Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Dardan Kristaqi uck beri lufte te paster si loti krokodil

 :: sport

Aller en bas

Dardan Kristaqi   uck beri lufte te paster si loti  krokodil Empty Dardan Kristaqi uck beri lufte te paster si loti krokodil

Message  Perparimi Jeu 25 Aoû - 17:11

E përfundon Bllaca
Besa Kalaja | 23-08-2011 01:32 CET

Janë dashur dy orë diskutime që të lejohej pala mbrojtëse dhe i akuzuari Fahredin Gashi t’i bëjnë pyetje dëshmitarit Nazim Bllaca. Prokurori i këtij rasti, italiani Maurizio Salustro, mezi ka lejuar që Bllaca t’u përgjigjet Gashit dhe avokatëve të tij.

Bllaca është dëshmitari kryesor në gjykimin ndaj Fahredin Gashit e Hysri Ramës, të cilët akuzohen se në verën e vitit 1999, menjëherë pas luftës, kishin vrarë Sali Gashin në shtëpine e tij. Gjykimi në këtë rast po mbahet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë nga një trup gjykues i përbërë nga ndërkombëtarë dhe vendorë.

Avokatët për të vërtetuar se Nazim Bllaca i kishte dërguar SMS Fahredin Gashit, me anë të të cilëve e kishte shantazhaur për t’i kërkuar para, e pyetën Bllacën nëse numrat respektivë ishin pronë e tij. Bllaca njërin nga tre numrat e përmendur nga avokatët e mohoi të ishte i tij, ndërsa dy të tjerë tha se ishin pronë e tij.

Më pas seanca ka vazhduar me marrjen në pyetje të dëshmitarëve Metush Isufaj dhe Sylejman Tërshana. Dëshmitari Metush Isufaj, në dëshminë e tij para trupit gjykues, ka thënë se ishte i kërcënuar nga Fahredin Gashi dhe disa persona të tjerë, për faktin se nuk iu kishte bindur disa fjalëve të tyre.

Ai tha se Fahredin Gashi së bashku me Sadik Abazin (i dyshuar në rastin e dytë “Bllaca”), i kishin kërkuar atij, që përmes një shoku të tij, i quajtur Agron Gorani, t’ia dërgonin porosinë familjes së Nazim Bllacës, që nëse pranonin publikisht se djali i tyre (Nazim Bllaca) ishte i çmenduar, t’iu jepeshin 200 mijë euro.

Për këtë porosi ai tha se Fahredin Gashi dhe Sadik Abazi, ua kishin ofruar 10 mijë euro. “Ata më kanë ofruar 10 mijë euro që t’i ndanim së bashku me Agronin që të dërgonim këtë porosi. Agroni është shok i imi dhe n j ë k o h ë s i s h t është nip i Naz i m B l l a c ë s .

Ata po ashtu kanë thënë se d o t ’ i j e p n i n p r e j 2 0 0 d eri në 300 mijë euro babës të Nazim Bllacës, nëse ky i fundit do të deklaronte publikisht se djali i tij është i sëmurë mendor ”, deklaroi Isufaj.

Ai tha se nuk e ka pranuar këtë ofertë dhe se për këtë ishte kërcënuar që të mos tregonte. Tahir Rrecaj, avokat i Fahredin Gashit, ishte i bindur se dëshmitari në fjalë nuk e ka thënë të vërtetën, meqë deklarata e tij e dhënë te prokurori gjatë procedurës së hetimeve dhe ajo

që e dha të hënën para trupit gjykues, ishin në disproporcion të madh.

Madje, për këtë ai kërkoi që t’i tërhiqej vërejtja dëshmitarit se nëse deklaratat e tij kanë mospërputhje aq të madhe t’ia bëjë me dije se ishte e kundërligjshme dhe mund të dënohet.

Avokati Rrecaj për ta përforcuar një gjë të tillë tregoi se dëshmitari Metush Isufaj dhe Sylejman Tërshana, i kishin shkuar në zyrë për të kërkuar që ai të ndërmjetësojë mes tyre dhe Fahredin Gashit, në mënyrë që ky i fundit t’u jepte 20 mijë euro, për të cilat dëshmitarët kishin pretenduar se ua kishte borxh.

“Prandaj, shihet qartë se deklarata që e ka dhënë para gjashtë muajve dëshmitari nuk është në gjendje ta mbajë mend”, tha Rrecaj. Gjatë kësaj seance dëshminë e tij e dha edhe dëshmitari Sylejaman Tërshana, i cili deklaroi se kishte qenë së bashku me Metush Isufajn, në një rast kur kishin shkuar te Fahredin Gashi me disa persona të tjerë, për ta kërcënuar Metush Isufajn.

“Kemi qenë së bashku me Metushin në restorant “Gëzimi”, në Shtime kur ka ardhë Fahredin Gashi me disa shokë. Ata ishin me një xhip dhe disa vetura të tjera. Aty ka ardhur Fahredini me Shpresim Ukën, Reshat Gashin, Shaban Kralin (Shaban Syla), Sadik Abazin dhe disa të tjerë. Ata iu kërcënuan Metushit. Shpresim Uka e ka sharë Metushin me nanë dhe i tha se a e di se kush jam unë”, tha dëshmitari Sylejmani.

Gjykimi në këtë rast vazhdon sot me marrjen në pyetje të dëshmitarit Shaban Syla.

3
Currently 4.63/512345 4.6/5 (8 votë/a)
zoom +
Foto: Ridvan Slivova
NGA RUBRIKA
Serbët i shkruajnë Ban Ki-moonit
Tadiq: S’heqim dorë nga Kosova
Serbia të pranojë realitetin
Aksione të reja në veri
Stojanoviq: Mos po e doni Thaçin ministër?

Zëri komentet [7]
Facebook komentet
Armend (Prizren): 23-08-2011 11:37
Edhe pse je nje nder kriminelet, prapeseprap vazhdo deri ne finele Nazimo se ky grup kriminelesh duhet shkaterruar se jane e keqja e shoqerise sone. Fatkeqesisht kemi plot tipa me shumice ketu ne Kosove te ketille qe kercenojne dhe shantazhojne njerezit. Nazimi njeri nder kriminelet, ne kete rast eshte duke bere nje veprim qytetare qe duhet te jete si model se si te bashkepunohet me organet e drejtesise kunder banditeve dhe krimineleve me ftyra si te atyre qe po gjykohen.
BEsi (Gjilan): 23-08-2011 11:35
,,po qfare lufte ej ka bo najkush,,tallava uck u kon kejt,
limi (prishtine): 23-08-2011 11:32
Nuk eshte mire me fol per luften e UÇK-se se shumica kane luftuu per atdhe,poo disa tjer ne emer te UÇK e kan bah sen pa vler,ma mire eshte me fol me emra personave se sa ne emer UÇK-se.UÇK eshte e shejte e keta krimenela-hajna duhet mi vra ne emer popullit.
Petiriti (Prishtine): 23-08-2011 10:19
O ju lutum ska qene lufte ka qene bombardim i NATO-s edhe keta hajnat i kane hy me vjedh e me vra kujt ja kane pas inati e hasmi e me plaqkit sa kane mujt se ska pas mo tut .Po dihet si perfundun do qoba milionera.Turpi i Kombit jane keta horra
sami (suedi): 23-08-2011 08:48
Ani kush jam un po kush je ti more hamom me vra shqiptar po e gjat luftes je hi en bir t minit se ata qe sjon frigu thuje se t gjith jan shku .tung.

Dardan Kristaq Shigjeta (Prishtine): 23-08-2011 08:3

" uck beri lufte te paster si loti (i krokodilit)"....., me as Nastradini nuk ju beson PALLAVRAVE tuaja.
shoku (tevret): 23-08-2011 08:08
Shiku bashkpuntor serbi(shkau)shik=shkauçk nuk ka luftue per Pavaresi,pos per pasuri e pushtet.Gjeni eshte pjekur me tradhetue dhe nuk ka mbetur me gjak shqiptari.Banu tan shpiuna dhe para botes tregpnju sa artista jeni.



http://www.zeri.info/artikulli/1/1/32525/e-perfundon-bllaca/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum