Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Ali Ahmeti ka gisht ne vrasjen e Luan Haredinaj

 :: sport

Aller en bas

Ali Ahmeti ka gisht ne vrasjen e Luan Haredinaj Empty Ali Ahmeti ka gisht ne vrasjen e Luan Haredinaj

Message  Perparimi Ven 21 Juin - 13:58

Subject: GAFURR ADILI: A TË KA NGJEL NDONJË PIKË GJAK SHQIPTARI O ALI AHMETI ! (PER PUBLIKIM DHE BOTIM)
Date: Thu, 2 Sep 2010 21:35:35 +0000




GAFURR ADILI:

 

A TË KA NGJEL NDONJË PIKË GJAK SHQIPTARI O ALI AHMETI !

 

Zoti Ali AHMETI !




Nuk mbahet mend, as në kohën e ish RSFJ-së dhe as në kohën e ish kralevinës, që ti e kupton më mirë në sllavisht se sa me ta thënë shqip: Mbretëria Serbo – Kroato – Sllovene, kur shqiptarët njiheshin s’i banorë të Juzna Srbija (Serbia Jugore), 


që sllavët pa identitet gjuhësor, fetar, shtetëror dhe kombëtar, të vetëquajtur sllavo-maqedonas, ta kenë ofenduar dhe denigruar kaq shumë Kombin Shqiptar, sa e kanë ofenduar dhe denigruar, fillimisht përmes Enciklopedisë dhe tani edhe përmes Gjografisë së tyre, gjatë bashkëqeverisjes (kolaborimit) tënd me Qeverinë e antishqiptarit Nikolla GRUEVSKI me Co. 





Askush, as edhe ish Lidhja Komuniste e Jugosllavisë në Maqedoni, dhe as Partia për Prosperitet Demokratik (PPD), 


si dhe as Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), të cilat ti dikur i quaje parti tradhëtare, nuk e kanë denigruar popullin shqiptar të Shqipërisë Lindore (Lugina e Vardarit – ILIRIDA) nën “Maqedoni” kaq shumë, se e ke denigruar ti dhe partia yte, Bashkimi Demokratik për Integrim (DUI), gjatë gjithë kësaj periudhe të kolaborimit tënd dhe bandës tënde, me emrin DUI (Demokratska Unija za Integracija), fillimisht me LSDM-në e Branko CRVENKOVSKIT dhe tani edhe me VMRO-DPMN-në e Nikolla Gruevskit.

 

Zoti Ali AHMETI !

 

Të heshtësh duke qëndruar edhe në qeveri me sllavo-maqedonasit e ardhur nga Karpatet, kur fyhen shumë rëndë shqiptarët e iliro-pellazgëve, duke na quajtur ne shqiptarët edhe gabelë, nuk mund të ketë asnjë arsye përveç se, sa më poshtë vijon:




1. Edhe veprimtaria yte e mëhershme, në kuadër të Lëvizjes Atdhetare (ilegale) të Kosovës dhe trojeve të saj, del shumë e dyshimtë, për çka gjatë luftës së Kosovës (në korrik 1998) nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) je akuzuar për TRADHETI, me dy akuza:

a). Fajtor për rënien e Luan HARADINAJT dhe

b). Fajtor për dështimin e Zonës Nr. 2 të UÇK-osovës, që ishte në trojet shqiptare nën IRJM, Komandant i të cilës ishe ti, 


por që asokohe nga dënimi dhe ekzekutimi me vdekje të patën shpëtuar Zoti Ramush HARADINAJ dhe edhe Bardhyl MAHMUTI.




Gjatë gjithë veprimtarisë tënde në kuadër të LPK-së (Lëvizja Popullore e Kosovës), as ti dhe as e gjithë Kryesia e LPK-së, me në krye dajën tënd, Zotin Fazli VELIU dhe Zotin Musa XHAFERRI, asnjëherë nuk keni dhënë llogari për rëniet (vrasjet) dhe arrestimet e bijve dhe bijave më të mira të LPK-së (para vitit 90-të) dhe më pas (pas vitit 90-të) edhe të UÇK-së, gjë kjo që dëshmon se në krye të ish LPK-së, dhe me këtë rast edhe të ish UÇK-së, këmbëkryq ka qenë e ulur ish UDB-ja jugosllave dhe...




Gjithashtu, është folur dhe vazhdon të flitet, bile edhe Gazeta SHQIP e Tiranës dhe Gazeta SHQIP e Tetovës, kanë pas shkruar se daja yt, Fazli VELIU (ish Kryetar i LPK-së), ka qenë në shërbim të UDB-së dhe se nga një kolonel serb (në vitin 1994) ka marrë 8.000 USA dollarë për shërbimin e tij ndaj UDB-së. 


Dhe, daja yt, Zoti Fazli VELIU, me imunitet (deputet) në Sobranien (Parlamentin) sllavo-maqedonas të Shkupit, nuk e paditi Gazetën SHQIP të Tiranës dhe Gazetën SHQIP të Tetovës. 





Pse Zoti AHMETI...?!




Sepse atëherë edhe do të dilte e vërteta...




2. Edhe konfliktin e vitit 2001 e ke filluar me një plan të qarqeve antishqiptare. 


Fillimisht (në tetor të vitit 2000) bashkë me dajën tënd, Zotin Fazli VELIU, keni shkuar në Paris, ku bashkë me ju dy është dashur të vinte edhe Shefit Xhaferri (Kravata) nga Gostivari, por që ju nuk e keni marrë “Kravatën” dhe në Paris keni shkuar vetëm. 


Pastaj, në nëntor të vitit 2000, pas kthimit tuajë nga Parisi, të vilat rezidenciale në Pogradec, ti je takuar më Zotin Branko CRVENKOVSKI, kryetar i LSDM-së, atëherë (në vitin 2000) në opozitë. 





Dhe, pas takimit të Pogradecit, pikërisht në dhjetor të vitit 2000, në Chikago të SHBA-ve “vdes” (nga një infarkt në zemër) Profesor Sulejman ELEZI nga Kërçova, i burgosur politik që në kohën e sundimit të kriminelit Aleksander RANKOVIC 


dhe edhe më pas gjatë vitit 1981, sepse ju dy (ty dhe Fazliun) Sulejman ELEZI iu quante njerëz të UDB-së.




Por, para se të “vdiste” veterani i çështjes kombëtare, Profesor Sulejman ELEZI, nga një aksident (me traktor) në Itali “vdes” 


edhe shoku e bashkëluftëtari i Tij dhe i Dëshmorit të Kombit Rexhep MALAJ, atdhetari i shquar Avni ELMAZI nga fshati Sërmovë i Gostivarit, i cili (në vitin 1991) ty të kishte dhënë 100.000 marka gjermane  (që Avniu i kishte grumbulluar nga bashkëfshatarët e tij në Itali, Zvicër dhe Gjermani) për armatim, por që ti dhe banda yte ia grabitët dhe...




Kurse, të gjithë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ombëtare, përveç Zotit Fazli VELIU, Zotit Musa XHAFERRI


dhe agjentit të KOS – it, Zotit Gëzim OSDRENI, të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë i likuidove fizikisht dhe politikisht...




Të gjithë bashkëluftëtarët, me të cilët e fillove konfliktin në IRJM (në vitin 2001) ose i vrave dhe ose po i kalb nëpër burgjet sllavo-maqedonase, si vijon: 





Zotin Ridvan NEZIRI (Kom. HOXHËN) e vrave atëherë kur kolaboroje dhe e kaloje “muajin e mjaltit” me atë që duartë e tij i ka të lyera me gjakun e shqiptarëve të Ladorishtës, të Bit Pazarit, të Gostivarit, të Haracinës, të Bicincës, të Kondovës..., me Zotin Branko CRVENKOVSKI. 


Kurse, Zotin Harun ALIU (Kom. KUSHTRIMIN) e vrave gjatë dashurisë tënde të përjetshme me kriminelin tjetër Nikolla Gruevski, me të cilin bashkarisht i lyet duartë tuaja me gjakun e Brodecit.


 

Zoti Ali AHMETI !




Nëse të ka ngelur vetëm një pikë gjak shqiptari dil para popullit shqiptar dhe rrëfeju para tij, se kush ke qenë dhe kush në të vërtetë jë ti, kur dhe kush ta ka shkelur bishtin. 





Dhe, të jesh shumë i sigurt, që ashtu si populli shqiptar edhe ne, Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK), do të marrim në mbrojtje dhe as ty dhe as familjen tënde nuk do ta gjejë asgjë e keqe, vetëm e vetëm që ti të mos e denigrojsh Kombin Shqiptar edhe më shumë se sa e ke denigruar dhe je duke e denigruar edhe tani. 





Në të kundërtën e kësaj, Zoti Ali AHMETI, ne të FDBK-së, po të paralajmërojmë se do të jemi të shtrënguar që ta publikojmë: “DOSJA E ZEZE E ALI AHMETIT...!”; prandej, urgjentisht largohu nga kolaborimi me sllavo-maqedonasit e kriminelit Nikolla GRUEVSKI dhe përfundimisht jepi fund denigrimit të shqiptarëve, se përndryshe shumë rëndë do të ndëshkojë historia....

 

Sinqerisht;




Kryetari i FDBK-së, Mr. Gafurr ADILI nga Kërçova.

 

Tiranë, më 02 shtator 2010

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum