Krasniqi;kosova eshte e rrezikuar nga SHIKU
:: sport
Page 1 sur 1

Krasniqi: Kadri Veseli synon postin e kryeministrit
Prishtinë, (Kosovapress) 28 Janar 2012 15:49
Lëvizja Vetëvendosje i është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiut (Kamishi), duke i quajtur ato si të pavërteta dhe të qëllimshme. Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, i cili tani më është i njohur për “dialogun” me “Kamishin”, nuk ka hezituar ta quajë si organizatë ilegale dhe kriminale Shërbimin Informativ të Kosovës, të cilin ai e quajti edhe organ të PDK-së.
Florin Kransiqi në një konferencë për media të mbajtur të shtunën gjithashtu ka thënë se për Lëvizjen Vetëvendosje, dhe për Kosovën në përgjithësi është shqetësues aktiviteti i dendur i SHIK-ut. Sipas Krasniqit “Kosova është e rrezikuar nga bandat kriminale të SHIK-ut”.
Ai ka thënë se lansimi i dezinformatave nga ana e “Kamishit” dhe pjesëtarëve tjerë të SHIK-ut, janë tipike të shkollës së KGB-së, pasi që sipas tij, atëherë kur vendi është në krizë të thellë ekonomike dhe politike, lansohen dezinformata të ndryshme, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes së qytetarëve në çështje që nuk janë aspak të rëndësishme.
“Përpjekjet e kësaj organizate kriminale që t’i sjellin një pjesë të madhe të anëtarëve të saj në parlamentin e Kosovës ka të bëjnë me faktin, se as një ish-SHIK nuk ka humb në zgjedhje, tregon se sa e fortë është kjo organizatë kriminale. Për faktin që ata po bëjnë të pamundurën që në riformatizimin e ardhshëm të Qeverisë të bëhen pjesë e Qeverisë, tregon se kjo është metoda e KGB-së, ashtu sikurse Putini që erdh në pushtet, duke qenë i pari i shërbimit informativ, të njëjtën gjë po tenton ta bëjë edhe Kadri Veseli, që të vijë i pari në pushtet përmes shërbimit të vet informativ. Kjo është e papranueshme për një shoqëri demokratike, kjo është e papranueshme për shoqërinë tanë kosovare”, ka thënë ai.
Krasniqi po ashtu ka thënë se SHIK-u nuk është shërbim i Kosovës, por i PDK-së dhe ka kërkuar që të ndërpriten të gjitha aktivitetet e kësaj organizate dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Ai më tej ka shtuar se ShIK-u është formuar ilegalisht, ka vepruar ilegalisht dhe vazhdon të veprojë ilegalisht, duke thënë se njerëzit e tillë nuk e kanë vendin në Parlamentin e Kosovës, e as në institucionet e saj.
“Unë kam thënë gjithmonë dhe vazhdojë të them. Kjo organizatë ilegale kriminale që quhet Shërbimi Informativ i Kosovës, e në fakt është shërbimi informativ i PDK-së them se asnjëherë nuk është shuar. Ne nuk do të ndalemi deri sa kjo organizatë kriminale të vjen para përgjegjësisë legale. Asnjë herë për asnjë moment nuk do të dalim aktivitetin që legalisht këta kriminal me i sjellë para drejtësisë. Kjo organizatë që është themeluar ilegalisht, u financua ilegalisht, veproi ilegalisht, po vepron ilegalisht, e po i bënë aq shumë dëm këtij vendi, këta njerëz e kanë vendin në burg. Nuk ka vend për këta njerëz në parlamentin e Kosovës, e as në institucionet e Kosovës”, ka thënë ai.
Ndryshe, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu në fillim të seancës së enjtes së Kuvendit të Kosovës, kishte shtruar disa pyetje për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, në mënyrë që ai të përgjigjet për disa kontakte që ka mbajtur me një grua serbe, e cila, siç thotë ai, ka qenë vajza e njërit prej ministrave të Millosheviqit. Përkundër interesimit të gazetarëve, Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, nuk është përgjigjur, por Lëvizja Vetëvendosje kishte zgjedhur që brenda ditës të kundërpërgjigjet me një deklaratë, ku i shtroheshin 10 pyetje kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi.
Ndryshe, shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Veseli, vetëm pak muaj pas shpalljes së pavarësisë së Ksoovës, përmes një deklarate publike kishte njoftuar për shuarjen e aktivitetit të SHIK-ut./Kosovapress/

Sujets similaires
» Edhe Skender Krasniqi eshte i dyshimt ne vrasjen e Mustafes
» Ardian Gjini;kuvendi eshte shiku !
» Per Spanjen fashiste;“Kosova është Serbi”
» Kush eshte Florin Krasniqi
» Shefqe Krasniqi shtetas i serbise,a eshte montazhe
» Ardian Gjini;kuvendi eshte shiku !
» Per Spanjen fashiste;“Kosova është Serbi”
» Kush eshte Florin Krasniqi
» Shefqe Krasniqi shtetas i serbise,a eshte montazhe
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum