13:50
Sipas udbashave të PDK-se përdhunimet gjatë luftës duhet patjetër të mohohen sikurse nuk kan egzistue fare. Këta udbashat e PDK-se po e kryejn punëne UDB-se. Këta udbasha të PDK-së edhe pse e kan ndihmën e Serbisë , nuk munden ta mohojn faktin se ushtria serbe ka përdhunuar më shumë se 20.000 vajza shqiptare dhe se për këtë krim heret a von duhet të dalin para drejtësisë. Para drejtësisë do të dalin edhe këta udbasha të PDK-se të cilit pos që e mohojn këtë krim po e shkatrrojn edhe Kosovën të cilin e kan bërë shtetin më të varfër , shtetin më të korruptuar, shtetin më të kriminalizuar dhe shtetin më të përfolur për dukuri negative në Evropë. Këta udbashat e PDK-se duhet që sa më parë të mbyllen në Dubravë dhe mos të lejohen të shohin më dritë.
sheqeri 26.03.2013 / 13:50
mir e ka bravo se ka keq kys en sju kan bo rroft partia
BALLISTI 26.03.2013 / 13:37
PO KY ESHTE SE BASHKU ME SHKIJET DHE E TERE PARTIJA E TIJ I MBROJN SHKIJET SEPSE KETA JAN BIJT E TYRE.SHIKOJANI VETEM FETYREN SI SHKA E KA ,KU ME DITE NANA E TIJ ME KAN E KA BERE ME QFARE SHKAU E KE BERE KETE UDBASHE DHE HASHIMI SE ESHTE NJE UDBASH.PRA KETA JAN KUNDER CDO GJEJE QE KA TE BEJE KUNDER SHKIJEV
hunleshi 26.03.2013 / 13:35
Ky osht shipoc me zemer shkau.
irid 26.03.2013 / 13:30
ooo injorant, ti po thu per vete se je ekspert, dhe nuk din se qka eshte viktima.. marre turp per ata njerezs qe ta kan dhon voten, turp per ty qe po thu se je kon uck.. phuuu t dhunofshit ty sot ho
luani 26.03.2013 / 13:27
O fush o mjerim Ka dul ky matrapaz tash
drejtesia 26.03.2013 / 13:27
Te na deshmoret i quajne heronj, viktimat - deshmore, ushtaret e vrare - gjenerala e majora, kalimtaret e rastit - veterane, te plagosurit - invalide te luftes, e pse atehere te mos quhen grate e dhunuara - viktima.
Drenicaku 26.03.2013 / 13:27
Ky su as mjek e as politikan ky esht vetem dallavergji as gje ma shum
hana 26.03.2013 / 13:22
Ti Shaip katastrofa,duhesh urgjent ta kryesh nje trajnim e të informohesh me detajisht se cilët persona quhen viktima.Sipas teje gratë e dhunuara kanë qenë dashur edhe te vriten për ti quajtur viktima.TURP PER TY,INJORANT I MJERË
Petiriti 26.03.2013 / 13:20
O Doctor doctor po kush ka ka dhene at diplom a?Po nashta sipas teje Dhunuesi eshte viktim .Kjo eshte mizerie cka fol ky njeri.Kjo eshte eshe nje perdhunim i ketyre grave ,vajzave qe jane perdhunu me akt jonjerzore pa vullnetin e tyre .Deri sa kemi kesi njerez ne sferen publike jemi afer Mesjetes
Doktorri 26.03.2013 / 13:19
O Popull i mjere.Po nese ne kishim qene burra si duhet nuk i kishim lane nenat,motrat,vajzat,femijet tane te na i dhunojne shkijet.Po kishim vdek bashk me to .Po cdo njani e ka shti bishtin nder kame dhe ka ik neper mal .Keto Gra tona jane perball me poshtrimin me cnjerzore dhe sot nga po ata kriminela te cilet kane bo lufte nga shqiperia e tetova e gostivari.Nuk ju njohin statusin.Ky popull duhet te zhduket nga Faqja e dheut se pjell e felliqet ish kane .Respekt ketyre Grave tona .
erdon 26.03.2013 / 13:19
krejt kontributen e vet na kallxoj ma shum foli per kontribtin qe e ka bo vet me demek. po qysh spo i vjen marre me fol kshtu se!
NALETI 26.03.2013 / 13:18
Nuk pritet nje deklarate me e mire nga tregtari i veshkeve , kti edhe grate e familjes se vet me ja pas dhunu , nuk ish merzit sepse ia kishin bere vllezrit e tij serbe , ky klysh serbe nuk ka gjak shqiptari , ka sa veshket o veterinar .
Antipolitikani 26.03.2013 / 13:17
Dr Muja, a munden keto te trajtohen me TELEMJEKESI?
Roni 26.03.2013 / 13:16
Ky ehste viq....
Teuta 26.03.2013 / 13:10
Nese ky eshte mjek dhe ekspertune jam Queen Mother hehheheh
Dardan 26.03.2013 / 13:09
Nese eshte ky mjek e ekspert une jam Queen
Mother hehheee

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum