Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Fatmir Lima;uçk e paster,e u denu I.Bala,si mendon popull ?

 :: sport

Aller en bas

Fatmir Lima;uçk e paster,e u denu I.Bala,si mendon popull ? Empty Fatmir Lima;uçk e paster,e u denu I.Bala,si mendon popull ?

Message  Perparimi Ven 26 Aoû - 3:20

Fatmir Lima;uçk e paster,e u denu I.Bala,si mendon popull ?


Limaj mohon akuzat
Selvije Bajrami | 25-08-2011 08:13 CET

“Z. gjykatës, ju lutem t’i lironi këta djem të shkojnë në shtëpi dhe unë do të rri këtu, nëse veç është kërkuar koka ime”. Është kjo kërkesa e komandantit të dikurshëm të brigadës “Kumanova”, tashmë deputet i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limajt, drejtuar të mërkurën gjyqtarit të EULEX-it.

Këtë kërkesë Limaj e ka bërë në ditën e parë nga tri ditë sa pritet që të zgjasë seanca për konfirmim të aktakuzës, ku Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarë të tij akuzohen për kryerjen e krimeve të luftës në Kleçkë të Malishevës.

Limaj ka vendosur që të sakrifikojë “kokën” e tij, duke u bazuar në intervistën që javë më parë e ka dhënë për gazetën “Zëri” ish-oficeri i EULEX-it Troy Wilkinson, i cili kishte cituar kryeprokuroren speciale Izabel Arnal t’i ketë thënë se “Nuk dua të di se a ka fakte apo nuk ka, unë thjesht e dua Limajn në burg”.

Por, jo vetëm koka e Limajt është sakrifikuar. Limaj me të dalë nga gjykata ka përmendur edhe ish-pjesëtarët tjerë të UÇK-së që mbahen në burgje nëpër Kosovë. “Shikoni burgjet e Kosovës. Nuk i ka shti kush tjetër ata në burg pos EULEX-it”, ka thënë Limaj.

Por, Limaj gjatë seancës së mbajtur ka kërkuar drejtësi në këtë rast, ngase sipas tij lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe se krimet në Kosovë janë kryer nga forcat serbe.

Fatmir Limaj është paraqitur në gjykatë në shoqërinë e avokatit dhe të bashkëpunëtorëve, mëngjesin e së mërkurës. Seanca ka fi lluar me vonesë dhe pos gjyqtarit për konfirmim të aktakuzës Ingo Risch, prokurorit special Maurizio Salustro, të pranishëm kanë qenë edhe deputeti Limaj, por edhe shokët e tij të luftës Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi, Naser Shala, Sabit Shala, Rekfi Mazreku, Arben Krasniqi, Shaban Shala, Behlul Limaj dhe Besim Shurdhaj.

Deklarohen të pafajshëm

Gjithsej dhjetë personat e akuzuar në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale më 25 korrik të këtij viti janë deklaruar se janë të pafajshëm për ato që i akuzon prokuroria, se kinse gjatë luftës në Kosovë janë kryer krime në Kleçkë kundër atyre që nuk e kanë përkrahur luftën e Ushtrisë Çlirimtare dhe si të tillë janë vlerësuar tradhtarë.

Në sallën e vogël e të stërmbushur, pafajësinë e tij e ka deklaruar edhe Fatmir Limaj, duke ia kujtuar gjykatës e prokurorit se për 33 muaj ka qenë edhe në Tribunalin e Hagës, ku pas shumë dëshmive të dëgjuara por edhe pas shumë deklaratave të dhëna nga vetë ai, ishte shpallur i pafajshëm.

Salla ku është mbajtur seanca për krime të luftës, Limajt i është dukur e ngjashme me sallën që ishte gjatë regjimit serb, dhe këtë Limaj e ka thënë qysh në fillim të deklaratës së tij. Për herë të fundit në të njëjtën sallë Limaj ka thënë se kishte qenë në vitin 1993 kur kishte qenë student.

“Atë kohë isha si qytetar duke përcjellë gjykimin e disa shokëve të mi që akuzoheshin se po thërrisnin dhe po punonin për Kosovën republikë. Në atë kohë është bërë persekutimi i njerëzve që kanë dashur një Kosovë të lirë dhe të pavarur ndërsa sot po akuzohen luftëtarët që kanë luftuar dhe kanë dhënë jetën për Kosovë të pavarur”, ka pohuar Limaj.

Ai për herë të parë në deklaratën e tij ka nisur edhe të interpretojë pikat e aktakuzës për të cilat akuzohet ai dhe nëntë shokët e tij të luftës.

“Unë ka vite që atakohem jashtë në publik e në media, por parimi im për të shkuar drejt drejtësisë, parimi im për të ndërtuar një shtet ligjor, parimi im për të mos u deklaruar për çështje të drejtësisë vetëm në gjykatë por jo diku tjetër, keni vërejtur që unë sot në gjykatë jam lëshuar në disa pika të interpretimit të aktakuzës në tri katër raste e të cilat dëshmojnë qartë se prokurori ka humbur rrugën e drejtë dhe nuk i intereson e vërteta”, ka thënë Limaj duke kontestuar aktakuzën e ngritur.

Aktakuza, sipas Limajt, është e bazuar mbi dëshminë e dëshmitarit të koduar si “X” dhe si e tillë nuk mund të merret si e bazuar. Por prokurorit, sipas Limajt, i intereson që të shkojë mbrapa dhe atë symbyllur vetëm e vetëm për të arritur qëllimin e tij.

“Sulmet” e Limajt drejtuar prokurorit Maurizio Salustro kanë bërë që ky i fundit të reagojë ndërsa në sallë të gjykimit janë dëgjuar reagimet e të pranishmëve. Teksa prokurori ka thënë se nuk do të lejojë që të ofendohet, gjyqtari Ingo Risch ka kërkuar që salla e gjykimit të mos shndërrohet në teatër.

“Unë për herë të parë kam parë një gjuhë të tillë të komunikimit. Po të isha në Hagë, ai nuk do të qëndronte në sallë dhe unë kurrë s’kam parë një sjellje të tillë. Shpresoj që në seancat tjera do të përmirësohet edhe gjuha e tij”, ka thënë Limaj lidhur me reagimet e Salustros.

Por, duke qenë i bindur në pafajësi, Limaj ka thënë se ata që ditën të luftojnë do të dinë edhe të mbrohen në këtë gjykatë.

Pakënaqësitë e mbrojtjes

Pos Fatmir Limajt, i cili ka shfaqur dyshimin në vërtetësinë e deklaratës së dëshmitarit “X”, një gjë të tillë e kanë bërë edhe mbrojtësit e të akuzuarve. Avokati i tij Tomë Gashi ka kërkuar madje që deklaratat e dëshmitarit “X” të dhëna në cilësinë kur tashmë dëshmitari kishte qenë i pandehur, të mos merren në konsideratë dhe si të tilla të mos jenë si prova në rastin “Limaj dhe të tjerët”.

E mbrojtësit e të akuzuarve të tjerë ndërkaq, në ditën e parë të seancës për konfirmim të

aktakuzës janë ankuar në atë se nuk posedojnë shkresat e lëndës. “Ne i kemi shkruar disa herë prokurorit dhe asnjëherë nuk i kemi marrë përgjigjet”, ka thënë avokati i Naser Krasniqit, Florin Vertopi.

Ky i fundit për më tepër ka thënë se nuk i kanë as deklaratat ku jepen qartë datat se kur kanë filluar hetimet në këtë rast e kur kanë përfunduar ato.

Mbrojtësi i Naser Shalës, avokati Bajram Tmava ka pohuar se ndonëse nuk kupton anglisht as ai e as klineti i tij, disa nga shkresat e lëndës i janë dhënë në gjuhën angleze. Mexhit Syla mbrojtës i Sabit Shalës ndërkaq ka pohuar se disa nga deklaratat e marra nga prokurori janë të përgjysmuara. “E shihni z.gjyqtar, ka fleta të zbrazëta brenda dëshmisë”, ka thënë Syla.

Ankesave të mbrojtjes iu është përgjigjur prokurori Salustro, duke thënë se e tëra është e bazuar në ligj. Por, mbrojtja ka vazhduar me ankesa të shumta e të ndryshme gjithnjë për të bindur gjyqtarin që të mos e konfirmojë aktakuzën. E për t’u konfirmuar apo jo aktakuza, do të mbahen edhe dy seanca. Seanca e radhës është sot (e enjte).

“Nesër është përvjetori i komandant Kumanovës dhe gjithë dëshmorëve të Brigadës 121 dhe ne në vend se të jemi atje do të duhet të jemi e të ballafaqohemi me gjyq”, ka thënë Fatmir Limaj me të dalë nga gjykata.

Ka ardhur një kohë që sipas Limajt, krimineli po vlerësohet si hero e heronjtë po tentohet të komprometohen. “Por, unë ju siguroj që me argumentet dhe faktet që kemi dhe me të drejtën që kemi nuk do të lejojmë që një gjë e tillë të ndodhë”, ka thënë Limaj duke shfaqur besimin e tij në drejtësi.

Thaçi dëshmitar

Për të bindur gjyqtarin se nuk ka qenë në Kosovë në kohën kur prokuroria pretendon se janë kryer krimet, Fatmir Limaj ka dorëzuar emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, duke përfshirë edhe kryeministrin Hashim Thaçi.

Tërë këta pjesëtarë, sipas Limajt, do të dëshmojnë se ai asokohe ka qenë në përgatitje të aksionit “Shigjeta”. Të mërkurën, ndërkaq, është bërë e ditur se dëshmitar të prokurorisë në këtë rast është edhe ministri i FSK-së, Agim Çeku.

4
Currently 2.33/512345 2.3/5 (3 votë/a)
zoom +
Foto: Laura Hasani
NGA RUBRIKA
Serbët i shkruajnë Ban Ki-moonit
Tadiq: S’heqim dorë nga Kosova
Serbia të pranojë realitetin
Aksione të reja në veri
Stojanoviq: Mos po e doni Thaçin ministër?

Zëri komentet [14]
Facebook komentet
BARDH NIKA (Zvicër): 25-08-2011 22:36
Sigurisht se do të vazhdoj. Sinjore Salustra nuk e don Limën mes bashkëluftëtarëve, mes popullit të vet, prandaj edhe e ka caktuar seancën statutore edhe për sot. I frikësohet gjetjes së Limajt mes shokësh e bashkëluftëtarësh, mes popullit të vet, por pavarësisht se ku ai është aty është. Është mes shokësh e bashkëluftëtarësh, është te populli e mes popullit. Ai e don Fatmirin në burg, e don kokën e Fatmirit, por Fatmirin e popullin kurrë nuk do të mund t'i ndaj nga njëri tjetri. Ai kurrë nuk mund ta ndaj Fatmirin nga Liria, nga historia moderne e popullit shqiptar. Ai edhe mund ta dënoj, por jo edhe ta burgos shpirtin e tij liridashës, ta bëjë të përulet e të hesht!Krimet nuk e kanë adresën në Gllogjan e Kleçkë. As në Dukagjinë e Pashtrik. Ato nuk e kanë adresën askund në Kosovë e ndër Shqiptarë. Ato e kanë vetëm një adresë dhe adresa është në Beograd. Përpjekjet për të gjetur kudoqoftë ndër shqiptarë adresë të tillë do të përfundojnë me turp dhe turpi do t'i mbuloj kërkuesit!
kaqaniku (bern): 25-08-2011 20:57
LEXUES TENDERUAR LEXONE ME VËMENDJE DEKLARATEN E LIMAJT KUR THOT NESE DONI KOKEN TIME ATEHER SHOKET E MI LIRONI. KJO ESHTE NJE DEMAGOGJIJ E LIMAJT I CILI PRETENDON TE NXIRRET I PAFAJSHEM ME ARSYETIMIN SE GJAT KESAJ PERIUDHE KAM QEN NE SHQIPËRI. KJO DMTH SIPAS LIMAJT SE KRIME KA PAS NE ATE KOHE POR UNE SKAM QEN ATY KURSE PER SHOKET E VET QE KERKON TE LIROHEN KJO NEN KUPTON SE KETA I KAN BER KRIMET. ME NJE GURI MI VRA DY ZOGJ.
Gugi (Kosovë): 25-08-2011 20:00
Patriota e krenar po e ndieni veten ju qe ofendoni e supozoni....marri marri per ju.Vetem njerzit e pafajshem jan ne tryezat e gjykimit,si LIMAJ,HARADINAJ,keta kan dhan gjithçka qe eshte kerku per Kosov...e ju patriota qe akuzoni ku keni qen???....nuk keni pas guxim me i mbrojt trojet e juve por keni ik si gra te liga...i keni dhan gjithe pasurin...kriminelet serb ua kan dhunu motrat nenat vajzat e juaja e i keni shiku si qyqet ne rrem..e sot del e thua kam respekt me shume per Sheshelin se per Limen.. i paska mbet merak ende gjinis femrore te familjes tende per SHeshelin...Bajav ADN femijeve tu dhe nipav e mesav se krejt bire shkau te dalin besa edhe ti ndoshta!!!! Pafajsija e LIMES dhe 9 ushtarve si dhe e HARADINAJ, dhe gjithe trimave do te zbardhet pafajsija e tyre.... e ju qe baheni partiota me shkronja ketu... keni me dal e me ju perkul perseri ketyre trimave te pafajshem....I PERKTAHIM LUFTETARET E KOSOVES DERI NE PAFAJSI...jeni HERONJE te GJALLË....
LDKisti (Kosove ): 25-08-2011 16:49
LDK eshte parti vizionare VIVA LDK for ever, me vjen mire nese ldk i ka bere keto
Tarrasi (Vushtrri): 25-08-2011 16:07
Kjo q¨ka po ndodhe me zotri Limajn dhe te tjeret eshte nje veprim i kordinuar kunder vlerave te Luftes se UCK-se, ardhja e EULEX-it ne Kosove rezultat i kerkeses se bere BE nga ana e ish-presidentit Sejdiu dhe qeveria e koalicionit PDK-LDK, por tash shifet edhe prapavija qe LDK-ja eshte edhe bashkautore e akuzave kunder Limes dhe tjereve. Pra siq dihet boterish LDK-ne e ka penguar lufta e UCK-se, jo veprimete "Milicise se Milloshevicit" prandaj per te degraduar luften tone LDK-ja e shefe ne veprimet e ELUSHIT, ku ky mision i BE eshte plotesisht PRO-SERB, dhe aktakuzat jane marre nga te dhenat qe kishte mbledhur MUP-i serb dhe UDB-a serbe ne vitin 1998, prandaj dihet se ne ato rrethana kishte shume aktivist te LDK-se qe vepronim ne bashkpunim me Serbin per denoncimin e UCK-se, dhe ketu shifet se EULESH-I nuk ka ardhur te mbroje ligjshmerin, por ka ardhur te mbroje krimet serbe qe te mos zbulohen ne teresi.
agrom salihu (FERIZAJ): 25-08-2011 15:54
fije te burrnise nuk ke pas tregu ne hage,e as tash,a ju kujtohet,kur ne cdo te 2ten fjale,veq thojke,HIRESI E NDERUAR HIRESI E NDERUAR,ME QENE AQ I FORT NUK JU BJEN NE DY GJUNJE KETYRE,PASTAJ THAI TA KA MONTU QKA PO LYP MA MA SHUM,ANI QFARE AVOKATI PIS KI TOM GASHIN,KU SPE MARRIN EDHE TA E ME JU BA BASHK,PARA SE MU KTHY PI HAGE SA THJESH E KE PASE SHTEPINE,SI TE GJITHE NE,PER 5 VJET, BANE ME SHPI ME BANESA ME LOKALE ME VETURA,PLUS BANESA PER DASHNORE,MAKINA PER MIQ NGA KETO PARE?
bashkimi (Kosove ): 25-08-2011 14:22
Kesaj here mire ta ka ngul Hashim Thaqi, ke pas gazu ne Hage mos u perqyrr se je "Hero"
fatmiri (Kosove ): 25-08-2011 14:12
Ku i ke Hashimin o Lime, Mos qaj sikur ne Hage se tash hashimin e ke afer mos t anin po lobon per ty dite a nate
xhaferi (Kosove ): 25-08-2011 14:02
Vetem ai qe nuk e njef Famtir Limen e brone kete krminele dhe dinak
cami (Suhareke): 25-08-2011 13:42
Fatmir Limaj eshe hero i gjall i luftes sone qlirimtare, ai vehetn e tregoi se si luftohet per atdhe. Kot e kane shpijunat se do ta permbysin LImaj, ai edhe kesaj here do te dal fitimtar ashtu si qe ishte ne lufte, ne Tribunalin e HAGES, pra z.Limaj veq perpara, je trim i madh kete e ke tregua. Ne jemi te gjithe pas teje
Plaku (Malësi): 25-08-2011 13:24
"Bashkëluftetarët" e dëshmorëve si Fatmiri me compani mbas luftës çlirimtare janë të vdekur në mesin e të gjallëve!Mbas luftës çlirimtare, nuk hijet në histori duke u pasuruar në forma jo të ligjshme, por duke e realizuar idealin e dëshmorëve!
fadili (Kosove ): 25-08-2011 11:36
Boll me me patetizem e me fshhje pas patriotizmit , ti je ai njeri qe ke vra shqiptare vetem se nuk kane pranu me tu bere servil dhe nuk kane pasur pikpamje politike si ti. Ti Fatmir dhe shoket e tu si Tqi dhe SHIK keni persekutu , keni likuidu, keni shantazhu, keni vjedh vota, keni vjedh pare e keni qnjerzu nuse e vjaza shqiptare per kenasqsite tuaja seksuale dhe shtazarke duke mendu se ky ppul eshte kurbane dhe kosova eshte e juja se keni luftu perte dhe e shi8feni Kosoven si tirte per tu ngere , dhe pupullin e shifni si skeller , kushdo qe nuk pajotiohet me ju i vrani epr tradhatare. Vafsh en djall ti dhe tere krimminlet qe i kane duart me gjake dhe me hajani te popullit te Kosoves
Ademi (Skenderaj): 25-08-2011 11:08
Kur Limaj u kthy nga Haga, edhe un jom kom me mesin e turmes me popull dhe e kemi prit si hero. Thojsha me veti, te isha ne vendin e Limajt e mu duk si hero. e sot, ky hajn u kthy kunder atij populli. Mir e ka Viti, po une du me shtu edhe diqka. ma shum kom respekt me sheshelin sepse ai bilemka luftu per intersa te popullit te vetye se per limajn qe paska luftu per veti.
Viti (Prishtine): 25-08-2011 10:53
Ti, Fatmir Limaj, e ke ditur mirë se Hashim Thaçi të ka dërguar në Hagë, si të gjithë tjerët, por kur erdhe nga Haga, u mashtrove dhe u joshe nga bakllava e Thaçit. U ndave nga populli për t?u bërë milioner nga djersa e tij, dhe duke e vjedhë atë pa mëshirë. Besove se kësaj radhe Thaçi kishte ndryshuar dhe ishte bërë me ty. Por, jo. U mashtrove keq, dhe e ?hëngre? edhe njëherë nga po i njëjti njeri, i cili nuk njeh as popull as vatan, por vetëm kolltuk, dhe... turp! Mirëpo, tani më, as populli nuk është më me ty, as nuk do të dëgjojë se kush je ti...

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Fatmir Lima;uçk e paster,e u denu I.Bala,si mendon popull ? Empty Re: Fatmir Lima;uçk e paster,e u denu I.Bala,si mendon popull ?

Message  Perparimi Mar 13 Juin - 16:50

kaqaniku (bern): 25-08-2011 20:57
LEXUES TENDERUAR LEXONE ME VËMENDJE DEKLARATEN E LIMAJT KUR THOT NESE DONI KOKEN TIME ATEHER SHOKET E MI LIRONI. KJO ESHTE NJE DEMAGOGJIJ E LIMAJT I CILI PRETENDON TE NXIRRET I PAFAJSHEM ME ARSYETIMIN SE GJAT KESAJ PERIUDHE KAM QEN NE SHQIPËRI. KJO DMTH SIPAS LIMAJT SE KRIME KA PAS NE ATE KOHE POR UNE SKAM QEN ATY KURSE PER SHOKET E VET QE KERKON TE LIROHEN KJO NEN KUPTON SE KETA I KAN BER KRIMET. ME NJE GURI MI VRA DY ZOGJ.
Gugi (Kosovë): 25-08-2011 20:00



agrom salihu (FERIZAJ): 25-08-2011 15:54
fije te burrnise nuk ke pas tregu ne hage,e as tash,a ju kujtohet,kur ne cdo te 2ten fjale,veq thojke,HIRESI E NDERUAR HIRESI E NDERUAR,ME QENE AQ I FORT NUK JU BJEN NE DY GJUNJE KETYRE,PASTAJ THAI TA KA MONTU QKA PO LYP MA MA SHUM,ANI QFARE AVOKATI PIS KI TOM GASHIN,KU SPE MARRIN EDHE TA E ME JU BA BASHK,PARA SE MU KTHY PI HAGE SA THJESH E KE PASE SHTEPINE,SI TE GJITHE NE,PER 5 VJET, BANE ME SHPI ME BANESA ME LOKALE ME VETURA,PLUS BANESA PER DASHNORE,MAKINA PER MIQ NGA KETO PARE?
bashkimi (Kosove ): 25-08-2011 14:22
Kesaj here mire ta ka ngul Hashim Thaqi, ke pas gazu ne Hage mos u perqyrr se je "Hero"



fadili (Kosove ): 25-08-2011 11:36
Boll me me patetizem e me fshhje pas patriotizmit , ti je ai njeri qe ke vra shqiptare vetem se nuk kane pranu me tu bere servil dhe nuk kane pasur pikpamje politike si ti. Ti Fatmir dhe shoket e tu si Tqi dhe SHIK keni persekutu , keni likuidu, keni shantazhu, keni vjedh vota, keni vjedh pare e keni qnjerzu nuse e vjaza shqiptare per kenasqsite tuaja seksuale dhe shtazarke duke mendu se ky ppul eshte kurbane dhe kosova eshte e juja se keni luftu perte dhe e shi8feni Kosoven si tirte per tu ngere , dhe pupullin e shifni si skeller , kushdo qe nuk pajotiohet me ju i vrani epr tradhatare. Vafsh en djall ti dhe tere krimminlet qe i kane duart me gjake dhe me hajani te popullit te Kosoves
Ademi (Skenderaj): 25-08-2011 11:08





[b]D[/b]aci per kosoven me Nikolas Uajt,pergadite Albin Kurtin se m

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum