Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Deputetja e Ali Ahmetit perkrahe Martyn ne strazburg

 :: sport

Aller en bas

Deputetja e Ali Ahmetit perkrahe Martyn ne strazburg Empty Deputetja e Ali Ahmetit perkrahe Martyn ne strazburg

Message  Perparimi Jeu 27 Jan - 16:49

DR vazhdon akuzat ndaj BDI-së për votën e përmbajtur në Strasburg
Published or updated- 27/01/2011 17:59:00
Madhësia:


Kanë vazhduar akuzat e DR-së ndaj votës së përmbajtur të deputetes së BDI-së, Ermira Mehmeti-Devaja në Këshillin e Evropës mbi raportin e Dik Martit. Përderisa për partinë e Ahmetit, ndryshimi i titullit paraqet një lloj fitore, partia e Selmanit, konsideron se kjo vetëm i jepet mundësi Serbisë e Rusisë që të inicioj hetime mbi pretendimet e Martit për trafikim organesh në Kosovë e Shqipëri.
“Ndryshimi i titullit nuk do të thotë ndryshim i përmbajtjes edhe pse ajo thotë se nga karakteri akuzues raporti paska marr karakter hetues. Zonja Mehmeti raporti është përkeqësuar sepse lejon hetime jo vetëm të EULEX-it por edhe cilitdo organ tjetër hetimor ndërkombëtare, duke i dhënë mundësin edhe Serbisë edhe Rusisë të iniciojnë një hap të tillë”, deklaroi Flora Kadriu, DR
Deputetja Mehmeti-Devaja edhe njëherë thekson se delegacioni shqiptar ka qenë unik për sa i përket votimit të këtij raporti, mirëpo opozita ka qenë ajo që në moment të fundit ka ndryshuar mendimin për shkak të situatës së krijuar pas protestës së 21 janari në Tiranë. Vota e përmbajtur, sipas saj, vjen pas konsultës me liderin e partisë Ali Ahmeti.
“Delegacioni shqiptar erdhi në Strasburg me marrëveshje për të votuar pro rezolutës ashtu siç ka deklaruar Berisha disa herë deri më tash, sepse ashtu hapet rruga për të bërë hetim dhe për ta mbyll këtë çështje dhe mua kryetari më tha që të votoj si ata. Në moment të fundit, Rama për shkak të inateve të situatës, e urdhëroi deputetin e vetë të votonte ‘kundër’ me çka u prish marrëveshja dhe qëndrimi i përbashkët. Ne hymë në sallë pa qëndrim dhe askush nuk jepte një përgjigje çka të bëjmë. E mora kryetarin në telefon, ai më tha të votoj me shqiptarët. I tregova se ata janë ndarë në minutë të fundit, dhe pastaj vendosëm të votoj ‘abstenim”, thuhet në reagimin me shkrim të deputetes Ermira Mehmeti Devaja.
Bashkimi Demokratik për Integrim, masivisht kishte marrë pjesë në fushatën për nënshkrimin e peticionit kundër Martit. Vota e përmbajtur e deputetes së BDI-së në Strasburg, për këtë raport shkaktoi huti në opinion dhe reagime të s
humta brenda partive polivike.
Gjyltene Rexhallari

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum