Kush e simpatizon Hashimin & Rambushin..garant eshte spiun i
:: sport
Page 1 sur 1
Kush e simpatizon Hashimin & Rambushin..garant eshte spiun i
Kush e simpatizon Hashimin & Rambushin...........garant eshte Analfabet ose inteligjent tradhtar!!!
Strellci_Decan 10.01
Hashim Thaçi nuk përfaqëson UÇK-në
Shkruan Idrizi Zeqiraj
UÇK-ja e vërtetë identifikohet me presidentin Ibrahim Rugova
Zhurma shurdhuese, madje korale, mediale, institucionale, partiake e private është sa e padobishme, po aq kontraproduktive dhe neveritëse, lidhur me raportin e Dick Marty-së. Eshtë një qasje tërësisht e gabuar e trajtimit të një akuze, e cila, në fakt, bëhet ndaj një grupi njerëzish, me emra dhe mbiemra, por që mëton të përgjithësohet, për ta inkriminuar luftën e drejtë të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Çuditërisht, për këtë përgjithësim dhe inkriminimin fatal të UÇK-së, të luftës tonë të shenjtë, po kontribuojnë njëzëshëm të gjitha institucionet dhe partitë shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Kosovën Lindore, Mal të Zi dhe diaspora shqiptare në tërësi, me qasjen e zhurmëshme servile dhe hipokrite, duke e shtrembëruar historinë më të re të Kosovës tonë.
Sulmi frontal, idiotesk e banal, sa vetëm akuza e pederastisë mungon për Dick Marty-në, nuk përbën thelbin e demantimit serioz dhe të kualifikuar, që meriton problemi i shpërfaqur botërisht, pasojat e të cilit mund të jenë të paparashikueshme.
Reagimi i parë zyrtar që duhej bërë ndaj këtij raporti dhe autorit të tij Dick Marty-së, do të duhej të jipej pozita dhe roli i vërtetë i të akuzuarit të parë Hashim Thaçi, në luftën për liri të popullit të Kosovës.
Qasja e drejtë dhe reale duhej të ishte lokalizimi dhe minimizimi i akuzës, duke e spostuar dyshimin dhe fajësinë e mundshme nga përgjithësia, tek veçantia, pra, nga UÇK-ja tek grupi, i cili, realisht, nuk përfaqëson UÇK-në.
Ishin pjesë e LPK-së me ideologji komuniste
Pothuajse asnjëri nga të nominuarit në akuzën e Marty-së, nuk kanë qenë pjesë faktike e UÇK-së, e luftës në Kosovë, përfshirë këtu edhe njëshin e akuzës - Hashim Thaçin. Ata, duke qenë pjesë e LPK-së, (Lëvizja Popullore e Kosovës), me ideologji të mykur komuniste staliniste, e cila kishte protestuar nëpër Evropë kundër rrëzimit të Murit të Bërlinit dhe të bashkimit të dy Gjermanive; kundër pluralizmit politik dhe rrëzimit të komunizmit në Shqipëri; nuk i kishte njohur institucionet paralele e legale dhe Presidentin e Kosovës, të zgjedhur nga populli, në vitet `90-a; nuk kishte kontribuar në asnjë Fond legal për Kosovën; kishte aprovuar dhe ndihmuar kalljen e Shqipërisë nga falangat komuniste në vitin 1997, duke e përshëndetur marrjen e dhunshme të pushtetit; kishin festuar vrasjen e ministrit të mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi dhe të tribunit të demokracisë shqiptare Azem Hajdari; kishin sharë e mallkuar Presidentin Historik dr. Ibrahim Rugova dhe ishin lutur për likuidimin e Tij nga pushtuesi, madje edhe në liri, nga vetë ata, duke e gjuajtur me tritol dhe armë të rënda në rrugë dhe shtëpi.
Ky soj i ideologjisë sllavo-bizantine u dyndën në Tiranë nga diaspora dhe Kosova. Pushtetin në Shqipëri e kishin komunistët. Ardhacakët e Lëvizjes dhe vendorët e kuq në pushtet, ngjasonin në ideologji e mendime si me nda një bajgë përgjysmë. Ata donin të përfitonin nga situata e krjuar në Kosovë, pa hyrë vetë fare në luftë, synonin marrjen e pushtetit, me ndihmën e komunistëve, tashmë, në pushtet në Shqipëri. Dhe, ashtu u bë. Presidenti i atëhershëm, Rexhep Mejdani me shokë, pasi nuk arriti ta bëjë pjesëmarrës në batakqillëqet e tij dr. Rugovën, kompozoi Qeverinë e Përkohëshme në Tiranë, për ta katapultuar, pas çlirimit, në Kosovë, duke mos përfillur asnjë normë, asnjë etikë morale e ligjore.
Pjesëtarë të Qeverisë së përkohshme, kuadro të ShIK-ut
Pjesë e kësaj qeverie ishin edhe kuadro të SHIK-ut, të themeluar nga sigurimsat e filosllavit Enver Hoxha, të veshur si "diplomatë", në ambasadat shqiptare në perëndim, qysh në vitet `80-a. Kjo qeveri- bandë u sul si e babëzitur në shfrytëzime dhe uzurpime të paligjshme të pasurisë shtetërore dhe private si dhe në vjeljen e dhunshme dhe masive të reketit (gjobave). Pasuritë e tyre përrallore u rritën në proporcionin gjeometrik, marramendës dhe krejt të kundërligjshëm. Nga krahasimet e bëra të pasurive të zyrtarëve të Shqipërisë me ata të Kosovës, rezulton se tek të parët numrat janë, kryesisht, 5 dhe 6 shifrorë, kurse tek të dytët arrin në 7 shifrorë, pra në miliona, edhepse të parët kanë dy dekada në politikë, ndërsa të dytët vetëm një dekadë. Realisht, të dy palët kanë pasurim të egër, po të kemi parasysh ardhjen nga sistemi komunist, zero trashëgiminë dhe rrogat, relativisht, të ulëta, në raport me zyrtarët evropianë.
Pse nuk përfaqëson UÇK-në Hashim Thaçi?
Sepse ai dhe shokët e tij të akuzuar, nuk e kanë krijuar, nuk e kanë organizuar, nuk e kanë drejtuar UÇK-në dhe aq më pak, nuk kanë luftuar, sepse fizikisht kanë munguar përgjatë luftës në Kosovë. Dhe, kjo është sa bindëse, aq edhe e mjaftueshme për të vërtetuar se Hashimi me shokët e akuzuar nuk janë pjesë e luftës. Rrjedhimisht, Hashim Thaçi nuk mund të identifikohet, as teorikisht dhe aq më pak praktikisht, me UÇK-në, madje në asnjë rast e rrethanë.
Tirana zyrtare komuniste okupoi dhunshëm Redaksinë e Televizionit për Kosovën, njësoj siç kishte vepruar Serbia pushtuese vite më parë me Raditelevizionin e Prishtinës. Kjo Redaksi Televizive ishte burim i vetëm informacioni për shqiptarët e kudondodhur. Nëpërmjet saj lansoheshin trillimet alla komuniste, denigrimet, shkarkimet, emrimet, komunikata gjithfarëshe, si ajo numër 59, ku luftëtarë të Adem Jasharit akuzoheshin si bashkëpunëtorë të policisë pushtuese, Presidenti Rugova quhej tradhtar, pikërisht në kohën kur ishte marrë rob nga forcat pushtuese, nga zëdhënësi i Mejdanit - Jakup Krasniqi, i cili mrizonte në një vilë të Tiranës dhe vjellje të tjera të llumhanës komuniste. Skema e organizimit të propagandës ishte e gatshme, ajo e viteve `40-a, e kohës të luftës në Shqipëri. Tirana zyrtare emroi Hashim Thaçin Komisar Politik të UÇK-së dhe Jakup Krasniqin zëdhënës të UÇK-së! Të dy këta "luftëtarë" jetonin në vilat e bllokut, ndërsa Azem Syla (daja i Hashimit), fillimisht, ishte strehuar në një apartament, ngjitur fushës sportive studentore. Edhe "luftëtarët" të tjerë kishin zënë mjedise të rehatshme dhe xhepat e fryrë me markat e bollshme. Tirana zyrtare kushtëzoi edhe drejtimin e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) si dhe të gazetës të saj "Zëri i Kosovës" nga njeriu i saj, shtetas i Shqipërisë! Pra, gjithçka po centralizonin dhe kontrollonin rreptsisht. Këta zotërinj shpifarakë akuzonin luftëtarin e Kosharës Sali Çekaj se "po blen ushtarë kafeneve të Tiranës", ndërkohë që ai lëvizjet e rastit i bënte me paratë e fëmijëve të tij që u jipte "Sozialamt-i" gjerman. Kryeministrin në ekzil dr. Bujar Bukoshin e akuzonin pse nuk kthehej Qeveria në Kosovë. Ndërsa për Presidentin Rugova thonin se deri sa po rrinë në Prishtinë, është njeri i Beogradit! Një shtab zonal caktoi rezidencën në Dragobil. Kuadri vendor sikur nuk e arsyetonte që urdhërat dhe këshillat të vinin nga larg, diku në Evropë apo Tiranë.
Mosmarrëveshjet eskaluan deri në atë masë sa Shtabi i ashtuquajtur i Përgjithshëm i UÇK-së me Komisarin Politik dhe Zëdhënësin me shokë jashtë Kosove, nuk njiheshin reciprokisht. Për habinë tonë, pretenduesi për të qenë kryesues i delegacionit të UÇK-së në Rambuje, Hashim Thaçi, i cili fliste në emër të shtabit, të cilin as që e kishte konsultuar për ekipin pjesëmarrës, ishte i paligjshëm, sepse ai shtab nuk e njihte as si anëtarë të tij të thjeshtë!
Numri i luftëtarëve në Kosovë, që Hashimi vetëquhej komisar politik i tyre, i shprehur në përqindje, sillej nga 2 deri në 5 %. Ky ishte i tërë roli dhe përfaqësimi faktik i Hashim Thaçit në UÇK-e. Të bëmat tjera të lidhura me UÇK-në janë eterike, të lëshuara nga Radiotelevizioni komunist i Tiranës dhe, rrjedhimisht, janë fiktive, ashtu siç janë të tilla edhe bëmat e Jakup Krasniqit dhe të grupit të akuzuar nga Dick Marty-ja, i cili qëllimisht don t´ia vesh UÇK-së të njëmendet, e cila numëronte nga 95 deri 98 % të numrit të luftëtarëve. Pikërisht, këtu zë fill edhe dyshimi i madh i akuzave të Dick-ut ndaj Thaçit me shokë, qëllimi jo hetues i grupit të akuzuar, por diskreditues i shqiptarëve dhe i luftës të tyre të drejtë. E themi këtë, sepse grupi i akuzuar nga Dick-u përfaqëson vetëm disa grupe luftëtarësh, që assesi nuk arrijnë kuotën që do ta përligjte emërtesën ushtri! Këtë të vërtetë e dinë edhe miqtë e Dick-ut, nga të cilët, siç merret vesh, ka adresën burimi i të dhënave. Dhe, miqtë e tij dinë shumë për luftën, më sakt, masakrën e bërë në Kosovë, madje edhe përfaqësimin real të Thaçit me shokë gjatë kësaj lufte, përkatësisht, masakre. Por, Dick Marty-së dhe miqve të tij nuk ju intereson përfaqësimi real, lokal dhe simbolik e Hashim Thaçit, madje as dënimi i tij individual e grupor, sepse kjo nuk u mjafton, nuk u bënë punë për qëllimet e tyre të errëta e madhore. Por duan ta godasin UÇK-në faktike, UÇK-në e Ibrahim Rugovës, e cila kapte shifrën nga 95 deri 98 % të luftëtarëve, të shpërndarë në tërë hapësirën e territorit të Kosovës.
Qëndrimi armiqësor kundër presidentit Ibrahim Rugova
Tashmë, dihet pse e heshtë dhe e anashkalon këtë fakt bazal e madhor Dick-u dhe miqtë e tij. Dhe, këtu nuk ka as enigmë dhe as befasi. Por, çuditë fakti pse e heshtin përmasën reale e simbolike të përfaqësimit të Hashim Thaçit në luftën e Kosovës, të gjithë ata altoparlantë të zhurmshëm dhe kalemxhinj pa fije etike profesionale?!
Grupet e armatosura të Hashim Thaçit kanë pasur qëndrim të skjajshëm armiqësor ndaj UÇK-së instiutucionale të Ibrahim Rugovës. Emërimi sfidues i komandantit për zonën e Dukagjinit, duke spostuar një kuadër - ushtarak të karrierës, i cili ishte edhe fitues i Betejës të Loxhës, e vetmja betejë e fituar në Kosovë, ishte fillimi i një sabotimi të madh të Hashim Thaçit dhe të Jakup Krasniqit me shokë të luftës në Kosovë. Kryeheroi i betejës në fjalë, kolonel Tahir Zemaj, Herto i Kosovës, u ekzekutua në qytetin e Pejës, në mbremjen e 04 janarit 2004, së bashku me Enisin e tij student dhe kushëririn rinor - Hasanin, nga bandat e kuqe enveriste të Kosovës, krim konkurues me bandat vrastare serbo-sllave. Hashimi u vu në përkrahje të një grupi, duke anashkaluar struktura të tëra të organizuara ushtarake, të shtrira që nga Pashtriku, Dukagjini, Rugova, Podguri, me të cilat ai nuk kishte asnjë lidhje.
Është pranuar botërisht se Kosharja ishte legjitimim i luftës çlirimtare në Kosovë. Ishte detashmenti më i madh dhe më i organizuar ushtarak, drejtohej nga oficerë profesionistë të karrierës, por edhe luftohej duke qenë pikërisht këta ushtarakë në vijën e parë të frontit, me ç`rast në shpat-betejat e Kosharës kanë rënë 129 dëshmorë. Janë bërë një varg betejash, por lufta nuk pati fund deri në hyrjen e trupave të NATO-s.
Autori i këtij shkrimi, duke qenë në shërbimin e Emergjencës të Luftës, që nga marsi i 1998-ës e deri në mbarim të saj, sëbashku me nipërit dhe ekipin punonjës të Firmës "Etniku", është dëshmitar okular i shumë provokimeve në Malësinë e Gjakovës dhe më gjerë përgjatë kufijve ndërshqiptarë. Grupe të vogla të armatosura, të cilat identifikoheshin si banda të Hashimit dhe të Jakupit, në lidhje të ngushtë edhe me mbeturinat e bandave të social-komunistëve të Shqipërisë të 1997-ës, kanë sulmuar dhe grabitur, herë pas here, me forcën e armëve, me maska e pa maska fare, kamionët tanë me ushqime dhe armatime për Kosharën. Marrja e përgjakshme e pikës ushtrimore në periferi të Kukësit si dhe vrasja e Rushit Elezit, nga Kukësi, nga bandat e Lëvizjes, i cili ishte kontratëbërës i kësaj pike, sëbashku me ministrin Ahmet Krasniqi dhe përpjekja për ta okupuar dhunshëm edhe pikën ushtrimore në Papaj të Tropojës, me ç`rast humbën jetën mistershëm kontraktuesi i kësaj pike dhe babai i këngëtarës të mirënjohur Leonora Jakupi, janë fakte që flasin shumë dhe demantojnë bindshëm synimet "përfaqësuese" dhe falsifikuese. Rrjedhimisht, Komisari Politik dhe Zëdhënësi i tij me shokë, për luftëtarët e Kosharës dhe të gjithë ushtarët institucional, konsideroheshin si armiq të egër të tyre dhe vegla të Rexhep Mejdanit, Skënder Gjinushit e Paskal Milos me shokë. Për të gjithë këtë maskaradë është protestuar ke organet më të larta shtetërore të kohës të luftës si dhe është shkruar në mediat shqiptare dhe ato të Kosovës të kohës nga autori. Dhe, shtrohet pyetja: çfarë përfaqësuesi i kësaj UÇK-je mund të ishte Hashim Thaçi, e cila përfshinte luftëtarët në masën nga 95 derti në 98 % të numrit të pergjithshëm?!!
Nëse ushtria institucionale e Presidentit Rugova do t`u përgjigjej provokimeve të grupeve ekstreme ideologjike të Hashim Thaçit, në Kosovë do të kishim luftë civile, si ajo që filloi Enver Hoxha në fshatrat e Vlorës, me sugjerimin e gjeneralit topall të Titos - Dushan Mugoshës, për t`u zgjeruar më vonë në tërë Shqipërinë. Forca rapide edukuese masive e popullit, duke i djegur etapat, nga gjeniu Rugovë, tashmë, është bërë proverbiale. Madhështia e dhe prudenca unike e Tij edhe në këtë fushë, do të mbetën si pronë fisnike për brezat gjithëshqiptarë.
Kush identifikohet realisht me UÇK-në?
Shqiptarët e Shqipërisë londineze, sot, tmerrohen dhe turpërohen për falsifikimin e historisë të kohës të re dhe më të re të tyre. Krerët më të zëshëm, që nga Lidhja e Prizrenit, Kongresi i Manastirit, Shpallja e Pavarësisë, Lufta e Vlorës, Kongresi i Lushnjes, Mbretëria Shqiptare, Lufta e Dytë Botërorte, heronjtë e rezistencës kundër komunizmit gjatë luftës dhe të pas luftës, janë anatemuar, varur, plumbuar, burgosur dhe internuar. Kjo drojë e bazuar rrezikon edhe Kosovën, me botimet lumë falsifikuese, nismë e mbarim, përfshirë këtu edhe përfaqësimin faktik të UÇK-së, të luftës.
Dy dekada më parë shqiptarët e Kosovës vendosen të mendojnë dhe të veprojnë njëmendësisht për fatin e tyre. Thonë se çfarë sjell dita, nuk sjell shekulli. Dhe, vërtet, ishte fatlumëri që njeriu i duhur u vu në ballë të Lëvizjes Shqiptare, për liri dhe pavarësi, në vitet `90-a. Dhe, ky ishte njeriu i mendjes, i pendës, i shkencës, i fjalës urtake, i veprimit unifikues, i tolerancës dhe i bashkëpunimit të shqiptarëve mendërisht dhe shpirtërisht - dr. Ibrahim Rugova.
Nisma e Presidentit Rugova për krijimin e Ministrisë të Mbrojtjes dhe të Shërbimit Informativ të Kosovës dhe dërgimin e djemve të Kosovës për ushtrime ushtarake në Shqipëri, demanton mjaftueshëm se kinse Ai ishte vetëm për paqen. Me këtë nismë ai mendonte për opsionin luftë, në rast të dështimit të paqes. Me krijimin e institucioneve paralele, demantohet rezistenca pasive, aq shumë e përfolur nga llapaqenët e ndryshëm, sepse dr. Rugova, tashmë, tejkaloi shumëfish Gandin indian.
UÇK-ja e vërtetë identifikohet me presidentin Ibrahim Rugova
Pahamendësisht, UÇK-ja identifikohet me dr. Ibrahim Rugovën, profesor Fehmi Aganin, juristin e diplomuar Sali Çekaj; luftëtarët çetanikë Hamëz e Adem Jasharin, Zahir Pajazitin; strategët ushtarakë - ministrin Ahmet Krasniqin, kolonel Tahir Zemaj me bashkëluftëtarët e tjerë. Kupolë e organizimit ushtarak, madje mbi baza të shkencës ushtarake moderne, pahamendje, ishte ushtaraku profesionist - kolonel Ahmet Krasniqi, i goditur me plumba kokës në zemër të Tiranës, me dijeninë dhe aprovimin e kastës komuniste në pushtet.
Çuditërisht, nga gjithë ai lumë dhe llumë shkrimesh e fjalësh, të mbushura me patriotizëm e patetizëm për Kosovën dhe mallkime e sharje për Dick Marty-në e Serbinë, që ngarkojnë qëllimshëm me krime UÇK-në, askush nuk u kujtua të thotë se Hashim Thaçi nuk përfaqëson UÇK-në, sepse ai identifikohet vetën me disa grupe të armatosura, të paktë në numër, të shprehur në përqindje të numrit të përgjithshëm të luftëtarëve të UÇK-së, nuk përbënin më shumë se 2 deri në 5 %, që, realisht, nuk përbënin as ushtri dhe, nuk kishin asnjë lidhje me UÇK-në reale, ose, më sakt, ishin në amiqësi me atë, e cila numëronte nga 95 deri 98 % të luftëtarëve .
Paraqitja e këtij fakti bazal, bërja e akuzës në adresë të gabuar nga Dick Marty, duke denoncuar edhe qëllimin e autorit të akuzës dhe të miqve të tij, do të ishte një përgjigje e mençur, profesionale dhe e faktuar bindshëm, duke shprehur gadishmërinë e shtetit të Kosovës, për të bashkëpunuar sinqerisht dhe seriozisht me hetuesinë ndërkombëtare, ashtu siç u zotua kryeministri shqiptar prof. dr. Sali Berisha, në emër të shtetit shqiptar, për të qenë i hapur dhe bashkëpunues i çdokohshëm. Nëse kundërshtia e adresimit të gabuar në përfaqësimin e UÇK-së do të bëhej qysh në publikimin e raportit akuzues të Marty-së, akuza do të lokalizohej e minimizohej deri në pa rëndësi, duke përjashtuar çdo mundësi të njollosjes, madje, pa fije të drejte, të UÇK-së dhe të luftës të shenjtë të popullit të Kosovës. Megjithatë, kjo duhet bërë edhe tani, sepse siç thotë urtia: "Më mirë vonë se kurrë".
Nuk ishte Ibrahim Rugova ai që pengoi bashkimin e faktorit ushtarak në Kosovë
Sistemi i drejtësisë në Kosovë - si tepricë teknologjike për më shumë se një dakadë, i shantazhuar dhe i tmerruar nga bandat e kuqe numerike anekënd Kosovës, të privilegjuara dhe të mbrojtura fort nga UNMIK-u, është paguar kot, sepse nuk e ka kryer, as për së afërmi, detyrën që ligji dhe kushtetuta ia ngarkon këtij sistemi. Por, tani që përfaqësuesit e drejtësisë u ndjen të gjallë, për ta mbrojtur kryministrin e shkarkuar, më sakt, të vetëshkarkuar, të larguar, në dorëheqje apo i dorëhequr, por edhe më aktiv se sa kur ishte tamam në post, për të nxjerrë ligje dhe vendime, të cilat, në pozicionin aktual, nuk duhej të merrej me punë të tilla, në vend të kryeministrit, duhet ta mbrojnë Kosovën dhe luftën e saj për liri, sepse duke e mbrojtur UÇK-në faktike, do të mbrohet edhe kryeministri, sepse do të rezultojë edhe roli episodik i kryeministrit përgjatë luftës të Kosovës, si dhe pesha reale e përgjegjësisë në këtë luftë, aq më pak kur dihet se ai nuk ishte pjesë e luftës dhe nga larg nuk ka mundur t´i kontrollojë ato grupe, disa prej të cilave koha ka dëshmuar se u mungonte ndjenja e përgjegjësisë dhe ishin të prirura për anarshi dhe banditizëm të skajshëm.
Dhe, pikërisht, duke u nisur nga faktori ushtarak që ka vepruar në Kosovë, dy grupet e ndara deri në gjakderdhje, pse kështu u projektua në Tiranë, nga krerët komunistë të shtetit, kryesisht, Rexhep Mejdanit, Skënder Gjinushit e Paskal Milos me shokë dhe të zbatuar në Kosovë nga Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi me shokë, madje, me gjithë kundërshtitë, për këtë ndarje, që kanë pasur disa nga grupet në terren, në emër të të cilëve janë thirrur zëdhënësi dhe komisari! Faktori ushtarak ka qenë i ndarë realisht gjatë luftës. Tendenca për ta bashkuar tani, në paqe, grupimin e madh institucional, i cili identifikohet me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe aleatët e saj të djathtë dhe grupin minor të Lëvizjes (LPK), me ideologji komuniste, enveriste e staliniste, është cinizëm, hipokrizi dhe falsifikim i skajshëm. Kryesuesi i shtabit, Sylejman Selimi, në emër të të cilit janë thirrur nga Tirana zëdhënësi dhe komisari, ka pasur nderin dhe burrërinë për ta pranuar, poublikisht e botërisht, një të vërtetë absolute se "nuk ishte Ibrahim Rugova ai që pengoi bashkimin e faktorit ushtarak gjatë luftës në Kosovë, por ishte Jakup Krasniqi ai që e injoroi tërësisht këtë bashkim". Tirana zyrtare e pranverës të 1998-ës planifikonte boshtin komunist Beograd- Prishtinë- Shkup-Podgoricë-Tiranë me kokën e madhe - Moskën. Prandaj kuadri epror i PDK-së mbajnë fotografinë e Enver Hoxhës edhe në qilerët e grave të tyre, duke përkujtuar ditëlindjen e diktatorit më të egër shqiptar, madje i të gjitha kohërave, edhe në vitin 2008 në Prishtinë!!!
Varret e krimit të organizuar politik janë anekënd Kosovës
Kundërshtimi dhe demantimi i akuzës përgjithsuese të Dick Marty-së bëhet vetëm duke iu referuar realitetit të luftës në zonën e dominimit që ka pasur Hashim Thaçi, ose, të paktën, që është thirrë në atë, si komisar politik. Ishte dëshmia e Jakup Krasniqit në Hagë ajo që e shpëtoi të akuzuarin për vrasje grupore Fatmir Limajn. Kur Gjykata e Hagës ia kujtoi komunikatat bombastike, mburracake e rrenacake të Jakupit, të lëshuara nga vilat e Tiranës, ai i quajti propagandë lufte, duke relativizuar dhe mohuar edhe vetë UÇK-në, duke thënë se ishin grupe pa ndonjë komandë hierarkike të centralizuar. Veçsa nuk tha se ishin banda bashibuzuke që vepronin pa asnjë komandë! Dhe, Jakupi duhet përgëzuar për pranimin e një realiteti në ato zona, ku ai me Hashimin "sundonin"! Ishte pikërisht kjo gjendje anarshiste e Lëvizjes që i zhyti në krime, kryesisht, vrasje të bashkëkombasëve, me qëllim të marrjes të pushtetit. Gjykata e Hagës, bazuar edhe në burime të tjera, se krahu kundrainstitucional, i cili identifikohet me Lëvizjen, përkatësisht, me Hashimin, nuk ishte ushtri, por grupe të armatosura, liroi komandantin Limaj dhe dënoi ushtarin Haradin Bala, për ekzekutimin e 13 shqiptarëve në burgun e Llapushnikut - Drenicë! Pra, lirohet ustai dhe dënohet çiraku. Bala u dënua me 13 vjet burg! Nëse do të gjykohej në Amerikë, për një vrasje të ngeshme dënimi është i përjetshëm, por, zakoinisht, i dënuari i vuan 33 vjet burg aktiv. Dhe, po të kemi parasysh se para 6 vitesh një gjykatë amerikane e dënoi mashtruesin bankar Bernard Madoff, atëherë, 65 vjeçar, me 150 vjet burg, ushtari-polic Bala do të dënohej me 429 vjet burg! Por, ne kemi parë edhe "drejtësinë" e UNMIK-ut, i cili për disa vrasje faktike dënonte nga 2 deri në 5 vjet burg!!! Ndërkohë, në vendet nga vinin këta gjykatës, për një krim- vrasje, dënohen me burgim të përjetshëm.
Hashim Thaçi është para një paralajmërimi serioz. Akuza e trafikimit të organeve, e drogës dhe të armëve edhe mund të kalohen, sepse, duken disi të pakapshme, jo bindëse. Por, që këtej mund të kalohet në akuza konkrete, krejt të besueshme, sepse Kosova është përgjakur jo vetëm gjatë luftës, por edhe pas luftës. Dhe, varret e krimit të organizuar politik janë anekënd Kosovës. Dhe, siç ka thënë edhe ish-presidenti i vendit Sejdiu se" këta njerëz nuk janë vrarë nga jashtëtokësorët!! Hashimi duhet ta lërë megallomaninë dhe "unin", se "unë e solla lirinë", se "unë e shpalla pavarësinë" dhe përralla të tjera me mbret dhe pa mbret. Sepse lirinë e solli NATO dhe pavarësinë shtetbërësi i Kosovës, Presidenti Historik dr. Ibrahim Rugova. Por, të deklarojë rolin e tij faktik, duke qenë gjatë luftës jashtë Kosovës dhe të mos marrë përsipër barrën që nuk i takon. Atë që pranoi Jakupi në Hagë, duhet ta pranojë Hashimi pa shkuar në Hagë. Një qëndrim i tillë i natyrshëm do ta lehtësonte vet Hashimin dhe Kosovën. Nëse individë apo grupe janë përfshirë në krime, të përgjigjet gjithsecili për të bëmat vetjake apo grupore. Ndërsa UÇK-së të mirëfilltë, duhet t´i dalin zot komandantët e saj që i kanë mbijetuar luftës.
Hashim Thaçi duhet t´i lërë shantazhet se kinse i dinë informatorët e Dick Marty-së nga mesi i bashkëkombasëve. Ai duhet t´i lërë edhe marrëzitë tjera, siç janë prononcimet publike dhe paushalle lidhur me zgjedhjet e fundit, duke i cilësuar si "të shkëlqyera dhe më të arriturat e deritashme" kur dihet se janë në rinumërim e sipër 40 % të votave të përgjithshme dhe bëhet fjalë për vjedhje masive të tyre, pikërisht, nga partia e tij dhe SHIK-u i saj famëkeq.
fund
Shpërndaje
Komente (633) Kthehu | 09.01.2011
Shumica e komentuesve po thonë se ky është artikulli më i mirë që e kanë lexuar ndonjëherë. Kjo tregon se shumica këtu janë gjysmë-analfabetë. Kjo shihet edhe prej mënyrës sesi shkruajnë. Ndoshta 99,5% s'kanë haber nga drejtshkrimi, kurse nga ana tjetër marrin guxim dhe kritikojnë artikullshkruesit. Kjo ndodh vetëm tek shqiptarhanja. Atëherë, mësohuni më parë të shkruani gjuhën, o burra, e mandej kritikoni. Është marre për ju. Një nxënës i fillores shkruan më mirë se ju. Një gjë tjetër: pse pëlqehet ky artikull nga shumica? Sepse këtu shkarravisin fansat budallenj të LDK-së dhe të PDK-së. Sa më shumë intriga, shpifje e rrena ka një artikull, aq më shumë ndezen idiotët partiakë.
Kamxhiku 10.01
Po me doket Idrizin e paska rreh gruaja e tere mllefin e ka shfry ne Hashimin.Po si nuk te vjen turp o zemer si te flasesh me gojen e shkaut.Po tipat si ti nuk e kan vendin ne gazet po ne cmendin.Qe nga sot nga une do te quhesh idrizdikjeremiqbeqiroviq
Kaqaniku 10.01
kundershtaret e kombit jan ma te rrezikshum se shkiet se ata serbia i ka pagu mir ngjith boten demokratike per shpiuna ka ligje e tash hashimi duhet mi nxjerr naj ligj te fort mi denu spiunat se kosova ka shum permbrenda edhe jasht ndersa vendet tjera kan vetem spiuna te jashtem
celi 10.01
KJO DIHET FARE MIRE SEPSE ESHTE REALITET QE KOMANDATI I VET SHPALLUR I UQK-S HASHIM THAQI ME KOMPANI ASNJEHER NUK KANE MARRE PJESE NEPER DYLUFTIME ME ARMIQTE SERB ! NESE HASHIMI ME POLITIKEN E VET SOT MUND TA BIND POPULLIN SE AJ ESHTE VERTET POLITIKAN I ZOTI QE MUND TA QOJE KOSOVEN PERPARA, ATEHERE LE TE MBETET MERITE E TIJ POR MOS TE MUNDOHET ME FOTOT E TILLA KINSE KA ORGANIZU UQK-N !!! NE SHQIPTARET PAK JEMI SHKURT PAMSE, KY HASHIMI PO TE ISHTE NE SKANDINAVI NUK KISH PASE SHANCE TE MERRET ME POLITIKE, POLITIKA KERKON NJERZ ME IMAZHE TE PASTER DHE QE TE JANE SHEMBULL PER POPULLIN E JO TI KANE DUARTE E LYERA ME GJAKE !
MURIQI 10.01
shoki mos i ngatrro senet kush ka vdek per kosovë e kush per Ibrahim Rugoven edhe Rugova i ka meritat e veta por hordhit serbe per ti shpurdh prej kosove u desht me pas zemer e ka pas te atill si nuk kan dit mu sill me rrethanat dhe situatat e asaj kohe. thaqi edhe kshtu me pas mendu vetem per vehten kish nejt ne zvicerr edhe nuk e kishin shqetsu punt e kosoves por prej mergimit kurr su ndal deri ne shlirimin e kosoves
celi 10.01
hajde more mos ja fut kot ore se kot je fare kurr nuk e pranoj kurr nuk ishte te varri i legjendarit jashari
tiran 10.01
Keta njerz. Qe i permend dik marti. Jan Njerz qe ne shqipri kan vra kosovar gjat Liftes dhe para Kurse ne kosov mbas luftes por kta skan vra serb
Dondemi 10.01
Po ai qe ka percjell qeshtjen e kosoves prej viti 1989-1999 duhet me kuptue, se presidenti Ibrahim Rugova ka qene PRESIDENTI i KOSOVES , KOMANDANT i FARK.por kur e tradhtun ZAHIR PAJAZITIN TANI KOMANDANTIN LEXHENDAR, ma von u perzien edhe te tjeret ju perzien dorzat IBRAHIM RUGOVES, tani edhe vrasjen e AHMET KRASNIQIT. USHTRIA E VERTETE VEQ FILLOI ME RA VIKTIM E KOSOVES U PERZIEN RREBELAT E SHQIPERISE TANI RREBELAT e PDK.SI PER SHEMBULL JAKUP KRASNIQI RAM BUJA, HIDA,basri, ademi, albini etj.
QAMILI 10.01
jam nje shqiptar nga prishtina ,lexova keto komente te nryshme qe me lanpershtypje te keqe per kombin tim me kethyn ne vitet e femiris (1981) kur si femije ju bashkangjita turmave te studentave qe per disa dit ne rresht nuk shkova ne shtepi por pash popullin tim pa kurfar frige demonstruan para tupave policore te ish jugosllavis ( po ashtu edhe polic shqiptar ) po ishin te vendosur per ato momente e keshtu me radh vazhduan koh pas kohe por vitet kaluan e filluan prap demonstratat e viteve 89 po ashtu nga studentat shqiptar ,me kujtohen ato dit kur mur permasa aq te medhaja sa shqiptaret e gjitha trojeve te kosoves marshuan drejte kryeqyteti duke ecur , ishin momente qe kerkonim liri nga ukupatori , qe sod nuk e kemi ne kosov kaluan edhe keto dit . vitet e 90 sollen problem te tjera ne trojet ish jugosllave po ata te cillet na rrahen po balafaqohen edhe me probleme edhe me te medhaja po mbyteshin ndermjet veti qe secilli e dim luftat e ish jugosllavis ku ne kosov mbytjet shekullore nuk ishin ndal ende e kufomat e ish shqiptarv eqe ishin ne ushtrin vishin ne kosov me shume arsetime te pa kuptimta po shpetuam nga masakrat ( siq ishin ba ne bosne Kroaci )por populli im ishin shume te fort edhe nje besim te madh deri ne vitet 99 kur ndodhi (tragjedia apo fati ) i kosovarve tragjedia eshte largimi i shqiptarve nga tokat e tyre ne tokat e tyre ( maqedoni shqeperimal te zi por fati ? miqesia e shqiptarve nga trojet e ndryshme qe ishin ftohur me kohen e te cillat u tejkaluan mrenda minutave ....... kaluan edhe keto koh te mundimshme por sod qka ,e kemi lirin e ,kemi miqesin ,e i kemi te gjitha . jo sod kosoven po e shof si nje qytet te huajin qe nuk po mi perkujton keto kohra te mundimshme . a duhet prap edhe sod te qohet dikush e te fillojme prap ketomundime te dalim ne rrug te protestojm me gjith deshir do te kethehna ne ate prishtin e te perjetoj te gjitha keto mundime te atyre viteve po te dija se qka te brohoris apo kunder kujte po nje po e di qe duhet te ngrisim zonin kunder qeveris se populli im eshte ne nje dite me te keqe se qe ishim ( pa asnje ideologji pa asnje enderr ) por premtime te kota te cillat edeh nje femije po i din nuk po mundeme te kritikoj asnje parlamentar se nuk kame asnje deshmi per asnjerin se jam nje shqiptar i thjeshte po nje send po e shof. popullin tim ne nje gjendje jo te mire e kjo munet te jet arsyea apo deshmia e vetme qe ti akuzoj gjdo parlamentar te kosoves qe nuk po i kryjne obligimet e tyre si duhet e cillet jan ata e din vet po edhe populli e din se qka flitet te populli eshte vertet e jo te parlamentaret tane qe per shkak te karrikes eshte ne gjendje te trilloj qithqka
arbeni 11 vjeqar 10.01
TE LUMTE PERE KETE ARTIKULL. Shpesh here shifen sinjalet, qe Hashimi me te bemat e tina me SHIKU-ne, qe jon te lidhur nepermes Sherbimve sekrete Greke. Qe do te perfundoje, por do te perfshije shum vete, edhe do te dalin para drejtesis.
Kimeti 10.01
Kush e simpatizon Hashimin & Rambushin...........garant eshte Analfabet ose inteligjent tradhtar!!!
Strellci_Decan 10.01
Litari asht ka i pret Hashovicin me Company para Kuvendit ne Prishtine
atdheu 10.01
Ma shkrim te poshter se qete shrim qe e ke shru nuk kom lexu.ku po rrnon dhe kur ke lind se paske shkru pa lidhje si mi pa pase e vjet ose me pa kjen shka.ishalla nuk sheh drite edhe nuk te nxen mengjesi
vito usa 10.01
te lumt o burre se buhet me pas guxim te madh me ba kesi shkrime por per fat te mir per popllin i Kosoves paska kesi burra si ti dhe e tregoin te verteten keti poplli te shkret.........Te lumt o burr vazhdo keshtu.
Petrit. < 10.01
Kur perfundoj lufta ashte dasht me I vra te gjithe shpijunat
miloti 10.01
NJE PYETJE IDRIZ ZEQIRAJT!? Na thuaj Zeqir sinqerisht per cilin Department te BIA-s se Beogradit shkruan!? Per ate qe ka bere raportin per Dick-un e Beogradit!? Apo per Departmanetin e saj te "Lepurit ne bark", LDK-ne !? E tille eshte permabjtja ala Dick Beogradi e shkrimit tend ala BIA, ala Dick i Beogradit
Dick Zeqiraj 10.01
Hej o njerz e mbaj ne mend kur isha i vogel e me thojke babgjyshi drenicakt ne kohen e rankoviqit ju kan pre kingja shkive e vertet qenka
nia 10.01
te lumt per shkrimin zotri i nderuar keto qa ti i ke shkruar me ta than te drejten per mu sjan diqka qe si kom dite,nuk jane diqka befasuese mirpo kjo duhet te vlej per disa qe me te vertet nuk dine ose ose duhet qe disave qe jane te lidhun me hashimin te jav tregosh kuptimisht dua te them se keta i lidh vetem korrupcioni, qe ketyre te ja besh me dije se ky popull i dine te gjitha,e lus zotin qe te kqijat e hashimit e edhe njerzve te hashimit qe ne mos ti vuajm si popull se boll kem vuajt ,rroft populli i yn trim dhe fisnik ,rroft kosova
arsimi 10.01
sedi kush je veq ti ipaske hyp peles prap mir ta paska pregadit kto veq spedi a albin kurtoviq apo tadiq ket tekst
muharem gjilani 10.01
o rrnofsh o burr se nime koke burr veq ishalla jan tverteta kto te dhana nga ti se na u ka perzi historia sen ma spo kuptojm ni dreq i madh asht qysh thojke aj far rrahman morina kur u kan enime aj eki pa dit po qitash spo di kush qfar dreq asht e ky far hashim thaqi ky i biri polarit drenices ky e jakup krasniqi e aj azem syla e fatmir lima duhet me dhan pergjegjsi tmadhe para popllit se me rren s shkon
krasniqja 10.01
E lexova ketë shkrim te shkruar nga idriz zeqiraj. Me thanë te drejten me pelqeu menyra se si ka shkrue njeriu kunder vetvetes. Shumë njerëz shkruajn dhe mundohen që shkrimet e tijë te mbesin sa me gjatë që ta lexojnë e të studijojnë jo vetem ne tani po edhe breza e ardhshëm. Ata që shkruajn për shkencen, historinë ,filozofinë,gjuhësinë,matematiken etj. shkruajnë sa ma realisht që është e mundur sepse po nuk e shkruanë te verteten shkrimet e tyre nuk kanë jetë të gjatë nuk i lexon askush. Ende lexohen shkrime historije që janë shkrue shumë shekuj më parë dhe askush nuk mund ti hedhë poshtë. Ndersa ky shkrim i idrizit po me habitë! Une besoi se edhe vet si beson kësaj që e ka shkrue. Shkrueje realitetin nese don me ta besue dikush punimin,nese don me të jetue gjatë shkrimi i yt, mundi in yt. Shkrimet e luftes për Kosoven do te jetojnë përgjithnjë ato të Ismail Kadares,të Rexhep Qosjes të Historianve tonë te ndritur por edhe te nderkombëtarëve si Tim Juda analist për Ballkanin e shumë te tjerë. E ka pranue Bota perparimtare Se kush ka qenë në krye te luftës sonë prandaj e kanë ftue ne Rambuje e ka pranue edhe Dr Rugova ku edhe ai ka dhënë pelqimin që të jetë udhëheqës i delegacionit ne Rambuje. E ka pranue Klintoni e kanë pranue edhe armiqt tanë. Prandaj te kisha sygjerue mos shkruaj diçka te cilen secili do ta hedhë ne berllog. Banu i menqur nese don me te jetue shkrimet tuaja shkruaje realitetin. Mendo per veti shkruaj diçka që s mundet askush me ta hudhë poshtë dhe te mbetet emri ne letersi ose filozofi apo si analist ashtu siq i ka mbetur emri ne historinë tonë Ismail Qemailit për pavarsinë e Shqiperisë edhe pse nuk e ka shpallur vetem ai,ka patur me mija bashklufteëtar e po ashtu edhe Hashim Thaqit që do ti mbetet emri ne histori,(deshten e nuk deshten disa,se historija nuk pyet) për çlirimin e Kosoves.
Mergimtari 10.01
eh more i mjer se ti vertet i paske shit drut si po thot nje komentus ma nalt sipas keti mjerani (mjer populli per ksi shkrimtaresh) lufta koka bo veq ne loxhe edhe ne koshare edhe krejtsit kokan 129 deshmor ku eshte Deqani o mjeran ku jan deshmoter e deqanit ku eshte LUAN HARADINAJ qe eshte vrar para lufte duke organizar Uck po nejse ti koke psiqikisht i semur o njeri gjeje nje psikiater te fort po prap nuk besoj qe ke shpetim
Ari Wien 10.01
jam dakord qe hasha nuk e perfaqson UQKn por ne populli kemi mbetur si gusat ne mjegull dhe nese jan te verteta pse keni heshtur deri tani bile diqka te kishit publikuar ne at koh
djalli 10.01
saher qe shkruhet diqka per dikend neve nese nuk na konvenon per ni individ apo grupe perniheri e qujm shpijun apo njeri i shkieve ,po nalni o burra ato shprehje se nuk munden me qen kret shpijuna apo njerz te shkive nese e shprehin mllefin apo te verteten mbi ni person apo ni ngjarje nese jon gjith kta njerz te shkive sa jom tuj lexu per qdo dit mazemakeq per neve ,po mos u pergjigjeni per inate grupore apo partije se te na thon e din luga qka ka vekshi
shpetim 10.01
si eshe e mundur me leju me shkru shrime te rrejshme per uck qe lejojn termi fsr majmuni me shkru ksi shrime te rrejshme
valon 10.01
Te lumshin kraht o zotni zeqiraj.Po ja paske pikat ksi hovi edhe dhasht Zoti qe edhe autor te tjer qe jan te shkrujen ksi artikujsh.Duhet me jau qit rrent ktyne hajnavne shesh e me e dit krejt populli qfar mucihanash jan kta e qa kan bo para lufte e ma shum mas lufte.Tu vra njerz te pafajshum vetem pse nuk jan te pajtimit me ta veq te kta sheh edhe nien se ne bot ska kun ksi mileti.E ishalla vjen koha e i shohim para hage krejt kta qa jan perlye me gjak te deshmorve e te popullit.Qyrne se qfar pasunish kan bo kta selaka qe deri dje pantollat me harrna i kan pas e me qizme te rudarve kan ec e jan nardh ne qytet e sot me kerre si tenka e me mbrojtje kishe qe me ii ruejt prej dikuj qe tybe se flliqet kush me ta as qe ju han kujt per ta .Pse disa jau majn pajen ktyne hajnav te mushet menja kan kumari te lidhun me ta .Duhet me u lut qe sa ma shpejt me i qit kta far hajnane litar e mi vjerr se ska sne prej tyne.tung
bimi 10.01
Artikulli shkruhet patjeter nga nje njeri i cili nuk ka tjeter mundesi pos te jete njeri i Beogradit. Tere faktet jane pro Rugoves. Nuk ka nevoje te mbrohet Rugova, kur pamvaresine e shpalli Thaqi. C'jane keto budaleqe, aman.
Ereniku 10.01
o vllazen e motra kur tflasim per uck duhet me u ngrit nkam edhe meritat i kan te gjith nga pak si z rugova z thaqi etj por luften e e nisi komandati legjendar adem jashari dhe e perfundoj legjenda e gjall ramush haradini ky asht raliteti i vertet se ktu po sho komente te ngatrrume ti lam kto mospajtime e te shiqojm nga e ardhmja se kosova don pun e jo fjal...
alberti dujaka -wien 10.01
o ti idriz komunisti qka je ka shkrun po ku je tu jetu ti ne afrik a rugava as qe ka dasht me ni per uçk.ne aj e ka injoru dhe nuk ka qene te as ni varr te ni ushtar ma i thjesht ni lule me qit as niher ska fol fjal te mira e ti thu uçk.ja identifikohet me rugoven mos e flliq ushtrin e Thaqit qe e ka formu me njers e ti hala te kokshe tu jetu me fizonomin rugovjane tash per tash edhe per 20 vjet tjera Thaqi e ka pushtetin ju tjert veq mundeni me shpurth se sun ja merr kerkush
Alberti 10.01
oh dera jeni ju qe shkruani
peja 09.01
pershendetje te gjitheve. mi than dikujte te lumte goja ose tjetrit tu thafte goja nuk ashte mir ,veqse po e shoh se ne jemi ende ata te moqmit qe per ni fjale goje ose per ni guri te megjes ja kthejme pushken te vetit jo te huajit se atij nuk eshte mir .A mendoni se ne kete sistem do te kemi shtet po ,po jo gjate se prape do te shitete e ate nuk ta shesin shtetet e huja po e shet vete . Mire e kini shum qeshtu ashte ma se miri mu shajte ,mu ba me sheja, se pake kena e kena pase .JU LUMTE TE GJITHEVE JUVE PERE KETO KOMENTE ------- LAVDI ATYRE TRIMAVE QE E DHANE JETEN -------
SAMI 09.01
O Idriz Zeqiri,më 1992-të të pata thënë diçka në banesën e Bajram Sadikut në Tiranë kur isha me Kadri Osmanin,por ti prap nuk ke mledh men.Mos hyn në pyll pa Sopatë.
Isuf Bajrami 09.01
Zoteri Idriz Zeqiri ,moti nuk tu ka ndegju zeri,siduket te paska ra biznesi ,ju njoh mir nuk ke zene vende askund ,une jam deshmitar qe ti vet ke shit ndihma qe i kan derguar bashkeatdhetaret ne shqiperi,me dokumenta falso te organizatave humanitare .Nuk ke lend askund,pa i shti hundet dhe ke mbet askund,mos shpif ,ose mos e perdor raportin e dickyt per ta analizuar luften e uqk.Ti gjat kohes se luftes vetem ndihma ke shit dhe ta dokumentoj ket ,ti as ne Shqiperi nuk je i deshiruar nga asnje parti.
AVNIA BRUXELLES 09.01
eshte e vertet ajo qe eshte e shkruar por teper e vonuar sepse ashte dasht qe te shkruhet me heret keta matrapaz thyen zemrat e shum atedhetarve te cilet u kthyen nga lufta te zhgenjyer e mos te flasim pertorturave te tjera qe ju kan ber vullnetareve te diaspores duke i rahur e te quajtur ushtaret e titos edhe pse vet i thirrnin nga hotelet e tiranes nese doni me e dit punen e bashkimit te gjitha forcave ushtarake ne nje trup UQK -vetni kaqusha jasharin edhe ajo ju tregon .sharjetnuk zhgjedhim probleme por ngatrrij por ja la kohes qe te dalin ne shesh
diaspora 09.01
Hashim Thaci eshte hajduki me i madh ne Ballkan. Ky eshte nje kryemafioz, nje pis dhe nje njeri pakarakter.
Kusheriri Thacit 09.01
esht shum e verteti krej si e ka shkruar zoti 1 ibrahim rugova 2 nuke e di se sa duhet me kan i menqur per me j vertetu vlerat e kti . esa iperket thaqit sa i ka ndihmu kosoves un mendoj se ma shum i ka ndihmu ky zotrija me kit shkrim kosoves se thaqi ter jeten e ti thaqi ika shkatrru te gjitha vlerat e ushtarit te uqk dhe mbar popllit shqiptar .
mergimtari si thaqi gjat luftes. 09.01
keshtu edhe tirana e din hsitorin e UCK..
tirana 09.01
Ketij fare idriz MARTY edhe disa perkraheseve te tij si komentues ju paska ra s... ne tru dhe ja paska qrregullue vedijen!!!!!!!!!!!!!
FLORA 09.01
bravoooo be shum mir e ke bër spjegimin ashtu qyt te lumt se hashimi sa ka shkoll aq din te lumt ishalla do shkoj premtimi i DR.IBRAHIM RUGOVES.
shera wiskansi,usa 09.01
Hashim thaqi agjent i CIA dhe UDB-se. PETRIT TOSKA 08-01-2011, 09:47pm Hamez jashari ishte Truproje i Ibrahim Rugoves,dhe Adem jashari nga viti 1994 e kerkonte Hashim Thaqin qe ta VRISTE. Adem dhe Hamaz jashari qendruan ne Kosove,ndersa Hashimi e TRADHTOI grupin e Drenices dhe u Largua per ne Zvicer. Para se te IKTE ne zvicer,ai hashim,permes levizjes studentore beri edhe nje TAKIM me Ibrahim Rugoven ne Prishtine. Keto ishin DETYRAT e para per Hashim thaqin nga UDB-ja. Ndersa DETYRAT nga CIA-e,Hashim thaqi i mori ne Zvicer,para se te Vizitonte Ibrahim Rugova qenderen e LPK-se,ne Zvicer. Dhe keshtu Hashim thaqi,pa asnje FAKTE,mori ne zvicer Statusin e nje te perndjekuri Politike,mbrenda disa muajsh,dhe u pergadit me pasaport DIPLOMATIKE nga CIA-e. Hashim thaqi,vizitonte Kosoven,nga 5-6 here ne vite,me DYLBI nga Hotel Rogner dhe Tirana,dhe po keto DYLBI te CIA-se,nuk kishin diameter te gjate VEPRIMI,edhe per Shmangejen e MASKRES ndaj Bashkeluftetarit te tij ADEM JASHARIT. Diplomen si agjent i perhershem (varet nga strategjit politike) nga CIA dhe UDB-Hashim thaqi e mori ne Rambuje,para se te ELIMINOHEJE Ahmet krasniqi. Ahmeti dhe Ademi mbeten DESHMORE,(qe vriten naten,dhe qahen diten)ndersa Hashimi dhe Bukoshi mbeten HERONJE te GJALLE,te CIA-se dhe UDB-se. A e dini se sa Pasaporta i kane Hashim thaqi dhe Bujar Bukoshi. Pergjigjje shume e Lehte.
Petrit Toska 09.01
Luftetari i bllaces lere e mos na qit petlla me uj se qiftat e llojt tual te luftetareve e flliqin edhe idealin e luftes se paster per liri ,nje e di se luftetaret e vertet nuk qesin petulla me uj si ti zotrrote.
rudi 09.01
Ghuha e ketij anisti e njejte me gjuhen e barbareve serb te cilet ish udhheqesit e ushtris qlirimtare te kosoves deshiron ti denigroj njejt siq deshiron SERBIJA DHE DIK QENI ZVICRRAN DHE DIKAT E LLOJIT TE KETIJ KAMELEONI SHQIPFOLES .
ruzhdi 09.01
Kjo eshte e verteta .
b.topi 09.01
qy qy edhe dik marti po dika shqip a
kemi 09.01
ta pshurrsha doren o shka po qa din ti qa eshte uqk-ja
kemi 09.01
O zoteri qe paske tradhtuar cdo gje shqiptere e ne te vertete qenke klysh i Dick Marty-it a mund te me pergjigjesh vetem ne nje pyetje: Perse Hashim Thaqi, me Adem Jasharin se bashku me shoke te tjere pas Operacionit te vrasjes se policeve ne Drenas u denuan me nga 15 burg, ne mungese? Perse nuk u denove apo idolet tua. Perse nuk je ne listen e Interpolit ti apo idolet te cilen e ka formuluar Serbia? O Tradhetar a e din kend e kerkon Serbisa me likuiduar jo vetem politikisht por edhe fizikisht: ata qe ia turbullojen ujin apo ata te ciet ia qojne ate ne Mullirin e saj, siq po ben ti. Mbylle gojen se qenke hore e te gjitha horave.
Miftar, Vancouver 09.01
ku je kan e ku jemi kan ,a po doni me than qysh na peaski pshtu pa ju likfidu,po nuk shkon keshtu se nuk mundeni gjith popullit te ja mbyllni gojen.si u prish koalicioni me ldk,ju dulen ne shesh shum gjera ,pse nuk ndejtet deri ne shkurt,ne qeveri e mu pregadit si duhet,po ju vet e rrezuat veten e tash qka po doni un nuk po e kuptoj ilutshi partit me ju rrezu,tash jeni qu me na votu .realisht pdk ne gjith kosoven ka fitu 13.60% hiq ma shumpo foli pa te vjedhura.
kosovarja 09.01
ooooo te lumt zoti zeqiraj mu sherua zemra me ket artikull te gjith ata qe e merituan qe ta shijon lirin ii vrauu hashim ANIBALI me shoket e ti e bandat e ti famkeqe qe vetem deme ii sillen kosoves deri sa ke ii njeri dr.RUGOVA nuk e kam dite qka do te thot fjala KORRUPSJON prej qe e e murr pushtetin hashimi me hajdukat e vet i msova kejt kejt bre mjert na qe qfar imazhi ii dha shtetit ma te ri ne bote. indjeri presidenti DR.RUGOVA shum mund beri deri sa e bindi bashksin nderkombetare se jem popull qe e mertiojm liren por qe po mire qe dal ka dal e verteta po del falemnderit per shkrimin te pergzoj por ruju te lutem se SHIKU i hashmit pot te zhduk si ata tjert po ruju sa te munesh se sju ka met ktyne qenav edhe shum ju ka ardhe fundi ishalla ma shpejt
labinot 09.01
ky qenka me i rrezikshem se dik marti baba i thaqit u kan me krejt popullaten ne tushil gjat krejt luftes e me kan thaqi tradhtar ka mujt familjen e vet 100here mi largu po ai ka than qka te ndodh me tjeret edhe me familjen time shum keq qe ja fut kot kur uck me vite ka punu ne ilegalitet un i di aksionet kur jan krye kunder policeve shki ne cdo udhkryq te kosoves po ky far trimi koka kan fjet shum keq si tolerohen kta njerez me propaganda anti uck
celi 09.01
Te kuptohet esenca e shkrimit te zotri I. Zeqiraj duhet koke dhe mendje e ktjellet. Ai pati guxim ta thote nje te vertete qe cdokush ne Kosove dhe diaspore e dine por qe nuk ka guxim ta thote. Liria erdhi nga njerzit e thjeshte qe ne zemer paten Kosoven e jo nga Thaqi dhe `grupacioni`i tij,,, Kjo duhet njehere e pergjithmone te behet e qarte. E nese liria na vjen nga Thaqi dhe ky grupacion dhe jo nga UCK qe burimin e pate ne popull dhe historia e jone e mirfillte daton nga ai (siq pretendojne disa) athere mjere Kosova dhe ne shqiptaret,,,, E sa per Autorin (i cili pati guxim te paraqitet me emer te vertete), vjen nga nje familje me tradite qe brez pas brez ishin ne shenjester te pushtetit,,, Kete me se miri e dine njerzit qe e njohin mire. Me vjen keq nga disa komentues qe pa kurrfare logjike dhe njohuri per realitetin qe po mbretron ne Kosove mbesin peng i folklorizmit te qajtoreve,,,, E dikush u dash ta thonte te verteten,,, Ju e patet kete guxim qe neve na mungonte dhe per kete ju lumte. Me endje do i lexoi edhe me tutje komentet tua te drejta.
Kosova 2011 09.01
<< E para < E kaluara [7 / 13] Tjetra > E fundit >>
Sujets similaires
» Kush ishte dhe kush eshte Fatmir Limaj ?
» Kush ishte dhe kush eshte Fatmir Limaj ?
» Dialog me Xhelal Selmanin
» Kush eshte Haxhi L Kuçi
» Kush eshte Florin Krasniqi
» Kush ishte dhe kush eshte Fatmir Limaj ?
» Dialog me Xhelal Selmanin
» Kush eshte Haxhi L Kuçi
» Kush eshte Florin Krasniqi
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum