Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Christopher Dell,ska vetvendosje ne kosove

 :: sport

Aller en bas

Christopher Dell,ska vetvendosje ne kosove Empty Christopher Dell,ska vetvendosje ne kosove

Message  Perparimi Mer 2 Mar - 13:34

Jo Vetëvendosjes
Ambasadori i SHBA’së, Christopher Dell, i ka dhënë mbështetje të enjten Partisë Fryma e Re. Por, jo edhe subjektit tjetër të ri, Lëvizjes Vetëvendosje. Ai tha se nuk e ka ndërmend t’i vizitojë zyrat e kësaj lëvizjeje. Megjithëkëtë, kjo deklaratë nuk e nervozoi Albin Kurtin. Ai tha se dëshiron të ketë raporte të mira me amerikanët.

Nga Shpend Limoni më 19 nëntor 2010 në ora 07:43
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Dell, ka shfaqur publikisht qëndrimin e tij negativ ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, derisa ka kryer një vizitë në Partinë Fryma e Re.

I pyetur nga gazetarët nëse do ta vizitojë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, një subjekt ky që po ashtu garon për herë të parë në zgjedhjet parlamentare, amerikani ka dhënë një përgjigje të prerë.

“Jo”, ka thënë përfaqësuesi më i lartë amerikan në Republikën e Kosovës.

Para disa muajsh, duke bërë komente për skenën politike në Kosovë, Christopher Dell kishte inkurajuar formimin e subjekteve politike të reja si alternativë për qytetarët e Kosovës. Por, duket se kur ka thënë kështu nuk e ka pasur në mendje Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj, Albin Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje ka një qëndrim të ashpër ndaj pranisë ndërkombëtare dhe promovon një pavarësi gati absolute të institucioneve vendore. Po ashtu, Vetëvendosje është kundërshtare e disa proceseve politike që janë mbështetur fuqishëm nga ndërkombëtarët, si procesi i decentralizimit që derivon nga Pakoja e Ahtisaarit. Njëherësh, kjo lëvizje ka kundërshtuar në masë të madhe procesin e privatizimit, i cili është përkrahur nga ndërkombëtarët, veçmas nga amerikanët. Një pikë kundërthënëse e Vetëvendosjes në raport me ndërkombëtarët është edhe angazhimi i saj për bashkimin kombëtar.

Deklaratat e Ambasadorit nuk i brengosin zyrtarët e Vetëvendosjes.

Florin Krasniqi, kandidat për deputet i kësaj lëvizjeje, ka thënë për gazetën se nuk e brengos deklarata e Ambasadorit. Ai ka bërë një krahasim me Ambasadorin Robert Gelbard, i cili kishte bërë disa deklarata para luftës që nuk ishin pritur mirë nga autoritetet e atëhershme dhe opinioni në Kosovë.

“Unë nuk brengosem fort për këtë. Ne jemi dëshmitarë kur një ambasador amerikan e ka quajtur UCK’në organizatë terroriste edhe ai e ka përfundu karrierën e vet politike. Për këtë nuk brengosem shumë. Unë brengosem për qëndrimin e SHBA’ve dhe të vlerave të tyre. Nuk e shoh të rëndësishme ose jo vizitën e Ambasadorit në Vetëvendosje”, ka thënë ai.

Sido që të jetë, Krasniqi ka thënë se shpreson që Dell nuk ka asgjë kundër Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë jam amerikan, ai është ambasadori im. Lëvizja Vetëvendosje është një lëvizje qytetare, që ka një program politik dhe mendoj se z. Dell dhe SHBA’të nuk kanë asgjë kundër Vetëvendosjes dhe mënyrës se si ne i qasemi rregullimit të shtetit dhe ligjit në Kosovë”, ka thënë ai.

Krasniqi ka mohuar se Dell ka raporte të këqija me Vetëvendosjen dhe konsideron se ai nuk është mohues ndaj kësaj lëvizjeje. Por, nuk heziton t’ia tërheqë vërejtjen atij që të mos bëjë fushatë ndaj kësaj organizate politike.

“S’është mohues, unë konsideroj se ai është ambasadori im edhe ne e kemi pru këtu me e mbrojt interesin e SHBA’ve dhe me i promovu vlerat amerikane dhe jo me ba fushatë politike. Por, është qëndrim i ambasadorit se çka do të bëjë, është qëndrim i tij personal. Por si Ambasador i SHBA’ve detyra e parë dhe e fundit e tij është me i prezantu vlerat amerikane edhe me mbrojt interesin e shtetit dhe të popullit amerikan”, ka thënë ai.

Një qëndrim për deklaratën e Dell ka ardhur edhe nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
“Nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë. Por, ne kemi respekt për Barak Obamën si President i SHBA’ve dhe për shumë prej politikave të tij. Në SHBA ju e dini se po merren nën kontroll edhe ndërmarrjet private të falimentuara, ndërkohë që Kosova ndodhet nën një trysni që ndërmarrjet publike fitimprurëse t’i shesë. Ne mendojmë që kjo nuk është në rregull. Por, jemi të hapur për takime me të gjithë politikanët dhe diplomatët, me ata që pajtohen me neve, por edhe me ata që mund nuk pajtohen me neve”, ka thënë Kurti në një prononcim për televizionin KlanKosova.

E përkrah FER’in
Ambasadori amerikan, Christopher Dell, është shfaqur shumë më pozitiv ndaj Frymës së Re dhe liderëve të saj.

Ai nuk ka hezituar të shfaqë simpatinë për këtë subjekt politik.

“Unë e njoh Shpend Ahmetin që nga koha kur studionte, ai ka punuar në Zyrën Amerikane. Unë e respektoj qëndrimin e tij, e respektoj energjinë, entuziazmin dhe gatishmërinë e njerëzve në këtë parti të re për t’u angazhuar, për të thënë se ky është shteti im. Kjo është me rëndësi dhe ne do të punojmë për ndryshim. Më vjen mirë që shoh shfaqjen e partive të tilla, të cilat dëshirojnë një të ardhme më të mirë për vendin e tyre dhe ky është një zhvillim i rëndësishëm”, ka thënë ai.

Pas këtij takimi ka folur edhe Shpend Ahmeti.

“Natyrisht i diskutuam edhe mekanizmat tjerë, sa i përket monitorimit të zgjedhjeve, të cilat me të vërtetë po shkojnë në mënyrë të duhur dhe që tani po mundohemi që sa më mirë ky proces të organizohet”, ka thënë ai.

Dell, ndërkaq, ka dhënë opinionin e tij edhe për kandidatët e partive që janë nën hetime e që presin për t’u certifikuar nga KQZ.

“Mendoj se i takon KQZ’së t’i shqyrtojë ata dhe të aplikojë standarde të qëndrueshme për çdonjërin”, ka thënë Dell.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum