Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Reshat Badallaj shok i Xhavitite Ali Ahmetit

 :: sport

Aller en bas

Reshat Badallaj shok i Xhavitite Ali Ahmetit Empty Reshat Badallaj shok i Xhavitite Ali Ahmetit

Message  Perparimi Mer 19 Aoû - 11:18

HYRJE » LAJMET » KOSOVA »

Badallaj: Shpifjet rreth emrit tim dhe vrasjes se Ahmet Krasniqit
on Nëntor 23, 2011 11:01 pm / {num} komente

Reshat Badallaj, nje aktivist i dalluar i çeshtjes shqiptare dhe te Kosoves nga periudha studentore dhe protestave te 1981, ne radhet e UÇK-ve e deri ne ditet e aktiviteteve kombetare ne diaspore. Ai diteme pare pas nje shkrimi te publikuar autorial, ishte akuzuar permes nje komentuesi rreth vrasjes se ish-shefit te FARK-ut gjate luftes ne Kosove, Ahmet Krasniqi. Por Badallaj e rrefen te verteten dhe akuzon shpifesin, qe permendet ne kete rast Kadri Mani



Kush eshte Reshat BADALLAJ ?



Reshat BADALLAJ u lind me 14 gusht 1958 ne Zhur te Prizrenit. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje,ndersa te mesmen ne Prizren. Ne Prishtin vazhdoi Fakultetin e Shkencave Natyrore-Seksioni i Gjeografise. Ne pranvere te vitit 1981 arrestohet nga kryeshefi i milicise ne Zhur, Muharrem Mehmetaj dhe dergohet ne doren e UDB-ashit Zenel Celina ne Prizren. Nderkaq, me 1982, serish arrestohem pikerisht ne diten e Flamurit. Ne janar te vitit 1984, arrestohem pershkak te skenarit te dasmes se vellaut qe valonin flamujt me shqipenme dykrere dhe pse nuk mora flamurin e pushtuesit Jugosllav. Perkete shkroi NIN dhe “Vjesnik” i Zagrebit. Autore ishte Nadira Avdic-Vllasi, gruaja e tradhtarit te kombit Azem Vllasi.

Me 1998, ne Zhur, organizova protesten dhe me rrethe 2000 vete futemi ne Prishtine.

Ne shkurt te vitit 1989, futemi ne horizontin e tete e te nente ne “Trepce” per t´i dhene perkrahje minatoreve. Me 28 mars te vitit 1989, diten e marte, dola ne organizim te demonstrates me te pergjakshme kunder policise gjakatare serbiane dhe tradhtareve shqiptare. Ne kete perleshje vriten tre kusherinjt e mi, njeri nxenes i klases se peste i fillores… Nje jave me vone, per te ndriçuar rastin, shkruaj Pamfetin famoz qe e botuan gazetat me prestigjioze boterore, duke i vizituar spitalet dhe varret ne Zhur. Kam dhene intervista te shumeta ate bote.

Per keto vepra “armiqesore” u arrestova tradhtisht me 4 maj 1989, nga udbashi i kombit Rustem Ramosaj, ky gjaksor u dekorua memedaljen per trimeri nga Borisav Joviqi, kryetar i kryesise te Jugosllavise te asaj kohe. Bakshishin per arrestimin tim dhe vrasjen e shqiptareve e dorzoi ne dore Çoloviqi e Bajram Selani, faksimili origjinal ne librin tim te trete. U akuzova sipas nenit 114 lidhur me139, qe parashihej denimi prej dhjete vjetesh deri me vdekje. Jam themelues dhe kryetar i Shoqates Atdhetare “GRYKA E LUMES” me seli ne Hanover, shoqata me aktive ne kohen e luftes. Deri me tani kam te botuara kater libra, te pestin e kam perfunduar.



Emri juaj lidhet me emrin e Ahmet Krasniqit, ku ju akuzohuni, ashtu siç pohoni?



Reshat BADALLAJ: Shkrova nje shkrim me titull:”Presidenti i ardshem i Republikes se Kosoves duhet te jete Baca Adem Dema­çi”, me daten 21/10/2011 ne disa portale dhe agjenci informative. Ky ishte ne fund te fundit, mendim i imi, por nuk ka asgje te keqe edhe ata qe nuk pajtohen. Per mua eshte krejt normale dhe se jam shume i hapur ne kritike dhe i pranoje me kenaqesi. Por eshte befasuese nje koment i ardhur nga Kadri Mani me nje koment poshte shkrimit tim ne nje nga faqet e internetit ku ishte publikuar shkrimi im. Dhe aty  nis nje polemike e imja me Manin, i cili njihet si nje person vulgar dhe aty sqarohen shume ceshtje se çfare ne te vertete jane akuzat e bera.



Kush ju akuzon juve dhe perse ky konfikt mes juve?



Reshat BADALLAJ: Thash me larte me akuzon njefare Kadri Mani, nje njeri shume i dyshuar per tradheti. Kete nuk po e them une, kjo shkruhet flitet dhe me film mund te shikohet. A ka qe me te shemtuar se te mos kesh fare autoritet. Ta zeme, kush iá hapi dyerte, kush i afroi nje shkam, merreni me mend qe nuk e len te shkel as pragun e shoqates te te burgosureve politike. Dhe sa eshte e vertet te provoj dhe te kandidoj dhe e sheh sa gram burreri ka ky shpifes. NUK ESHTE LEHTE TE AKUZOHESH SIC THOTE KY MATUF:”LIRISHT MUND TE AKUZOHEN RESHAT BADALLAJ E ADEM DEMACI PER VRASJEN E KOLONEL AHMET KRYSNIQIT MIDIS TE TIRANES!!” A e kupton ky se cka do te thote kjo. Si mund te thuhet lirisht… Ku i ka faktet. Me kete shpifje u shqetsuan shume anetare te familjes, miqe e shoke ane e mbane globit. Deri ne Amerike qe e kam edhe vajzen te martuar. Por i falenderoj me mijera qe me japin perkrahje te madhe…



A keni qene pjese e strukturave te UCK-es ne luften e vitit 1999 ?



Reshat BADALLAJ: Kam qene i autorizuar nga Shtabi i Pergjithshem i Ushtrise Çlimtare te Kosoves, bile edhe Ushtrise Çlirimtare Kombetare. Kete mund t´ju argumentojm me shkrim e me vule.



Me cilin nga kreret e UCK-es jeni njohur apo me te FARK-ut?



RESHAT BADALLAJ: Po, me themeluesin e UCK-es, NAHIT HASANIN, ky eshte themeluesi i UCK-es, neqoftese nuk ka degjuar kush, medhendrin tim Mehe Uken, tani hero i kombit, trupi i tij ne bronz eshte ne shesh te Mitrovices, deri sa isha ne Kosove, qe futsha aletet nga Shqiperia. Per Mehen kam shkruar edhe librin e dyte. Meha, ishte ndermjetsuesi mes nesh ne Verri, komandantit legjendar Adem Jasharit dhe LKÇK-se. Me prof.dr. Mujë Rugoven, keshilltarin e UÇK-se te atij viti, tani rektor. Me djalin e komandantit legjendar te ADEM JASHARIT, Lulzimin. Me Xhavit Halitin, vetem njehere jam takuar ne aeroportin e Prishtines, shkurtimisht, bile ja dhash librin tim te trete. Me Bedri Islamin,kryetar i LPK-es, qe ishte ne oborrin e brendshem te UCK-es,Me komandant “PETRIT KODREN”-Remzi Ademajn,tani hero i kombit,krahun e djathte te Jusuf Gervalles dhe te Adem Demacit. Jo se Remziu ishte zhurian ai,e zhurian une. Me komandant SHEND DRAGOBINE-RUZHDI SARAMATIN QE TE DY NGA STRUKTUARAT E LARTA TE UCK-es. Me Ibrahim e Muhamet Kelmendin vetem qe jam takuar nepëer tubime ne Gjermani e hiq me shume… Nderkaq, perUCK-en ne Maqedoni, po ja le Juve amanet vetem ta pyetni XHEVAT ADEMIN,krahun e djathte te ALI AHMETIT. Xhevati, eshte edhe redaktor i dy librave te mi…

Me te FARK-ut,vetem konfikt me Tahir Zemen, erdhi nga Berlini ne Hanover, dhe mes dy shtepive publike, per te kuptuar me mire populli “TE PUFAT” luante bixhoz, jo vetem qe luante por ky ishte kapo i bandes. Une shkrova ne “KOHA DITORE” dhe ati i kerceu teli…



Si e cilesoni sot situaten e krijuar ne Kosove?



RESHAT BADALLAJ: Aspak te mire, Tejet i deshpruar. Kete deshprim ne letren e hapur ja drejtova kryeministrit, Hashim Thaci, qe o botua ne shume mjete elektronike e te shkruara… i shkrova se keni larguar atdhetaret dhe aty rrutull keni hajdut. Te gjithe te interesuarit mund te gervishin ne google ne adresen time…Une angazhohem per bashkimin e trojeve shqiptare ne nje trung. (INA)

Pas disa komente te pa hjeshme Badallakj redaksis kosovalbaner.com ja dergonë disa dokumet fakte tecilat po i botojmë në vazhdim


[url=https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net/t3202-reshat-badallaj-akuzon-shpifje-pa-ju-shpifur-kadri-mani?highlight=pse me shpifesh o kadri mani per ahemt krasniqin#top]Reshat Badallaj shok i Xhavitite Ali Ahmetit Empty[/url] [url=https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net/t3202-reshat-badallaj-akuzon-shpifje-pa-ju-shpifur-kadri-mani?highlight=pse me shpifesh o kadri mani per ahemt krasniqin#bottom]Reshat Badallaj shok i Xhavitite Ali Ahmetit Empty[/url]
Reshat Badallaj shok i Xhavitite Ali Ahmetit Icon_profile_en Reshat Badallaj shok i Xhavitite Ali Ahmetit Icon_pm_en Reshat Badallaj shok i Xhavitite Ali Ahmetit Icon_email Reshat Badallaj shok i Xhavitite Ali Ahmetit Icon_www Reshat Badallaj shok i Xhavitite Ali Ahmetit Icon_online_en
Perparimi
Admin


Numri i postimeve: 12244
Registration date: 29/04/2006

Reshat Badallaj shok i Xhavitite Ali Ahmetit Empty
Reshat Badallaj shok i Xhavitite Ali Ahmetit EmptyTitulli: Re: Reshat Badallaj akuzon shpifje pa ju shpifur Kadri Mani   Reshat Badallaj shok i Xhavitite Ali Ahmetit EmptyWed 3 Jun 2015 - 12:30Reshat Badallaj shok i Xhavitite Ali Ahmetit I_icon_quote Reshat Badallaj shok i Xhavitite Ali Ahmetit I_icon_edit Reshat Badallaj shok i Xhavitite Ali Ahmetit Icon_delete Reshat Badallaj shok i Xhavitite Ali Ahmetit Icon_ip


Burimi i shkrimit për biografinë e tij,  forum.al.

 
Tahir Zemaj, ishte i lindur më 28. 12. 1952 në fshatin Strellc i Epërm të Komunës së Deçanit. Ushtarak me profesion. Ka kryer Akademinë Ushtarake (Drejtimi i këmbësorisë) në Beograd në vitet (1970-1974). Ka punuar si oficer i ushtrisë jugosllavë në vende të ndryshme të Jugosllavisë me detyra të veçanta. Ka shërbyer një kohë në Zajeçar, Knjezhevac dhe Negotin. Nga viti 1983-84, caktohet me detyrë kryesore në Prishtinë, ku për disa vite ka qenë kryeshef i Qendres së Mbrojtjes Territoriale në Hajvali, i emëruar nga ana e serbëve, në krizën më të madhe për Kosovën. Tahir Zemaj ka qenë Komandant i Njësisë Speciale të policisë jugosllavë me veprim në Kosovë, për shtypjen e "nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar". Ishte ndër oficerët shqiptarë më të privilegjuar nga qeveria serbe. Kryesisht ka punuar në linjën e KOS-it me Projektet e Klubit të Ushtarakëve Serbe "Shigjeta e vdekjes".

Kjo ishte edhe arsyeja pse Tahir Zemaj shërbente në Kosovë. Si i tillë Tahir Zemaj në krye të Njësisë Speciale të policisë të merr pjesë në drejtimin e operacionit per vrasjen e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishės në Prishtinë.

Tahir Zemaj ishte i martuar serbe. Gruaja e parë quhej Gordana Travicën - Zemaj; ndėrsa e dyta Liljana Stankoviq - Zemaj. Pas lufte ai mori edhe një shqiptare, si grua te tretë.

Krahas detyrave speciale ushtarake Tahir Zemaj në fund të viteve 80-ta lidhet ngushtë me nëntokën jugosllave në Gjermani, duke hyrë thellë në rrjetin e trafikimit të drogës që i sillte fitime të mëdha, rrjet ky që edhe sot është funksional.

Për këtë, më, 04. 05. 1988, Prokuroria Publike e Qarkut në Prishtinë kishte ngritur aktpadi kundėr grupit të Tahir Zemajt dhe Daut Kadriovskit, të cilët e mbanin linjën kryesore të kontrabandës me drogë në relacionin Stamboll - Prishtinë - Beograd - Madrid - Itali. Destinacioni Bazë i kësaj vije të trafikimit të drogës ishte Italia. Në aktakuzën e shpallur publikisht më 14 deri më 19 korrik 1988, Prokuroria Publike e Qarkut në Prishtinë kishte shpallur publikisht aktgjykimin kundėr 24 të akuzuarve nga Kosova, për çka Tahir Zemaj burgoset, por pas një kohë të shkurtër në rrethana misterioze i mundësohet "ikja" nga burgu i Dubravës së Istogut për të kryer detyra të veçanta.

Kalon në Republikën federale të Gjermanisë dhe shumë shpejt i bashkohet prapë mafias në Hamburg e Berlin, ku nė shėrbim tė vetin e kishte edhe bandën e drejtuar nga Musajt e Strellcit. Atje vepron deri në korrik të vitit 1998 kur hyn ne Kosovës, me detyra të sabotimit dhe dështimit të luftës së UÇK-së. Gjatë qëndrimit dymujor në Kosovë, Tahir Zemaj në muajin gusht të vitit 1998 dy herë kishte kontaktuar përmes OSBE-së,me oficerin serb Vllastimir Gjorgjeviq - RAXHA, Shef i resorit për Sigurim Publik në Kosove. RAXHA karrierën policore e filloi në Zajeçar. Punoi në Beograd me detyra të veçanta, ku brenda një kohë të shkurtër u gjet në detyra të larta të shërbimit policor serb. Ishte i ngarkuar për çështje të Kosovës, sidomos për ta shtypur kryengritjen e UÇK-së. Më vonë e shohim me detyra edhe në Kosovën Lindore. Vllastimir Gjorgjeviq, ishte edhe në Isniq, kur u bë dorëzimi i armëve dhe iniciator për formimin e të ashtuquajturës "lokalno obezbedjenje" (polici lokale), të përbërë nga shqiptarët lojalë të Serbisë. Ne operacionin për eliminimin e UÇK-së në Rrafshin e Dukagjinit morën pjesë mbi 15,000 të policisë, ushtarë e paramilitarë serbe.

Në kuadër të këtij plani Tahir Zemaj organizoi dorëzimin masiv të armëve të fshatrave të Rrafshit të Dukagjinit në Isniq dhe formimin e "policisë të lokale serbe", ku pjesa dërrmuese e njerëzve që i kishte caktuar Tahir Zemaj në kuadër të Mbrojtjes Territoriale pas 15 gushtit 1998 për t'iu bërë baraspeshë UÇK-së nëpër fshatra, në shtator policia serbe nuk t'i emërojë përgjegjës në radhët e "policisë të lokale serbe" personat: Brahim Tetaj, Elez Balaj, Maxhun Muçaj, Naser Hoxhaj, Sali Haxhosaj etj. Gjatë gjithë qëndrimit të Tahir Zemajt në Kosovë, i vetmi veprim (antiveprim) "ushtarak" ishte Lëvizja e tij dhe ushtarëve të tij nga Prapaqani deri Përtej kufijve tė Kosovės.

Mirëpo shumicën e ushtarëve i braktisi në Bjeshkët e Nemuna, ndėrsa vetë me një grup të ngushtë prej 7-8 vetash, me ndihmën e Ramiz e Sadik Muriqit, përmes Ministrit të Punëve të Brendshme të Malit të Zi kaloi në Shqipëri përmes pikës kufitare në Han ne te vetmin të Hotit, kur, rast në histori dekorohet tradhtia.

Për veprimet dezertuese dhe shkatërruese të UÇK-së, Tahir Zemaj dekorohet nga kolonel Ahmet Krasniqi, me gradën kolonel. Edhe pas përfundimit të luftës (kur një kohë qëndron në Shkup) Tahir Zemaj, vazhdon veprimtarinë e vet, duke qëndruar në krye të kriminalitetit të organizuar në Kosovë, por njëkohësisht duke përdor të gjitha mjetet për shkatërrimin e pjesëtarëve të UÇK-së. Duke organizuar marrjen e deklaratave të ndryshme me dhunë, por edhe me Pagesa të majme deri në 100 mijë marka gjermane, kinse persona të caktuar tė UÇK-sė kanė kryer vrasje të ndryshme gjatė luftes.

Tahir Zemaj bashkë me Sadik Musajn e kane patur mik të ngushtë zëvendës-komandantin e policisë te rajonit te Pejes, i cili ishte nga Jordania. Po ashtu Tahir Zemaj ka patur lidhje të ngushta me policin ndërkombtar, Vahid pakistanezin, me shėrbim nė policinë rajonale të Pejës, i cili bashkë me përkthyesin Rifat Berisha nga Klina, në Pejë gjatë viteve 1999 -2001 kanë marrë para të majme për pranimin e njerëzve në polici, duke tentuar me ēdo kusht mospranimin e pjesëtarëve të UÇK-së në SHPK, por të njerëzve të shërbimeve serbe. Edhe femrat që janë pranuar në SHPK përmes kėsaj linje së pari është dashur të kalojnë nëpër "duart" e Vahidit, Veselit e Rifatit, duke paguar edhe tarifën prej 500 - 1000 DM, varësisht prej pamjes fizike të tyre. Dhe nuk është cudi qė përqindjen më të madhe të vendeve në SHPK në rajonin e Pejës, e zënë Pikërisht ato femra që janë të njohura për historitë e tyre me policinë, sigurimsa e paramilitarë serbe. 5.1. 2013.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum