Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Per Spanjen fashiste;“Kosova është Serbi”

 :: sport

Aller en bas

Per Spanjen fashiste;“Kosova është Serbi” Empty Per Spanjen fashiste;“Kosova është Serbi”

Message  Perparimi Sam 18 Mai - 6:56

“Kosova është Serbi” për Real Madridin
Madrid, (Kosovapress) 18 Maj 2013 09:47

Skuadra e njohur spanjolle vendos pankartën “Kosova është Serbi” në finalen e Kupës së Mbretit. Real Madrid me veprimin e fundit kundër shtetit të Kosovës mund të përshëndetet nga mijëra tifozë që i ka në shtetin më të ri të Evropës, transmeton “Sporti1”.

Kjo për faktin se në ndeshjen finale të Kupës së Mbretit të Spanjës, tifozët e tyre i kanë dhënë një mesazh politik këtij vendi, duke treguar përkrahje për gjenocidin dhe terrorin e Serbisë.

“Kosova është Serbi” ka qenë pankarta që është shpalosur nga shikuesit madrilen. Kjo nuk është hera e parë që qarqe të caktuara serbe ndikojnë që të jepen mesazhe të tilla kundër shtetit të Kosovës në ngjarje të mëdha sportive, siç ishte Kupa e Mbretit dhe skuadra Real Madrid.

Spanja është njëra ndër vendet e pakta të Bashkimit evropian që nuk e ka njohur Kosovën, duke iu frikësuar motivimit të katalanasve që të cilët po ashtu kanë orientime për pavarësinë e kësaj krahine.

Sipas rregullave në fuqi nga Federata evropiane dhe ato kombëtare, klubet që japin mesazhe politike do të dënohen, pritet të shihet a do të dënohet për këtë akt të turpshëm skuadra e Real Madridit nga Federata spanjolle e futbollit
. /Kosovapress/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum