Ali Asllanaj,Malushi,Benafi,dhe Haxhi Kuçi o
:: sport
Page 1 sur 1

Prokuroria dyshon se Asllanaj i ka mundësuar “Ben-Afit” përfitime rreth 1 milion euroArtikujt tjerëVV: Rasim Selmanaj tallet me taksapaguesit e Deçanit LDK në Skenderaj dënon kërcënimet ndaj fjalës së lirë Skënderaj bëhet me Strategji të zhvillimit ekonomik për vitet 2013-2017 Në emër të finalizimit të Strategjisë, në bregdet disa ditë Peticion kundër shpalljes së Rugovës Park NacionalTatimi në pronë sfidon punën e komunave qe 12 vjetNjëzet familje, në pritje të banesave të socialitPër komunitetin RAE në Gjakovë 35 shtëpi të reja Kaçaniku dhe Hani i Elezit miratuan buxhetet e vitit të ardhshëmVetëvendosje në Viti akuzon komunën për keqmenaxhimPublikuar: 13.09.2012 - 10:30
Suharekë, 13 shtator – Salih Asllanaj, ish-kryetar i Komunës së Suharekës, derisa këtë Komunë e ka udhëhequr Lidhja Demokratike e Kosovës, të mërkurën ka njoftuar se akuzat ndaj tij, për të cilat është folur një ditë më parë nga kryeprokurori i Prokurorisë së Qarkut në Prizren, kanë të bëjnë me një transaksion apo marrëveshje për ndërtim mes Komunës së Suharekës dhe kompanisë “Ben-Af” në Suharekë që ka ndodhur para 5 vjetësh.
“Bëhet fjalë për dy ndërtime në qendër të qytetit nga kompania ‘Ben-Af’ ,për të cilat janë prishur dy objekte të vjetra. Pjesa më e madhe e objekteve të ‘Ben-Afit’ janë ndërtuar në pronë të kësaj kompanie, ndërkohë që si pronë komunale për këtë destinim janë dhënë 4 arë e 47 metra”, ka thënë ai. Dhe në këtë pronë komunale, sipas Asllanajt, prokuroria vlerëson se është shkelur ligji dhe interesi publik.
“Por faktikisht nuk ka shkelje të interesit publik, sepse Komuna ka përfituar nga ato ndërtime 19 banesa që u janë ndarë familjeve të dëshmorëve dhe ka pasur edhe përfitime të tjera si komunë”, ka theksuar Asllanaj. Aktakuza e ngritur nga prokuroria, sipas tij, është plotësisht e padrejtë.
“Krejt çka është punuar në atë drejtim ka qenë ligjore, në favor të qytetarëve e jo kundër tyre”, ka thënë Asllanaj. Hetimet ndaj tij ai ka thënë të jenë iniciuar “nga një qytetar i pandërgjegjshëm”.
“Hetimet i ka iniciuar një qytetar i pandërgjegjshëm në shenjë hakmarrjeje për shkak se ne si Komunë nuk e kemi lejuar të ndërtojë pa leje”, ka theksuar Asllanaj. Ai ka thënë se akuzat e ngritura që para 5 vjetësh e të bëra publike vetëm një ditë më parë mund të kenë edhe motive politike.
“Derisa hetimet kanë nisur para 5 vjetësh dhe në çdo fushatë kanë qëndruar si kërcënim ndaj nesh, kjo tregon se dikush po synon ta luftojë dikë politikisht”, ka thënë kreu i LDK-së në Suharekë, i cili aktualisht është deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës nga radhët e kësaj partie. Ai ka bërë me dije se tashmë është ngritur aktakuza kundër tij dhe gjatë javës së ardhshme edhe është paralajmëruar seanca konfirmuese e aktakuzës. Asllanaj ka angazhuar një avokat apo siç i thotë ai një konsulent juridik për ta përfaqësuar atë përballë pretendimeve të prokurorisë.
Edhe kryeprokurori i Prizrenit të mërkurën e ka konfirmuar se akuza ndaj Asllanajt ka të bëjë me lëshimin e vendimeve nga ana e tij në favor të kompanisë “Ben-Af”. “Z. Asllanaj dyshohet se nga viti 2006 e deri më 2009 si kryetar Komune ka lëshuar vendime në bazë të kërkesës së kompanisë ‘Ben-Af’, së cilës i është ndarë lokacion apo truall në kundërshtim me ligjin dhe konsiderohet se kompania e përmendur ka përfituar materialisht”, ka shpjeguar kryeprokurori Hoxha.
Përfitimet e kompanisë nga vendimet e paligjshme, sipas dyshimeve të prokurorisë, sillen rreth 1 milion euro. Akuzat ndaj ish-kryetarit Asllanaj, sipas Hoxhës, kanë të bëjnë me veprën penale shpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimit. Sipas njoftimeve, më 17 shtator do të mbahet seanca konfirmuese në lidhje me këtë rast. Skena politike e Komunës së Suharekës të mërkurën e ka marrë me habi rastin e ngritjes së akuzës ndaj ish-kryetarit të kësaj Komune. Kryetari aktual i Suharekës, Blerim Kuçi, që vjen nga radhët e AAK-së ka ,shprehur keqardhje rreth këtij rasti.
“Po më vjen keq që është ngritur akuzë kundër tij, ka qenë kryetar që ka punuar mirë për kohën e vet, ndonëse ka vend për përmirësime gjithmonë”, ka thënë Kuçi. “Edhe pse për mua është enigmatike arsyeja e ngritjes së akuzës sa e njoh unë atë, Salih Asllanaj nuk është njeri për me iu ngritë akuzë për shkelje ligjore, pa hy në detaje Asllanaj ka punuar mirë në aspektin ligjor krahasuar me kolegët e tjerë të asaj kohe, unë e respektoj, edhe pse e kam kundërshtar politik”, është shprehur kryetari Blerim Kuçi.
Bashkëpartiaku i Asllanajt, shefi i Grupit parlamentar të LDK-së në KK të Suharekës, Shefket Kolgeci, ka thënë se akuzat ndaj Salih Asllanajt janë të pabazuara.
“Nuk besojmë aspak në akuzat e ngritura, këto janë akuza politike të montuara dhe do të dështojnë”, është shprehur ai. “Besojmë plotësisht në pafajësinë e kryetarit Asllanaj dhe koha do të vërtetojë se as që ka pasur nevojë për ngritje akuzash”, ka thënë ai.
Përfaqësuesi i PDK-së në Suharekë, Murtez Zekolli, të mërkurën nuk ka dashur t'i komentojë akuzat ndaj ish-kryetarit të Suharekës me arsyetim se nuk ka qenë pjesë e legjislaturës komunale në kohën kur kryetar ka qenë Asllanaj. Edhe përfaqësuesi i lëvizjes “Vetëvendosje” në Suharekë, Leonard Shala, ka thënë se nuk posedon informacion të mjaftueshëm në lidhje me akuzat ndaj Asllanajt që të mund t’i komentojë ato.
agron13.09.2012/13:26Si te gjithe te tjeret,jo valla une krejt kam punu sipsas ligjit,i korruptuar sa te duash ore i mjer.aspak nuk me quditin keto ne lidhje me Benaf sepse e di qe kan bere shume marifetlleqe,por mezi pres te dalin edhe pislleqet tjera te Benafit qe ka bere me te tjere neper Serbi.

Sujets similaires
» Kuçi Kuçi Haxhi Smajl Gashi
» Une jam une dhe pike +Haxhi Kuçi
» haxhi kuçi
» Poezi nga Haxhi Kuçi
» Haxhi Kuçi
» Une jam une dhe pike +Haxhi Kuçi
» haxhi kuçi
» Poezi nga Haxhi Kuçi
» Haxhi Kuçi
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum