Kurti;Thaqi ke ardhe ne pushtet nga dera e Daqiqit
:: sport
Page 1 sur 1

Thaçi Kurtit: Je fut në politikë përmes derës së Daçiqit
Prishtinë, (Kosovapress) 12 Dhjetor 2012 16:01
Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka informuar deputetët e Kuvendit të Kosovës lidhur me takimin e tij të tretë të mbajtur me kryeministrin serb, Ivica Daçiq, por që nga opozita janë kërkuar detaje rreth takimit të tretë mes dy kryeministrave. Madje debati mes kryeministrit, Thaçi dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka eskaluar në akuza të rënda ndaj njëri tjetrit. Thaçi ka thënë për vetën se ka hyrë në politikë duke e mundur Ivica Daçiqin, përderisa Albin Kuriti i është drejtuar se ka hyr në politikë përmes ‘derës’ së Ivica Daçiqit.
Kryeministri Thaçi ka thënë se në këtë takim çështja kryesore ka qenë zbatimi në praktik i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit ndërmjet shtetit të Kosovës dhe të Serbisë.
Sipas tij implementimi i Marrëveshjes IBM i nisur dy ditë më parë, ka filluar suksesshëm duke bërë kështu që pikat kufitare mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, edhe de Jure dhe de Fakto të funksionojnë si pika kufitare.
Çështja e dytë që është adresuar, sipas kryeministrit, ka qenë hapja e Zyrave Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd dhe të Serbisë në Prishtinë.
Edhe për këtë, Thaçi ka thënë se është arritur marrëveshja e hapjes së Zyrave Ndërlidhëse në dy shtetet respektive. Pra, Republika e Kosovës do të ketë Zyrën Ndërlidhëse në Beograd dhe Serbia të ketë zyrën në Prishtinë. Gjithashtu, është arritur pajtim që në fazën e parë Zyra Ndërlidhëse për shkaqe të sigurisë në dy shtetet respektive këto zyra të vendosen në ndërtesat e Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe në Beograd.
Ai ka thënë se emërimi i zyrtarëve për udhëheqjen e këtyre zyrave do të bëhet deri ka fundi i muajit dhjetor 2012, ndërsa Kosova ka vendosur që në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd të emërojmë një nga ambasadorët aktual të Republikës së Kosovës.
Një çështje tjetër që është diskutuar, sipas kryeministrit, është edhe vendimi që Policia e Kosovës të themeloj njësinë e veçantë në kuadër të Policisë së Kosovës e cila do të marr në ruajtje objektet e trashëgimisë kulturore.
Ai ka thënë se në takimin e tretë është adresuar çështja e financimit që Serbia i bënë tash e 13 vite e bënë në Kosovë dhe domosdoshmëria që transferi të jetë transparent dhe në mënyrë institucionale.
Çështja e shpërbërjes së strukturave do të diskutohet edhe në takimin e ardhshëm më 17 janar 2013.
Deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti ka kërkuar sqarim se Menaxhimi i Integruar i Kufirit a është marrëveshje ndërkombëtare a lokale?
Për këtë ka dhënë sqarimin kryeministri Thaçi i cili ka thënë se IBM është Menaxhimi i Integruar i Kufirit dhe jo ndryshimi i tyre.
“IBM është Menaxhim i Integruar i Kufirit dhe jo ndryshim i kufirit. Parlamenti nuk ka marr ndonjë vendim as sa i përket IBM me Maqedoninë e Malit të Zi prandaj as për këtë nuk do të merret. Ndërsa sa i përket njësisë së veçantë multietnike dëshiroj të sqaroj se nuk është njësi e veçantë speciale, por njësi e veçantë e Policisë së Kosovës që do të përbëhet nga shqiptarë, serbë turq, e boshnjakë”, ka thënë Thaçi.
Ndërkohë sa i përket fondit të veçantë, Thaçi ka thënë se nuk është diçka e jashtëzakonshme, pasi, sipas tij, përbëhet prej donatorëve ndërkombëtare Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare dhe gjithçka është në korniza të dokumentit Ahtisarit.
Sërish ka reaguar deputetit Hamiti, i cili ka thënë se nuk po flet për ndryshim të kufijve.
“Nuk fola për ndryshim kufijsh por për kufij. Se krejt fuqia jonë e ndërtimit të këtij vendi është për t’i krijuar ata kufij. Thashë janë kufij s’thashë me i ndryshu. Nuk është problemi a e quajmë speciale a e veçantë, sepse është e njëjta gjë në esencë”, ka thënë Hamiti.
Ndërkohë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se në dialogun politik në Bruksel, Qeveria hyri duke besuar se Serbia do të duket keq me Daçiqin që për 8 vjet ishte zëdhënës i Millosheviqit.
Ai ka thënë se me këtë sjellje kryeministri Thaçi po e qet në pozitë të keqe edhe vet Kroacinë e cila me këmbëngulësinë refuzon të takohet me Daçiqin që s’e njeh, kryeministri ynë e bënë një takim të relaksuar pa kurrfarë kushtesh.
Kurti ka shtuar se me këtë dialog po rregullohen marrëdhëniet mes Thaçit dhe Daçiqit, por jo edhe mes shqiptarëve dhe serbëve.
“Ne aktualisht po jetojmë në borxh politik me këtë dialog politik.,. Marrëdhëniet po rregullohen mes Thaçit e Daçiqit e jo mes Kosovës e Serbisë, shqiptarëve e serbëve”, ka theksuar Kurti.
Gjithashtu, ai ka kërkuar procesverbale edhe transkripte nga këto takime, pasi që siç ka thënë ai nuk i besohet më kryeministrit të vendit si dhe ka pyetur se pse në Merdarë, nuk është flamuri i Kosovës dhe as mbishkrimi ‘Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës”.
Pas kësaj, sërish ka replikuar Thaçi, i cili ka thënë se Kurti ka dështuar me idetë e tij për statusin special dhe për ndarjen e Kosovës. Ndërkohë që për flamurin, Thaçi i ka kërkuar Kurtit që të shkoj ta vendos në vendlinjen e tij në Vladimir.
Ai gjithashtu ka pyetur Kurtin pse është futur në politik përmes Daçiqit.
“Daçiqin të gjithë i dimë argumentet punën dhe përkushtimet e secilit nga ne. Po është e vërtetë unë e kam luftuar Daçiqin dhe e kam mundur. Ju përmes së Daçiqit jeni futur në politikë. Unë kam lobuar për t’ju liruar juve, por asnjë të burgosuri nuk i kanë organizuar konferencë për shtyp. Unë kam luftuar dhe mundur e ju jeni futur përmes derës së tij”, ka thënë Thaçi.
Por në replikën e tij, Kurti ka thënë se Serbia po kërkon ndarjen e Kosovës për të arritur deri tek autonomia për veriun. Gjithashtu, ai ka thënë se temat e rënda për veriun do të fliten më 17 janar.
Lideri i Vetëvendosje ka thënë se Thaçi është shndërruar në argument për Daçiqin, duke e përdorur atë për t’u dukur mirë në Bashkimin Evropian.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka ngritur si shqetësim çështjen e shqiptarëve në Preshevë, Mal të Zi e Maqedoni që sipas tij, janë të shtypur.
Ndërkohë kryetari i GP të AAK-së, Ardian Gjini ka shprehur besimin se Qeveria e Kosovës duhet të jetë jashtëzakonisht agjile që të insistojë në implementimin e të gjitha marrëveshjeve, ndërkohë mos implementimi mund të ketë pasoja tepër të rënda.
“Qeveria duhet të kujdeset që publiku i Kosovës të jetë i informuar për ato që arrihen si marrëveshje. Është me interes se askush të mos e ketë ndjenjën se më shumë po fshihet”, ka thënë Gjini.
Ky informim i kryeministrit ka vazhduar me një debat të gjatë mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilat kritikat më së shumti janë dhënë nga partitë opozitare LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje. /Kosovapress/

Sujets similaires
» Thaqi;Albin,permes Daqiqit ke ardhe ketu,une te kam perkra
» Rifat Haxhija;lufta e uçk per pushtet
» Kan e mbron albin kurti
» familja Kurti
» Arianit Kurti
» Rifat Haxhija;lufta e uçk per pushtet
» Kan e mbron albin kurti
» familja Kurti
» Arianit Kurti
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum