Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Marveshe me eulex qeveria ndryshe skan jete

 :: sport

Aller en bas

Marveshe me eulex qeveria ndryshe skan jete Empty Marveshe me eulex qeveria ndryshe skan jete

Message  Perparimi Sam 8 Sep - 1:17

http://www.zeriamerikes.com/content/kosovo-supervised-independence-/1501363.html



E shtunë, 08 shtator, 2012
Web TV
Lajme / Ballkani

Forumi 2015: Si duhet të jetë Kosova pa mbikëqyrje
Një grup organizatash joqeveritare të mbledhura rreth Forumit 2015, thanë se veriu i Kosovës nuk duhet të diskutohet me Serbinë
Shtype
E-mail
Komente (1)
Ndani:

Forumi 2015




MADHËSIA E GËRMAVE
Leonat Shehu
04.09.2012


Një grup organizatash joqeveritare, publicistë e analistë të mbledhur rreth Forumit 2015, thanë sot se përmbyllja e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, nuk duhet të shënojë edhe fundin e angazhimeve për zbatimin planit të kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari, në bazë të të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës.

Një nga hartuesit e raportit, Agron Bajrami, kryeredaktor i të përditshmes Koha Ditore, tha se çështja e veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe, duhet të zgjidhet pikërisht në kuadër të këtij plani.

“Pakoja e Ahtisaarit është zgjidhja që duhet të implementohet edhe për veriun. Kjo zgjidhje dhe implementimi i kësaj pakoje është diçka që duhet edhe zyrtarisht dhe publikisht edhe nga faktori ndërkombëtar sikurse Bashkimi Evropian i cili deri tani ka qenë mjaft i paqartë lidhur me pozicionin e vet për zbatimin e pakos së Ahtisaarit dhe situata në veri dhe zbatimi i pakos atje nuk duhet të jetë çështje e negociatave në dialogun që Kosova e ka dhe do ta ketë me Serbinë”.

Zoti Bajrami tha se Prishtina duhet të jetë e kujdesshme edhe në synimet e saj për të diskutuar më përfaqësuesit lokal serb në veri.

“Çdo dialog i brendshëm edhe me përfaqësues legjitim mund të ndodhë vetëm në një kontekst ku ekzistojnë zgjedhje të Kosovës në veri dhe kryhet procesi i decentralizimit. Këto mund të shkojnë paralelisht, nuk ka nevojë të pritet mbajtja e zgjedhjeve atje dhe krijimin e komunës së Mitrovicës Veriore dhe votimin e përfaqësuesve legjitim. Një proces i niveleve të ndryshme sigurisht se mund të hapet, mirëpo rekomandimi im është që ai nuk mund të jetë i qëndrueshëm nëse bëhet me përfaqësues të cilët nuk janë legjitim dhe të cilët përfaqësojnë struktura paralele dhe ilegale”, tha zoti Bajrami.

Raporti i publikuar sot tërheq vëmendjen në çështjet që mbeten të hapura siç janë edhe trashëgimia që i takon Kosovës nga ish Jugosllavia, çështja e pronës, dokumenteve etj.

Një nga hartuesit e raportit, Lumir Abdixhiku, tha se edhe për këto çështje duhet ngulur këmbë në zbatimin e planit të zotit Ahtisaari.

“Ne rekomandojmë tri fusha. Së pari që të caktohet një ndërmjetësues ndërkombëtar i nivelit të lartë në marrëdhëniet e Kosovës, jo vetëm me Serbinë por edhe vendet tjera të ish-Jugosllavisë për të definuar, çështjen e borxhit të jashtëm, atë të sukcesionit apo marrjen e pasurisë, hises së Kosovës në ish-Jugosllavi dhe për të kthyer kopjet origjinale të kadastrës në Kosovë”, tha zoti Abdixhiku.

Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Ligjore dhe Politika, tha se sfidë pas përmbylljes së mbikëqyrjes është baza juridike e misionit të EULEX-it në Kosovë.

Dje presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i dërgoi një letër shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, me të cilën mirëpret vazhdimin e mandatit të EULEX-it. Tashmë një përgjigje pozitive është hartuar nga zonja Ashton dhe ky letërkëmbim pritet të votohet në formën e një marrëveshjeje në Parlamentin e Kosovës.

Zoti Korenica thotë se kjo nuk është e mjaftueshme. “Raporti ynë tregon se për të bërë legjitim misionin e EULEX-it në nivel të brendshëm nevojitet që të ketë një marrëveshje bilaterale ndërkombëtare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës dhe që realisht prezenca e tillë të jetë e kufizuar në kohë dhe të mos ketë asnjë bazë në rezolutën 1244 dhe në kapitullin e shtatë të kartës së Kombeve të Bashkuara, meqë EULEX-i është mision teknik i shtet-ndërtimit dhe nuk përbën një mision paqeruajtës siç ka mundur të ishte në vitin 1999”, tha zoti Korenica.

Në raport, Forumi 2015, thotë se sfidë është edhe prania ushtarake ndërkombëtare, pasi legjitimiteti i KFOR-it ka buruar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshja Ushtarake Teknike e Kumanovës e nënshkruar nga NATO-ja dhe ish Republika Federale Jugosllave.

Sidoqoftë, të hënën më dhjetë shtator, pritet te marrë fund mbikëqyrja ndërkombëtare, ndërsa të premten, më 7 shtator, pritet të përmbyllet procesi i ndryshimeve kushtetuese e ligjore, që mundësojnë këtë përfundim dhe më shumë sovranitet për instituci
onet e Kosovës.


Dernière édition par Perparimi le Sam 8 Sep - 1:27, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Marveshe me eulex qeveria ndryshe skan jete Empty Re: Marveshe me eulex qeveria ndryshe skan jete

Message  Perparimi Sam 8 Sep - 1:26

nga: Haxhi Kuçi nga: fr
05.09.2012 20:10
Saiperket pavaresise se mbikqyrure qe mendoni se perfundon me 10,apo 15 shtator une edhe ne fillim ju tregova se;Atifetja e Dellit dhe e Jakup Pasaportes sot e miratuan vendimin qe eulexi te rrine ne kosove me nje mandat prej dy vjetesh.Me kete dihet se ende nuk ka perfundue mbikqyrja e pavaresise se kosoves.
E dine mire kjo qeveri qe nuk ka aftesi per ta mbrojtur sovranitetin teritorial,po edhe nese amerika do i armatos me arme berthamore shqiptaret e merdhire.
Dhe qe thoni se ka mbarue rezuluta1244 enderra shihni edhe diten ju zotri,ajo do zbatohet dhe do e shihni veten ne sketerr .
Nese u mbrone amerika pergjithemone keni shancen e mbajtes se qeverise mbi masen e lodhur se administrimi vete tregon perdorimi i dhunes se papare mbi çdo kend.Pra pamarr parasysh a jeni ne roberi apo te pavarur.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum