Ali Ahmeti udbash i serbise sipas gazetes serbe
:: sport
Page 1 sur 1
Ali Ahmeti udbash i serbise sipas gazetes serbe
Vazhdon publikimi i dosjeve të funksionarëve të lartë të BDI-së. Pas dosjeve të “Mama”, “Strelac” dhe “Daja”, e përditshmja në gjuhën maqedonase “Dnevnik” publikoi sot dosjen e katërt të funksionarit të lartë të BDI-së dhe ish komandant i UÇK-së me nofkën “Ibri”. Sipas dokumenteve, “Ibri” është lindur në fshatin Zajaz të Kërçovës, ndërsa fillimi i bashkëpunimit daton që nga viti 1980 me rekomandim të bashkëpunëtorit me nofkën “Daja”. Në takimin themelues të mbajtur në një banesë në afërsi të Cyrihut, nga tetë emigrantë shqiptarë, më së paku dy ishin bashkëpunëtorë të shërbimeve serbe të sigurisë, nofkat e të cilëve ishin “Ibri“ dhe “Daja”, që të dy nga Maqedonia. “Ibri” dhe “Daja” në fillimin e viteve ’80 kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete jugosllave, ndërsa ai bashkëpunim ka vazhduar edhe në kohën e Sllobodan Millosheviqit” thuhet në dosjen të cilën e publikoi e përditshmja “Dnevnik”. Në dosje ka dokumente që përputhen me dokumentet e dosjes “Daja”, posaçërisht lidhur me vrasjen e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe shokut të tyre Kadri Zekës. Përmenden gjithashtu edhe shumë emra të shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia dhe Evropa Perëndimore për të cilët “Ibri” dhe “Daja” u kanë dhënë informata shërbimeve“, shkruan më tej ‘Dnevnik’.
Angazhmani i tij Beogradit i ka kushtuar 167.560 franga zvicerane, 50.000 marka gjermane si dhe një shumë e pavërtetuar në dinarë. Nga periudha prej 1983/84 deri në qershor të vitit 1997, “Ibri” shërbimeve u ka dorëzuar mbi 10 mijë informacione të vlefshme, të dhëna, shënime dhe dokumente” thuhet mes tjerash në shkrimin e publikuar në “Dnevnik”.
Ndaj shkrimit në gazetën “Dnevnik’ ka reaguar partia e Ahmetit. Shpesh herë na ka ndodhur të provokohemi, të goditemi dhe të sulmohemi në mënyrat më të ulëta e më të pista, më jo dinjitoze, më jo njerëzore, madje edhe me plumba “kallashi“ pas shpine. “Kjo që me ditë të tëra po ndodh me të ashtëquajturat “dosje”, të cilat janë të fabrikuara nga laboratorët e mbeturinave të politikës antishqiptare, kalon çdo kufi, shkel çdo normë njerëzore dhe rrënon çdo tezë të kufirit të çmendurisë. Ato kësaj radhe, në çmendurinë e tyre, e tejkaluan edhe veten. BDI duke i dënuar, duke u distancuar dhe duke shprehur neverin e çdo shqiptari i pyet fabrikuesit dhe shpërndarësit e këtyre fabrikimeve: A ka kufi çmenduria juaj? Deri ku jeni të përgatitur të shkoni në përcarjen e popullit dhe përdhunimin luftërave më të lavdishme të popullit shqiptar të shekullit njëzet, siç janë ato të Kosovës dhe Maqedonisë”, thuhet në reagimin e BDI-së, ku shtohet se populli shqiptarë nuk do të lejoj që kontabandistët dhe fundrinat e politikave antishqiptare të ulin krenarinë dhe shenjtërin e luftave të drejta të popullit tanë.
Në reagimin me shkrim BDI-ja bënë apel deri te të gjithë qytetarët, të mos binë pre e provokimeve, por si gjithmonë, të rruajnë gjakëftohtësinë, për shkak se përçarja dhe vëllavrasja është qëllimi kryesor i këtyre strukturave antishqiptare.
Shkëlzen Aqifi
http://shqip.time.mk/read/0a568d32a7/60f5f66ec3/index.html

Re: Ali Ahmeti udbash i serbise sipas gazetes serbe
Dosjet e tre funksionarëve të lartë të BDI-së, që u dorëzuan dje në komisionin për lustrim, kanë ngjallur reagime të shumta në partinë e Ahmetit. Dy, prej tre funksionarëve të BDI-së që dje u apostrofuan si bashkëpunëtor të mundshëm të shërbimeve serbe, sot reaguan ashpër duke i vlerësuar dosjet e tillë si shantazh dhe shpifje nga ana e PDSH-së për diskreditimin e personaliteteve të tyre. Ministri që u përmend si bashkëpunëtor me nofkën “Mama” është Musa Xhaferi. Ndërsa deputeti me pseudonimin “Daja” dhe “Drim” është Fazli Veliu. “Ajo është një dosje nga shërbimet e PDSH-së, nuk di me ndihmën e kujt, të cilët janë të trilluara gjana, faktikisht unë jam i fundit që kam marrë atë përmes gazetarëve. Keqpërdorimi i personave publik nëpërmjet kësaj forme të rrallë të jashtëzakonshme, që për fat të keq profesori ynë i nderuar që ska turp para nxënësve edhe publikut, të luajë të aktrojë një përrallë të atillë se rastësisht atij dikush i ka dhënë dosje të atilla, dhe do të kishte një kuptim logjik nëse ai dosjet do ti dorëzonte tek komisioni. Unë do të angazhojë avokatë të cilët do të kërkojnë të mbrojnë veten në kuptimin e komprometimit personal në një formë shumë të paskrupullte të skenarit që ata e kanë përgatitur” tha Musa Xhaferi, Ministër i BDI-së. Ndërsa Fazli Veliu ka reaguar përmes një letre drejtuar opinionit. “Në asnjë kohë e situatë, në burgje, mërgim, luftë e paqe, përballë armiqve e mashave të zgjatura të tyre, nuk e kam humbur vetëdijen dhe forcën e dhënë nga Zoti, që të bëj ndonjë veprim të pamatur në dëm të popullit e Atdheut tim, përkundrazi, kam qëndruar në këmbë dhe kam vepruar me logjikë të shëndoshë e me përkushtim për çështjen e shenjtë mbarëkombëtare e mbarënjerëzore“ thotë në reagimin e tij, deputeti Veliu. Ai thotë se drejtësinë për këtë rast do të kërkojë në Institucionet kombëtare dhe Ndërkombëtare. Deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti Devaja tha se bëhet fjalë për fushatë që ka për qëllim të diskreditojë personalitete, të shantazhojë dhe të shkatërrojë familje dhe në fund të shkatërrojë jetë njerëzish.“Si ka mundësi vallë që dosje kaq të rëndësishme, kaq dosje kaq të besueshme, dosje me informacione kaq diskredituese për zyrtar të një shteti, deputet, ministra funksionar e kështu me rradhë të kenë fluturuar në oborrin e një individi dhe që ai pastaj me këto dosje të kryej obligimin e tij qytetar siç e quajti dje” tha zëdhënësja e BDI-së Ermira Mehmeti Devaja. Nga BDI-ja thonë se do të presin fillimisht prononcimin e Komisionit për Lustrim dhe më pas do të ndërmarrin të gjitha masat ndaj siç thonë “qytetarit të ndershëm që kryente obligimin e tij qytetar” dhe ndaj atyre për të cilët kanë indikacione se janë të përfshirë në skenarët me dosjet e tre funksionarëve BDI-së. Shkëlzen Aqifi
http://shqip.time.mk/read/0a568d32a7/60f5f66ec3/index.html
http://shqip.time.mk/read/0a568d32a7/60f5f66ec3/index.html
Re: Ali Ahmeti udbash i serbise sipas gazetes serbe
Planiran rat krajem 2000. godine
www.srpskacafe.com/region/25857.html+Planiran+rat+krajem+2000.+godine&cd=1&hl=fr&ct=clnk&gl=fr" target="_blank" rel="nofollow">http://webcache.googleusercontent.com/search?q=cache:DKkaW5pe3TUJ:www.srpskacafe.com/region/25857.html+Planiran+rat+krajem+2000.+godine&cd=1&hl=fr&ct=clnk&gl=fr

Sujets similaires
» Ali Ahmeti me familje UDBASH ne k. e titos
» genjeshtar servil shkau&# gazetes start
» Uke Thaqi i sallagrazhdes udbash i serbise
» Baton Haxhiu udbash i serbise
» Hajni e gazetes shqipe TOP GOLD
» genjeshtar servil shkau&# gazetes start
» Uke Thaqi i sallagrazhdes udbash i serbise
» Baton Haxhiu udbash i serbise
» Hajni e gazetes shqipe TOP GOLD
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum