Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Lebelet perkrahen nga OKB,e uçk ku eshte

 :: sport

Aller en bas

Lebelet perkrahen nga OKB,e uçk ku eshte Empty Lebelet perkrahen nga OKB,e uçk ku eshte

Message  Perparimi Jeu 31 Mar - 0:27

Aleanca ndërkombëtare në qorrsokak- Nuk shihet fund i konflikit në Libi
Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të mbledhur në Londër ranë dakord në përfundim të konferencës për ta ndihmuar financiarisht qeverinë tranzitore të krijuar prej rebelëve në Libi. […]
Akt simbolik - Qeveria siriane jep dorëheqjen
Në Siri qeveria dha ditën e martë (29.3) dorëheqjen. Ky hap duket të jetë reaksion ndaj protestave që po vazhdojnë prej më shumë se një jave. Dhjetra mijëra sirianë demostrojnë pro presidentit të shtetit, al-Assad. […]
Konferenca islame dhe ministri i Brendshëm i kërkojnë myslimanëve të luftojnë ekstremizmin




Rruga drejt një Libie pa Muamar Gadafin duket tepër e vështirë. Me ndërhyrjen ushtarake aleanca ndërkombëtare e ka futur veten në një qorrsokak.

Kur lexon komunikatën përfundimtare gjithçka duket shumë e thjeshtë: qëllimi është një Libi e lirë, demokratike dhe e bashkuar - por realiteti ushtarak, politik dhe diplomatik në krizën e Libisë është mjaft larg këtij qëllimi. Aleanca e mbledhur më 29.3.2011 në kryeqytetin britanik, nuk arriti të binte dakord veçse për emëruesin më të vogël të përbashkët.

Konferenca ra dakord që në të ardhmen përpjekjet ndërkombëtare për një Libi demokratie pas Gadafit do të përqëndrohen te një grup ndërkombëtar kontakti. Por, për pyetje të tilla si kur dhe si do të detyrohet sundimtari që të largohet nga posti, në konferencë pati përfytyrime krejt të ndryshme: Franca dëshiron të armatosë rebelët, për Britaninë e Madhe ky është një hap që shkon tepër larg. SHBA theksojnë se qëllimi strategjik është përmbysja e Gadafit, por e përjashtojnë angazhimin e trupave tokësore. NATO, e cila ka tani zyrtarisht komandën e të gjitha aksioneve luftarake në det dhe ajër, do t'i përmbahet me rigorozitet mandatit të OKB-së. Gjermania premton se do të vërë në dispozicion ndihma strukturore për një fillim të ri demokratik në Libi, por nuk merr pjesë në aksionet ushtarake.

Rebelët, të cilët bota e jashtme sapo po fillon t'i njohë, përpiqen të tregohen sa më seriozë dhe hiqen si demokratë të pastër. Shërbimet sekrete amerikane tërheqin vëmendjen se në radhët e tyre mund të ketë edhe pasues të rrjetit terrorist të El Kaidas dhe të milicëve shiitë Hisbollah.


Daniel Scheschkewitz

Mosprania e përfaqësueve të lartë të Lidhjes Arabe dhe të Bashkimit Afrikan në Londër tregojnë gjithashtu, se sa polemike janë qëndrimet në lidhje me këtë ndërhyrje ushtarake. E paqartë është se si paraqitet gjendja e luftimeve në tokë, ku ka herë pas herë valë në njërin e tjetrin drejtim. Gjithësesi shpresa që nën presionin e koalicionit ushtarak Gadafi mund të japte shpejt dorëheqjen duket se ishte e përshpejtuar.

Me ndërhyrjen ushtarake aleanca ndërkombëtare e ka futur veten në një qorrsokak. Konferenca e Londrës të bën të arrish në përfundimin se fundi i krizës në Libi është po aq i pasigurt sa edhe i largët.

Edhe një herë bëhet e qartë se sa e lehtë është që të fillosh një luftë. Përfundimi i saj është një detyrë krejt tjetër dhe tepër e vështirë.

Autor: Daniel Scheschkewitz

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum