Kan e mbron albin kurti
:: sport
Page 1 sur 1
Kan e mbron albin kurti
Ngjitja e partive politike apo politikanëve të caktuar në pushtet, njëfarë mënyre, është e lidhur pashkoqitshëm edhe me posedimin e atributeve të mjaftueshme për të kontrolluar turmën. Albin Kurti duket se i përgjigjet përsosmërisht këtij modeli ideal, për të cilin autoritetet ndërkombëtare kanë aq shumë nevojë. I pajisur me dhuntinë e fjalimeve filipike, ai është politikani i shumëkërkuar, përparimi në pushtet i të cilit është i kushtëzuar me dhënien e shërbimeve për kontrollin e pakënaqësisë qytetare dhe asimilimit të saj përmes mekanizimit të protestës. Edhe pse Kurti i është shmangur rreptësisht fytyrëzimit ideologjik, ai gjithnjë i është referuar gjendjes së rëndë sociale. Problematizimi i saj nuk është bërë ngaqë Kurti ndjen vërtetë keqardhje, porse autoritetet ndërkombëtare pakënaqësinë sociale e ndjesojnë si një rrezik të përhershëm për praninë e tyre të padrejtë në Kosovë. Prandaj, ylli i karrierës do t’i shndrit atij për aq kohë sa autoritetet ndërkombëtare frikësohen nga shpërthimet e mundshme sociale në Kosovë, të cilat natyrshëm do ta rimodelonin praninë ndërkombëtare në Kosovë duke u dhënë fund atyre.
Pikërisht në këto momente sikleti për qarqe të caktuara perëndimore, del në skenë një njeri, gjakimi i të cilit është kontrolli dhe menaxhimi i turmave. I argasur me përvojën e organizimit të dhjetëra demonstratave, talenti i tij është pikasur edhe nga vetë ambasada amerikane (selia e forcës së vërtetë politike në Kosovë). Me 3 mars 2007 në Prishtinë u mbajt protesta e dytë kundër përmbajtjes së Pakos së Ahtisaarit, të cilës iu përgjigjen disa mijëra qytetarë nga mbarë vendi. Edhe pse vetë Kurti nuk ishte i pranishëm në demonstratën në fjalë (për shkak se mbahej në burg nga UNMIK-u), mekanizimi i modeluar nga ai bëri punë, aq sa demonstrata në fjalë të futej në hullinë e kontrollit. Në kabllogramin tronditës që mban datën 5 mars 2007 të zbardhur nga rrjeti Wikileaks mund të vërehen vlerësimet e larta që Tina Kajdanow i bënte mekanizmit të vetë-kontrollit të sajuar nga Kurti. Në këtë raport të lëçitur si ‘konfidencial’ theksohet se: “marshallët e VV me fanelat e tyre të bardha kontrolluan masën, përmes formimit të një kordoni njerëzor përreth protestuesve” (origjinali: SDM "marshalls" in their signature white t-shirts controlled the crowd by forming a human cordon around the group). Më pas kabllogrami vërente se: “marshallët e VV kryen një punë të paçme në kontrollimin e turmës; gjatë tërë kohës ata ishin midis protestuesve dhe policisë”(the SDM marshalls did a good job of controlling the crowd; they were between protestors and police at all times). Nuk do mend se organizuesit e një proteste synojnë që ajo të jetë konsekuente ndaj qëllimit parësor: çdo shmangie apo provokim mund të çojë deri të zhbërja e karakterit politik të protestës, meqë pushteti ose regjimi përballë është i gatshëm që përmes kriminalizimit të saj t’i delegjitimojë kërkesat, sado të ligjshme qofshin ato. Duke qenë vetë aktivist i kësaj lëvizjeje, shpreh bindjen time se mekanizmat e tillë (p.sh, kordonet me trupa aktivistësh si dhe fjalimet me patos që i mbanin demagogët tanë) nuk motivoheshin edhe aq nga dëshira për mbarëvajtje apo rregull: masat e tilla nuk ishin tjetër veçse një mekanizëm i diktuar nga ndërkombëtarët, nëpërmjet të cilit synohej veçse neutralizimi i protestuesve dhe zbutja e kërkesave të tyre.

Sujets similaires
» Albin Kurti po marveshje me serbine
» Fjalim albin kurti
» Albin Kurti: Në qeverinë e re nuk ka më hajna
» Albin Kurti po hyne ne koalicion me PDK
» Albin Kurti kundra pavaresise se veriut
» Fjalim albin kurti
» Albin Kurti: Në qeverinë e re nuk ka më hajna
» Albin Kurti po hyne ne koalicion me PDK
» Albin Kurti kundra pavaresise se veriut
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum