Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

KUSH ËSHTË VESEL MURIQI?

 :: sport

Aller en bas

KUSH ËSHTË VESEL MURIQI? Empty KUSH ËSHTË VESEL MURIQI?

Message  Perparimi Mar 26 Sep - 17:53

KUSH ËSHTË VESEL MURIQI?

Vesel Muriqi, i lindur më 15 mars të vitit 1961, në fshatin Koshutan, komuna e Pejës (të zhvendosur me banim në Vitomiricë), nga baba shqiptar dhe nëna serbe. I regjistruar në librin amzë të të lindurve në Zahaç me emrin Veselin Todoroviq (Todoroviq, mbiemri i vajzërisë së nënës), kombësia “jugosllave”, e më vonë do të marrë edhe emrin Vesel Muriqi (Muriqi, mbiemri i babës).

Me Ahmet Malën, Vesel Muriqi ka lidhje të ngushta pune

Vesel Muriqi ka lidhje të mira me tre personat më të urryer në komunën e Istogut e me gjerë, veprimet kriminale të të cilëve i ka përjetuar në kurriz popullsia shqiptare e kësaj ane, siç janë Ahmet Mala, Muhamet Zekaj dhe Avdi Rexha, me të cilët ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë kontakte të rregullta, si në Mal të Zi ashtu edhe në Kosovë, të cilët pos të tjerave i ndihmojnë edhe në kontrabandën e armëve e drogës nga Mali I Zi në KosovëEdhe pas luftës, gjatë viteve 2000-2001 në shtëpinë e Muhamet Zekajt herëpashere ilegalisht kanë shkuar oficerë të MUP-it serbAvdi Rexha nga fshati Staradran (Istog), bashkveprus i hapt i forcave serbe, tezak i inspektorit te MUP-it serbë Demë Muja, i cili edhe sot e kësaj dite mban kontakte të rregullta me inspektorët e MUP-it serb Demë Muja e Raçiq qe gjenden ne Tutin.

Vesel Muriqi ka lidhje të ngushtë me policin ndërkombtar, pakistanezin Vahid, me shërbim në policinë rajonale të Pejës, i cili bashkë me përkthyesin Rifat Berisha nga Klina, tash oficer i Inteligent Service në Pejë gjatë viteve 1999 –2001 kanë marrë para të majme për pranimin e njerëzve në polici, duke tentuar me çdo kusht mospranimin e pjesëtarëve të UÇK-së në SHPK, por të njerëzve të shërbimeve serbe. Edhe femrat që janë pranuar në SHPK përmes kësaj linje së pari është dashur të kalojnë nëpër “duart” e Vahidit, Veselit e Rifatit, duke paguar edhe tarifën prej 500 – 1000 DM, varësisht prej pamjes fizike të tyre. Dhe nuk është çudi që përqindjen më të madhe të vendeve në SHPK në rajonin e Pejës, e zënë pikërisht ato femra që janë të njohura për historitë e tyre me policë, sigurimsa e paramilitarë serbë. KUSH ËSHTË RAMIZ MURIQI?!

Ramiz B. Muriqi (1951) nga Koshutani i Rugovës, me banim në Lagjen Fidanishte në Pejë është lidhje e ngushtë e Tahir Zemajt e Vesel Muriqit. Edhe para luftës i njohur për koketimet me organet e sigurimit serb dhe për marrje me kontrabandë me drogë, falsifikim devizash, rrahje e keqtrajtime të shumta të qytetarëve në Pejë. I lidhur ngushtë me organet më të larta të sigurimit serb. Ramiz Muriqi përmes linjës direkte me ministrin e punëve të brendshme të Malit te Zi, në përcjellje të njësive të policisë malazeze në shtator të vitit 1998 bashkë me Tahir Zemajn kishte kaluar në Shqipëri.
Ramiz Muriqi është i vëllazëruar me Hysen Fazliun, apo siç njihet në Pejë me emrin Hysen Maxhupi, me të cilin bashkëvepron qe shumë vite.

Mbi familjen e vëllezërve Hysen e Ibrahim Fazlia,

ka pasë kontroll direkt, oficeri i sigurimit serb të Pejës, Sllavko Baleviq, të cilët kanë punuar dhe punojnë nën urdhrat e tij.
Hysen Fazlia gjatë muajve mars – qershor 1999 bashkë me Ramiz Muriqin, Ismet Çekun e Irzniqit është marrë me trafikimin e shqiptarëve nga Shqipëria për në Itali

ku shumë prej tyre i mbytën në det, duke i kaluar ilegalisht me skafa. Përderisa, gjatë vitit 1998/99 për të kaluar përmes Malit të Zi, qytetarët shqiptarë për të pasë udhë pa pasoja nga policia serbe është dashur të marrin vërtetime tek gjinekologu Ibrahim Fazlia në Pejë.
Hyseni me Ramizin edhe para luftës bashkë janë marrë dhe merren me kontrabandë droge, armësh etj. Ata janë të pandarë në veprimet e krimit të organizuar dhe kriminalitetit ekonomik.
Ramiz Muriqi me Hysen Maxhupin, Zenel Kelmendin e Hamid Kajtazin e Llaushës që nga ditët e para të pasluftës në lidhje direkte me Tahir Zemajn janë marrë me trafikim armësh me shumicë, duke filluar nga revolet me shurdhues, pushkët automatike deri tek armët më të rënda. Tahir Zemaj armët i ka sjellë përmes lidhjeve të tij nga Serbia për t’i shitur në Kosovë. Ramiz Muriqi ka edhe një punëtori në Pejë për prodhimin e pjesëve të revoleve “TT” dhe atyre
shutgun”.

Të gjithë pjesëtarët e grupit të Ramiz Muriqit e të Musajve të Strellcit qarkullojnë të armatosur me revole e pushkë automatike, mortaja krahu, pushkomitralozë, me këmisha antiplumb e gjëra të tjera pa pasë asnjëherë probleme me “ligjin”. Disaherë janë zënë edhe nga vetë policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i me armë të tilla. Nuk është e qartë se këta gangsterë kanë apo nuk kanë leje për veprime të tilla nga ata që janë të ngarkuar për ruajtjen e rendit dhe qetësisë në Kosovë, apo kanë mbrojtjen e ndonjërit prej tyre. Anëtarët e këtij rrjeti rregullisht marrin paga mujore prej 400 – 1200 DM nga Ramiz Muriqi.

Këta persona vazhdimisht kanë qarkulluar dhe qarkullojnë edhe me automjete me targa të Malit të Zi e Serbisë, duke pasë qarkullim të herëpashershëm edhe nëpër enklavat serbe në Gorozhdec, Zveçan, Fushë Kosovë, Hoçë, Graçanicë etj. Një gjë të tillë e dëshmon edhe fakti i gjetjes së targave serbe e maqedone, drogës e armve nga policia gjatë bastisjes në lokalin e Isuf Kelmendit në Pejë, bazë ku rrinë Musajt, Muriqët e Kelmendët, në fillim të vitit 2001:
Targat serbe UR 120-70; BG 415-035; BG 361-973; BG 305-689; BG 423-714; BG 325-249; BG 144-805; BG 220-800; BG 136-279; BG 333-044; BG 203-419; BG 328-607; AR 181-33; NI 104-95; PE 136-00; targat maqedone SK 945-A9 dhe një sasi droge, dy armë automatike dhe patentëshoferë e pasaporta fallso jugosllave.

Ramiz Muriqi, më 1 gusht 2000 në Katundin e Ri në Pejë tenton ta vrasë me armë zjarri qytetarin Shefqet Veseli nga Qyshku i Pejës, duke e plagosur në shpatullën e djathtë. Këtë akt Ramiz Muriqi e kishte bërë vetëm pse viktima Shefqet Veseli i kishte kërkuar që t’ia lironte rrugën për të kaluar, që e kishte bllokuar me makinën e tij “Ford Scorpio” në mes të rrugës. Mirëpo pas kësaj Ramizi i afrohet Shefqet Veselit duke i thënë “a e di kush jam unë dhe si guxon të më thuash ta largoj makinën nga rruga”, duke e grushtuar, por edhe duke e qëlluar me armë.


Dernière édition par le Mer 27 Sep - 15:41, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

KUSH ËSHTË VESEL MURIQI? Empty Re: KUSH ËSHTË VESEL MURIQI?

Message  Perparimi Mar 26 Sep - 17:54

http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=62877&page=6


Tahir Zemaj ka qenë komandant i Njësisë Speciale të Policisë Jugosllave me veprim në Kosovë, për shtypjen e “nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar”.
Ishte ndër oficerët shqiptarë më të privilegjuar nga qeveria serbe. Kryesisht ka punuar në linjën e KOS-it me projektet e Klubit të Ushtarakëve Serbë „Shigjeta e vdekjes“. Kjo ishte edhe arsyeja pse Tahir Zemaj shërbente në Kosovë.
Si i tillë Tahir Zemaj në krye të Njësisë Speciale të Policisë merr pjesë në drejtimin e operacioneve për vrasjen e Tahir e Nebih Mehës në Prekaz, të Rexhep Malës e Nuhi Berishës në Prishtinë, të Enver Hadrit në Bruksel, por flitet edhe për pjesëmarrjen në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës në Untregrupenbah të Gjermanisë etj.

Tahir Zemaj është i martuar me serbe. Gruaja e parë quhej Gordana Travica – Zemaj; ndërsa e dyta Liljana Stankoviq – Zemaj, me të cilën ka dy fëmijë, të cilët edhe sot e kësaj dite shkollohen në Zajeçar e Beograd.

Krahas detyrave speciale ushtarake Tahir Zemaj në fund të viteve 80-ta lidhet ngushtë me nëntokën jugosllave e ruse në Gjermani, duke hyrë thellë në rrjetin e trafikimit të drogës që i sillte fitime të mëdha, rrjet ky që edhe sot është funksional.
Për këtë, më 4. 5. 1988, Prokuroria Publike e Qarkut në Prishtinë kishte ngritur aktpadi kundër grupit të Tahir Zemajt, të cilët e mbanin linjën kryesore të kontrabandës me drogë në relacionin Stamboll – Prishtinë – Beograd – Madrid - SHBA. Destinacioni bazë i kësaj vije të trafikimit të drogës ishte Italia. Në aktakuzën e shpallur publikisht më 14 deri më 19 korrik 1988, Prokuroria Publike e Qarkut në Prishtinë kishte shpallur publikisht aktgjykimin kundër 24 të akuzuarve nga Kosova, për çka Tahir Zemaj burgoset, por pas një kohe të shkurtër në rrethana misterioze i mundësohet “ikja” nga burgu i Dubravës së Istogut për të kryer detyra të veçanta. Kalon në Republikën Federale të Gjermanisë dhe shumë shpejt i bashkohet prapë mafias në Hamburg e Berlin, ku në shërbim të vetin e kishte edhe bandën e drejtuar nga Musajt e Strellcit. Atje vepron deri në korrik të vitit 1998 kur hyn ne Kosovs, me detyra të sabotimit dhe dështimit të luftës së UÇK-së.

Me shpërthimin e luftës në ish-Jugosllavi (Slloveni, Kroaci, Bosnje) Tahir Zemaj ishte i pozicionuar në anën e serbëve. Në anën e forcave serbe Tahir Zemaj ka luftuar edhe në luftën e Kninit.

Gjatë qëndrimit dymujor në Kosovë, Tahir Zemaj në muajin gusht të vitit 1998 dy herë kishte shkuar përmes OSBE-së në garnizonin ushtarak serb të Pejës për të biseduar me oficerin Vllastimir Gjorgjeviq - RAXHA, shef i resorit për Sigurim Publik në Kosovë, në kohën kur Millosheviqi urdhëronte zhdukjen e gjurmëve të krimeve serbe në Kosovë. RAXHA karrierën policore e filloi në Zajeçar. Punoi në Beograd me detyra të veçanta, ku brenda një kohe të shkurtër u gjet në detyra të larta të shërbimit policor serb. Ishte i ngarkuar për çështje të Kosovës, sidomos për ta shtypur kryengritjen e UÇK-së. Më vonë e shohim me detyra edhe në Kosovën Lindore. Vllastimir Gjorgjeviq, sipas marrëveshjes me Tahir Zemën ishte edhe në Isniq, kur u bë dorëzimi i armëve dhe iniciator për formimin e të ashtuquajturës „lokalno obezbedjenje“ (polici lokale), të përbërë nga shqiptarët lojalë të Serbisë.

Në këtë mes Tahir Zemaj ka qenë ndër hartuest dhe zbatuest kryesor të planit sekret për shuarjen e kryengritjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në bashkëpunim me Rade Markoviqin, shef i policisë sekrete, Branko Gjurishiqin, shef policie, Dobrica Çosiqin, ideator i Serbisë së Madhe, Nebojsha Pavkoviqin etj., instruktorë ushtarakë të cilët kishin projektuar planin për shurjen dhe dështimin e UÇK-së.
Operacioni për eliminimin e UÇK-së në Rrafshin e Dukagjinit u shifrua „Olluja“, ku morën pjesë mbi 15.000 policë, ushtarë e paramilitarë serbë. Në kuadër të këtij plani Tahir Zemaj organizoi dorëzimin masiv të armëve të fshatrave të Rrafshit të Dukagjinit në Isniq dhe formimin e „policisë lokale serbe“, ku pjesa dërrmuese e njerëzve që i kishte caktuar Tahir Zemaj në kuadër të Mbrojtjes Territoriale pas 15 gushtit 1998 për t’iu bërë barazpeshë UÇK-së nëpër fshatra, në shtator policia serbe do t’i emërojë përgjegjës në radhët e „policisë lokale serbe“ personat: Brahim Tetaj, Elez Balaj, Maxhun Muçaj, Naser Hoxhaj, Sali Haxhosaj etj, Gjatë gjithë qëndrimit të Tahir Zemajt në Kosovë, i vetmi veprim (antiveprim) “ushtarak” ishte lëvizja e tij dhe ushtarëve të tij nga Prapaqani deri përtej kufijve të Kosovës. Mirëpo shumicën e ushtarëve i braktisi në Bjeshkët e Nemuna, ndërsa vetë me një grup të ngushtë prej 7-8 vetash, me ndihmën e Ramiz e Sadik Muriqit, përmes Ministrit të Punve të Brendshme të Malit të Zi kaloi në Shqipëri përmes pikës kufitare në Han të Hotit, kur, ne te vetmin rast në histori dekorohet tradhtia. Për veprimet dezertuese dhe shkatërruse të UÇK-së, Tahir Zemaj dekorohet nga ministri i mbrojtjes së Qeverisë së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi, me gradën kolonel. Mirëpo të njëjtën ditë në Tiranë Tahir Zemaj me klanin e tij të errët përgatit vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit me qëllim të krijimit të anarkisë e kaosit, për të dezorientur situatën, pasi e kishte kryer detyrën ndaj Tahir Zemës.Edhe pas përfundimit të luftës (kur një kohë qëndron në Shkup) Tahir Zemaj, vazhdon veprimtarinë e vet, duke qëndruar në krye të kriminalitetit të organizuar në Kosovë, por njëkohësisht duke përdor të gjitha mjetet për shkatërrimin e pjesëtarëve të UÇK-së. Duke organizuar marrjen e deklaratave të ndryshme me dhunë, por edhe me pagesa të majme deri në 100 mijë marka gjermane, kinse persona të caktuar të UÇK-së kanë kryer vrasje të ndryshme gjatë luftës.
Tahir Zemaj bashkë me Sadik Musajn shumë shpesh shkon në Qendrën e Policisë Rajonale të UNMIK-ut në Pejë, ku kontakton me komandantin e këtij stacioni Valeri Korotenki, me një oficere gjermane të inteligent service dhe me zëvendëskomandantin e rajonit nga Jordania. Muhamet Zekaj nga fshati Sushicë (Istog), disa herë gjatë vitit 1998 i prezentuar përmes ekranit televiziv të TV Beogradit, si shqiptar lojal i Serbisë. Bashkëveprues i forcave policore, ushtarake e paramilitare serbe gjatë luftës, të cilin policia serbe e kishte caktuar edhe “mbikëqyrës” të popullatës civile të zënë rob nga policia serbe në Istog.

Muhamet Zekaj
......................
bashkë me policin paramilitar Millosheviq e policë të tjerë kanë dhunuar dhjetëra vajza shqiptare të zëna rob. Ky e ka pru policin tek vajzat e zëna rob gjatë luftës dhe të gjitha dhunimet janë bërë në prezencën e tij
Edhe pas luftës, gjatë viteve 2000-2001 në shtëpinë e Muhamet Zekajt herëpashere ilegalisht kanë shkuar oficerë të MUP-it serb

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

KUSH ËSHTË VESEL MURIQI? Empty Re: KUSH ËSHTË VESEL MURIQI?

Message  Perparimi Mer 27 Sep - 16:09

MUSAJT E STRELLCIT

Anëtarët e familjes Musaj të Strellcit ka më se dy dekada që vazhdimisht kanë kryer veprime të jashtëligjshme, duke kryer edhe vrasje, dhunime, plaçkitje, keqtrajtime etj., si në fshatin e vet, si në Kosovë, por edhe në Perëndim, ku vetëm në Zvicër e Gjermani banda e tyre, ku merrnin pjesë edhe Sadik Musaj, Xheladin Musaj, Naim Musaj, Sami Musaj, Ismet Musaj, Agim Musaj etj., kanë kryer mbi 30 vrasje e plaçkitje të dhunshme, për çka janë dënuar me shumë vjet burgim nga gjykatat e këtyre vendeve, por burgimin asnjëherë nuk e kanë mbajtur në tërësi. Gjatë tërë kohës kanë pasë mbrojtjen e policisë serbe.
Në vitin 1986, Musajt e kanë vrarë bashkëfshatarin e tyre Rrustem Mahmutdemaj, kurse Arif Mahmutdemajn e kanë plagosë rëndë, duke e therë me thika. Në këtë kohë e kanë vrarë edhe një vajzë në një kafe në Pejë.
Më 22 korrik 1996, në orën 22.00, Xhavit Musaj kishte konflikt me vëllezërit Agron e Arben Bozhdaraj në Strellc, rreth një femre, në të cilin incident ishin përdor edhe armët e zjarrit. KUSH ËSHTË FATMIR FERIZI?!

Fatmir Ferizin nga lagjja Kapeshnicë e Pejës, të gjithë në Pejë e më gjerë e njohin si bashkëpunëtor dhe bashkëveprues të hershëm të forcave serbe, madje edhe gjatë kohës së luftës, i cili gjatë gjithë jetës së tij është marrë me gjërat më të ndyra.
Fatmir Ferizi i ashtuquajtur “RASHA” gjatë luftës ishte i pandarë me policët kriminelë serbë të MUP-it të Pejës Mishko Ivanoviq (Pejë), Miqo Martinoviq (Vitomiricë) dhe me kriminelin e njohur Vidomir Shalipur.
Numri i vajzave shqiptare vetëm nga Peja të cilat Fatmir Ferizi ua ka qitur me dhunë policëve e paramilitarëve serbë sillet rreth 60-70 sish, njëkohësisht duke marrë pjesë edhe vetë në dhjetra dhunime të tilla. RIZA FERIZI, djali i axhës së Fatmir Ferizit, i ashtuqujtur “KOSTA” bashkëveprues i forcave serbe para dhe gjatë luftës, është larguar nga Kosova bashkë me forcat serbe në qershor të vitit 1999, për t’u kthyer në Pejë në vitin 2001.
Lokali i tij “Bar RATKO” (afër spitalit të Pejës), gjithnjë ka qenë çerdhe e policve dhe punëtorëve të sigurimit serb. Edhe më 4 dhjetor 1998, Myrvete Maksutaj, vritet nga njësia intervenuese serbe që gjendej me qëndrim në lokalin e “Kostës”, siç e thërrisnin gjithnjë serbët. I këtillë ishte edhe Filo Ferizi.

TAHIR ZEMAJ

Pas lufte, në verën e vitit 1999, Fatmir Ferizi - „RASHA“ qëllon me armë zjarri ndaj një patrulle të KFOR-it në Pejë, ku gjatë këtij shkëmbimzjarri plagoset edhe vetë, por nuk merret në përgjegjësi. Menjëherë pas lufte në lagjen Kapeshnicë, Filo Ferizi, Nexhat Belegu, Mirsad Honsiq – „KALA“, me urdhër të Tahir Zemajt e të Ramiz Muriqit në Kapeshnicë e formojnë të ashtuquajturin „shtab paralel të UÇK-së“ në Pejë - „Kobra“, ku mblodhën bashkëpuntorët e policisë serbe për të vazhduar avazin e mëhershëm të maltretimeve të qytetarve, kërcënimeve dhe plaçkitjes së pasurisë së tyre, sidomos të asaj shtrese që ua dinin bëmat e tyre me policinë e paramilitarët serbë. Bashkëunëtore e këtij shtabi ishte edhe Zyrafete Rraci - “Zuki”, e cila haptazi edhe gjatë lufteës ka shkuar me policë e paramilitarë serbë dhe ka bërë organizimin e dhunimeve të vajzave shqiptare nga forcat serbe në Pejë.
KUSH ËSHTË MEHMET SADRIJAJ – “TUSHI”?!

Mehmet Sadrijaj (1973) – “Tushi”, është nga fshati Lëbushë i Deçanit, me banim në fshatin Kryshec të Pejës. Nip i Ramiz Muriqit. Para luftës kishte lidhje të ngushtë me shefin e Sigurimit Publik të MUP-it të Pejës, Bato Bullatoviq.
Tushi bashkë me të vëllanë më të madh Ilir Sadrijajn ka vite që janë marrë me kontrabandë droge dhe me kriminalitet të organizuar, duke qenë në bashkëveprim të ngushtë me Sadik Musajn, Xhavit Musajn, Xheladin Musajn, Sami Musajn e të tjerë në kuadër të mafias të drejtuar nga Tahir Zemaj me qendër në Berlin të Gjermanisë, të cilët ishin në lidhje të ngushtë me mafian serbo-jugosllave. Për shkak të veprimtarisë së tillë Ilir Sadriaj është dënuar disaherë me burgim nga gjykatat gjermane, duke përfshirë edhe dënimin e fundit me 100 vjet burg nga gjykatat gjermane bashkë me Xhavit Musajn (alias Xhavit Pashën) e Strellcit në vitin 1997, pasi ishin zënë nga Interpoli në Shkup. Edhe para kësaj kohe në Kosovë i arrestuar disaherë bashkë me Sami Musajn (gjatë viteve 1992, 1993) për akte kriminale.
KUSH ËSHTË ILIR ISUFAJ – “ILIR SHTRIGA”?!

ILIR ISUFAJ i njohur në Pejë e më gjerë me emrin “ILIR SHTRIGA”, i lindur më 15. 8. 1974 në Katundin i Ri të Pejës, njihet si bashkëpunëtor i forcave serbe, i cili vazhdimisht është marrë me trafikun e drogës në bashkëpunim të ngushtë me Xhavit Musajn (Xhavit Pashën) e Strellcit, Ilir Sadriajn, etj. Është i njohur sidomos për lidhjet e tij të hapta me inspektorin e MUP-it serb të Pejës, Dushko Armush.
Motra e Ilir Isufajt (Ilir Shtrigës), Kymetja, gjatë tërë kohës së luftës është shoqëruar me policë e paramilitarë serbë.
Kymete Isufaj e martuar me policin serb Pajo Radulloviq, me të përfunduar të luftës largohet për në Serbi bashkë me forcat serbe.
Ilir Shtriga, edhe pas lufte në Kosovë e vazhdoi të njëjtën veprimtari, me të njëjtin rreth bashkëvepruesish. Duke qenë i lidhur ngushtë me vëllezërit Musaj të Strellcit, Ramiz Muriqin, Mehmet Sadriajn (Tushin) dhe Habib Gashin e Çyshkut, ka vazhduar kontrabandimin e drogës, armëve, plaçkitjeve të armatosura, marrjen me prostitucion et

Ilir Isufaj (Ilir Shtriga) në rrjetin e vet ka edhe një grup kontrabandistësh të armëve dhe drogës nga Shqipëria. Ndër bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë në këtë drejtim që ia sjellin dërgesat në Kosovë janë shtetasit shqiptarë Luan Tobli (1974) nga fshati Metali, komuna e Hasit; Xhevahir Sylaj (1979) nga fshati Mejdan i Tropojës, dhe Shkëlzen Ukëperaj (1976) nga Hasi.
Më 30 tetor 2000 Ilir Isufaj, i kërkuar për disa plaçkitje e vjedhje të rënda në Pejë, zihet nga policia kosovare, duke hyrë në pikën doganore në Pejë, me pasaportë të huaj fallso me emër të serbit Goran Millaçiq, kriminel i njohur nga Katundi i Ri.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

KUSH ËSHTË VESEL MURIQI? Empty Re: KUSH ËSHTË VESEL MURIQI?

Message  Perparimi Jeu 28 Sep - 7:29

Pse te nderuar moderator
Taile
Po te ishe e martuar,e,e punesuar,si ke kaq kohe te lire te rrine tere diten e per çdo dite prane kompjuterit.Po eshte e drejta jote dhe e trupi t'at ,dhe bane çka ta kana se jeta vjene e shkon dhe maraku nuk te mbetet!
E sa i perket qeshtjes shqiptare ti bile ske nevoje te brengosesh,ka ma te medhenje se ti e une,dhe secimi shiptar e shqiptare ka per tu pergjigjur!Sa franqez i ke ndrruar deri me tashti,dhe u thonje tjereve se ma i lezetshem franqezi e zezaku se shqiptari!!!Fejzen a e njeh te fala i bane ,eshte burr i mire dhe e ka lene gruaja e cila ju ka martuar me franqez,eshte i ve tani!
E keni shlyere rubriken time qe ja kam kushtuar popullit shqiptar,dhe qe perfaqesuasit Turq qe e kane bere te mundur intervenimin e NATOS ne KOSOVe, per shkak te masakres se RAQAKUT,me 15 janar 1999.!

E ZOT

A je ka i njeh shqiptaret,o ZOT edhe ti me ardhe ne mesin e shqiptareve e me ua dhane pavaresin nuk kane me't njohur per si ZOT!
O ZOT=Ke fuqi dhe vjelle vrere ne trojet tona(tunde token) dhe mos le shqiptar te jetoje ne kete bote,edhe mua mos me le te gjalle, sepse nga rrenja e pleherave rrjedhi edhe pse jam i paster si loti! ! ! !.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

KUSH ËSHTË VESEL MURIQI? Empty Re: KUSH ËSHTË VESEL MURIQI?

Message  Perparimi Ven 29 Sep - 7:37


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

KUSH ËSHTË VESEL MURIQI? Empty Re: KUSH ËSHTË VESEL MURIQI?

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum