Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Sandokani dhe deshmitaret

 :: sport

Aller en bas

Sandokani dhe deshmitaret Empty Sandokani dhe deshmitaret

Message  Perparimi Dim 22 Mai - 3:19

DEKLARATË

Unë, Besim Hasan Dajaku, i lindur më 19 dhjetor 1969, në fshatin Rakinicë, komuna e Skënderajt ; deklaroj: Më 8 tetor 1998 rreth orës 14.00 jam takuar rastësisht me shokun tim Gani Gecin në fshatin Kllodërnicë. Ganiu më ka thënë: - Hajde të shkojmë deri në Izbicë për të ngrënë drekë. Ne kemi shkuar në Izbicë. Te lumi, në Izbicë, kemi mbetur me xhip në lloç. Rreth orës 15.30 Ganiu më ka thënë: - Ngjitnu ju e hani drekë, se unë kam me shkue me Avniun deri në fshatin Kastriot».

Në ora 17.00 unë i kam thënë se po vij edhe unë me ju. Dhe jemi nisur. Kur kemi shkuar në Kllodërnicë jemi ndalur te shitorja me disa shokë. Ka ardhur Abedini me BMW-në, me Hamit Binakun e Skënder Dragën. Ganiu e ka ndalë Abedinin për ta pyetur për disa punë të veta. Janë larguar nja 15 - 20 metra për të biseduar.

Nuk janë dëgjuar se çka flisnin ndër vete. Pastaj e kam dëgjuar Abedinin kur ka thënë: - Tanve kena me ju vra, pastaj janë dëgjuar të shtëna për toke. Kanë ndërhyrë njerëzit, pastaj janë ndarë. Abedini i tha Ganiut: - Ti më vrave, Zoti nuk më ka vrarë! - pastaj ka shtuar - Ma q… nanën (me emër prej Obrije), se kam me ti shpërblyer këta plumba! Pastaj ka dalë prej kerri dhe ka thënë: - Kush është shok me armë, mos shkoni me ta se kam m'i vra!

Ne jemi ngjitur në veturë dhe kena shkuar deri në Kastriot, pas pak jemi kthyer te poshtë. Papritmas kemi hasur në BMW-në e Abedinit, të ndalur në mes të rrugës pak si tërthorazi. Dy të parët kanë dalë si e kanë parë kerrin tonë dhe papritmas filluan të shtijnë në xhipin tonë. Dikush briti: - Na vrajtën! Shokët që kanë qenë me mua janë mundue me dalë prej kerri, por nuk kanë mundur prej plumbave. Nuk e dij se si kanë dalë, vetëm unë kam rënë nën karriga deri sa kanë pushuar krismat.

Pastaj kam dëgjuar gruan në traktor duke piskatë: - O, ma vratë djalin! Kam dalë prej kerri dhe kam shkuar e kam marrë djalin dhe e kam qitë në traktor. Djali kishte qenë i fshehur pas traktorit në anën e kerrit tonë. I kam dhënë traktorit përpara, me gruan, djalin dhe një vajzë, dhe i çova deri në Kllodërnicë. Kur jam ngjitur në traktor e kam parë Hamitin në pozicion pas BMW-së, pastaj nuk e dij se çka është bërë.

Besim Dajaku (nënshkrimi)
Rakinicë, më 9 nëntor 1998


DEKLARATË

Unë, Gani Geci, i lindur më 20 janar 1968 në fshatin Llaushë, komuna e Skënderajt deklaroj se: Rreth orës 16. °° kam qenë duke shkuar deri në Kastriot. Në Kllodërnicë te shitorja jam takuar me Bajram Gecin si dhe disa fshatarë të tjerë të Kllodërnicës. Kemi biseduar, si jeni, si po kaloni dhe a po mërziten. Duke shkuar tek kerri ka ardhur Abedini me Hamitin e Skënderin.

Ua kam bërë me dorë dhe janë ndalur. Jemi larguar nja 10 - 15 metra larg prej njerëzve, për të biseduar. Pastaj i thashë: «Pse bre Abedin po ju thue njerëzve se, «nëse rrini me Fadilin dhe vëllezërit e tij do t'ua gjuaj shtëpitë me top? Ai më ka thënë se: - Ne e kena vrarë Ahmet Krasniqin dhe Sabri Hamitin, edhe juve kena me ju vra të gjithëve, kush është me ta!, dhe e ka çuar dorën te revolja. Unë jam nervozuar dhe i kam zbrazur dy fishekë në tokë.

Njerëzit ndërhynë, Abedini shau dhe tha: - Ti më vrave, por Zoti nuk më ka vrarë! Unë nuk kam dashur ta vras Abedinin se me pas dashur e kisha vrarë aty. Ka pasur shumë dëshmitarë të cilëve nuk ua di emrat. Ai ka shtuar: - Sot do të vras!, pastaj ka vazhduar rrugën teposhtë. Unë kam shkuar përpjetë deri në Kastriot, të kryej disa punë. Pas kryerjes së punëve jam kthyer.

Arsyen përse kam qenë në Kastriot e di Kadri Haliti e të gjithë ushtarët e Kastriotit bashkë me komandantin e tyre. Në kerr kam qenë bashkë me Avni Haxhën, Besim Dajakun, Bashkim Gecin dhe Afrim Gecin. Duke u kthyer te shtëpia e mjeshtrit të kerreve e kemi parë BMW-në e ndalur tërthor. Në momentin kur e kanë parë kerrin tonë kanë dalë dy të parët dhe i kanë nxjerrë automatikët mbi dyer.

Menjëherë filluan të shtijnë. Shokët kanë bërtitur: - Na vranë! dhe kanë fillue me ikë. Unë e kam pasë automatikun në prehër, jam përkulur dhe nën timon e kam hapur derën. Automatikun e kam ngritur dhe kam shti në drejtim të tyre. Mandej kam dal jashtë. Kam ikur prapa kerrit dhe kam shkuar në drejtim të një shtëpie në anën e poshtme të rrugës.

Të shtëna janë dëgjuar nga shumë drejtime. Kam pasur gjak në fytyrë nga spirrat e xhamave. I kam larë sytë dhe jam kthye për të parë se çka është bërë. Te kerri e kam takuar Skënderin, e kam pyetur se kush është vrarë, dhe a janë vrarë ata që kanë qenë me mua? Ai m'u ka përgjigj se: - Është vrarë Abedini. Skënderit i kam thënë se duhet ta tregonte realitetin. Vlen të theksohet se diku nja 5 - 6 metra, në anën e djathtë ka qenë një traktor me disa fëmijë e gra. Ata e dinë rastin shumë mirë. Kur jam kthyer te kerri BMW, kerri im nuk ishte më aty, e kishin marrë disa djem dhe e kishin dërguar dikund.

Deklaraten e jep Gani Geci
(nënshkrimi) me 10 tetor, 1998


DEKLARATË
e pesë dëshmitarëve

Më 7 tetor 1998 jemi takuar te mjeshtri i kerreve me Imer Kadri Halitin, në fshatin Kastriot, me Gani Gecin, Avni Haxhen, Afrim Gecin dhe Bashkim Gecin. Aty kemi biseduar rreth situatës së përgjithshme dhe problemeve të cilat na mundonin të gjithëve, rreth disa plaçkitjeve që i bënte policia serbe, pothuajse çdo ditë në lagjen Topallaj si dhe lagjet tjera. Me Ganiun dhe Avniun biseduam për mungesë të disa armëve me durbi (snajperka).

Ganiu dhe Avniu na premtuan se «kur të doni ua sjellim». Më në fund vendosëm për të nesërmen, më 8 tetor 1998, diku rreth orës 12.00. Të nesërmen Ganiu dhe Avniu, të shoqëruar me Afrimin dhe Bashkimin na i sollën 3 snajperka. Pasi që ishte koha e drekës ne hëngrëm së bashku të gjithë. Ata deshën të na shoqërojnë në një aksion, mirëpo ne propozuam që aksionin ta kryejmë vetë. Ata na thanë: - Si të doni, ne nuk përtojmë as nuk ua imponojmë, vendosni vetë.

Ne vendosëm që aksionin ta kryejmë vetë pa personat në fjalë. Me Ganiun, Avniun, Bashkimin e Afrimin u përshëndetëm dhe iu tham të ktheheshin rreth orës 17.00 dhe t'i marrin armët e veta. Ne e kryem punën tonë dhe u tërhoqëm pak para orës 17.00. Ganiu, Avniu, Besimi, Afrimi dhe Bashkimi pas pak kohe arritën për t'i marrë armët e veta. Personat në fjalë vazhduan rrugën, i falënderuam dhe u përshëndetëm. Pas 5 - 10 minuta u dëgjuan disa rafale të gjata automatiku.

Ne menduam se në fshat hyri policia serbe. Dolëm në oborr dhe dëgjuam se nga po shtihet. Vrapuam në drejtim të të shtënave. Rrugës morëm vesh se dikush në mes veti. Po sa arritëm në vendin e ngjarjes, pamë xhipin me të gjithë xhamat e thyer, vetura ishte në kontakt. Më poshtë pamë një BMW, të ndalur tërthorazi, në anën e majtë. Aty pamë, mbi BMW-në, karikatorin e zbrazur. Aty afër 4 - 5 metra, pamë kufomën e Abedinit, pranë saj e pamë Skënder Dragën. (Skënder Mujë Skënderin). Mbi gjoksin e së cilës (kufomës) ishte një automatik me dy karikatore.

Vërtetuan: 1. nënshkrim (Rushit Haliti)
2. nënshkrim (Sadik Halili)
3. nënshkrim
4. nënshkrim
5. nënshkrim


DEKLARATË
e dy dëshmitarëve

Deklarojmë me përgjegjësi të plotë se më 8 tetor të vitit 1998, rreth orës 17.00 e kemi parë Abedinin dhe dy persona tjerë: Hamit Binakun dhe Skënder Dragën, te servisi janë takuar me Gani Bekën. Abedini kishte qenë shumë nervoz. I a ka marrë Ganiut automatikun dhe gjyksorën dhe menjëherë ia ka çu në tyt plumbin, pastaj i ka dhënë shllajf rrotëve të BMW-së dhe ka marrë rrugën përpjetë.
Dëshmitarët që e kanë parë janë:
1. Xhevat Selimi (nënshkrimi)
2. Bekim Shala (nënshkrimi)


DEKLARATË
e dëshmitarit Refki Abazi

Kur ka qenë rasti mes Gani Gecit dhe Abedinit, kam qenë aty prezent. Fillimisht isha duke ndejtur me disa shokë, kur ka ardhur Ganiu me kerr me disa shokë të vet. Kur e pa kushëririn e vet, u ndal dhe bisedoi me neve dhe u afruan edhe disa të tjerë. Ka ndejtur kështu me neve rreth disa minuta, duke bërë llaf dhe muhabet. Pastaj u përshëndet me neve dhe tha: «Më falni se jam pa kohë, më duhet të shkoj deri te i biri i Kadri Monit për me kqyrë një kerr se nuk po më punon mirë».

Duke hyrë në veturë, në atë moment ka ardhur rastësisht Abedini dhe e ka ndalur veturën, ka folur diçka me Ganiun. Pastaj kanë zbritur nga veturat dhe janë larguar disa metra, rreth 30 metra. Se çka kanë biseduar mes vete nuk e di, ne e kemi vazhduar muhabetin, unë fola me Bajramin, vetëm e kam ni kur kanë ndërhyrë disa të tjerë në mes tyre dhe i kanë ndarë. Kur u afrua e kemi dëgjuar Abedinin duke thënë se «me m'ja bâ nënës kështu e ashtu se me mua s'ki me u nda mirë». Pastaj Abedini hipi në veturë dhe u nis në drejtim të Tyriçefcit. Pas 10 minutash u kthye me shpejtësi dhe në hymje të Kastriotit janë dëgjuar disa të shtëna, dhe pastaj nuk di asgjë.

tasjani-ferizaj 06-12-2009 05:22
Qëndroj Pranë Deklaratave Të Mia Se Abedin Rexha Ka Dalë Të Më Vrasë Mua, E Jo Unë At

QËNDROJ PRANË DEKLARATAVE TË MIA SE ABEDIN REXHA KA DALË TË MË VRASË MUA, E JO UNË ATË


Abedin Rexha i ka marrë për vrasjen time 40’000 Franga zvicerane në Kopiliq. Për këte më ka thënë Sejdi Reka, sepse këto para Abedinit iu kanë ofruar në shtëpinë e tij. Më vonë është vrarë Sejdiu. Vrasje tjetër në Drenicë është edhe vrasja e komandant «Korbit», i cili është vrarë në shkollën e Cerovikut, nëse nuk gaboj. Kjo vrasje është, po ashtu, enigmatike, por ka edhe indikacione se është vrarë nga disa djem, që sot kanë pozicione të larta në TMK.

Komandant Korbi ka qenë luftëtar me përvojë të madhe, ishte regjur edhe në frotet kroate. Ata nuk u mjaftuan me vetëshkatërrim, prandaj rrethuan Izbicën, duke menduar se gjindesha aty. Por unë kam qenë në Llaushë.

Me atë rast nuk u kursyen aspak, por përkundrazi ma ofenduan nënën, me gjithëfarë fjalësh, dhe e kërcënuan se do ta djegin shtëpinë. Ka shkuar puna deri tek këmbimi i zjarrit në mes tyre dhe djemve të Bacit Lilë.

- Qitjani flakën nga larg, sikur shkijet, se për Besë, nëse vini lart, do të ndaheni keq!, - u pat thënë nëna ime.

Me atë rast, ishte krijuar rrëmujë e madhe, por intervenoi Sylejman Selimi dhe ata u tërhoqën. Të nesërmen vjen tek ne Jetullah Geci. Nëna ia sqaron rastin. E tërë kjo propagandë, kundër familjes sime, bëhej si në Kosovë ashtu edhe në Perëndim, por pa sukses: vetëm për shkak se ne, vëllezërit Geci, përkrahnim Institucionet e Republikës së Kosovës dhe UÇK-së. Po të kisha pasur qëndrim tjetër ndaj UÇK-së, nuk do të kisha marrë pjesë në më se tridhjetë aksione luftarake.

Pasi përfunduan ofensivat e shkijeve, këta persona tërhiqen dhe vendosem në malet e Berishës, vetëm atëherë u ndal propaganda ndaj meje dhe familjes sime. Akuzat e tyre për vrasjen, të bërë nga unë, nuk kishin vend, sepse prej shqiptarëve, pa u konsultuar me askënd, kam menduar ta vras vetëm Basri Pllanën.

Ndryshe, unë gjithmonë kam konsideruar se këto çështje u takojnë gjyqeve civile apo ushtarake.

Nice_Boy 06-12-2009 06:04
Tani më kujtohet këto deklarata që i kam lexuar edhe vet gjat kohës në librin "Lufta pa maska" që e nxori Gania. Tani po e dij për këtë birin e nanës Nazife që i ka than se ka me të vra dhe në këtë rast e ka vra edhe veten sepse unë mesa e dijë Vetmbrojtja është e lejushme në cdo vend të botës. Edhe nqs e ka rrok plumbi i Ganis i lumt pushka sepse keta matrapaz në atë koh vetëm me shqiptar kan luftu , tani po e dij se ky Abedini paska qen një zagar i Hashimit që paska dasht me luftu edhe me Gani-n ashtu si luftoj me Ahmet Krasniqi, Tahir Zemaj dhe u ushtaret e tjerë të FARK-ut.


Citim:
Unë Skënder Mujë Skënderi, i lindur më 3 korrik 1954 në fshatin Vojnik deklaroj: Më 8 tetor 1998 e kam dhënë një deklaratë, por kam qenë nën presion të rastit që ka ndodhur, prandaj ka mundur të ketë lëshime në atë deklaratë, gjithashtu ka qenë vonë dhe pa rrymë. Dikush tjetër e ka shkruar për mua, sepse unë kam qenë në gjendje shumë të keqe atë mbrëmje, prandaj kjo deklaratë që po e jap tani është realiteti i asaj dite pra, 8 tetor 1998.

Kam qenë tek mjeshtri i kerreve në Kastriot, aty më ka thirrë Abedin Rexha me radio-lidhje dhe më ka thënë me e pritë aty. Pas pak kohe ka ardhur Abedini me Hamitin dhe kanë kërkuar që t'i shoqëroj për të shkuar deri në shtëpi. Kemi marrë rrugën në drejtim të Tyriçevcit. Te shitorja e Smajl Sahitit e kemi parë kerrin e Gani Gecit, të ndalur. Ganiu ia ka bërë me dorë dhe Abedini është ndalur. Ganiu ia ka vënë dorën në krah dhe i ka thënë: - A bënë për disa minuta të pyes diçka? Janë larguar prej njerëzve nja 10 - 15 apo 20 metra, pastaj kanë vazhduar bisedën.

E kam dëgjuar Abedinin kur i ka thënë Ganiut se - Kena me ua bâ më zi se Ahmet Krasniqit dhe Sabri Hamitit!, pastaj janë dëgjuar dy të shtëna, në ajër apo në tokë. Ganiu i ka thënë: - Emrin tim nuk dua ta përmendësh askund! Kanë ndërhyrë njerëzit edhe unë kam shkuar në drejtimin e tyre, mirëpo ata u ndanë pa ndonjë eksces të madh. Abedini është kërcënuar duke u ngjitur në veturë, dhe ka thënë: - Ma q… nënën Nazife që e kam prej Obrije, prej ditës së sotit kam me të vra ku të shoh! Shokëve u ka thënë se «kush është ushtarë me armë mos hipni në kerr se do ta vras». Ne kemi shkuar teposhtë, në drejtimin e Turiçefcit.

Duke shkuar rrugës kemi takuar Gani Bekën. Abedini e ka ndalë kerrin dhe i ka thënë Ganisë: - Merri shokët e shkoni me sulmue punktin në Vitak! Gani Beka, (komandant i fshatit Kllodërnicë), iu ka përgjigjur: - Kam pirë birra e nuk e ndiej vetën mirë. Pastaj i ka thënë Abedini: - Ti në daç mos shko! Ganiu iu ka përgjigjur: - Nuk mund t'i lë shokët vetëm!

Ne kemi vazhduar rrugën në drejtim të Tyriçefcit. Muzika ka qenë me ton të lartë, se çka kanë biseduar Abedini me Hamitin, të cilët kanë qenë të ulur në karriget e para, nuk dëgjohej, për shkak të muzikës. Duke shkuar në drejtim të Tyriçefcit e ka kthyer veturën te shtëpia e Xhevat Zeqes. Hamiti e ka pyetur: - Ku po shkon Abedin? Hajde shkojmë e marrim municionin e ua çojmë shokëve nëpër pika, e lëri këto punë! Ai ia ka pritë: - Nëse tutesh, zbrit!, dhe i ka dhënë kerrit me shpejtësi të madhe, deri te servisi dhe jemi takue me komandantin e Kllodërnicës Gani Bekën.

Abedini ka dalë prej kerri dhe ia ka marrë Ganisë automatikun dhe gjyksoren e ia ka çuar fishekun në tytë. Nuk e dij se (çfarë kanë biseduar! ) se kam qenë brenda në kerr, ka hyrë në kerr dhe armën e ka pas pranë dorës së djathtë. Nuk ka folur asgjë më, vetëm e kam parë se është zbehur në fytyrë. I kena thënë shumë herë - Ngadalë Abedin, mos u ngut! Te shtëpia e mjeshtrit e kemi parë një traktor në anën e djathtë dhe xhipin duke e tejkaluar traktorin.

Abedini e ka ndalë kerrin dhe ka dalë me gjithë Hamitin, unë kam mbetur brenda në kerr. Abedini ka dalë para kerri në anën e djathtë, duke shtirë, i kam dëgjuar disa rafale. Jam munduar të dal prej kerri, kishte shumë krisma. Pastaj kam gjuajtur nga brenda në mënyrë të pakontrolluar. Disi kam dalë prej kerri dhe kam shkuar prapa kerrit te Hamiti në drejtim të Abedinit. Ka pasur shumë të shtëna, duke e tërhjekur si duket ai kishte qenë i plagosur dhe pas pak ka vdekur (fjala është për Abedinin). Krismat kishin pushuar, pastaj kam piskatë: - Mos gjuni se jena shqiptarë! Ka ardhur Musa Dërvishi dhe Njësiti i Kastriotit dhe e kemi shti kufomën në kerr të Musës. Ky është realiteti i kësaj dite tragjike.

BESIIM 06-12-2009 06:12
Valla bre Zoj me vie keq per burrin tend , veq sipas deklaratav te njerzve deshmitar po duket qe as burri jote nuk paska qen bash bash ne udhe te Zotit .
Po duket qe shik-u te paska shti ne nje udhe qorre edhe ate shume shume von.
Por nese vertetohet e kunderta qe Ganiu e paska vra me paramendim ateher edhe ai si edhe shume te tjer ja paft hajrin burgut.
Vetem se kjo kunder pergjigje ne keto momente, shihet vertet qe disave ju eshte prishur disponimi.
Dhe kjo pune si rast ka qen i njohur ,ama pritet te shohim nese del diqka e re ndonje deshmi e re .

tasjani-ferizaj 06-12-2009 06:29
SI DESHI TË ORGANIZOJË ‘GRUSHTET PARTIAK’ HASHIM THAQI NË KRYESINË E FORUMIT RINOR TË LDK-së NË SKËNDERAJ

Adem Dërguti ishte kryetar i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Skënderaj. Para se të shkonin në Shqipëri, kemi bërë ushtrimet e para të gjuajtjeve në malin e fshatit tonë – Llaushë, të organizuar nga Adem Dërguti, ku kanë marrë pjesë Sahit Jashari, Ramush Thaqi dhe të gjithë anëtarët e Këshillit Qëndror të Forumit të LDK-së. Mirëpo, menjëherë pas shkuarjes së tyre në Shqipëri, kishin filluar shantazhet për ta larguar Adem Dërgutin nga pozita e tij – kryetar i Forumit Rinor i LDK-së në Skënderaj.

Gjatë asaj kohe kur Ademi (Dërguti) ishte në Shqipëri, në një mbledhje të Forumit Rinor, në tetor – nëntor të vitit 1991, ku kishte marrë pjesë edhe Hashim Thaçi, me disa anëtarë tjerë të forumit, si Gani Koci, anëtar i kooptuar në Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës - Dega në Skënderaj, dhe Hilmi Zeka. Këta të tre e kishin «shkarkuar» Adem Dërgutin, pa Kuvend, nga posti i Kryetarit të Forumit Rinor dhe në vend të tij ishte «emruar» Hashim Thaçin, me pretekstin se Adem Dërguti e kishte lëshuar Kosovën dhe kishte ikur në Perëndim.

Kjo të jep të kuptosh se të përmendurit nuk e dinin fare se ku gjendeshin Adem Jashari dhe Adem Dërguti. Në mbledhjen tjetër, në lokalet e LDK-së në Skënderaj, në muajin tetor të vitit 1991, ku merrte pjesë i tërë Këshilli Qëndror dhe Kryesia e Forumit, në të cilën isha edhe unë, njëzëri kundërshtuam Hashim Thaçin dhe dy të tjerët për veprimin e tyre duke theksuar se «Adem Dërgutin ka të drejtë ta shkarkojë vetëm Kuvendi i Forumit Rinor. Dhe ky Kuvend i mbajtur disa kohë më parë – Dega e LDK-së në Skënderaj Turiçevc, ku kishin marrë pjesë delegatët e 52 fshatrave të komunës së Skënderjat kishte vendosur ndërkohë për këtë përbërje të Kryesisë: Adem Dërguti – kryetar, Afrim Kabashi, Hanife Kerolli, Sabit Rreci, Bahtir Kastrati, Ramë Rreci, Rafet Ismajli, Rifat Mëziu, Muharrem Zabeli, Pajazit Isufi, Avdyl Imeri, Ismet Veseli dhe unë (anëtarë kryesie).

E tregova këtë ngjarje për të thënë se udhëheqësi i ardhshëm i UÇK-së, i emëruari apo i vetëemëruari, Hashim Thaçi, as nuk kishte lidhje se ekzistonin përpjekje për të krijuar ushtrinë e ardhshme të Kosovës.
Në vazhdim po e botoj pjesërisht letrën e Adem Dërgutit, të dërguar në muajin shkrut të vitit 2001.

FAXIMILI
I nderuari zotëri Gani Geci,
Duke të dëshiruar shëndet dhe të mira në jetë, me respekt të posaqëm të përshëndes në realizimin e librit “Lufta pa Maska”. Shpreh simpatinë time të thellë me aktivitetin tuaj të guximshëm, në luftë dhe pas luftës.
Pa hyrë në detaje, kam admirim në ty dhe pse jo, më gëzon fakti që një kohë u njohëm, bëmë pak aktivitet së bashku dhe mund të them se po bëhesh trashëgimtar i mirëfilltë i familjes që i takon dhe i një populli që duhet ta meriton.
Këto organizime, si në Shqipëri, Maqedoni dhe Zvicër bëhëshin me përgjegjësi të Imer Berishës dhe vëllezërve të tij, ose lidhjeve që ai i kishte me njerëz të besuar.
Prandaj e ndaj mendimin se Imer Berisha (atëherë banonte në periferi të Zürich-ut), pikërisht në banesen e tij bëheshin organizimet. Aty për herë të parë janë takuar në shtator të vitit 1991, musafirë së bashku, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari. Ky takim i “rastësishëm” do të jetë shumë vendimtar që më vonë Adem Jashari të përkushtohet me forcë në realizimin e lirisë së Kosovës deri në fund. Këto gjëra i di më mirë Imer Berisha dhe vëllau i tij Zymeri.
Ndërsa zotëri Salih çeku, (respekt për zotëri çekun), do të realizojë hyrjen dhe futjen e armëve në Kosovë, i pari në formën e organizuar.
E tërë ngjarja ndodhë prej 1 ose 2 nëntori të vitit 1991.

Nga Mitrovica kanë qenë këta djem:
Ramadan Begu,
Ilmi Peci,
Lutfi Jonuzi,
Nazmi Bajrami,
Ymer Ymeri,
Zejnullah Voca,
Ejup Murseli,
Shaim Behrami
dhe Beqir (nuk ja dij mbiemrin).
Ndërsa nga Skënderaj ishin këta djem:
Adem Jashari,
Murat Jashari,
Sahit Jashari,
Ilaz Kodra,
Fadil Kodra,
Avni Zymeri,
Avni Behrami,
Shaqir (nuk ja dij mbiemrin),
Jakup Nura
dhe unë Adem Dërguti.

tasjani-ferizaj 06-12-2009 06:51
Vllavi i Hashim Thaqit

Dua të përmend rastin e vëllait të Hashim Thaçit, Gani Thaçit, i cili ka pasur lokalin «Dardania» në Skenderaj. Në këtë lokal ka ndejtur tërë kohën policia serbe dhe aty, shqiptarët e denuar nga policia e paguanin «haraçin» si pije, dreka, darka etj. Kjo ka zgjatur deri në vitin 1996. Pastaj Gani Thaçi arrestohet dhe i mban tre muaj burg. Sa del nga burgu, në vitin 1997, e lajmërova Adem Jasharin dhe shkuam ta vizitojmë Ganiun në shtëpi të vet. Atë ditë kanë ardhur edhe gazetarë. Pastaj Gani Thaçi ka kërkuar të takohet me të gjithë luftëtarët në odën time, me secilin prej nesh veç e veç. Gjatë bisedës Ganiu më thotë: - Gani ruaju, se për ty policia po dijshin çdo gjë. Po dijshin se ti i ke vrarë policët në vitin 1992. Nëse të zënë ose kanë me të vra ose kanë me të denue 20 vjet burg. Për të gjitha po dijshin por edhe për të gjithë më kanë pyetur!

Të pranishëm në këtë takim kanë qenë këta persona përveç meje, Adem Jashari, Abedin Rexha, Sylejman Selimi. Për ne ishte pak e çuditshme se si mund të lëshohet nga burgu vëllau i njeriut të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si i thoshte vetes Hashim Thaçi. Pse nuk u lirua edhe Asllan Selimi, vëllau i Rexhep Selimit? Ne e pyetëm Ganiun në se donte të kyçej me ne në luftë.
- Tash nuk mundem, ndoshta më vonë, do të shikoj!, - na u përgjigj.

Për një kohë të gjatë Gani Thaçi ka lëvizur lirisht dhe, kur ka dashur, ka shkuar në Skënderaj. Pasi është vrarë Adem Jashari dhe ka ardhur Hashimi nga Zvicra është kyçur edhe Ganiu në luftë. Duhet të theksoj se pasi pëlciti lufta e hapur, Llausha dhe Prekazi kanë pasur raporte shumë të mira, gjatë tërë kohës sa ka zgjatur lufta. Raporte të mira kemi pasur edhe para luftës.

Kjo dëshmohet me vrasjen e Ilaz Kodrës në Shtuticë nga shkijet që në atë anë të Drenicës kishin ndërmarrë disa ofensiva. Atëherë kam shkuar në Prekaz dhe i kam thënë vëllait dhe axhës së Ilazit, «nëse dikush vjen me mua, unë shkoj dhe e marrë kufomen e Ilazit». Për fat shkiet nuk e kishin marrë hala kufomën e Ilazit.

Po përmendi edhe një rast kur është vra një djalë prej Kopiliqi, më 23 mars të vitit 1999. Babai i tij vjen në Llaushë dhe lutet që të bëjmë diçka për ta tërhequr kufomën e djalit të tij të vrarë tek shtëpia e Smajl Gjinocit. I them plakut të na jepte 20 minuta afat. Nisem vetë i katërti, me Afrim Gecin, një djalë tjetër dhe Qerim Zejnullahun. Kufoma ishte afër 70 metra nga post-blloku i policisë serbe. Rrezikojmë jetën dhe e tërheqim kufomën, e cila u varros në Kopiliq. Të nesërmen në Prekaz në odën e Emin Latit kishin qenë edhe Mujë Shabani, Nagipi e Murati nga Prellofci si dhe Sabiti nga Prekazët e Qirezit dhe bisedonim sesi në Prellofc policët serbë po shkonin kur ua kishte qejfi dhe silleshin si në shtëpinë e vet.

- Këtë punë, thashë, do t'a ndreqim nesër. Kush po vjen me mua deri në Oshlan? Nisem për Oshlan me Sabitin e Prekazëve të Qirezit dhe kërkoj nga Bekim Shyti një murtajë dore. Bekimi na dha murtajën 150 metërshe me dy predha, i premtova se pas dy ditësh do t'ia ktheja, por pa predha. Bekimi ishte një luftëtar trim, drejtues i njësisë Speciale të Oshlanit. Të nesermen në orën 12.00 kemi shkuar në Mikushnicë. Së bashku me luftëtarët që i përmenda më lartë, rreth orës 14.00 kemi zënë pritë te Gojfilet e Prelofcit. Kaluan disa kamionë, por nuk i gjuajtëm sepse nuk e dinim çka kishin brenda. Pastaj erdhi një «kombi» i mbushur me policë. Pasi u sigurova se ishin policë, ndeza murtajën dhe i godita në mes të «kombit», i cili filloj të digjej.

Të gjithë së bashku i zbrazëm karikatorët e automatikëve duke qëlluar në drejtim të tyre. «Kombi» u rrokullis dhe mbeti në vend. Mujë Shabani e Nagipi shtinin në ta nga një largësi prej tri katër metrash. Digjeshin edhe policët në të, të cilëve u shkonin britmat deri në qiell duke kërkuar ndihmë. Në këtë aksion gueril i kemi vrarë tetë policë shkije dhe i kemi plagosur dy, policë nga ata që kallnin pamëshirshëm shtëpitë e Drenicës. Këtë e kanë konfirmuar edhe mjekët shqiptarë të cilët punonin ende në Skenderaj. Kjo ka ndodhur vetëm dy javë ditë pa hyrë në Kosovë forcat e KFOR-it.

Hillirian-zo 06-12-2009 08:18
Disa po thojn se kto deklaratat e fundit te N.Bllaces, A Salihaj, G Geci si dhe zonja e Sandokanit njiashtu edhe reagimet ne opinion po ja demtojn imazhin Kosoves. Imazhin Kosoves nuk munden disa kriminel si ata te lart permendur tia demtojn Kosoves(duke perjashtuar zonjen e Sandokanit nga krimet).

Me keto aktivitetet e fundit vetem se po permirsohet imazhi i Kosoves sepse po gjykohet krimi. Qe nga pas lufta nuk eshte gjykuar as nji krim me domethanje. Jo vetem qe po gjykohet krimi por edhe po behet nje pastrim dhe po selektohen Ushtar te mirfillt dhe ata qe e veshen uniformen apo po deklarohen si Ushtar te UCKse pa merit dhe po bejn krime kta jan ata qe po ja humbin MERITEN UCKse se lavdishme.


Te gjith kriminelet duhet hetuar dhe burgosur per jete

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum