Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Lirim Jakupi te gjith vriten kurse ai shpeton i paster?!

 :: sport

Aller en bas

Lirim Jakupi te gjith vriten kurse ai shpeton i paster?! Empty Lirim Jakupi te gjith vriten kurse ai shpeton i paster?!

Message  Perparimi Lun 17 Mai - 16:15

Lirim Jakupi dhe Fatos Alija të vrarë në Radushë?
16/05/2010 08:20:00
Madhesia e shkronjave:

Bilanci i aksionit policor në fshatin Radushë mund të jetë gjashtë, e jo katër viktima. Me informacione të këtilla për “Lajm” janë paraqitur eprorë të lartë të ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), të cilët dëshirojnë të mbeten anonimë. Dyshimet e tyre ata i bazojnë në informacionet kontradiktore që kanë dalë prej policisë menjëherë pas aksionit në Radushë, kur fillimisht u lajmërua se janë vrarë katër persona dhe dy të tjera janë arrestuar.

Burimet në fjalë dyshojnë se në mesin e viktimave mund të jenë edhe Lirim Jakupi-Nacisti, nga Lugina e Preshevës dhe shtetasi shqiptar Fatos Alija.

Ata nuk përjashtojnë mundësinë që Lirim Jakupi dhe Fatos Alija, të jenë kapur të gjallë, e më pas të jenë ekzekutuar nga policia.

“Është e qartë se Jakupi dhe Alija nuk vërehen askund në teren. Vrasja e tyre eventuale nga policia maqedonase mund të mbahet në fshehtësi nga frika prej hakmarrjes ndaj policisë”, thonë për “Lajm” këta ish eprorë të UÇK-së.

Lirim Jakupi dhe Fatos Alija përmendeshin si pjesëmarrës në shumë përleshjet me policinë maqedonase, duke përfshirë edhe aksionin në fshatin Brodec të Tetovës.

Në MPB-në maqedonase kanë demantuar informatat për gjashtë viktima të mundshme.

“Nuk është e saktë se në aksion janë vrarë gjashtë persona. Informacioni i lansuar ditën e parë për katër të vrarë dhe dy të arrestuar nuk është liferuar nga Ministria e Punëve të Brendshme”, deklaroi për “Lajm” zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski.

Përve; ish eprorëve të UÇK-së, dyshime ndaj aksionit policor në Radushë kanë hedhur edhe të gjitha subjektet politike shqiptare, me përjashtim të BDI-së në pushtet. Subjektet shqiptare thonë se bëhet fjalë për aksione të inskenuara të policisë me qëllim për komprometim të shqiptarëve jo vetëm në Maqedoni, por edhe në tërë rajonin.

Hoxha: Ky është fillimi, Gruevski nuk ndalet me kaq

Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha ka kritikuar qëndrimin e Kosovës dhe Shqipërisë ndaj ngjarjeve të fundit në Maqedoni.

“Po befasohemi nga politika e Kosovës dhe Shqipërisë që me ose pa qëllim po e ndihmojnë Gruevskin në ofensivat e tyre kundër shqiptarëve në Maqedoni. Në vend që ti bëjnë presion atij direkt , ose nëpërmjet faktorit ndërkombëtarë që ti ndërpres proceset e montime dhe ta implementoj marrëveshjen e Ohrit, se Ahmeti e Thaçi na morën në qafë dhe janë plotësisht nën ndikim të Gruevskit. Po ju paralajmëroj se Gruevski nuk ndalet me kaq”, deklaroi Hoxha për “Lajm”.

Hoxha u bën apel ish ushtarëve të UÇK-së që të kenë kujdes nga proceset e montuara të cilat më të madhe po përgatiten nga policia maqedonase. “Edhe rasti i Harun Aliut është i montuar. Ai me siguri është ekzekutuar më herët”, thekson Hoxha, duke kërkuar nga faktori ndërkombëtar ti bëj presion Gruevskit që ta ndalë këtë ofensivë ndaj shqiptarëve.


Shto tek: Facebook | Furl | Digg | Myspace | Windows Live | Yahoo MyWeb |
Komente (11 publikuar):
bedi në 17/05/2010 21:14:17

po shum esht let me gjyku dikujna kur sje prezent qish thu more ashtu se pa dasht Allahu sun jamer shpirtin kerkush inshall osht gjall se ksi burra lip ki popull se ata te karrikave po shihen se kujan........


likovalija në 17/05/2010 20:22:32

o ti magar shka po thu mir jav kan ba ishalla ti e ki ma frik


hollbruki në 17/05/2010 19:21:21

o ali ahmeti mos po del vall seju po jeni dora e djatht e ati pro serbit gruevskit i cili i mer instrukicionet prej serbeve te cilat te njejta montime i benin edhe ne kosove po ashtu edhe ne presheve me 10 bashkeluftetare tane te cilet tani gjinden ne kazamtet e beogradit . o ali ahmeti a idinu ju aty ne qevein gruevski se po te kishin eksploduar ata dy thas me tritol jo shkupi e zajazi por edhe tiran a prishtina do ta degjonin at detonim


liri në 17/05/2010 18:51:27

ja hangert ni mut lirimit PACIEN-TW:dhe bashkimi


Gjilani në 17/05/2010 18:20:35

Pajtohem me mendimin e disave, Lirim Jakupi esht e njohur qe merr pjes ne shum aksione ku te gjith vriten kurse ai shpeton i paster, ket e deshmoi edhe ne Brodec te Tetoves, pastaj ne Konqul ku u vran dy te rinj nga fshati Breznic, ka edhe shum raste tjera, a keni pyetur ndonjeher sa esht bilanci i vrasjeve te tij? Qka esht me rendesi bilanci i tij nuk ka te bej me vrasjet ndaj serbeve apo maqedoneve, sepse ai ka vra 10 her me shum shqipetar se sa serb apo maqedon, me vje keq per te vraret tjer, po per te sdo te me vinte keq kurr, ju lutem atyre qe nuk e njohin mos te krijojn patriot prej nje personi qe perlyen duart me gjak te kombit vet, po te ishte i mir dot kishte vend kudo, por per fat te keq ska vend askund, fundi i tij esht i keq, dot vritet gjithsesi.



kondova në 17/05/2010 17:37:17

pacient tw ty me siguri je tradhtar i biri kurves mos thuaj mir e kan se ste ka djeg ty asneher per ata flet kshtu ishalla zoti i shperblen me xhehnet posht tradhtarve si per shembull pacint tw dekje per ju tradhtar


patrioti në 17/05/2010 15:19:08

marre duhet me ju ardh kush thot se ata jan tradhtar ju them m ebindje qe komandant nacisti eshte veq i plagosur pak edhe eshte gjall se aj gjall nuk dorzote te maqedont


PAcienTw në 17/05/2010 09:41:49

mir jav kan bo


bashkim në 17/05/2010 09:07:22

atehere i bie nacisti te jete tradhetari si mund te shpetoje ne te gjitha rastet per mrekulli


ilaz kadriu në 16/05/2010 23:07:23

Nese Shqiperia dhe Kosova kane qendrime negative rreth situates ne Maqedoni, atehere, atehere psa BDI-a distancohet nga veprimet e ish-ushrtareve te saj.
Qendrimi i metejme i BDI-se ne Koalicion qeveritar do te na poshteroje edhe me teper se kaq.

Lirim Jakupi dhe Fatos Alija të vrarë në Radushë?

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Lirim Jakupi te gjith vriten kurse ai shpeton i paster?! Empty Re: Lirim Jakupi te gjith vriten kurse ai shpeton i paster?!

Message  Perparimi Lun 17 Mai - 16:16


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum