Djegia e librit 'Enver Hoxha', intelektualët kosovarë, pro-k
:: sport
Page 1 sur 1

Djegia e librit 'Enver Hoxha', intelektualët kosovarë, pro-kundër (sepse keta kosovar jane servila te shkjaut)pse ,sepse Enveri erdhi ne pushtet nga Milladini,Dushani ,Tempoja,Titoja e stalini.
Djegia e librit të Enver Hoxhës, shkruar nga Blendi Fevziu, e cila u bë publikisht nga organizata e quajtur "Fronti popullor për kultivimin e veprës revolucionare të Enver Hoxhës", u dënua dje nga shkrimtarët dhe intelektualët kosovarë, të cilët e konsideruar si një akt të shëmtuar, vandal dhe barbar.
Regjisori Bekim Lumi këtë akt e konsideron si një shprehje të frustrimit skizofrenik të një grupi dogmatikësh që vazhdojnë të kenë nostalgji për diktatorin dhe epokën e tij të tmerrit. Poeti Ndue Ukaj, duke e konsideruar akt tmerrësisht të shëmtuar dhe barbar, u shpreh se ky akt bëhet më i shëmtuar ngase me këtë synohet të mbrohet diktatori Enver Hoxha dhe diktatura e tij që shqiptarëve iu shkaktoi të këqija të panumërta.
"Ky akt, ashtu sikurse edhe disa të tjerë, janë një sinjifikativ i bollshëm të na vetëdijesojnë se nevoja e miratimit të një ligji që dënon krimet e diktaturës se Hoxhës, është nevojë mediate. Vetëm kështu, shoqëria shqiptare mund të çlirohet nga e keqja dhe vetëm në këtë mënyrë, mund të vështrojmë saktë të ardhmen", tha Ukaj.
Romancieri Ardian Haxhaj u shpreh kundër djegies së librit të Blendi Fevziut. Sipas tij, ky është një akt vandal që të sjell ndër mend djegiet e librave nga nazistët.
Haxhaj pohoi se ky është një veprim kundër fjalës së lirë. "Është mendësi totalitariste që mundohet, përmes kërcënimeve, ta bllokojë fjalën e lirë, t'i bllokojë argumentet. Enver Hoxha ka qenë një diktator, pasojat e diktaturës të të cilit po i përjetojmë edhe sot", tha Haxhaj.
Mirëpo, ndryshe nga të sipërcituarit mendon poeti Jeton Kelmendi. Megjithëse tregoi që nuk e ka lexuar librin "Enver Hoxha", Kelmendi u shpreh se libri i Blendi Fevziut nuk ka vlerë. "E di se profesioni i Fevziut nuk përkon me histori e as me histori të diplomacisë, prandaj që në fillim e konsideroj një bujë sa për treg", u shpreh Kelmendi. E duke folur për djegien e librit, Kelmendi theksoi se kjo nuk paraqet asgjë, pos se Fevziut do t'i shërbejë për treg dhe për t'u bërë edhe më mediatik

Sujets similaires
» Enver Hoxha e Fadil Hoxha
» Enver Hoxha
» Posta Enver Hoxha
» Enver Hoxha dekoron titistet
» Kadareja ma i keq se Enver Hoxha shumeee?
» Enver Hoxha
» Posta Enver Hoxha
» Enver Hoxha dekoron titistet
» Kadareja ma i keq se Enver Hoxha shumeee?
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum