Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Avdi Ibrahimi;komandantet e uçk ishin ne sherbim te serbit

 :: sport

Aller en bas

Avdi Ibrahimi;komandantet e uçk ishin  ne sherbim te serbit Empty Avdi Ibrahimi;komandantet e uçk ishin ne sherbim te serbit

Message  Perparimi Jeu 3 Nov - 7:25

Shpifësi që vret!
Publikuar më 14 tetor, 2010 në orën 19:04 ( ) Avdi Ibrahimi | Opinion |


Nuk është për t'u habitur për shpifësin që nuk ka etik morale njerëzore të shpif dhe vë në dyshim njeriun
që ka dëshmuar në vepra se është atdhedashës dhe kombëtarisht i qëndrueshëm.Shpifje nga më të ndryshme gjatë
gjithë periudhave në historinë e kombit shqiptar na ka rastisur të lexojmë në letra të shkruara nga shkarravitës të
ndryshëm, se heroi ynë kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu ka qenë gjeneral i ushtrisë otomane turke
dhe si ai pastaj u vu në luftë për 25 vite më radhë kundër kësaj perandorie për ta mbrojtur Evropën por gjoj se e
paska dëmtuar kombin shqiptar?!


Se Asim Vokshi paska qenë oficer i fashizmit porse paska ndihmuar luftën nacionalëçlirimtare shqiptare dhe është
vu pastaj në luftë të drejtë për drejtë antifashiste, se Jusufi paska punuar ni ish Jugosllavi si përkthyes i gjuhës serbe
në atë shqipe dhe anasjelltas dhe se ky nuk ka mund të jetë patriot dhe atdhedashës përderisa ka punuar në
institucionet jugosllave anipse ky bir shqiptar me tërë forcën e tij ju kundërvu shovenistëve jogosllavo-serb,
se Shefi i shtabit të UÇK-së ka qenë oficer i ushtrisë jugosllave, si dhe përplot oficer të tjerë të ushtrisë jugosllave
që janë rreshtuar në luftën çlirimtare kur i ka thirrur zëri i atdheut,
si dhe përplotë të tjerë që kanë punuar në
mbrojtjen popullore civile,
në gjykata, në polici, në komitete partiake, në arsim, në shëndetësi e ku do tjetër,
që kanë bartur teseret e partis komuniste jugosllave dhe ata të lidhjes komuniste të Kosovës, por gjith ata njerëz
që janë distancuar dhe i janë kundërvu haptas rregjimit pushtues jugosllavo-serb, nuk qenkan atdhetar se kan punuar
në istitucione të ndryshme jugosllave, paçka se ata kurrë s’kanë pranuar të jenë servil dhe bashkëpunëtor të rregjimit
titisto-rankoviçisto-millosheviqian dhe me kohë janë flakur nga puna vetëm pse s’kanë pranuar të bëjnë gjëra të këqija
kundër atdheut dhe bashkombasve të tyre, por për shpifësin kjo s’ka rëndësi ai të gjithë i vë në një thes, si ata që
patën ndërgjegje të pastër kombëtare, si ata shqipfolës që i sherbyen me përkushtim deri në fund pushtuesit të urryer
jugasllavo – sereb. Shpifësi me kokën e tij të mjegulluar nuk e bënë fare dallimin mes këtyre dy anëve të kundërta që
janë të kundërta me njëra tjetrën, shpifësi shpif pa mbulesë, pa argumente, se po të kishte ndinjë argument për njeriun
e tij të preferuar, ai do ta kallte botën duke brohoritur ja argumenti se ky përson ka punuar kundër atdhut dhe ka marrë në qafë këta njerëz?! Shpifësi që nxjerr akuza, duhet t’i dokumentoj ato me fakte që flasin konkretishtë:

- Me këndë ka qenë në bashkëpunim personi i akuzuar?
- Kush është tradhëtuar nga ai ?
- Kush është spiunuar ?
- Veprimet konkrete të argumentuara në fakte?
- Për çka konkretisht është fjala?
- Kush ka pasur pasoja nga ato veprime?
- Më kënd konkretisht ka qenë ai bashkëpunim?
- Aktet që e dokumentojnë akuzën?
- Cilat janë pasojat e asaj veprimtarie?
- Cilat janë lidhjet e akuzuesit me ish - UDB-në?...

Por i gjori shpifës s’ka argumente të tilla, për këtë ai edhe shpif edhe rrenë për Ervehenë, për Desdemonën për...
Njëkohësisht na ka rastisur shpesh herë të dëgjojmë edhe në ndeja odash, kafenesh e vende ku kanë ndejtur dhe
diskutuar njerëzit mbi ngjarje të ndryshme nga jeta shqiptare, por ka qenë e pamundur që gjatë bisedave serioze
për fatet e atdheut të mos gjindet ndonjë shpifës e të shpifë pa asnjë argument figurat tona të pastra kombëtare.
Qëllimi i shpifësit që në këtë shkrim po e lë pa ju përmendur emrin, por kjo nuk nënkupton që në shkrimin tjetër do
ta kursej dhe do t’i ngre pdi edhe në gjukatëtë, pra ky shpifës kur se ka merakun të debatojë në formë të shëndoshë
dhe konstruktive, por të futë thikën e përqarjes, që të gjithë ata që nuk janë të një mendimi me hiçin shpifarak ta
mbyllin gojën. Kjo është metodë e shantazhit e totalitarizmit që është i nxitur nga politikanë të dështuar tashmë
kombëtarisht që kjo metodë veprimi mund t’ju bëjë përshtypje anlfabetëve, ndërsa mua jo, aspak jo! Për mua
jeni modeli i së keqës së kaluar, i të tanishmës dhe së ardhmes! Kjo metodë e dalur boje, ka mbetur vetëm tek
aludimet tuaja të pa baza, duke mos ofruar asnjëherë të dhëna konkrete, madje përpiqeni të krijoni përshtypjen
para analfabetëve tuaj të gjorë se e dini të gjithë biografinë time edhe pse ju nuk keni asfarë të drejte të gjurmoni
dhe të shpifni biografin time të pstër prej shqiptari atdhetar, nëse dini se paskam bërë të këqija kundër atdheut dhe
kombit tim,pse nuk shkoni në polici t’i ofroni të dhënat që (si) keni,ose pse nuk dilni botërisht me (dez) informatat tuaja,
por merreni me shpifje? Pse përgjoni dhe nga ato përgjime që bëni ndaj meje u dalin një hiç? Tregoni pa frikë se cilin
keni urdhërdhënës dhe shpëtoni shpirtin tuaj nga ferri i Memfistofelit. Nëse nuk dini gjë, por vetëm jeni të verbër dhe
po zbatoni ashtu në verbëri urdhërat e shefit tuaj, e keni gabim dhe është e udhës të kërkoni falje përmes atyre
njerëzëve që keni shpifur për mua. Puna më e lehtë është të shpifësh dhe këtë shpifjen ju e zotëroni për mrekulli,
mrekulli kjo që u bënë një me djallin trashalluq! Po fabrikoni rrena, por dije mirë smirëzi shpifaraku se kungulli nuk
rri gjithnji mbi ujë. Diçka tjetër për pos shpifjes ju nuk njihni,kur rreni ju kënaqëni, ky është instikti juaj i ulët prej
primitivi dhe hiçave tuaj, që jetojnë me kokën boshe, të mjegulluar, injorant të papërmirësuar, mos habiteni nga ky
shkrim i imi se mbase ju dini se kush jeni dhe çka veproni në dëm të kauzës shqiptare. Për këtë shikoni mëposhtë
reagimin:

“Lëvizja VETËVENDOSJE! e dënon aktin qyqar të heqjes së flamurit kombëtar shqiptar dhe servilizmin e panevojshëm
e politikanëve qyqarë. Ata të cilët nuk e mbrojnë kombin e vet, ashtu qysh e mbrojnë atë edhe ShBA-të, nuk mund ta
ndërtojnë as shtetin. Këta njerëz që tallen me flamurin tonë kombëtar janë ata që moti e kanë shitur kombin. Njeriu që
e shet kombin, nuk ka dinjitet njerëzor dhe as mund të jetë përfaqësues i interesave të kombit dhe interesave të
popullit.”

Për veprimet tuaja antikombëtare keni përgjigjen e merituar nga “Lëvizja Vetëvendosje”, këtij reagimi i bashkangjitem
edhe unë personalisht. Andaj nuk dua nga soji i këtyre njerëzëve të përgjohem dhe të shpifem pa asnjë argument.
Mjaftë më...Mësohuni të flisni të vërtetën.

Prizren, 12.10.2010





Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Avdi Ibrahimi;komandantet e uçk ishin  ne sherbim te serbit Empty Re: Avdi Ibrahimi;komandantet e uçk ishin ne sherbim te serbit

Message  Perparimi Jeu 3 Nov - 7:27

Avdi aga;ai qe ka ngrere mute me serbin ,ai nuk e harron dafrangen dhe zagari zagar mbetet gjere ne vdekje.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum