Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Nora Hoti dhe Diktatori,sa perkrahen patriotet e gjalle?

 :: sport

Aller en bas

Nora Hoti dhe Diktatori,sa perkrahen patriotet e gjalle? Empty Nora Hoti dhe Diktatori,sa perkrahen patriotet e gjalle?

Message  Perparimi Jeu 8 Déc - 4:38

Nora dhe Diktatori

Në vitin 1962, me rastin e 50 vjetorit të Shpalljes së Pamvarsisë, shqiptarët panë që të ngjitej në tribunën qëndrore të festës në Vlorë, një plakë e thatë që dukej sikur tërhiqej me zor për në vëndin e nderit. Shumë pak e dinin se ajo plakë ishte heroina e maleve, Nora Luli (Hoti) e cila qe e detyruarë të qëndronte përkrah diktatorit komunist Enver Hoxha. Diktatori dhe heroina do të bashkonin
duartë si në një valle të përmortshme ku, ujku dhe qengji do të 'vallëzonin' së toku.
Nora në atë kohë ishte plot 82 vjeçe dhe e sëmurë. Ajo nuk kishte nevojë të bënte një show trimërie me frikacakun që komandonte trimat por, Nora kishte shumë nevojë për qetsi dhe ndihmë në ilaçe pasi vuante nga disa sëmundje. Ndërsa diktatori përkujdesej për vete duke u treguarë shqiptarëve se ai ishtë mik i heronjëve dhe heroinave, i atyre heronjëve dhe heroinave që një ditë do tu priste kokat vetëm nga frika se mos i mërrnin pushtetin!
Të shkuara të harruara do të thotë dikush. Nëse vërtetë do ta harrojmë të shkuarën, kurrë skemi për të ecur përpara pasi nuk e dimë se nga vijmë!

Qëllimi i Enverit kishte më shumë rëndësi se vetë jeta e Norës Heroinë, pasi ai dhe partia e tij, më mbrapa, nuk pyetën më kurrë për të deri sa ajo mbylli sytë njëherë e përgjithmonë në varfëri e pa përkujdesje.

Familja e Norës

Nora lindi më 1880 në fashtin Pikalë të Hotit. Ajo u rrit dhe jetoi në një mjedis luftetarësh që Atdheun e vinin mbi gjithçka. Shumë burra të shtëpisë së saj kishin qënë luftëtarë të Lidhjes Shqiptare të Prizerënit po ashtu edhe dera ku ajo u martua qe një shtëpi e madhe patriotike ku për vjehrr kishte Luanin e Malësisë së Hotit e Grudës, Ded Gjo Lulin e Madh dhe për burrë kishte Kolën trim, dhe në mes trimave si Gjok Luli, Gjergj Deda, Nik Gjelosh Luli, Lek Nishi etj., për të vijuar më pas me Mark Mirin, Mark Gjelosh Lula, Kol Miri, Lul Gjeloshi e Luk Gjeloshi dhe kapitetin Gjelosh Luli. Shumica e të cilve përfunduanë 'armiq të popullit' dhe u vranë, u burgosën dhe u internuanë në Shijak ku për shtëpi kishin një stallë kuajsh.

Po kush ishte vetë Nora?

Që e vogël ajo mësoi artin e qitjes dhe në sajë të mjeshtrisë së të atit u bë një nga qiteset më të mira në Hot. Pas vdekjes së të jatit ajo trashëgoi pushkën e tij si gjënë më të shenjtë. Heroizmat e Norës do të fillonin në shtëpine e Legjendarit Dedë Gjo Luli. E gjithë malësia ishte në luftë kundër turkut e sërbit. Nora fillimisht së bashku me shumë shoqe të saj organizuanë njësitin e Grave Luftëtare dhe nuk lanë shtëpi pa shkuarë duke ngritur në luftë si femrat dhe meshkujt e aftë. Skuadra të shumta grash të udhëhequra nga Nora
futeshin fshehur në Shkodër dhe mblidhnin informata për armikun, grumbullonin armë e municion dhe me djepët e tyre i transportonin në Hot.

NORA në LUFTË

Me 1910 ne kuvëndin te Foletë e Përroit, Dedë Gjo Luli e caktoi Norën
përgjegjëse për Gratë e Hotit dhe Tringë Smajlin për gratë e Grudës.
Këto dy trimëresha e organizuanë mirë punën e tyre sidomos si ndërlidhëse të shtabit të luftës jo vetëm për Hotin e Grudën por edhe për Shkodrën dhe Podgoricën.
Më 23 Mars 1911 plasi kryengritja. Në betejën e Traboinit trimat dhe
trimëreshat e malësisë që lutuanë në të njëjtat llogore shkruanë faqe të ndritura të Historisë Shqiptare. Armiku u shpartallua por u vranë shumë luftëtarë të malsisë dhe më këtë rast, Nora shkon në shtëpitë e të vrarëve dhe u thotë grave se, "Pushkët e burrave tuaj nuk duhet të heshtin. Rrokëni ato ju gratë trime dhe ejani të marrim hak!"
Te paharruara kanë ngelur aktet e shumta heroike të shumë grave hotiane në betejën e Deçiçit. Në këtë luftë Nora qe e para që sulmoi duke u dhënë zemër edhe burrave. Atje ajo u plagos por nuk pranoi të tërhiqet deri sa pa armikun të marrë arratinë.
Në Qafë Unglë ajo hidhet si shqiponjë për të shpëtuarë disa vajza të
rrethuara e duke vrarë 4 turq e duke i shpëtuarë ato. Po ashtu e edhe në Camaj të Traboinit ajo u bë shëmbull dhe u quajt Luanesha e Lulit. Në të gjitha betejat ajo tregoi se gratë shqiptare janë njelloi trime si edhe burrat e tyre bile nganjëherë edhe më trime.

Fundi i Lavdisë së Luaneshës

Si gjithmonë trimat dhe trimëreshat shqiptare kanë qënë në shënjester të shovenëve sërbë e grekë dhe këtë radhë tradhëtia shqiptare vrau pabesisht me paratë sërbe vjehrrin e Norës, Luanin e luanëve, Dedë Gjo Lulin, më 5 Prill 1915. Po këta armiq 9 vjet më von i helmuanë burrin duke e lënë Norën në pikllimin e saj me femijë të vegjël jetimë. Regjimi i Zogut e la në mjerimin e vet dhe ai i Hoxhes i vari medalje në gjoksin e tharë të barkut që su mbush njëherë me bukë.

Sot flitet shumë per Luanin Dedë dhe pothuajse aspak për Luaneshën Norë. Te varri i Norës ka mbirë vetëm bar dhe atje nuk ka shkuarë as
një pusht-etar.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Nora Hoti dhe Diktatori,sa perkrahen patriotet e gjalle? Empty Re: Nora Hoti dhe Diktatori,sa perkrahen patriotet e gjalle?

Message  Perparimi Jeu 8 Déc - 5:00

Edhe ne luften e fundit ne Kosove e njejta lufte u be ,ku patriotet perbuzen ndersa shpiunat ngriten si heronje ndersa ne emer te te rameve,mbi gjaukun e tyre jetoin shpiunat dhe qeverisin kete popull mjeran.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum