Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

padi kundër dëshmitarit X”

 :: sport

Aller en bas

 padi kundër dëshmitarit X” Empty padi kundër dëshmitarit X”

Message  Perparimi Jeu 8 Sep - 15:47






Padi kundër dëshmitarit “X”



Dy ish-pjesëtarë të UÇK-së, Ali Mejzinolli, ish-komandant i kompanisë IV të batalionit “Ymer Alishani” dhe Naser Shala – ish-drejtor për marrëdhënie publike dhe administrim civil kanë paralajmëruar padi kundër dëshmitarit X” në një reagim publik. Ata kanë thënë se dëshmitë e tij janë të pavërteta.

“Dëshmitari “X” në deklarimin e tij para prokurorit në mesin e të pavërtetave që ka thënë kushedi për çfarë arsyeje shpesh përmend fshatin Shalë të komunës së Lypjanit. Në mes tjerash thotë se në fshatin Shalë ka pasur një shtëpi publike gjë që është një insinuatë apo shpifje e qëllimshme për ta etiketuar popullatën tonë, e cila dha një ndihmë të pakursyer për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në reagim. Këtë dëshmi ata e kanë quajtur të qëllimshme me qëllim të degradimit të këtij fshati dhe UÇK-së.

“Ndoshta dëshmitarit ‘X’ iu kanë ngatërruar mendimet e tij se gjatë periudhës së luftës në fshatin tonë ka pasur shumë të zhvendosur gjatë ofensivave famëkeqe serbe që në periudha të caktuara ka arritur në mijëra. Fshatarët i kanë strehuar dhe kanë ndarë bukën e gojës me ta. Ka mundur të jetë edhe familja e tij në mesin e tyre gjë që ne nuk kemi njohuri se kush është ky dëshmitar që po ditka më mirë se ne që kemi qenë aktivë ditë dhe natë gjatë kësaj periudhe më të lavdishme që ka pasur populli ynë ndonjëherë. Për këto padi do të ushtrojmë padi në gjykatën kompetente”, thuhet në reagim.








Batalono i Ymer Alishanit


Ymer Alishani,shkoi dhe i liroi shoket e tij qe uçk i kishte burgosur,na burgosen vetem pse benim sulme te papritura ne forcat qetnike.Ky uçkist, pastaj neve na burgosi ,ndersa neper media fliste kinse ai me urdher te tuj beni sulmet(vetshpallur patriot).Pasi na nxori Ymeri nga burgu ,qe na burgosi uçlisti,ne front qendruam bashk me Ymerin gjere sa granata e shkaut i ra mbi te duke i shkaktue vdekje heroike,ndersa une sot jetoi ne Suedi si invalid dhe nuk kam force te kethehem ne vendlindje time shkaku uçkes,qe ma beri te paverteten e poshteruar ma zi se serbi,bile me mbetet marak ta vizitoi gjymtyren time dhe vendin ku mbeta invalid lufte.
Kemi nje popull te mrekullushem,qe mashtrohet ne moden e tjereve dhe patriotet i perbuz tej mase.


Dernière édition par Perparimi le Jeu 8 Sep - 16:01, édité 2 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

 padi kundër dëshmitarit X” Empty Re: padi kundër dëshmitarit X”

Message  Perparimi Jeu 8 Sep - 15:55

IMER ALUSHANI(Gani Geci) lufta pa apo me maska!
LIS I FORTË ME RRËNJË NË TOKËN E KOSOVËS

Të përmendësh Imerin dhe të mos tregosh se ka qenë një lis, është e pamundur, lis të cilin s'kanë mundur ta lëkundin erërat dhe fortunat e ndryshme. Të gjithë ata që e kanë njohur e dinë se ai ka qenë një burrë që vështirë mund të lind më. Me Imerin njiheshim që nga viti 1990, ku së bashku me të shkonim te një njeri, të cilin e njihte ai, për të blerë pushk-mitralozin që e kam ende.

Para se të aktivizohej në UÇK, Imeri i kishte mbajtur pesë vite burg në burgjet e Sërbisë dhe ishte liruar në vitin 1997. Ishte burgosur për shkak se policia ia kishte zënë një pushkë-mitraloz dhe dy automatikë kallashnikov. Menjëherë pas daljes nga burgu aktivizohet në ushtri.

Imer Alushani u vra në fushën e betejës në Grykën e Llapushnikut, ku kishte luftuar si luan. Gjatë verës së vitit 1998, në Ofensiven e Dytë të Llapushnikut kishte luftuar deri në vdekje dhe nuk i kishte lëshuar pozicionet e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Ai kishte shkuar dhe kishte liruar disa të burgosur shqiptarë që gjendeshin në një burg të UÇK-së. Njëri nga të burgosurit i kishte thënë Imerit se unë do të luftoj me ju deri në vdekje, sepse më kanë burgosur pa faj, gjë që ishte e vërtetë.

Kur qëllon granata afër Imerit atij personi që nuk ja dij emrin, kam dëgjuar që gjendet në Suedi, ajo ia kishte këputur dorën.
Edhe te vdekurit i keqperdoroni.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

 padi kundër dëshmitarit X” Empty Re: padi kundër dëshmitarit X”

Message  Perparimi Ven 9 Sep - 15:47

Dëshmitari ka thënë se gjatë kohës sa kishte qenë në SHIK, Naser Krasniqin e kishte mbikëqyrës, derisa tri rroga i kishte marrë në para të gatshme nga Nezer Çoçaj. Ai ka thënë se një apo dy urdhra i kishte marrë nga Fatmir Limaj. Gjatë asaj periudhe ai ka thënë se i ishte dashur të shkonte në Ferizaj dhe ta spiunonte një person me emrin Emin, nga Carraleva.
Urdher me vra Feta Rudin nga Malisheva
Urdhri tjetër që kishte marrë, dëshmitari ka thënë se kishte qenë për vrasjen e anëtarit të kryesisë së LDK-së në Malishevë, Fetah Rudi. Arsyeja pse duhej ta bënte këtë, sipas tiji kishte qenë se në atë kohë “ai ishte spiun që po fliste kundër Fatmir Limës”.
Ai ka thënë se diku 10 apo 15 ditë më vonë ai ishte sulmuar me armë zjarri në fshatin Arllat nga një veturë në lëvizje. Nga ajo ditë Rudi ka mbetur në karrocë invalidore.

Dëshmitari “X” kishte menduar ta vriste Fatmir Limajn (e plotë)Artikujt tjerëLimaj, padi Qeverisë dhe KryeministritTërhiqet nga shitja “Fabrika e Letrës”KFOR-i vazhdon mbështetjen për EULEX-in në veriKriminelët e Jarinjes i mbron shteti serbDosja e NATO-s: Filip Sinxhiq, rrugaçi i trazirave në veri Presidenti i Hondurasit nesër në Prishtinë Konfirmohet aktakuza ndaj Limajt e të tjerëveIsa Mustafa nuk paraqitet në gjykatë Petrit Zogaj – drejtor i ri i lëvizjes “FOL”Pritje lamtumire e Jahjagës për komandantin e KFOR-it Publikuar: 16.06.2011 - 09:49
Prishtinë, 16 qershor - Dëshmitari “X” pretendon se kishte planifikuar ta vriste Fatmir Limajn. Arsyeja pse dëshironte ta bënte këtë sipas këtij dëshmitari ishin kërcënimet që po merrte nga Limaj dhe grupi i tij.

Në pjesën e dytë të dëshmisë që i ka dhënë prokurorit Maorizio Salustro, dëshmitari bashkëpunues i koduar me shkronjën “X”, ka folur për raportet e tij me Limajn, takimet më të, planet për ta fajësuar Isak Musliun, veprimtarinë në Shërbimin Informativ të Kosovës etj.

“Pas aksidentit me veturë, që më ka ndodhur në Carralevë, isha aq i inatosur, sa për një kohë të caktuar madje kam menduar ta vras Fatmir Limajn. Tërë kohën kam qenë nën kërcënime nga grupi i Fatmirit. Ai ma ka bërë jetën mizerie”, ka thënë dëshmitari, sipas dosjes së EULEX-it, një kopje të së cilës gazeta e posedon, për të shtuar se në një moment kishte vendosur që të shkonte në KFOR, ta dorëzonte armën dhe ta denonconte ish-ministrin Limaj.

Dëshmitari ka thënë se pas përfundimit të luftës në vitin 2001 kishte marrë një urdhër nga Fatmir Limaj që të shkonte dhe t’i largonte trupat e varrosur në Kleçkë. Pasi kishte shkuar në shtëpinë e Skënder Shalës në Kleçkë sipas urdhrit të Limajt për ta “pastruar zonën”, “X”-i kishte shkuar në këmbë deri te vendet ku ndodheshin trupat e varrosur së bashku me Sabit Shalën dhe Naser Shalën. Mirëpo aty nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim pasi që sipas dëshmitarit, Sabit Shala dhe Naser Shala kishin “thënë të mos prekim asgjë”.

“Më vonë ne e takuam Fatmir Limajn në shtëpinë e Skënder Shalës në Kleçkë. Fatmiri më pyeti pse nuk e kisha bërë atë punë. Unë i thashë pyeti nipat e tu. Ata qeshën dhe thanë e bëjmë dajë, e bëjmë. Kurrë nuk e kam kuptuar pse ata hezituan ta kryenin punën, mendoj se e kishin nga përtesa”, ka thënë dëshmitari.

Ai ka thënë se me Fatmir Limajn ka pasur marrëdhënie të mira që nga viti 1998, kur e kishte njohur, me gjithë lëkundjet që kishin pësuar këto marrëdhënie. Mirëpo sipas dëshmitarit pas përfundimit të luftës, Fatmir Limaj kishte dërguar Naser Krasniqin që t’i rrinte pranë.

“Unë e ndieja se ai kishte dërguar Naserin që të më përcillte se çfarë bëja. E di se Naseri operonte nën ombrellën e SHIK-ut. E di këtë sepse unë vetë kam punuar për SHIK-un për tre muaj pas luftës. Mbase kam qëndruar edhe më gjatë, por më kujtohet se i kam marrë tri rroga. Rroga ime ishte 500 marka gjermane në muaj me para në dorë”, ka thënë dëshmitari.



Veprimtaria nën komandën e SHIK-ut



Pas Nazim Bllacës, dëshmitari “X” është njeriu i dytë që tregon se ka punuar për Shërbimin Informativ të Kosovës, duke marrë përsipër edhe vepra penale të kryera në llogari të këtij shërbimi. Dëshmitari ka thënë se gjatë kohës sa kishte qenë në SHIK, Naser Krasniqin e kishte mbikëqyrës, derisa tri rroga i kishte marrë në para të gatshme nga Nezer Çoçaj. Ai ka thënë se një apo dy urdhra i kishte marrë nga Fatmir Limaj. Gjatë asaj periudhe ai ka thënë se i ishte dashur të shkonte në Ferizaj dhe ta spiunonte një person me emrin Emin, nga Carraleva. Ai kishte urdhër, siç ka thënë, që të gjente një moment të duhur dhe ta shkelte me xhip. Këtë ishte urdhëruar që ta bënte bashkë me Sabit Shalën. Mirëpo kjo nuk kishte ndodhur për shkak se Sabit Shala nuk dëshironte që të punonte me dëshmitarin “X”.

Urdhri tjetër që kishte marrë, dëshmitari ka thënë se kishte qenë për vrasjen e anëtarit të kryesisë së LDK-së në Malishevë, Fetah Rudi. Arsyeja pse duhej ta bënte këtë, sipas tiji kishte qenë se në atë kohë “ai ishte spiun që po fliste kundër Fatmir Limës”.

“Fatmiri urdhëroi që të vëzhgohej ky person. Më kujtohet se një herë ne kishim një takim në Prizren, në një kafe - bar të vogël afër ndërtesës së TMK-së që ta diskutojmë çështjen”, ka thënë ai. “Naser Krasniqi, Enver Hoti, Fadil Gajraku dhe një person tjetër që nuk më kujtohet ishin në mbledhje. Fatmiri nuk ishte aty. Naser Krasniqi dhe Fadil Gajraku ishin të ngarkuar me operacionin. Ata thanë se Fetah Rudi ishte person i rrezikshëm dhe më urdhëruan mua të vëzhgoja dhe studioja lëvizjet e tij në Prishtinë, pasi që Fetah Rudi jetonte diku në “Bregun e Diellit” dhe ta shikoja atë në mënyrë që unë të isha në gjendje ta njihja”, ka thënë dëshmitari në dëshminë dhënë prokurorit special të EULEX-it. Të nesërmen ai ka thënë se e kishin thirrur dhe i kishin thënë se plani kishte ndryshuar. Tek në një takim tjetër në Malishevë ishte vendosur të vritej Fetah Rudin te stadiumi i Prishtinës gjatë një manifestimi që pritej të mbahej aty.

“Në ditën e operimit së pari u takuam përsëri në Malishevë dhe udhëtuam të gjithë së bashku në Prishtinë. Gjersa ishim në Prishtinë, Naser Krasniqi më dha një pistoletë me zhurmëmbytës... Secili prej nesh ishte në secilën hyrje të stadiumit: Naser Krasniqi, Fadil Gajraku, Enver Hoti dhe një person tjetër që nuk më kujtohet, si dhe unë. Ne duhej ta vrisnim Fetahun gjersa hynte në stadium”.

“Fetahu hyri nëpërmjet portës ku po qëndroja unë. Të tjerët që ishin nëpër portat tjera filluan të më jepnin shenja që të më tregonin se ai djalë ishte yni. Por unë u bëra sikur nuk e njoha dhe nuk shtiva. Fetahu vërejti të tjerët duke bërë me shenjë, sepse i njihte ata. E kuptoi dhe iku nga aty”, ka thënë dëshmitari. Ai ka thënë se diku 10 apo 15 ditë më vonë ai ishte sulmuar me armë zjarri në fshatin Arllat nga një veturë në lëvizje. Nga ajo ditë Rudi ka mbetur në karrocë invalidore.
Pse ishe ne shik ?Nga friga.Vertete eshte ska dyshim se e kishin vra.
Shiku paska lajmrue karabineret ITALIAN ,qudi shpiuna me serb,edhe me italian e neser me dreqin spiuna.

. Një herë në javë kisha kontakte me karabinierët italianë dhe unë u jepja atyre informata. Më kujtohet emri i përkthyesit ishte Nikolla”, ka thënë ai.
Kur është pyetur nga prokurori pse kishte qëndruar në SHIK kur nuk dëshironte të kryente vepra të dhunshme, dëshmitari “X” ka thënë se këtë e ka bërë nga frika. Edhe pas planifikimit për vrasjen e Fetah Rudit, dëshmitari ka thënë se ka qëndruar në SHIK, ku ishte marrë me disa çështje të vogla që i ka quajtur ai si drogë dhe prostitucion, ndonëse nuk po merrte më pagë nga SHIK-u.

“Udhëzimet që unë i kam marrë nga Naser Krasniqi ishin që të grumbulloja informata dhe t’ua kaloja karabinierëve italianë

Unë, Fatmiri dhe Haradini do ta fajësonim Isak Musliu
Dëshmitari “X” ka shtuar se Limaj i kishte udhëzuar se në rast gjykimi që të gjitha fajet do t’ia hidhnin Isak Musliut.
Agim Murtezi po ashtu ishte arrestuar në vendin tim.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

 padi kundër dëshmitarit X” Empty Re: padi kundër dëshmitarit X”

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum