Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

ZOTI ku eshte?

 :: kulture

Aller en bas

ZOTI   ku    eshte? Empty ZOTI ku eshte?

Message  Perparimi Mar 26 Sep - 1:10


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

ZOTI   ku    eshte? Empty Re: ZOTI ku eshte?

Message  Perparimi Mar 26 Sep - 1:22


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

ZOTI   ku    eshte? Empty Re: ZOTI ku eshte?

Message  Perparimi Lun 2 Oct - 9:24

PARALELJA KUR'AN - UNGJIJTË
DHE NJOHURITË BASHKËKOHORE

Kur është fjala për paralelen Kur'ani - Ungjijtë, së pari duhet të themi se anjëra nga temat e Ungjijve që janë kritikuar në pikëpamje shkencore - e që i kemi përmendur në pjesën e dytë të këtij libri - nuk është shënuar në Kur'an.
Isai a.s., në Kur'an është objekt i shumë referencave. Këto për shembull, janë: paralajmërimi që i bëhet babait të Mejremes për lindjen e saj, paralajmërimi i Mejremes për lindjen e çuditshme të Isait a.s., natyra e Isait a.s., profetit të nivelit më të lartë, cilësitë e tij prej Mesiu (Mesiha), Shpallja , të cilën ua drejtoi njerëzve duke e vërtetuar dhe përshtatur Teuratin (Torën), predikimi i tij, nxënësit e tij apostuj, çuditë, ngritja e tij definitive tek All-llahu, roli i tij në Ditën e Gjykimit etj.
Surja 3 dhe 19 në Kur'an (që mban emrin Mejreme) i kushton pjesë të gjatë familjes së Isait a.s. Ato tregojnë për lindjen e nënës së tij, Mejremes, për rininë e saj, për paralajmërimin e Mejremes për mëmësinë e çuditshme të saj, Isai a.s. quhet "Biri i Mejremes", kurse fillimi i brezit të tij është dhënë në lidhje qenësore me nënën e tij, gjë që është logjikisht e përkryer, pasi që Isai a.s. nuk kishte baba biologjik. Kur'ani ketu nuk pajtohet me Ungjijtë sipas Mateut dhe Lukës, të cilët siç e kemi treguar, kanë dhënë pasardhës meshkuj.
Sipas gjinisë së nënës, Isai a.s. në Kur'an është futur ndër pasardhësit e Nuhut, Ibrahimit dhe të babës së Mejremes ( Imran në Kur'an):
"All-llahu e zgjodhi (pejgamber) Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit, familjen e Imranit mbi popujt e tjerë (të asaj kohe). Që janë pasardhës të njëri tjetrit. All-llahu dëgjon gjithçka dhe i di të gjitha. (S3 - A33-34)
Kështu Isai a.s. është pasardhës i Nuhut dhe i Ibrahimit nga nëna, Mejremja, dhe nga babai i saj, Imrani.
Në Kur'an nuk janë shënuar gabimet nominale të Ungjijve që kanë të bëjnë me fisin e Jezusit (Isait a.s.), me pamundësinë e renditjes gjenealogjike nga Besëlidhja e vjetër, kur është fjala për fisin e Abrahamit (Ibrahimit), që e kemi shqyrtuar në pjesën e parë dhe të dytë.

Vendi në të cilin has Anija, sipas Biblës është kodra Ararat (Zanafilla 8,4), sipas Kur'anit "Al Xhudij" (S11 - A44). Ky mal do të jetë pika më e lartë e kodrës Ararat në Jermeni, por asgjë nuk tregon që njerëzit nuk i kanë ndryshuar emrat për t'i përshtatur të dy tregimet. R. Blashere e pohon këtë. Sipas këtij autori, do të ketë ekzistuar një masiv në Arabi i quajtur Al Xhudij. Përshtatja e emrave mund të jetë bërë artificialisht.

Sipas traditës muslimane gruaja e faraonit që u kujdes për Musain ishte Asia. Sipas Kur'anit, atë nuk e gjeti gruaja e faraonit por "njerëzit e tij" (Alu), domëthënë banorët e shtëpisë së tij.

Rinia e Musait, qëndrimi i tij në Medjen dhe martesa e tij janë treguar në suren 28, ajetet 13 deri 28.

Hebrejtë ikën, faraoni vdiq, por trupi i tij u gjet: hollësi shumë e rëndësishme të cilën tregimi biblik nuk e përmend.
All-llahu thotë:
"Dhe Ne i nxorrëm përtej detit bijtë e Israelit, të cilët këmba - këmbës i ndiqte faraoni dhe ushtarët e tij, duke i ndjekur për shkak të rebelimit dhe armiqësisë92. E ai kur filloi të mbytet, bërtiti: "unë besoj se nuk ka Zot pëveç Atij në të cilin besojnë bijtë e Israelit, edhe unë i përulem!"
"E thua tani, kurse më parë rebeloheshe dhe mbillje përçarje!
Sot do ta shpëtojmë vetëm trupin tënd që të bëhet këshillë e urtë për ata pas teje". (S10 - A90-92).
Ky fragment kërkon dy saktësime më preçize


Dernière édition par Perparimi le Mar 5 Aoû - 18:44, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

ZOTI   ku    eshte? Empty Re: ZOTI ku eshte?

Message  Perparimi Lun 2 Oct - 9:43

a) rrebelimi dhe armiqësia për të cilat bëhet fjalë duhet të kuptohen në lidhje me përpjekjet e Musait për ta bindur faraonin.
b) shpëtimi i faraonit ka të bëjë me kufomën e tij, sepse është saktësuar mirë në ajetin 98, surja 11, se edhe faraoni dhe të gjithë të tijët kanë qenë të mallkuar:
"Në Ditën e Gjykimit ai (faraoni) do t'i prijë popullit të vet dhe do ta fusë në zjarr". (S11 - A98).
Domethënë, duhet mbajtur parasysh se sa i përket fakteve që janë të përshtatshme për konfrontim me të dhënat historike, gjeografike dhe arkeologjike, tregimi kur'anor dallon nga tregimi biblik në këto pika: në Kur'an nuk janë shënuar emrat e vendeve, as për qytetet që i ndërtuan hebrejtë e grupit të Musait, as për itenerarin e Daljes;
- në Kur'an nuk përmendet vdekja e një faraoni gjatë kohës sa qëndroi Musai ne Medjenë;
- në Kur'an nuk ka të dhëna mbi moshën e Musain kur ju lut faraonit;
- në Kur'an nuk ka shumë të dhëna të sakta për grupin e Musait, gjë që në Biblël është zmadhuar në mënyrë të dukshme deri në madhësi të pamundshme (600.000 njerëz me familjet e tyre do të formonin grupin mbi dy milion banorë);
- në Bibël nuk thuhet asgjë për gjetjen e trupin të faraonit pas vdekjes së tij.
Pikat e përbashkëta të dy tregimeve që duhet të theksohen për arsye që ne na interesojnë janë :
- Kur'ani vërteton se faraoni i ka shtypur hebrejtë e grupit të Musait;
- në asnjë tregim nuk përmendet emri i mbretit të Egjiptit;
- Kur'ani vërteton vdekjen e faraonit gjatë kohës së daljes nga Egjipti

Sido që të jetë, nën Remzesin II, hebrejtë (Sipas Biblës), apiru (sipas teksteve të hieroglifeve), marrin pjesë në ndërtimin e veprave të mëdha, për të cilat ka dhënë urdhër faraoni dhe, mund të thuhet, edhe në punët angari. Nuk ka dyshim se Remzësi II ka qenë shtypës i hebrejve: qytetet Ramzes dhe Pitom, që përmenden në librin e Daljes, ndodhen në pjesën lindore të deltës së Nilit. Tanisi dhe Kantiri i sotëm rreth 25 km larg njëri-tjetrit, u përgjigjen këtyre qyteteve të lashta. Aty ka qenë kryeqyteti i veriut, të cilin e ka ndërtuar Ramzesi II. Ramzesi II është faraoni shtypës. Në këtë kontekst u lind Moisiu (Musai). Më sipër pamë se çfarë ishin rrethanat kur e shpëtuan duke e nxjerrë nga ujët e lumit. Emri i tij është egjiptian. P. Monteti këtë e tregoi në librin e vet "Egjipti dhe Bibla": emrat Mesë ose Mesy janë në listën e fjalorit të emrave personal në gjuhën e hieroglifeve të Rankes. Musai është përkthim i tij në Kur'an.

FATKEQËSITË E EGJIPTIT

Nën këtë emër Bibla i përmend dhjetë dënimet e dhëna nga Zoti dhe jep shumë hollësira mbi secilën prej këtyre "fatkeqësive". Shumë prej tyre kanë aspekt dhe dimension të mbinatyrshëm. Kur'ani i jep vetëm pesë fatkeqësi dhe shumica janë zmadhim i fenomeneve natyrore: vërshimi, karkalecat, këpushat, bretkosat dhe gjaku.
Shpërthimi i karkalecave dhe i bretkosave është evokuar në Bibël. Ajo flet edhe për ujët e lumejve të kthyer në gjak, i cili vërshon tërë vendin (siç); Kur'ani përmend gjakun, por nuk bën fjalë për asnjë hollësi tjetër. Për këtë gjak mund të bëhen të gjitha supozimet.
Fatkeqësitë e tjera (mushkonjat këpushat të thatët në lëkurë, breshëri, terri, vdekja e të parëlindurve dhe ngrodhja e bagëtisë), të përshkruara në Bibël, zbulojnë prejardhje të ndryshme, siç është rasti edhe me tregimin mbi Përmbytjen, që është formuar me shtojca nga burime të shumëfishta.


Dernière édition par Perparimi le Mar 5 Aoû - 18:45, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

ZOTI   ku    eshte? Empty Re: ZOTI ku eshte?

Message  Perparimi Lun 2 Oct - 10:59

Fitra


Premtimi që të gjithë njerëzit bënë para Allahut, se Ai është Zoti i tyre, është vulosur në shpirtrat e njerëzve bile përpara se shpirti futet në fetus në muajin e pestë të shtatzanisë. Kështu që kur fëmija lind ai ka një besim natyral në Zot. Ky besim natyral quhet në arabisht Fitrah.52


Dernière édition par Perparimi le Mar 5 Aoû - 18:45, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

ZOTI   ku    eshte? Empty Re: ZOTI ku eshte?

Message  Perparimi Lun 2 Oct - 11:01

Për shkak të gjithë këtyre forcave të fuqishme që luftojnë kundër Fitras Allahu zgjodhi njerëz të drejtë dhe u shpalli atyre qartë rrugën e drejtë në jetë. Këta njerëz që ne i quajmë të dërguar janë dërguar për të ndihmuar Fitrën tonë që të mundë armiqtë e saj.

Gjithashtu dhe fati i mirë e fati i keq ndodh në përputhje me dëshirën e Allahut. Megjithatë njeriu gjatë gjithë kohrave ka bërë pyetjen, “A ka ndonjë mënyrë për të marrë vesh se çfarë kohësh do vijnë, të mira apo të këqia?” Sepse n.q.s. ka ndonjë mënyrë për të marrë vesh çfarë do ndodhë, fatkeqësitë mund të mënjanohen dhe suksesi do jetë i sigurtë


Dernière édition par Perparimi le Mar 5 Aoû - 18:45, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

ZOTI   ku    eshte? Empty Re: ZOTI ku eshte?

Message  Perparimi Lun 2 Oct - 11:29

Hajmalit

Këmbët e lepujve: Putrat e pasme të lepujve vihen në zinxhirë dhe byrzylykë si hajmali nga miliona njerëz. Origjina e këtij besimi është bazuar në zakonin e lepujve për të përplasur këmbët e tyre të pasme në tokë. Sipas pleqve të vjetër, lepujt bisedojnë me shpirtrat nën tokë kur ata përplasin këmbët. Kështu që putrat mbahen si një mjet për t’ia trasmetuar dëshirat e dikujt shpirtrave dhe si një hajmali për të sjellë fat në përgjithësi

Nuskat me Kur’an


Sahabët si Ibn Mesud, Ibn Abas dhe Hudhejfa ishin të gjithë kundër vënies së nuskave me Kur’an. Disa nga dijetarët Tabiin (nxënës të shokëve të resulit s.a.u.s.) e lejuan atë, por shumica e tyre ishin kundër këtij veprimi. Megjithatë tekstet e haditheve për talismanët dhe hajmalitë nuk bëjnë dallim midis atyre me Kur’an dhe atyre pa Kur’an. Ne nuk kemi asgjë të transmetuar se resuli s.a.u.s. mbante nuska me Kur’an apo se i lejonte ato të përdoreshin. Nga ana tjetër nuskat me Kur’an kundërshtojnë ndalimin që i bëri resuli s.a.u.s. nuskave në përgjithësi dhe dalin kundër metodës që resuli s.a.u.s. ka praktikuar për të larguar të keqen. Sipas sunnetit kur të afrohet një e keqe lexohen sure të Kur’anit dhe ajete.69 (P.sh. suret 113 dhe 114 të Kura’nit dhe si ajet mund të përmendim ajetin kursij)


Dernière édition par Perparimi le Mar 5 Aoû - 18:45, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

ZOTI   ku    eshte? Empty Re: ZOTI ku eshte?

Message  Perparimi Lun 2 Oct - 11:39

Vendimi Islam për shenjat


Nga hadithet e mësipërme mund të duket qartë se Tijaraja i referohet besimit të përgjithshëm në shenja. Principi i nxjerrjes së parashikimit të fatit nga lëvizjet e zogjve është hedhur poshtë tërësisht nga sunneti i resulit s.a.u.s. Arabët e vjetër i merrnin shenjat nga zogjtë ndërsa kombet e tjera i merrnin shenjat e tyre nga diku tjetër, por në parim ato përmbajnë të njëjtën gjë. Shpesh kur origjina e këtyre shenjave indentifikohet, shirku në to bëhet shumë i qartë. Shenjat e mëposhtme janë vetëm disa nga shenjat e panumërta që vërehen sot në shoqërinë perendimore.

Trokitja në dru: Kur dikush është mirënjohës për diçka dhe shpreson se fati i tij s’do ndryshojë thotë: “Trokit në dru” dhe shikon rrotull për dru që të trokasë në të. Origjina e këtij besimi vjen nga periudha kur njerëzit në Evropë besonin se zotat jetonin brenda pemëve. Për t’i kërkuar zotit-pemë një favor ata duhet të preknin pemën dhe n.q.s. dëshira e tyre realizohej ata duhej të preknin pemën përsëri për të falenderuar zotin-pemë.

Derdhja e kripës: N.q.s. kripa derdhet, shumë njerëz besojnë se fatkeqësia shumë shpejt do t’i ndjekë ata, kështu që kripën e derdhur e hedhin mbi shpatullën e majtë për të neutralizuar fatkeqësinë. Origjina e kësaj gjëje (shenjë) është në besimin e të vjetërve se kripa ka fuqi magjike për shkak të aftësisë së saj për t’i mbajtur gjërat e freskëta. Kështu që derdhja e kripës u bë paralajmërim i të keqes dhe n.q.s. mendohej se shpirtrat e këqinj jetonin në anën e majtë të dikujt, hedhja e kripës së derdhur mbi shpatullën e majtë supozohej se do të kënaqte shpirtrat e këqinj.

Thyerja e pasqyrës: Shumë njerëz besojnë se thyerja e pasqyrës aksidentalisht është shenjë e 7 vjetëve fatkeqësi. Njerëzit e lashtë mendonin se pasqyrimet e tyre në ujë ishin shpirtërat e tyre. Kështu që n.q.s. pasqyrimi prishej (p.sh. n.q.s. dikush hidhte një guralec në ujë) dhe shpirtrat e tyre bëheshin copë-copë. Kur u bë pasqyra ky besim u transferua te to.

Macet e zeza: Kalimi i një maceje të zezë përmes rrugës së dikujt për shumë njerëz është shenjë e fatit të keq. Ky besim e ka origjinën në mesjetë kur njerëzit besonin se macet e zeza ishin manaret e shtrigave. Mendohej se shtrigat bënin magji nga përzierja e trurit të maceve të zeza me pjesë thithlopash, gjarpërinjsh dhe insektesh. N.q.s. macja e zezë e ndonjë magjistareje jetonte 7 vjetë, pa përfunduar në përzierje, mendohej se macja ishte shndërruar në shtrigë (magjistare


Dernière édition par Perparimi le Mar 5 Aoû - 18:46, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

ZOTI   ku    eshte? Empty Re: ZOTI ku eshte?

Message  Perparimi Lun 2 Oct - 11:53

Numri 13: Në Amerikë numri 13 konsiderohet i pafat kështu në shumë ndërtesa kati i 13 quhet i 14. 13 e premte konsiderohet veçanërishtë e pafat dhe shumë njerëz evitojnë udhëtimet ose takimet speciale në këtë ditë dhe n.q.s. ndonjë gjë e keqe i bie (ndodh) atyre në këtë ditë ata menjëherë ia atribuojnë këtë kësaj dite. Ky fenomen nuk është i kufizuar vetëm te njerëzit e zakonshëm ashtu siç mund të imagjinojë ndokush. P.sh. komandanti i fluturimit i Apollo-s në 1970, që gati u shkatërua, shpjegoi kur u kthye se ai duhet t’a kishte ditur se diçka do të ndodhte. Kur u pyet pse, ai u përgjigj se fluturimi u bë në ditën e premte datë 13, plasja (ndezja e motorëve) u bë në orën 13 dhe numri i fluturimit ishte Apollo 13.

Origjina e këtij besimi vjen nga mbrëmja e darkës së fundit të Jezusit ashtu siç tregohet në Bibël.

Në darkën e fundit ishin 13 njerëz. Njëri prej të 13-tëve ishte Juda, njeriu që tradhëtoi Jezusin. 13 e premte mendohet se është e pafat për të paktën dy arsye.

1-E premtja është dita në të cilën supozohet se u kryqëzua Jezusi.

2-Sipas besimit mesjetar e premtja është dita kur magjistaret (rët) bëjnë mbledhjet e tyre.

Në këto besime aftësia e Allahut për të shkaktuar mbarësinë ose fatkeqësinë ndahet me krijesat e Tij. Gjithashtu frika për fatkeqësitë dhe shpresa për mbarësi që duhet t’i drejtohen vetëm Allahut, i drejtohet objekteve të tjera veç Tij. Njohja e të ardhmes dhe të padukshmes është cilësi që i takon vetëm Allahut, pra vetëm Ai është njohësi i gajbit (të padukshmes), bile Allahu i ka treguar resulit s.a.u.s. në Kur’an se n.q.s. ai (resuli s.a.u.s.) do t’a njihte të fshehtën ai do kishte mënjanuar të gjitha fatkeqësitë. (7:188)

Prandaj besimi në shenja klasifikohet si veprim shirku në të gjitha kategoritë kryesore të teuhidit. Ky klasifikim vërtetohet nga hadithi i trasmetuar nga Ibn Mesudi në të cilin resuli s.a.u.s. tha: “Tijarah është shirk! Tijarah është shirk! Tijarah është shirk!”86 Abdullah ibn Amr ibn Asi gjithashtu trasmeton se resuli s.a.u.s. ka thënë: “Kushdo që ndalohet nga bërja e diçkaje për shkak të Tijaras ka kryer shirk.” Shokët e pyetën, “Me çfarë shlyhet kjo?” Ai u përgjigj: “Thuaj:


Dernière édition par Perparimi le Mar 5 Aoû - 18:46, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

ZOTI   ku    eshte? Empty Re: ZOTI ku eshte?

Message  Perparimi Lun 2 Oct - 12:02

5- Tregimi i fatit

Siç u përmend në kapitullin e mësipërm ka njerëz që deklarojnë se kanë dije nga bota e padukshme ose për të ardhmen. Këta njihen me emra të ndryshëm si p.sh.: falltor, astrolog, magjistar, palmit (ata që lexojnë fatin e dikujt nga shenjat mbi palmë) etj. Falltorët ose njerëzit që pretendojnë se lidhen me shpirtrat e vdekur përdorin metoda të ndryshme nga të cilat ata thonë se marrin (nxjerrin) informacion p.sh.: leximi i gjetheve të çajit, vizatimi i vijave, shkruarja e numrave, leximi i palmës, horoskopi, vështrimi i topave prej kristali, falli me letra, shikimi i filxhanit, hedhja e shkopave etj. Në këtë kapitull do të trajtojmë forma të ndryshme fallesh duke përjashtuar magjinë e cila do të trajtohet në kapitullin pasues.

Praktikantët e metodave të fshehta të cilët thonë se zbulojnë të padukshmen dhe parathonë të ardhmen, mund të ndahen në dy kategori kryesore:

1- Ata që nuk kanë ndonjë dije ose sekret por që u thonë klientëve të tyre incidente të përgjithshme që ndodhin te shumica e njerëzve. Këta shpesh bëjnë një numër ritualesh pa kuptim dhe pastaj thonë hamendje të përgjithshme (të menduara më parë). Disa prej hamendjeve të tyre, për shkak se janë të përgjithshme, dalin të vërteta. Shumica e njerëzve priren për të kujtuar ato pak thënie që dalin të vërteta dhe shpejt harrojnë shumicën që nuk del e vërtetë. Kjo tendencë është rezultat i faktit se pas ca kohe të gjitha thëniet bëhen mendime gjysëm të harruara në subkoshiencë derisa diçka ndodh dhe i rikujton ato. P.sh. është bërë gjë e zakonshme në Amerikën e Veriut që të publikohen në çdo fillim viti thënie të ndryshme të falltorëve të famshëm. Kur u bë një shqyrtim i thënieve të ndryshme për vitin 1980 u zbulua se vetëm 24% e thënieve ishin të sakta.
2- Grupi i dytë janë ata që kanë kontakte me xhin. Ky grup është më i rëndësishëm sepse ai zakonisht përmban gjynafin e rëndë të shirkut dhe ata që përzihen me të priren të jenë shumë të saktë në informacionin e tyre dhe kështu paraqesin një fitne (sprovë) të vërtetë si për muslimanët ashtu dhe për jo muslimanët.

Bota e xhinëve

Disa njerëz janë përpjekur të mohojnë realitetin e xhinëve të cilëve Kur’ani i ka kushtuar një sure të tërë, suren El-Xhin (n.72). Duke u mbështetur në aspektin gjuhësor të fjalës xhin e cila vjen nga folja xhanne (جَانَّ), jexhunnu: “të mbulosh, fsheh”, ata thonë se fjala xhin i referohet (i drejtohet) “të huajve të zgjuar”. Të tjerë bile thonë se një xhin është një njeri që s’ka mendje të vërtetë në kokën e tij, por ai ka natyrë zjarri.

E vërteta është se xhinët paraqesin një tjetër krijesë të Allahut e cila bashkekziston me njeriun në tokë. Allahu i krijoi xhinët para se Ai të krijonte njerëzimin dhe i krijoi këto dy krijesa (xhinët dhe njerëzit) nga elemente jo të njëjta. Allahu thotë:

] و لقد خلقنا الإنسان من صلصالٍ من حمإ مسنون[

] و الجان خلقناه من قبل من نار السموم [

“Ne e krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prishur (me erë të keqe)”.

“E xhinët i krijuam më parë nga zjarri, nga flaka e fortë.” (15:26-27)


Dernière édition par Perparimi le Mar 5 Aoû - 18:46, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

ZOTI   ku    eshte? Empty Re: ZOTI ku eshte?

Message  Perparimi Lun 2 Oct - 12:09

Ata u quajtën xhin

sepse ata nuk mund të shikohen nga syri i njeriut. Iblisi (shejtani) është prej xhinëve megjithëse ai ishte mes melekëve kur ata u urdhëruan nga Allahu t’i bëjnë sexhde Ademit. Allahu na tregon në Kur’an çfarë tha shejtani kur u pyet pse nuk i bëri sexhde Ademit:

] قال أنا خير منه خلقتنى من نار و خلقته من طين [

“Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i mirë se ai, mua më ke krijuar nga zjarri, e atë e krijove nga balta!” (38:76)

Aishja trasmeton se resuli s.a.u.s. tha: “Melekët u krijuan nga drita dhe xhinët nga zjarri pa tym.”88 Allahu thotë në Kur’an:

“(Përkujto) kur u thamë melekëve: “Përuljuni Ademit, e ata iu përulën, përveç Iblisit. Ai ishte nga xhinët …””(18:50)

Prandaj është e gabuar t’a konsiderojmë atë (Iblisin) melek. Xhinët mund t’i ndajmë në tre kategori të gjera sipas mënyrës së ekzistencës së tyre. Resuli s.a.u.s. ka thënë: “Ka tre lloje xhinësh: Një lloj fluturon në ajër gjithë kohën, një tjetër lloj ekziston si gjarpërinj dhe qen dhe lloji i kufizuar në tokë i cili banon në një vend ose endet rreth tij.” 89

Xhinët mund të ndahen gjithashtu në dy kategori sipas besimit të tyre: Musliman dhe kafira (jobesimtar). Allahu na tregon për xhinët besimtarë në suren El-Xhin:


Dernière édition par Perparimi le Mar 5 Aoû - 18:46, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

ZOTI   ku    eshte? Empty Re: ZOTI ku eshte?

Message  Perparimi Lun 2 Oct - 12:10

Thuaj: “Mua më është shpallur se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur’anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: “Ne kemi dëgjuar një Kur’an që mahnit që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t’ia shoqërojmë më askënd. Dhe se lartësia e madhëruar e Zotit tonë, nuk është që ka as grua, as fëmijë. S’ka dyshim se ai mendjelehti jonë fliste të pa vërteta ndaj Allahut.”” (72:1-4)


“Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë (muslimanë) dhe prej nesh ka që janë jashtë rrugës (jobesimtarë), e kush e pranoi Islamin, të tillët mësynë rrugën e shpëtimit. Ndërsa ata që lëshuan rrugën, ata u bënë lëndë e xhehennemit.” (72:14-5)

Xhinët jobesimtarë quhen në arabisht me emra të ndryshëm p.sh. Ifrit, shejtan, ka’riin etj. Ata përpiqen t’a ç’orietojnë njeriun në forma dhe mënyra të ndryshme. Cilido prej njerëzve që i dëgjon ata dhe bën një punë për ta, quhet shejtan. Allahu thotë:

] و كذلك جعلنا لكل نبى عدوا شياطين الإنس و الجن …[

“Dhe kështu çdo pejgamberi i bëmë armik shejtanët prej njerëzve dhe xhinëve …” (6:112)


Dernière édition par Perparimi le Mar 5 Aoû - 18:47, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

ZOTI   ku    eshte? Empty Re: ZOTI ku eshte?

Message  Perparimi Lun 2 Oct - 12:15

Çdo njeri ka një xhin që e shoqëron atë dhe ky xhin quhet Karin (shok, bashkudhëtar) dhe është pjesë e testimit të njeriut në këtë jetë. Xhini inkurajon dëshirat më të ulta të njeriut dhe përpiqet në mënyrë të vazhdueshme për ta mënjanuar atë nga rruga e drejtë. Resuli s.a.u.s. duke komentuar këtë gjë ka thënë: “Secilit prej jush i është shoqëruar një shok prej xhinëve.” Sahabët pyetën: “Edhe ty o i dërguari i Allahut?” Dhe resuli s.a.u.s. u përgjigj: “Edhe mua, veçse Allahu më ka ndihmuar mua kundër tij dhe ai është nënshtruar. Tani ai vetëm më nxit të bëj të mira.” 90 Profetit Sulejman iu dha mrekullia e kontrollit mbi xhinët si shenjë e profecisë së tij. Allahu thotë në Kur’an

Kontakti dhe kontrata me xhinët bëhet nga fallxhorët të cilëve xhinët mund t’u japin informacion për të ardhmen. Resuli s.a.u.s. ka përshkruar se si xhinët marrin informacion për të ardhmen. Ai ka treguar se xhinët ishin të aftë të udhëtonin në drejtim të kufinjve më të ulët të qiellit dhe dëgjonin ca informacione për të ardhmen që melekët i trasmetonin midis tyre. Pastaj ktheheshin në tokë dhe ushqenin me informacione njerëzit me të cilët kishin lidhje.93 Kjo ndodhte shpesh para profecisë së Muhammedit s.a.u.s. dhe fallxhorët në atë kohë ishin shumë të saktë në informacionin e tyre. Kështu që ata ishin të aftë të fitonin pozitë në oborret mbretërore dhe gëzonin shumë popullaritet, bile edhe adhuroheshin në disa vende. Pasi resuli s.a.u.s.filloi misionin e tij situata ndryshoi. Allahu i urdhëroi melekët që të ruanin me shumë kujdes kufinjtë më të ulët të qiellit dhe shumica e xhinëve u gjuajtën me meteorë dhe yje goditës. Allahu e ka përshkruar këtë fenomen në Kur’an:


Dernière édition par Perparimi le Mar 5 Aoû - 18:47, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

ZOTI   ku    eshte? Empty Re: ZOTI ku eshte?

Message  Perparimi Lun 2 Oct - 12:23

Pastaj ata u kthyen te populli i tyre dhe i thanë: “… Ne kemi dëgjuar një Kur’an që mahnit që udhëzon në të vërtetën, prandaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t’ia shoqërojmë më askënd.”(72:1-2)94 Kështu që xhinët nuk mund të mbledhin më informacion për të ardhmen aq kollaj sa ç’e merrnin para misionit të resulit s.a.u.s. Për shkak të kësaj ata tani e përziejnë informacionin me shumë gënjeshtra
Disa prej tyre ndeshën resulin s.a.u.s. dhe shokët e tij kur ata ishin në namaz dhe dëgjuan Kur’anin. Ata thanë me veten e tyre se ky duhet të ishte shkaku që i bllokoi ata nga dëgjimi. Pastaj ata u kthyen te populli i tyre dhe i thanë: “… Ne kemi dëgjuar një Kur’an që mahnit që udhëzon në të vërtetën, prandaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t’ia shoqërojmë më askënd.”(72:1-2)94 Kështu që xhinët nuk mund të mbledhin më informacion për të ardhmen aq kollaj sa ç’e merrnin para misionit të resulit s.a.u.s. Për shkak të kësaj ata tani e përziejnë informacionin me shumë gënjeshtra. Resuli s.a.u.s. ka thënë: “Ata (xhinët) do t’a kalonin informacionin poshtë derisa ai arrin buzët e magjistarit ose fallxhorit. Shumë herë një meteor i arrin ata përpara se ata t’a kalojnë atë. N.q.s. ata e kalojnë atë para se të goditen, ata do t’i shtonin atij 100 gënjeshtra.” 95 Aishja trasmeton se kur ajo e pyeti resulin s.a.u.s. për fallxhorët ai u përgjigj se ata nuk ishin asgjë. Ajo pastaj përmendi se fallxhorët ndonjëherë u thoshin gjëra që ishin të vërteta. Resuli s.a.u.s. tha: “Kjo është një pjesë e të vërtetës të cilën xhini e vjedh dhe e llomotit në veshin e shokut të tij, por ai e përzien atë me 100 gënjeshtra”96 Njëherë ndërsa Umar Ibn Hatabi ishte ulur, një burrë i pashëm97 kaloi pranë tij. Umari tha: “N.q.s. nuk jam gabim, ky person është akoma duke ndjekur fenë e tij të kohërave para Islamit ose ndoshta ai ishte njëri prej fallxhorëve të tyre.” Ai urdhëroi që njeriu (burri) të sillej tek ai dhe e pyeti për çfarë ai dyshonte. Burri iu përgjigj: “Unë s’kam parë kurrë një ditë si kjo ku muslimani ballafaqohet me akuza të tilla.” Umari tha: “Ti duhet të më informosh.” Pastaj njeriu tha: “Unë isha falltori i tyre në kohën e injorancës.” Me të dëgjuar këtë Umari pyeti: “Më trego për gjërat e çuditshme që xhini yt femër të thoshte ty.” Atëherë burri tha: “Një ditë kur isha në treg ajo erdhi te unë shumë e mërzitur dhe tha: “A nuk i ke parë ti xhinët e dëshpëruar pas turpërimit të tyre? Dhe shkuarjen e tyre pas deveve femra dhe pronarëve të tyre.””98 Umari thirri: “Është e vërtetë.” 99 Xhinët janë në gjendje të informojnë njerëzit me të cilët lidhen, për të ardhmen relative. P.sh. kur dikush shkon te një fallxhor, xhini i fallxhorit merr të dhëna nga xhini i personit (sqaruam më parë se çdo person ka një xhin) për planet që ky njeri ka bërë para se të shkojë atje. Kështu që fallxhori është i aftë t’i thotë personit se ai do këtë ose atë, apo shko këtu ose atje. Me anën e kësaj metode fallxhori i vërtetë është në gjendje të mësojë për të kaluarën e të huajit në detaje të hollësishme. Ai është në gjendje t’i tregojë një personi krejtësisht të huaj për të, emrat e prindërve të tij (të personit), ku ka lindur ai, çfarë ka bërë në fëmijëri (ky person) etj. Aftësia për të përshkruar shumë saktë (sikur është e gjallë) të kaluarën është një prej shenjave të fallxhorit të vërtetë që ka kontakt me xhin. Kjo për shkak se xhinët janë në gjendje të përshkojnë distanca të mëdha menjëherë, të mbledhin sasi gjigande informacioni rreth gjërave të fshehta, sendeve të humbura dhe ngjarjeve të pa vëzhguara. Provë për këtë aftësi është historia e përmendur në Kur’an për profetin Sulejman dhe Belkizën (mbretëresha e Shebës). “Njëri prej xhinëve të vrazhdë (Ifrit) tha: “Unë do t’a sjell atë ty, para se të ngrihesh nga vendi yt, unë për të kam fuqi dhe jam i sigurt!”” (27:39)


Dernière édition par Perparimi le Mar 5 Aoû - 18:47, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

ZOTI   ku    eshte? Empty Re: ZOTI ku eshte?

Message  Perparimi Lun 2 Oct - 12:54

Realiteti i magjisë


Është bërë shumë popullore në kohët moderne mohimi krejtësisht e realitetit të magjisë. Historitë popullore për efektet e magjisë shpjegohen si rezultat i ç’rregullimeve psikologjike, si histeria etj. dhe vihet në dukje se ajo vepron vetëm tek ata që e besojnë atë.123 Veprimet magjike shpjegohen si mashtrime të bazuara në iluzione dhe truke.

Islami hedh poshtë ndikimin e hajmalive ose nuskave në lidhje me parandalimin e fatkeqësive dhe afrimin e mbarësisë, por ai i njeh si të vërteta disa aspekte të magjisë. Është e vërtetë se shumë prej magjive të sotme janë produkt i trukeve që bëjnë disa persona që kanë mjete të sajuara me mjaft zgjuarsi për të mashtruar shikuesin. Por, ashtu si falltorët ekzistojnë në botë persona që praktikojnë magji të vërtetë për shkak të lidhjes së tyre me shejtanë. Përpara se të shikojmë aftësitë e xhinëve le të shikojmë provat e qarta nga Kur’ani dhe sunneti të cilat argumentojnë njohjen nga Islami të disa mënyrave të paraqitjes së magjisë. Allahu në ajetet e mëposhtme të Kur’anit sqaron parimet Islame për magjinë.


Dernière édition par Perparimi le Mar 5 Aoû - 18:47, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

ZOTI   ku    eshte? Empty Re: ZOTI ku eshte?

Message  Perparimi Lun 2 Oct - 12:59

Çifutët justifikonin praktikat e tyre të magjisë (brenda një sistemi mistik esterik të quajtur Kabala) duke thënë se ata e kishin mësuar atë nga profeti Sulejman a.s. Allahu s.u.t.na shpjegon se pasi hodhën pas shpine shkrimet hyjnore dhe mohuan të dërguarin e fundit, çifutët ndoqën magjinë që e kishin prej shejtanëve.Çifutët që mësuan magjinë e dinin mirë se ata ishin të mallkuar sepse ajo ishte e ndaluar në shkrimet e shenjta të tyre. Vargjet e mëposhtëme mund të gjenden akoma në Teurat: “Kur do të hysh në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep, nuk do të mësosh të shkosh pas veprave të neveritshme të këtyre kombeve

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

ZOTI   ku    eshte? Empty Re: ZOTI ku eshte?

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: kulture

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum