Koshtunica i përzier në vrasjen e Gjingjiqit
:: sport
Page 1 sur 1

Avokati: Koshtunica i përzier në vrasjen e Gjingjiqit
Beograd, (Kosovapress) 28 Mars 2012 10:04
Avokati i familjes së ish kryeminsitrit serb të vrarë, Zoran Gjingjiq, Srgja Popoviq tha se nxitja politike e vrasjes ndodhi pas rebelimit të brendshëm, i cili ndodhi në radhët e njësisë Beretat e Kuqe në vitin 2001.
Sipas Popoviqit, disa dëshmitarë folën për pjesëmarrjen e ish-presidentit jugosllav, Vojslav Koshtunica, në rebelimin në radhët e kësaj njësie.
"Ka dëshmi dhe të dhëna gjatë hetimit, që hedhin dyshim mbi pjesëmarrjen e Koshtunicës dhe prokuroria e di këtë", tha Popoviq.
Nëntë vjet pas vrasjes së kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq, familja dhe avokati i saj vënë në pikëpyetje se a janë vendosur përpara drejtësisë të gjithë përgjegjësit për vrasjen e tij.
Gjingjiq u vra nga një anëtar i policisë elite, themeluar nga Slobodan Milosheviqi, jashtë ndërtesës kryesore qeveritare në Beograd, më 12 mars të vitit 2003. Ish-koloneli i sigurimit shtetëror, Milorad Ulemek, i njohur si Legija dhe ish-nënkoloneli i sigurimit shtetëror, Zvezdan Jovanovic, u dënuan me 40 vjet burg për vrasjen.
Jovanoviq ishte një anëtar i njësisë së operacioneve speciale, Beretat e Kuqe (JSO), njësi kjo e formuar nga Milosheviqi në vitet 90-ta. Anëtarët e të ashtuquajturit Klani i Zemunit u paditën gjithashtu për përfshirje në vrasje.

Sujets similaires
» Nuk po b&jka specialja per vrasjen e shqiptareve po per kins
» Ali Ahmeti ka gisht ne vrasjen e Luan Haredinaj
» Milaim Zeka me tri ftyra,serbe shqiptare e suedeze
» Dick Marty mbi vrasjen e Osama Bin Lladenit
» Se si qetniket maqedonas ua pergadisin vrasjen shqiptareve

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum