Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Kush eshte Haxhi L Kuçi

 :: sport

Aller en bas

Kush eshte Haxhi L Kuçi Empty Kush eshte Haxhi L Kuçi

Message  Perparimi Lun 10 Aoû - 13:37

white[color=blue]]Ballistët kosovarë në mbrojtje të trojeve shqiptare

Shkruan:

Gazmend Islami

Duke parë se populli shqiptar po digjej e përvëlohej nga hordhitë çetnike serbo-sllave, me të cilët bashkëpunonin shqipfolësit komunistë, gjatë pranverës së vitit 1944, nacionalistët kosovarë nuk mund të rrinin duarkryq dhe të shikonin acarimin e situatës.

Duke u munduar që më shqipfolësit komunistë kontradiktat të mos shkonin deri në vëllavrasje, edhe përkundër fjalëve të urta të burrave të mençur nacionalistë, se serbit nuk i zihet besë, nacionalistët më të shquar u bashkuan dhe u rreshtuan përkrah ballistëve për mbrojtjen dhe çlirimin e Kosovës, si dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm etnik. Ilaz aga nga Koliqi dhe Hajriz Përpellaci, duke parë rrezikun e madh që po iu kanosej shqiptarëve të Kosovës, iu bënë thirrje të gjithë burrave për t’u mbledhur në një kuvend, i cili do të diskutonte çështjet e mëdha të luftës kundër shkjaut, çetnikëve serbo-sllavë.

U thirrën në kuvend: Adem Gllavica, Luan Gashi, Sabit Fazliu, Mulla Hamit Pakashtica, Hajriz Përpellaci, Bejtë Përpellaci, Mulla Ramë Govori, Nexhmedin Sejdiu, Ejup Hoxha, Fahri Sejdiu, Brahim Përpellaci, Ali Govori, Halim Govori, Selim Ramë Gjocaj, Demë Ali Pozhari, Pjetër Nika, Shaban Mulla Idrizi, Nezir Hasani, Mehmet Krileva, Mulla Azem Geci, Rifat Kuka, Tahir Berisha e shumë e shumë burra të tjerë të lirisë.

Në këtë kuvend u diskutua me zjarr dhe të gjithë pjesëmarrësit, si bijë të Kosovës, u zotuan se do të luftojnë deri në çlirimin definitiv të atdheut dhe bashkimin e saj me Shqipërinë mëmë. Unanimisht u zgjodh Kryesia e Kuvendit me në krye: Luan Gashin, Adem Gllavicën, Sabit Fazliun, vëllai i Selatinit e biri i Ilaz Agës, Mulla Ramë Govorin dhe Mulla Hamit Pakashticën. Këta burra caktuan edhe detyrat për strategjinë e mëtejshme të luftës. Ata nisën të organizojnë edhe çetat e para balliste, dhe pas një periudhe shumë të shkurtër, pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës filluan të veprojnë çetat e Ballit Kombëtar.

Çetat e pata të udhëhequara nga Ilaz Aga e Hajriz Përpellaci, menjëherë u hodhën në aksione dhe luftime me gjakatarët serbë në rrethinën e Kaçanikut, vend ky ku çdoherë armiqtë shekullorë të shqiptarëve kanë lënë kockat. Në atë betejë serbët lanë të vdekur përmbi 150 vetë.

Vetëm një ditë më vonë, çetnikët serbë të ndihmuar edhe nga komunistët internacionalistë shqiptarë, ndërmorën një ofensivë në rrethinat e Ferizajt për t’u hakmarrë për humbjet që pësuan në Kaçanik, mirëpo përsëri çetat e Ilaz Agës, të cilave iu erdhën në ndihmë edhe ato të Adem Gllavicës e Sabit Fazliut, i shpartalluan keqas, përsëri me humbje të rënda. Një javë më vonë, Ilaz Aga së bashku me trimat e vet ballistë merr vesh se çetnikët kanë filluar të masakrojnë e vrasin gra, fëmijë e pleq në anën e Llapit e të Gallapit, kështuqë ai detyrohet të shkojë në ndihmë të çetës të Mulla Ramë Govorit, të cilat me gjithë përpjekjet dhe luftimet e ashpra, nuk kishin mundur t`i mbronin civilët, humbjet e të cilëve në fshatra të tilla, si Shajkovc, Prapaçan, Keçekollë, Brainë, arrinin në rreth 2000 vetë. Pas ardhjes të çetës të Ilaz Agës dhe të disa çetave të tjera, në vendin e quajtur Drazhnje, u bë një luftë për jetë a për vdekje, ku shkiet humbën 357 gjakësorë dhe mbi dyqind të tjerë u kapën të gjallë, për t’u pushkatuar më pas. Pas varrosjes së këtyre çetnikëve, një komunist shqiptar me emrin Ali Shukriu, duke iu ardhur në ndihmë serbëve, së bashku me disa komunistë tjerë, filloi të thoshte poshtë e përpjetë se serbët janë vëllezërit tanë, kurse ballistët janë armiqtë tanë. Kështuqë çetat e Ballit që nuk donin vëllavrasjen u tërhoqën, por afër Shtimjes çetnikët kishin filluar përsëri masakrat. Në luftë kundër tyre shkuan çetat e Luan Gashit, Adem Gllavicës e Sabit Fazliut, një intelektual ballist i shquar, që kishte studiuar në Angli, fliste shtatë gjuhë të huaja, dhe për momentin dhe çështjen, e kishte ndërruar penën me pushkën, duke u vënë në krye të çetës. Mirëpo në luftimet me çetnikët serbë, ky bir i Kosovës ra për të mos vdekur kurrë. Në betejë u vranë shumë çetnikë, por pas disa tradhtive që bënë komunistët të udhëhequr nga njëfarë „Komandanti„ e që quhej Mustafa Hoxha, vriten më shumë se 65 ballistë, 65 bij të Kosovës, që vriten nga vëllezërit e tyre të një gjaku, e që quheshin komunistë.

Për të gjithë këta ballistë, Kosova u shtang, sepse ata u vranë nga vëllezërit e tyre komunistë. Kur dëgjoi Ilaz Aga për vrasjen e të birit dhe humbjen e ballistëve të tjerë, tha vetëm se nuk më dhimbset djali me shokët e tij që dhanë jetën për Kosovën, por më dhimbset Kosova dhe Shqipëria që do të mbeten nën Komunistët.

Haxhi L. Kuqi

DUKE KËRKUAR MIKUN TIM

(Mikut tim Selatin Fazliut)

Ti linde kur dielli perëndonte

Por dielli në zemër kishe

Prandaj gjete strehë kudo që shkove

Në Zarë të Kroacisë të babai i "Lirisë"

Me "Lirinë" ti u mësove

Prandaj torturën përballove

Se një ëndërr në zemër kishe

Si Kosovën të gjallë ta shihje.

E një ditë Ti në Kosovë erdhe

Se n’Kosovë ti mendjen kishe

Por shumë gjak morën prej teje

Se therror këtu të priste.

Natyrisht ti këtë e dije

Dhe se vej në dyshim fare

Por se doje që gjakun tënd

Ta bëje një me rininë shqiptare.

(Haxhi L. Kuqi: "LETËR POPULLIT IM",

Prishtinë, 1997)


Dernière édition par Perparimi le Ven 19 Fév - 13:29, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Kush eshte Haxhi L Kuçi Empty Re: Kush eshte Haxhi L Kuçi

Message  Perparimi Mar 1 Sep - 0:09

Arabeve vetem me u thene se jan musliman ,a me zemer katalik!Te lidhur me serb e rus!!!Mendoni pse nuk na pranoin kete derra qe thoin i dojna vellaznit muslim !

Haram u koft mundi i shqiptareve qe i çliruam arabet nga thundrrat e i mprealisteve franqeze e anglez e veten e lam te roberuar!E po a e shohin tani shqiptaret veten;Ne slloveni shkuan edhe e çliruan nisoj edhe ne kroaci e bosne e per neve as shtetesin luftetareve nuk ua pranoin lu
fto per lesh!

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Kush eshte Haxhi L Kuçi Empty Re: Kush eshte Haxhi L Kuçi

Message  Perparimi Ven 19 Fév - 13:29

O shqiptar !;

Jetoni si te doni
por urdherat
te na i ndegjoni
ashtu siq u themi
duhet te vallzoni
here shoten
e here qiqen!
Dhe shlirshem nderroni fet
here musliman
e ne rrezik
shendrrohunu ne katolik
e nese deshironi behunu dhe ortodox !
Ju o njerez
jeni si yje
pa drite
pa liri
vuajtjet kurr nuk u iken
sepse ;
servilet perhere
ne rangje te larta
duke ua pire gjakun
si me shkjan e pa shkjan;
sepse;
tradhetaret po behen nacionalist
e nacionalistet i shpallin
tradhetar,duke u thene
se kan que uje ne
mullirin e shkjaut.

Haxhi Kuçi

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Kush eshte Haxhi L Kuçi Empty Re: Kush eshte Haxhi L Kuçi

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum