Christopher Dell,zgjedh Atifeten kryetare(FBI) e ka çnj
:: sport
Page 1 sur 1
Christopher Dell,zgjedh Atifeten kryetare(FBI) e ka çnj
Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan
Me ndermjetesimin e ambasadorit amerikan ne Prishtine qeveria dhe opozita ne Kosove arriten nje kompromis per emrin e ardhshem te presidentes se Kosoves. Kompromisi ishte i nevojshem sepse Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur me pare si antikushtetuese zgjedhjen e sipermarresit zvicerian Behxhet Pacolli per president te Kosoves. Para se emri i saj te permendej si kandidate zonja Atifete Jahjaga tani ne moshe 35 vjecare per shume kosovare ishte emer i panjohur. Ajo do te jete vetem nje presidente kalimtare pasi kjo parashikohet ne marreveshjen e arritur mes qeverise dhe opozites per ndryshimin e kushtetutes sipas se ciles ne te ardhmen presidenti do te zgjidhet drejtperdrejt nga populli thuhet nder te tjera ne Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Nderkaq me titullin Nje police per presidente te gazetarit Norbert Mappes-Niediek ne gazeten e kryeqytetit gjerman Berliner Zeitung nder te tjera lexojme
Ishte ambasadori amerikan ne Kosove Christopher Dell ai i cili kumtoi lajmin e gezuar kriza mbaroi presidente e vendit te vogel ne Ballkan per nje kohe kalimtare do te jete zevendesdrejtoresha e Policise se Kosoves Atifete Jahjaga. Dell ishte ai i cili pak ore me pare me thirrjen e tij e kishte befasuar gruan se ciles i mungon teresisht pervoja politike. Ndaj pyetes do te behesh presidente Jahjaga nuk hezitoi. Me ndihmen amerikane qeveria dhe opozita ne naten e se enjtes gjeten rrugedalje nga kriza e pare kushtetuese e shtetit te ri... Atifete Jahjaga vjen nga qyteti i Gjakoves ne perendim te Kosoves dhe eshte e martuar me nje mjek. Ajo eshte pothuajse e panjohur per opinionin kosovar. Por shume me mire ate e njohin amerikanet qe kur ne vitin 2000 vetem nje vit pas themelimit te Policise se re te Kosoves ajo kishte filluar pune si perkthyese amerikanet e kane mbeshtetur juristen e paparti. Ajo ka studiuar ne Akademine e FBI-se fitoi nje burse per Qendren Marshall per politiken e sigurise dhe i eshte prezantuar te gjithe politikaneve te shquar amerikane qe kane vizituar Kosoven...
Perndryshe grate ne Kosove jo vetem ne polici por ne pergjithesi ne jeten publike jane gjithnje e me te pranishme. Vete fakti qe kemi gra me uniformen policiore ka ndryshuar fort imazhin e policise ka thene njehere presidentja e tanishme e vendit... Pjesemarrja e grave ne polici ne Kosove eshte 14 per qind ne Gjermani 24 per qind ndersa ne Austri vetem 10 per qind. Me Mimoza Kusarin dhe Edita Tahirin qeveria e re ka dy zevendeskryeministre. Nderkaq ne parlamentin e Kosoves grate jane te perfaqesuara me 30 per qind informon nder te tjera Berliner Zeitung.
Autor faz/bz/Esat Ahmeti
Redaktoi Auron Dodi
Re: Christopher Dell,zgjedh Atifeten kryetare(FBI) e ka çnj
Qojau kembet amerikanve nese doni te hypni ne pozita
Sujets similaires
» Christopher Dell,ska vetvendosje ne kosove
» Ramushi zgjedh serbin ministerja çka trazohen
» nikolla uron Osmanin kryetare
» Ramushi zgjedh serbin ministerja çka trazohen
» nikolla uron Osmanin kryetare
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum