Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

ULTIMATUM: Qeverisë së Kosovës nga Beslidhja e Rilindjes Kom

 :: sport

Aller en bas

ULTIMATUM: Qeverisë së Kosovës nga Beslidhja e Rilindjes Kom Empty ULTIMATUM: Qeverisë së Kosovës nga Beslidhja e Rilindjes Kom

Message  Perparimi Mar 14 Aoû - 14:24

ULTIMATUM: Qeverisë së Kosovës nga Beslidhja e Rilindjes Kombëtare
Tuesday, 14 August 2012 14:40 0 Komente Kosova

Vdekje tradhtareve
Liri per popullin e riroberuar


Besëlidhja e Rilindjes Kombëtare
Ultimatum

Republika e Kosovës - Vizioni KosovariMedia.com
Besëlidhja e Rilindjes Kombëtare (BRK) është organizatë politike që buron nga Besëlidhja e Lezhës dhe Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Besëlidhja e Rilindjes Kombëtare (BRK), duke analizuar situatën politike, ekonomike e sociale merr vendim që nga një organizatë e heshtur dhe vëzhguese të proceseve nëpër të cilat po kalon vendi jonë, të shndërrohet në organizatë të zëshme, aktive dhe vepruese!
Politikat e dëmshme ekonomike të kësaj klase politike, kanë sjell mjerim dhe varfëri në tërë popullin tonë. Ne identifikuam shumë probleme me argumente të pakontestueshme, që vijnë nga vendimet e Qeverisë dhe ato janë:
1. Shkatërrimi dhe degradimi i dinjitetit shqiptarë;
2. Shkatërrimi i vlerave të luftës dhe të paqes;
3. Shitja e aseteve shtetërore pa kurrfarë analize me çmime qesharake;
4. Investimi i gabuar i mbi një miliard euro në asfalt dhe projekte tjera jo aq të dobishme dhe të ngushme për mirëqënien e popullsisë;
5. Bisedimet për shitjen e veriut;
6. Papunësi në rritje, çmimet e produkteve bazë të papërballueshme, falimentimi i biznesit të vogël dhe të mesëm, eksploatim i skajshëm i punëtorit;
7. Korrupsion në të gjitha nivelet e administratës shtetërore, nepotizëm, anarki në vjedhje (- secili vjedh askush se shikon askënd!);
8. Sistemi gjyqësor në kolaps të plotë, kur vetëm qërimi i hesapeve në formë fizike si me rastin e vrasjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe kreut të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) duket si mënyrë e “natyrshme” e drejtësisë, çka shton rrezikun e masivizimit të kësaj dukurie dhe zhytjen e shoqërisë në gjakmarrje si formë e luftës civile dhe vëllavrasëse;
9. Sistemi shëndetësor jofunksional dhe arsimim i politizuar si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat;
10. Presion dhe censurë ndaj mediave;
11. Qeverisje jo demokratike me vota te vjedhura, etj.
Këto krime që ndodhin ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe shtetit qe e krijuam me aq mund e sakrifica të mëdha, e shtyjnë BRK-në që të merr vendim dhe të kërkoj realizimin e pakusht të kërkesave në vijim:
1. Dorëheqja nga të gjitha pozitat politike e Hashim Thaçit.
1.1 Formimi i një paneli ndërkombëtar të gjykatësve, një prokuror nga vendet mike (*Britani e Madhe, *Gjermani, *Francë ose *SH.B.A) për të gjykuar veprat antikombëtare e kriminale të Hashim Thaçit mr klanin e tij.
1.2 Formimi i një porote nga njëqind e një persona nga shtresa të ndryshme e vende të ndryshme të Kosovës që e gjykojnë veprën e Hashim Thaçit.
1.3 Të gjykohet edhe partneri i koalicionit qeveritar në inkriminimin e përbashkët me Qeverinë e tanishme për shitjen e vendit, kriminin e organizuar dhe shfrytëzimin e institucioneve të popullit për interesa individuale, klanore dhe të mafiozëve të huaj;
2. Dorëheqja e zyrtarëve të lartë të PDK-s që dyshohen për krime dhe agjitacion nga të gjitha pozitat si: Xhavit Haliti, Adem Grabovci, Azem Syla, Shaip Muja, Kadri Veseli, etj.
2.1 Të gjykohen dhe këta me formulën e Hashim Thaçit.
3. Të rishqyrtohet ose anulohet “Pakoja e Ahtisarit”.
4. Të vendosen simbolet kombëtare shqiptare si simbole të Kosovës.
5. Të jetë vetëm gjuha shqipe gjuhë shtetërore e Republikës së Kosovës, dhe ajo angleze për ndërkombëtarët. Gjuhët tjera si ajo serbisht mund te përdoren si gjithë zyrtare aty ku jetojnë serbët.
6. Të kontrollohet veriu i vendit.
7. Të anulohen të gjitha marrëveshjet me Serbinë.
8. Të kërkohet dëmshpërblim nga Serbia për luftërat nga 1912 e deri ne 1999.
9. Të shtetëzohen 51 të aksioneve të korporatave të mëdha qe u privatizuan paslufte (si Feronikeli, Distribucioni i KEK-ut, etj)
10. Të ulen 70% kamatat e kredisë financiare në të gjitha bankat.
11. Të ulet TVSH-ja dhe të rritet tatimi në fitim për të krijuar një mirëqënie ekonomike më e mirë dhe më e baraspeshuar për qytetarët.
12. Të krijohet ushtria me së paku dhjetë mijë efektiv dhe të armatoset si duhet për të qenë e gatshme në reagim nga kërcënimet e jashtme meqenëse prezenca ushtarake e KFOR-it shkon kah zvogëlimi i madh dhe rreziku i tërheqjes së tij të plotë.
13. Të lejohet armëmbajtja nëpër shtëpi pasi është traditë e lashtë shqiptare. Kjo është edhe nevojë përballë pamundësisë së pushtetit të tanishëm për t’u ofruar mbrojtje dhe siguri fizike qytetarëve të Kosovës, sidomos në pjesët ku ka enklava serbe dhe ku familjet serbe mbajnë armë.
Kuvendi dhe qeveria kanë gjashtëdhjetë (60) ditë ultimatum që të plotësojnë të gjitha kërkesa tona. Nëse kalohen gjashtëdhjetë (60) ditë dhe këto kërkesa nuk plotësohen BRK-ja e konsideron vetën në luftë me këtë Qeveri antikombëtare e kriminale.
Ultimatumi hynë në fuqi nga 13.08.2012.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum