Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Shefqe Krasniqi shtetas i serbise,a eshte montazhe

 :: sport

Aller en bas

Shefqe Krasniqi shtetas i serbise,a eshte montazhe Empty Shefqe Krasniqi shtetas i serbise,a eshte montazhe

Message  Perparimi Mer 17 Sep - 7:46

Shefqe Krasniqi shtetas i serbise,a eshte montazhe 10363105_10152323688476711_692920458178106626_n

http://www.gazetaexpress.com/lajme/shefqet-krasniqit-iu-gjeten-edhe-dokumente-te-serbise-43261/

GAZETAEXPRESS E mërkurë, 17 Shtator 2014 14:11 Policia e Kosovës, gjatë bastisjes të shtëpisë së Imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqit, përveç parave kanë konfiskuar edhe disa dokumente të Republikës së Serbisë.
Policia e Kosovës, gjatë bastisjes të shtëpisë së Imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqit, përveç parave kanë konfiskuar edhe disa dokumente të Republikës së Serbisë.

Në shtëpinë e Krasniqit, i cili gjatë një aksioni të gjerë policor në shkallë vendi, u arrestua të mërkurën së bashku me 11 imamë të tjerë, janë konfiskuar 8 mijë euro kesh, mbi 7 mijë franga zvicerane, 2 mijë e 300 dollarë, denarë - shuma e të cilave nuk dihet, monedha arabe, rupi të Pakistanit, si dhe disa dokumente të Republikës së Serbisë.

Imami, njëherësh ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame, në fillim të këtij muaji, pas arrestimit nga policia dhe intervistimit nga prokuroria, ishte liruar pas disa orësh, për tua arrestuar sërish sot, kësaj radhe me shumë kolegë, si të dyshuar për nxitje të ekstremizmit fetar, përçarjes kombëtare dhe veprimtari të tjera që bien ndesh me sigurinë nacionale dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Krasniqi, prej kohësh njihej në opinion me ligjëratat e tij nxitëse të ekstremizmit fetar ndër shqiptarë, të cilët, qoftë myslimanë, të krishterë a ortodoksë, historikisht njihen për bashkëjetesë dhe tolerancë fetare.

Letërnjoftimi nga Serbia i imam Shefqetit mban datën e dhënies 2004.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum