Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Vidhet Deklarata e Pavarësisë së Kosovës

 :: sport

Aller en bas

Vidhet Deklarata e Pavarësisë së Kosovës Empty Vidhet Deklarata e Pavarësisë së Kosovës

Message  Perparimi Mar 15 Fév - 0:07

Vidhet Deklarata e Pavarësisë së Kosovës
Publikuar: E enjte, më 01 prill 2010



Pavaresi pa ushtri,

Prishtinë, 1 prill– Deklarata e Pavarësisë, me të cilën është shpallur Republika e Kosovës, është vjedhur natën mes së mërkurës dhe të enjtes, shkruan sot “Koha Ditore”, duke cituar burime nga Policia e Kosovës.
“Hajnat e paskrupullt thuhet të kenë hyrë në kabinetin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ku është ruajtur dokumenti origjinal, me të cilin është shpallur pavarësia e Kosovës dhe që është nënshkruar nga 110 deputetë të Kuvendit të Kosovës, më 17 shkurt 2008”, shkruan gazeta, duke raportuar se derisa përgjegjësit për sigurinë e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës kanë refuzuar të flasin për vjedhjen, njësiti i specializuar për vjedhje në institucione i Policisë së Kosovës tashmë e ka hapur rastin dhe burimet thonë se janë disa pista që ata ndjekin në kërkim të keqbërësve tash për tash të panjohur.
“Dyshimet e para janë, natyrisht, tek personat që i kanë pasur çelësat e kabinetit të kryetarit”, citohet të ketë thënë një polic.
Por, burimet policore kanë thënë edhe se hetimet nuk janë përqendruar vetëm në stafin e kryetaparlamentarit Krasniqi, por edhe në tërë Sekretariatin e Kuvendit të Kosovës, por edhe në deputetët – sidomos ata të opozitës – duke lënë të kuptohet se kryesisht e ka fjalën për AAK-në.
Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se një prej dyshimeve serioze është se vjedhja është organizuar nga Shërbimi Sekret i Serbisë, me qëllim që të zhdukin dëshminë për pavarësinë e shpallur, në pritje të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, vendim ky që sigurisht se do të jetë plotësisht në favor të Kosovës, por për të cilën gjë esenciale është që GJND-së t’i prezantohet edhe dokumenti origjinal i Deklaratës së Pavarësisë.
Burimet policore kanë përmendur edhe dy pista të tjera hetimi – ata që së voni kanë humbur apo pritet t’i humbasin postet qeveritare, si dhe segmente brenda faktorit ndërkombëtar në Kosovë, posaçërisht nga shtetet që kanë edhe prezencë joformale të njësiteve të inteligjencës.
“Shumë dyshojmë në këta të EULEX-it. Pasi që ata janë për status-neutral, atyre u duhet me zhduk Deklaratën e Pavarësisë, si dokument ligjor, për mos me dalë dikush e me kërku prej tyne zbatimin e tij”, tha një burim policor, duke shtuar se për këtë arsye qeveria ka urdhëruar policinë që të identifikojë dhe të ruajë të gjitha kopjet e Kushtetutës së Kosovës, meqë ka rrezik që edhe ato të bëhen cak i vjedhësve të Deklaratës së Pavarësisë. “Me ba me e zhduk edhe Kushtetutën, është sikur me na e zhbë shtetin. Kështu na tha kryeministri”, tha një burim nga policia që ka qenë prezent në një takim urgjent të kryeministrit Thaçi me krerët e policisë dhe njësitin special për hetime të vjedhjeve në institucione.
Në deklarata të tilla kanë reaguar përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë. EULEX-i ka mohuar çdo përfshirje ndërsa i ka cilësuar akuzat e tërthorta ndaj misionit të vet si skandaloze. Më i butë, por po aq demantues ka qenë edhe Pieter Feith.
I pyetur të komentojë akuzat ndaj EULEX-it, Feith foli në cilësinë e përfaqësuesit special të BE-së: “Absurde!”
Gazeta më tutje citon edhe deklaratat e shumëta të protagoniostëve të ndryshëm, prej institucioneve, partive opozitare dhe prezencës ndërkombëtare, e deri tek policët në detyrë dhe pastrueset e Kuvendit të Kosovës, ndësa shkrimi përfundon me informatën që zbulon të vërtetën se për çka bëhet fjalë në këtë shkrim të 1 prillit.
Komentet(88)
Muli (para 4 muajve)
Ama qysh me dit a ke e vertet a jo se na kan ba dyshim me 1 prillin tash. Kjo eshte web faqe e KOHA net e spo di a guxojn ata me ba ksi rrena? Spo di valla.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum