ilaz kadillo udbash
:: sport
Page 1 sur 1
ilaz kadillo udbash
Sabit Gashi: Ilaz Kadolli dhe rekrutimi i tij nga UDB-ja serbe.
Sabit Gashi
1 838 herë Lexuar
Reagime
Duke e shfletuar librin “ Syri i Shqiponjës”, të Ilaz Kadollit, të botuar nga organizata e ashtuquajtur “Shoqata Lëvizja”, hasim në shumë gënjeshtra dhe mashtrime, të cilat mundohet që t’ua bëjë opinionit në shkrimet e tij në këtë libër. Por që opinioni ta ketë më të qartë se për kë bëhet fjalë, së pari duhet që ta sqarojmë se kush është Ilaz Kadolli dhe çfarë roli ka luajtur ai në disa vite të organizimit ilegal, e më vonë gjatë luftës dhe pas saj.
Është i lindur në vitin 1961 në fshatin Bukosh të Therandës. Mësimet e para i mori në vendlindje, kurse të mesmen në Therandë dhe ka studiuar për drejtësi në Prishtinë. Në rrethin e tij njihet me rastin e një incesti, qysh nga koha kur e kishte dhunuar vajzën e tezes së vet, e cila kishte qenë minorene dhe kishte ngelur shtatzënë. Familja e vajzës e rrafin për vdekje dhe ia japin nja dy tri thika bythëve. Nga këto lëndime, mezi shpëton dhe si rezulat i këtyre sjelljeve të tij e merr epitetin “Ilaz tezja” dhe të gjithë në rrethin e tij e njohin me këtë epitet. Nga kjo rrahje që e pësoi, Ilaz Kadolli u mundua që para shokve të vet të arësyetohej se gjoja e kishin rrahur UDB-ja serbe për aktivitete patriotike. Mirëpo nuk do të ishte tepër tragjike kjo, sikur të mos i kishin ndodhur edhe gjëra të tjera, e më e keqja, rekrutimi i tij nga UDB-ja serbe.
Gjithçka ndodhi, kur në vitet e nëntëdhjeta u plaçkit një autobus i bashkatdhetarëve, të cilët po ktheheshin nga Gjermania për në vendlindje, në vendin e quajtur “Biraq”, në hyrje të Therandës. Autobusi u plaqkit nga njerëz me maska dhe organizatori dhe kryerësi i kësaj plaqkitje, doli të jetë Ilaz Kadolli. Këtu fillon dhe rekrutimi i tij nga UDB-ja serbe, të cilët për të mos e dënuar, e kushtëzuan që të punonte për ta. Pra trimi ra në duart e tyre. Ata u kujdesën për të dhe i gjetën një vend të punës në Pylltarinë e Therandës, vend në të cilin punoi nën masat e dhunshme deri në vitin 1993. Është për t’u habitur fakti se në këtë kohë të gjithë shqiptarët ishin dëbuar nga puna, pasi nuk i pranonin masat e dhunshme të Serbisë. Në atë kohë njiheshin në gishta shqiptarët që punonin nën masat e dhunshme në komunën e Therandës. Ndër ta njifeshin vllezrit Bungu, pastaj vllezrit Kyçyku, Ilaz Vranovci, Sahit Zogaj si dhe ndonjë tjetër, e bashkë me ta ishte edhe Ilaz Kadolli që po punonte nën masa të dhunshme të Serbisë. Mirëpo vendi ku punonte ai, pylltaria e Therandës, ishte ngjitur me kontrollin teknik “Boss”, të cilën e kishte në pronësi krimineli i njohur Milorad Nishaviç (Mishki), me të cilin Ilazi e mbante korespondencën e rregullt. Duke mos e ditur këtë të vërtetë, që ky ishte i rekrutuar nga UDB-ja, disa nga anëtarët e Lëvizjes për Republikën Popullore të Kosovës(LPRK), e kishin angazhuar në radhët e veta dhe i jepnin detyra dhe e ftonin nëpër mbledhje të saj. Kjo bëri që shumë shokë të LPRK-së të arrestoheshin dhe të dënohen për veprimtari ilegale kundër regjimit të atëhershëm të ish Jugosllavisë. Ndër ta, ishin edhe figura shumë të rëndësishme në udhëheqjen e LPRK- së.
Mania e tij për ta vënë veten në krye të proceseve dhe mbledhjeve ilegale, e bën që ky t’i anashkalojë një pjesë të madhe të figurave të rëndësishme, siç ishte rasti në mbledhjen e Ujmirit të mbajtur në tetor të vitit 1991, ku mundohet që t’i anashkalojë dy figura kyçe të LPRK- së siç ishin Sejdi Gega dhe Rexhep Morina. Shihet qartë se ky e bën këtë, që veten ta vërë në qendër të vëmendjes, si figurë historike e LPRK- së, duke i anashkaluar ata që me të vërtetë dhanë një kontribut të rëndësishëm nëpër vite.
Siç e pohon edhe vetë në librin e tij, ka marrë pjesë në mbledhjen e LPRK- së në fshatin Kollare të Kërçovës, me 24 prill 1993, e cila ishte caktuar si një para pregaditje për mbajtjen e kuvendit të katërt të përgjithshme, e cila do të mbahej më vonë me 28 e 29 korrik në Prishtinë. Në mbledhjen e Kollares, përveç delegatëve të tjerë, marrin pjesë edhe Hashim Thaçi e Azem Syla, të cilët debatojnë ashpër me Behajdin Allaçin, njërin ndër figurat udhëheqëse të LPK- së. Siç e tregojnë disa pjesëmarrës të mbledhjes, debati ishte shoqëruar me tensione mes tyre. Këtë debat të ashpër të tyre, e shfrytëzoi UDB- ja përmes njeriut të tyre të infiltruar në mesin e LPRK- së. Ata i kishin përcjellur të gjitha mbledhjet radhazi të LPRK- së dhe ishin në dijeni të të gjitha zhvillimeve, si dhe të aktorëve të tyre. Ky rast i ngritjes së tensioneve në udhëheqjen e LPRK- së, ishte një rast i mirë që të shfrytëzohej nga UDB-ja sërbe, e cila përmes njeriut të vet, e nisi punën e saj për ta goditur kreun më të lartë të saj, duke i arrestuar dhe përqarë kreun e LPRK-së, e më vonë të LPK-së.
Në gusht të vitit 1993, arrestohen një pjesë e madhe e udhëheqësve të LPRK- së, siç ishin: Ahmet Haxhiu, Xhavit Haziri, Shemsi Veseli, Nehat Selimi, Rexhep Avdiu, Hajredin Hyseni, Faik Ajeti, Ismet Mahmuti, Behajdin Allaçi, Binak Berisha, Hysen Gega, Shefki Muça, Ramadan Pllana, Islam Maloku, Bajrush Gjemajli dhe Ilaz Kadolli. Këtu fillojnë torturat e të gjithë atyre që kishin marrë pjesë në mbledhje në kryesinë e LPRK-së. Ata që nuk e dinin se nga kush ishin të tradhëtuar, e mbanin një qëndrim të fortë dhe nuk epeshin përballë torturave të UDB-ës serbe, edhe pse ato ishin tepër çnjerëzore. Sipas deklaratës së një udbashi shqiptar Astrit Koshi, i cili më vonë kishte deklaruar se: “Hysen Gegën e kemi rrahur aq fortë, sa iu kishte ngjitur setra për trupi dhe nuk pranonte asgjë, deri sa ne i thamë se kot e kishte që po rezistonte, pasi shoku i tij kishte folur dhe ua kishte treguar të gjitha fije e për pe. Mirëpo ai nuk na ka besuar dhe atëherë që t’i jepnim fund kësaj pune, u detyruam dhe ia sollëm njeriun, që i kishte treguar të gjitha. Pra e ballafaquam me Ilaz Kadollin, i cili e pranoi para tij që i kishte treguar të gjitha me arësyetimin se:” nuk mund ta bante dajakun”. Kështu që kur Hysen Gega u ballafaqua me të dhe u bind se ai i kishte spiunuar, atëherë i mllefosur e kishte sharë atë, e përfundon tregimin udbashi Astrit Koshi. Ai e përshkruante Ilaz Kadollin, si një njeri qyqan, që i kishte tradhëtuar shokët e vet. Të gjithë të arrestuarit morën dënime drakonike, kurse Ilaz Kadolli, si i “penduari”, e mori një dënim më të butë prej 2,5 vjetësh, por siç u pa më vonë, ishte me detyra të veçanta edhe në burg.
Për t’i goditur më së miri kuadrot e LPRK-së, UDB- ja serbe u kujdes që ta ruante njeriun e vet që të mos diskreditohej para opinionit të gjerë, por duhej sakrifikuar dikush tjetër. Pra asaj i duhej një “kokë turku”, kështu që u zgjodh njëri ndër kokat udhëheqëse të LPRK-së, e ky ishte Beajdin Allaçi. Pra UDB-ja përmes njeriut të vet, e organizoi një peticion nga të burgosurit, përmes të cilit Beajdin Allaçi cilësohej si tradhëtar dhe spiun i UDB-së. Organizatori dhe nënshkruesi i këtij peticioni pa dyshim, ishte Ilaz Kadolli. Ky peticion i nënshkruar edhe nga të burgosurit e tjerë, u nxor jasht burgut, përmes të cilit kryesia e LDK- së në Prizren më vonë, i përjashtoi nga partia Beadin Allaçin dhe Shaban Shalën nga Prizreni, të cilët ishin dhe antarë të kryesisë së LDK-së, dega në Prizren, me pretekstin se ata janë spiunë të UDB-së dhe tradhëtarë të kombit. Përjashtimi i tyre u dha publikisht në mjetet e informimit përmes RTSH-së në vitet 1997. Pra Beadin Allaçi, i cili konsiderohej njëri ndër kuadrot më të përgaditura të LPRK-së, u shpall tradhëtar përmes peticionit të nënshkruar nga të burgosurit, e nënshkrues dhe organizator i të cilit ishte vet Ilaz Kadolli. (Ky peticion, ekziston sot në arkiva të UÇK-së). Është interesant të thuhet se pas kësaj goditje të madhe që i bëri UDB-ja serbe LPRK-së, e më vonë LPK-së, ku një pjesë e madhe u burgosën, një pjesë tjetër ikën jashtë, nuk pati kurrë më delegat nga rrethi i Prizrenit në LPK dhe në UÇK. LPRK e Prizrenit deri atëherë ka qenë më e forta në Kosovë, për nga organizimi dhe kuadrot. Ky është një tregues që me eliminimin e delegatëve nga Prizreni, UDB-ja serbe nuk pati më qasje në LPK dhe UÇK dhe kjo e fundit u rrit me sukses dhe e ndryshoi fatin e Kosovës.
Në librin e tij “Syri i Shiponjës, Ilaz Kadolli derdh lot krokodili për Beadin Allaçin, të cilin e futi në burg, e poshtëroi në mënyrën më të pa skrupullt dhe e vranë në mënyrë qyqare. Siç e spjegon edhe vetë në librin e tij, Beadin Allaçi gjatë luftës ishte thirrur në shtabin në Drenoc, ku pastaj e kishin marrë njerëz me maska, e që nuk përjashtohet mundësia që ky të ketë qenë vet, pasi konsiderohet si njeri i maskave. Mirëpo për t’i humbur gjurmët e veta të krimit, pra për denoncimin që ky ua kishte bërë shokëve të vet, të cilët i kishte futur në burg, mundohet që t’i drejtojë shigjetat kundër dikuj tjetër, kur thotë se “Arrestimit tonë i parapriu arrestimi i nja katër pesë vetave të LKÇK-së, katër ditë përpara”, e sidomos kur thotë se ka qenë njëfarë Raifi nga Mitrovica, që sipas asaj që nënkuptohet,ky aludon te kryetari i atëhershëm i LKÇK-së Raif Çela. Një pohim i tillë, sa i pa bazë, është edhe absurd, pasi Raif Çela njifet si atdhetar dhe veprimtar i pa diskutueshëm, i cili nuk njihet në opinion se ka pasur ndonjë aferë deri atëherë, siç i kishte Ilaz Kadolli si psh. (puna në masa të dhunshme, si dhe peticioni që e kishte organizuar për shokun e tij të ilegales Beadin Allaçi).
Daljen e UÇK-së në skenë, ngutet që ta shfrytëzojë, e të futet në strukturat udhëheqëse të Brigadës 123. Është intersant se si LPK-ja i besojnë prap, pas gjithë atyre dëmeve që ky ua kishte shkaktuar asaj, por duket se u fut me ndihmën e Gafurr Elshanit, i cili kishte pozita udhëheqëse në kryesinë e LPK-së, pasi Ilazi ishte dhëndërr i tij. Emërohet komandant për moral në Brigadë dhe vazhdon ta mbajë atë pozitë deri në fund të ofenzivës së parë. Ky ishte rast i mirë për të që të maskohej dhe ta shlyente të kaluarën e errët të tij, mirëpo ata që e kishin rekrutuar në UDB, filluan që të flasin dhe kjo ishte për të një demaskim i mundshëm i tij deri sa po vepronte në UÇK.
Deklarata e UDB- ashit shqiptar Ilaz Vranovcit nga fshati Terrnje komuna e Therandës, se: “ Unë jam udbash dhe këtë e dinë të gjithë, por në komandën e brigadës ka njerëz që janë bashkëpuntorët tonë, e që ju nuk i dini. Unë jam i gatshëm që të bashkëpunoj me UÇK- në, për t’i demaskuar ata”. Kjo deklaratë e këtij udbashi e tmerroi Ilaz Kadollin, i cili i ndërmorri të gjitha masat dhe udbashi Ilaz Vranovci, u kidnapua nga njerëz me maska dhe u ekzekutua po të njejtën mbrëmje, kurse trupi i tij u gjet në hyrje të fshatit Mamushë. Padyshim se një kidnapim i tillë i një udbashi dhe ngutja e kidnapuesve që ta ekzekutojnë pa gjyq, dhe pa e nxjerr asnjë informacion prej tij, e ngjalli dyshimin tek njerëzit, pasi këto nuk ishin praktika të UÇK-së deri atëherë, që të egzekutoheshin njerëzit e lidhur. Kjo bëri që në opinion të përflitej dhe të interesoheshin për këtë ngjarje të pa precedent deri atëherë. Po në të njejtën ditë në Doberdelan kishte ardhur në vizitë djalit të tij Bashkim Gashit (kobra), Babai i tij Agush Gashi, nga i njejti fshat me Vranovcin. Në këtë rast në komandën e shtabit, ishte hapur problemi i kidnapimit të Vranovcit dhe Kadolli e pyet Agushin se: – Kush mendon se e ka vrarë Ilaz Vranovcin?- ai i përgjigjet kështu. : “Atë e kanë vrarë bashkëpuntorët e vet, për ti mbuluar gjurmët e bashkëpunimit me të”. Kjo përgjigje e tij e tmerroi Ilaz Kadollin, i cili tentoi që ta eliminonte edhe Agushin, por reaguan anëtarët e shtabit të brigadës Isuf Krasniqi (Mësuesi), Rexhep Morina dhe Abedin Bala, të cilët ishin parimor dhe nuk lejuan një shpërdorim të till, të cilin donte ta bënte Ilaz Kadolli, i cili e kishte humbur arësyen dhe duke eliminuar njerëz, donte që t’i fshihte gjurmët e veta të krimit.
Ngjarjet rrodhën dhe filloi ofanziva serbe kundër forcave të UÇK- së. Ata sulmuan me gjithë forcën e tyre të egër dhe luftëtarët mbrojtës, i dolën në ndihmë vendit, duke i vënë gjoksin e tyre përballë forcave armike. Mirëpo Ilaz Kadolli fshihej në prapavi me arësyetimin se: “po i dhimbte barku”. Për tet ditë e tetë netë, sa zgjatën luftimet përmbi fshatin Opterushë, asnjë ditë nuk u duk në vijën e frontit, por përditë rrinte në prapavi, pasi i dhimbte barku. Pra ai që ishte emëruar komandant për moral, në vend se t’ua ngrinte moralin ushtarëve, ai fshihej për vete në prapavijën e luftimeve. Ofansiva e parë, përfundoi me një goditje kundër luftëtarëve të UÇK-së dhe struktura e organizuar e brigadës që kishte qenë deri atëherë, u shkatërrua, pasi komandanti i brigadës u kishte thënë ushtarëve që të shpërndaheshin kush ku të mundnin. Pasi e shkatërrojnë strukturën udhëheqëse të brigadës, Ilaz Kadolli e Blerim Kuqi, i rruajnë mjekrat dhe kalojnë në anën tjetër të asfaltit, ku e kishte shtabin batalioni i Budakovës, të cilët ende ishin të organizuar si strukturë dhe po prisnin që të ballafaqoheshin me forcat serbe. Këta të dy u kërkuan atyre t’i hiqnin pikat dhe të dorëzoheshin pa e shkrepur asnjë plumb, pasi Ilaz Kadolli mundohej që t’i bindte ata se nuk ka Shtab të Përgjithshëm dhe ka mbaruar gjithçka. Mirëpo komandantët e Budakovës siç ishin Sadik Halitjaha e Besim Baraliu si dhe Idriz Hyseni, nuk pranojnë që ta shkatërrojnë strukturën dhe ua bëjnë me dije këtyre matrapazëve, se shqiptari nuk i dorëzon armët pa luftë dhe siç thotë populli, i përzënë me miza bythëve. Kjo bëri që këta të kthehen prapa dhe të gjejnë rrugën për të dezertuar dhe e bënë një gjë të tillë, duke ikur për në Shqipëri.
Ditën që këta ikën për në Shqipëri, unë i përcolla deri te ura e Abedinit afër fshatit Nepërbisht. Më kujtohet që atë ditë kishte luftime te bunari i Limanit në fshatin Samadraxhë, ku serbët e kishin mësyrë fshatin, ndërsa atyre ua kishte zënë pritën komandanti i kompanisë Shefki Hodaj me disa djem luftëtarë dhe nuk i lëshonte gjallë të hynin në fshat, këtyre që po iknin, iu kishte hyrë frika në palcë dhe shpejtonin që ta rregullonin gomën e xhipit që iu kishte shpërthyer dhe bërtisnin: “ O ma shpejt bre se na nzunën” . Dhe me ta ndërruar gomën, kërcyen në makinë, i dhanë me të shpejtë dhe ikën.
Në librin e tij Ilaz Kadolli, dezertimin e tij dhe të disa të tjerëve e arësyeton me atë se gjoja shefi i Shtabit të Përgjithshëm Bislim Zyrapi, u paska thënë që të shkojnë në Shqipëri për të marrë armatim dhe për tu ushtruar. Kjo është një gënjeshtër e pastër e tij, pasi mundohet që dezertimin e vet ta arësyetoj para opinionit të gjerë, se paska dezertuar me leje.Mirëpo e vërteta dhe faktet janë shumë kokëforta dhe e tregojnë të kundërtën, pasi pas kthimit të tij, për nja disa muaj sa qëndroi në Shqipëri, ne bëmë shumë aksione dhe riorganizime dhe filluam që ta ngrisim prapë strukturën e brigadës, por tash me një organizim të mirëfilltë nga njerëz që nuk kishin dezertuar dhe që ishin të formuar me taban kombëtar. Ky u kthye pasi kishte filluar riorganizimi dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Bislim Zyrapi i tha komandantit të kompanisë në Samadraxhë, ku këta ishin vendosur pas kthimit të tyre se:” Ilazi dhe Habibi janë dezertorë, prandaj duhet t’i veni në roje nën masa të rrepta”. Kjo bëri që këtë urdhër të Zyrapit ta zbatojë me përpikmëri komandanti i ZOP Ekrem Rexha (Drini), për të cilin Kadolli gënjen se ka pasur marrëdhënje të mira me të, pasi Drini i mbajti plot dy muaj të izoluar dhe i vuri në roje në shenjë dënimi për dezertimin e tyre, derisa Isuf Krasniqi, Rexhep Krasniqi, Selim Gashi,e Nezir Kryeziu shkojnë e i nxjerrin prej izolimit. Ai poashtu tradhëtinë që ua bëri shokëve dhe kombit, mundohet që fajin t’ua hedhë të tjerëve, kur në librin e tij shkruan se: “ komandanti për logjistikë në kuadër të brigadës,( Ruzhdi Gashi), paska kërkuar që komanda e brigadës të futet nën komandën e LDK-së dhe të FARK-ut. Kjo është një gënjeshtër e kulluar e tij, pasi dihet botërisht se Ruzhdi Gashi, kurrë nuk ka qenë as anëtarë i LDK-së. Por në një analizë që u bë pas ofanzivës, u kuptua se Ilaz Kadolli kishte qenë me mision special, që ta bënin shkatërrimin e Brigadës, duke i tërhequr luftëtarët nga vijat e frontit, kurse armatimi i luftëtarëve ti lihej forcave serbe që ata ta merrnin dhe të shuhej lufta e UÇK-së. Por ne me trimat siç ishin: Fetah Gega, Shefki Hodaj, Vait Jashari, Kurtesh Fondaj, e të tjerë, e mblodhëm armatimin që e kishin hudhur ushtarët dhe ky armatim u përdor prapë, pas riorganizimit të UÇK-së.
Në këtë libër, mundohet që në mënyrë perfide të përfitoj nga bëmat e shokëve dhe të gjitha ato t’ia atribuojë vetes dhe ta bëjë veten hero para opinionit të gjerë. Ai mundohet që njësitin “ Syri i Shqiponjës” ta përvetësoj dhe ta paraqes para opinionit, sikur ky njësit i ka fillet pasi që ky është kthyer nga Shqipëria, pas dezertimit të tij, ku qëndroi për disa muaj. Mirëpo harron se ky njësit fillet e organizimit i ka shumë më herët. Derisa ky sorollatej nëpër rugët e Tiranës si dezertor, ne që mbetëm në Kosovë e vazhduam riorganizimin si dhe aksionet kundër armikut. Gjatë asaj kohe në bashkëpunim me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK- së si dhe udhëheqësin e saj Hashim Thaçi, ne me Fetah Gegën(hero i kombit), Xhavit Bajraktarin(hero i kombit), Shefki Hodaj, Vait Jasharin, Ferat Ademin e të tjerë, e kemi mbajt vijën e furnizimit me armatim me Shqipërinë, ku si rezultat i kësaj, janë përcjellur për në kufi përmbi katërdhjetë grupe të të gjitha Zonave Operative, si dhe janë pritur nga kufiri po aq grupe me armatime nga Shqipëria, të cilët i kemi përcjellur nëpër Zonat e tyre. Pastaj janë bartur dhjetëra të plagosur, nga të gjitha zonat operative të Kosovës, të cilët janë shëruar në Shqipëri. Edhe pse ishte tepër e rrezikshme, sepse duhej kaluar para hundëve të armikut, vija e armatimit u mbajt e rregullt. Nga të gjitha Zonat Operative të Kosovës, vinin deri në fshatin Pagarushë, ku i priste Ruzhdi Kryeziu (Kom. Kukësi)me vllezër, pastaj i merrja unë së bashku me Fetahun e Vahidin, e vazhdonim pastaj nëpër zona të cilat i kontrollonte armiku, rrugës magjistrale dhe arrinim në kufi. Me këtë rast dua që t’i falënderoj fshatrat kufitare, të cilët dhan një kontribut të çmueshëm në përcjelljen e të gjitha grupeve që shkonin për armatim si dhe të plagosurve të luftës. Këto fshatra, të cilët ishin për çdo lëvdatë, pasi përveç njerëzve që i vunë në dispozicion të luftës, ata i vunë edhe shtëpitë e teknikën e tyre që e kishin në posedim. Pastaj dua që të falënderoj edhe popullatën krushiane, luftëtarët Ragip Hoti(dëshmor), Naser Ramadani (dëshmor), Dalip Behra (dëshmor), Ismet Gashi, Afrim Malsori, Haxhi Dellova, e shumë të tjerë që kontribuan me njerëz dhe me teknikë, të cilët janë për çdo lavdatë.
Përveç vijës së armatimit që e mbajtëm gjallë, ne bëmë edhe aksione luftarake duke i sulmuar bazat e armikut, kudo që ndodheshin për rreth nesh.
Në fillim të tetorit të vitit 1998, së bashku me Fetah Gega, Shefki Hodaj, Vahid Jashari, Ferat Ademi, Nexhat Cikaqi e Feim Balaj, e sulmuam me mortaja një bazë serbe të ngritur në fshatin Samadraxhë(Dardanë), ku nga sulmi që iu bë natën, ata e kthyen me një kundër sulm duke gjuajtur tërë natën me mitraloza të rëndë, ndriçuese e armë të tjera dhe si pasojë e këtij sulmi, vdiq nga frika një polic serb.
Një javë më vonë me Fetah Gegën, Shefki Hodaj, e Vahit Jashari, e ndërmorrëm një aksion kundër forcave serbe te vendi i quajtur “Bunari”, ku u sulmua një makinë e policisë në lëvizje dhe i shkaktuam dëme të konsiderueshme armikut në njerëz dhe teknikë. Pastaj në fund të tetorit, e organizuam një aksion së bashku me Isuf Krasniqin (Msuesin), Fetah Gegën, Kurtesh Fondaj, Ylmet Fondaj, e Vahid Jashari, e futëm në qytet Bajram Bekteshin të plagosur, për t’ia bërë fotografimin e këmbës së thyer nga granata, pas një kontrolli që ia bëri mjeku kirurg Gem Shukriu, i cili kërkoi që t’ia bënim një fotografi të rendgenit, për të pasur mundësi që ta operonte. Në qytet hymë me makinë me Kurtesh Fondaj në timon, Bajram Bekteshi në karrigen e parë, kurse mbrapa në përcjellje unë dhe Fetah Gega, kurse të tjerët na e siguruan rrugën. Në qytet brenda kemi shkuar deri te dr. Sejdi Elshani dhe kemi qëndruar brenda në qytet afër një orë, derisa u nxenë aparatet e rendgenit. Pastaj duke u këthyer, u takuam përballë me katër gjipa të Arkanit, të cilët ecën rrugës së vet dhe ne nuk patëm problem me ta, pastaj disa metra më poshtë, hasëm në postobllok të policisë serbe, por kur ata deshën që të na ndalojnë, na i panë armët që i kishim vënë nëpër xhama të makinës, u stepën dhe nuk guxuan që të reagojnë.
Në fillim të nëntorit, pikërisht me datën 06, patëm një humbje të madhe, ku u vranë komandantët: Xhelal Hajda (Toni), hero i kombit, Selajdin Mullaabazi(Mici), hero i kombit, si dhe tre dëshmorë të tjerë nga Vushtrria Bektesh Haliti, Ymer Neziri, si dhe Hamdi Hajrizi. Ne e përjetuam rëndë këtë humbje të shokëve dhe në shenjë hakmarrje u organizuam dhe së bashku me Isuf Krasniqin, Nezir Kryeziun, Fetah Gegën, Xhevdet Berisha (Rapidi), Besim Baraliu, si dhe një djal tjetër me emrin Bedri nga Bllaca, e sulmuam një postobllok famëkeq te Ura e Reshtanit me mortaja. Këtë sulm ne e bëmë me kërkesë të Sh, P. Të UÇK- së, konkretish Hashim Thaçit, i cili na tha kështu:
– Sot neve na u kanë vrarë disa shokë të fortë që i kemi pasur, Toni me Micin, si dhe tre të tjerë. Ne për momentin kemi deklaruar vetë përmbajtje , por kërkoj që në shenjë hakmarrje për shokët e vrarë, ti gjuani forcat serbe në ndonjë postobllok, aty ku e keni më afër, edhe nëse nuk mund ti shkaktoni dëme, nuk ka shumë rëndësi, por gjithsesi duhet të sulmohen. Është interesant se pikërisht ditën kur do të bëhej sulmi një ditë mbrapa, pas rënjes së Tonit e Micit, nga Shqipëria erdhi edhe Ilaz Kadolli me disa ushtar të tjerë, kryesisht që kishin ikur bashkë me të. Kur dëgjuam për ardhjen e tyre ne u gëzuam shumë, pasi na u ngjallën shpresat për një përkrahje më të madhe. Mirëpo në të njejtën ditë ne u zhgënjyem prej tij, pasi unë ia kërkova atij një mortajë pesëqindshe për të kryer sulmin që e kishim marrë përsipër nga Sh. P. i UÇK së, ai nuk ma dha, me pretekstin se nuk kishin marrë mortaj pesëqindshe. Mirëpo në librin e tij, ai shkruan se e kanë pasur një kali të ngarkuar me mortaja pesëqindshe, i cili ishte rrëzuar në greminë, pastaj e kishin ngritur dhe kishin ardhë deri poshtë kufirit. Që kishin pasur mortaj pesëqindshe nuk ka asnjë pikë dyshimi, sepse ata që i nisnin për rrugë medoemos i ngarkonin mirë, por ky nuk denjoi që të na e jepte atë, qoftë edhe për të bërë një sulm kundër forcave serbe. Për shkak se ai nuk ma dha mortajën pesëqindshe (Për arësyejet që ai i din më së miri), unë u detyrova që të futem thellë në zonën ku e kontrollonte armiku dhe e përdora mortajën njiqind e pesëdhjetëshe. Nga ky sulm që iu bë në formë patkoit, serbët e lëshuan postobllokun dhe ikën në këmbë nja katër kilometra deri në Therandë. Derisa Ilaz Kadolli sorollatej kafeneve të Tiranës, luftëtarët e njësitit Syri i Shqiponjës: Rexhep Krasniqi, Halil Çadraku (Fatosi), Ajet Cena, Selim Gashi, e Musli Thaqi, futen në qytet në Rahovec dhe e shtrijnë përtokë një polic serb në derë të stacionit të policisë nga një distancë rreth 80 metra. Ky aksion u bë të njejtën ditë kur u bë edhe aksioni te Ura e Reshtanit, me urdhër të Sh. P. të UÇK-së, një ditë pas rënies së heronjëve Tonit e Micit. Vlen të theksohet aksioni i vëzhgimit, që e kemi kryer me Fetah Gega dhe Shefqet Gashi, ku ne natën hyjmë në bazën e armikut në fabrikën DAMPER, për të bërë vëzhgimin e forcave serbe, ku aty morëm të dhëna të rëndësishme për vend ndodhjen e tyre. Që të mos i përmendi të gjitha aksionet me radhë, dua që të veçoj aksionin në hyrje të fshatit Studençan (Gurrë),të cilin e kryem me Fetah Gega, Vait Jashari, Murat Kodra, e Shaqir Kryeziu, si dhe ndihmën që na ofruan Fazli Gega, Ali Kabashi dhe Gzim Gega. Në këtë aksion u vranë tre eprorë të lartë në udhëheqjen e policisë serbe të kryer me datën 12 Prill 1999.
Në librin e tij Ilaz Kadolli, pa pikë turpi tenton që trimëritë e të tjerëve që i kanë kryer, mundohet që t’ia atribuojë vetes së tij, duke gënjyer haptas dhe pa e vrarë aspak ndërgjegjja e tij e sëmurë. Në aksionin e bërë në qershor të vitit 1999, në qendër të fshatit Reshtan, ku u eliminuan dy policë serb, gënjen hapur, kur thotë se ky ka shtirë me snajper dhe e ka vrarë njërin nga policët. Ne kemi qenë mbrapa me Ilazin, kurse Nezir Kryeziu e Shefkat Halimi, janë lëshuar përpara nesh rreth dyqind metra dhe iu kanë afruar rrugës magjistrale Therandë-Rahovec. Në momentin kur u ndal makina e tyre, para një shtëpie skaj rruge, njëri nga policët ka dalë përjashta, kurse tjetri ka qëndruar në timon. Ai që doli përjashta, hyri në një shtëpi përskaj rruge dhe pas dy tre minutash u këthye për të hyrë në makinë. Në atë moment Neziri shtiu me pushkë dhe nuk e vrau atë që kishte qenë në këmbë, por plumbi e kapi atë në timon. Ndërsa ky që ishte duke hyrë në makinë, kur e pa shokun e vrarë, u tmerrua dhe filloi që të ikë dhe doli prapa asaj shtëpie ku ishte më parë. Pas pak Neziri me Shefkatin u kthyen ku ishim ne dhe i kemi pritur forcat serbe për rreth katër orë që të vinin e ta merrnin kufomën që kishte rënë përmbi timon. Para se të vinin forcat serbe, Neziri me Shefkatin shkuan prapë te vendi ku kishin qenë më parë dhe po i prisnin ata që do të vinin e ta merrnin kufomën. Kurse Ilazi ka qëndruar me ne gjatë gjithë kohës. Pas një pritje të gjatë erdhi një kamion i blinduar i forcave serbe nga drejtimi i Rahovecit dhe hynë me të shpejtë prapa një shtëpie, ku ishin jashtë rrezes tonë të veprimit. Pastaj doli njëri nga këmbësorët dhe duke u përkulur, vrapoi dhe doli prapa makinës së policisë dhe po mundohej që ta tërhiqte të vrarin, por si duket ai ishte ngrirë mbi timon dhe nuk mund ta lëvizte, pasi kishte kohë që ishte i vrarë. Atëherë si duket ai kërkoi ndihmë dhe nga prapa shtëpisë, doli një tjetër polic, por për dallim nga i pari ecte më i shkujdesur drejt makinës pa u përkulur fare. Pak para se të arrinte te makina, u qëllua me snajper nga Shefkati dhe ra përtokë. Me ta parë ushtarin e tyre që ra përtoke, kamioni me ushtarë, u nis të ikte me nxitim dhe ne filluam që t’a gjuajmë atë. Përveç atyre dy të vrarëve, nuk kishim të dhëna, nëse e kemi vrarë edhe ndonjë tjetër gjatë kohës që e kemi gjuajtur kamionin me ushtarë. Këtu shihet haptas gënjeshtra e Ilazit, i cili mundohet që ta injorojë trimërinë e Shefkatit dhe trimërinë e tij, t’ia atribuojë vetes.
Rasti tjetër është kur është bërë aksioni në hyrje të fshatit Doberdelan (Iliron), ku u neutralizuan një kamion dhe dy autoblinda. Ky mundohet që ta injorojë trimërinë e Lumni Haxhiut, i cili është treguar më trimi ndër ta, duke i dalur përpara njërit nga kamionët direkt, në më pak se pesë metra dhe nga afërsia shumë e madhe e goditjes me predhë që ia bën kamionit, i kthehen prapa ciflat e predhës dhe e goditin atë në fytyrë. Këtu Ilazi prapë gënjen, kur thotë se gjoja ky vet e ka goditur me mortajë atë, duke u munduar që ta injorojë trimërinë e Lumit. Pastaj prapë mundohet që ta injorojë edhe trimërinë e Rrustem Bytyqit, i cili duke e parë se nishanxhiu i autoblindës e kishte futur kokën brenda saj nga frika e gjuajtjeve, Rrusta i afrohet ngadalë dhe ia fut një bombë mbrenda dhe i eliminon ata. Ky jo vetëm që nuk e përmend atë që ka qenë në aksion, por mundohet që të thotë se e bëri vetë.
Në rastin tjetër me titullin “bisedë me amerikanët”, e trillon një ngjarje, ku mundohet që ta injorojë Nezir Kryeziun, gjoja se amerikanët e paskan pyetur “a je ti Ilaz Kadolli, komandanti i njësitit Syri i Shqiponjës”, kurse ky ia ka këthyer “komandanti është Nezir Kryeziu”, “a je ti Ilaz Kadolli”, “po unë jam”, “e po ne ty po të kërkojmë se kemi dëgjuar për ty se je shum trim”. Duhet të ceket një fakt se nga ajo që kemi parë ne shokët gjatë luftës, Ilaz Kadolli nuk i vinte as deri te gjuri Nezir Kryeziut, për trimëri, pasi Neziri nuk kishte dezertuar asnjëherë dhe derisa Ilazi ishte në Shqipëri, ne kishim bërë shumë aksione së bashku me të dhe ai shquhej për trimëri, kurse Ilazi ishte një frigacak, që kurr nuk e kishim parë nëpër vija të frontit, sikur që ishte rasti kur mundohej që të tregonte se gjoja ka qenë i afërt me Tahir Sinanin (Tropoja).
Kadolli gënjen kur thotë se ai i paska hapur istikamet në qafë të Pagarushës dhe i kishte bërë si gremina. Në fakt ato ishin të hapura nga katërdhjetë deri në pesëdhjetë centimetra të thella dhe ishin shumë normale, kurse pjesa më e madhe e vijës së frontit ka qenë pa istikame, ku në ofanzivën e dytë luftëtarët i hapën disa gropa me thika, që të mund të fshiheshin sadopak nga granatat armike. Këta luftëtarë që kanë qenë më së shumti nga brigadat 124 dhe 125, janë për çdo lëvdatë, pasi qëndruan për pesë ditë e pesë netë pa u lëkundur nga pozicionet e tyre nëpër shi e mjegull. Si rezultat i mungesës së istikameve u vranë luftëtarët Shefki Thaqi, i cili dha shpirt në duart e mija si dhe u plagosën rëndë Enver Duraku, (më vonë nuk i mbijetoi plagëve), si dhe Hamëz Kryeziu, kurse unë mora plagë të lehta dhe dy të tjerë që nuk më kujtohen emrat.Ky është edhe një tregues që Ilaz Kadolli as që i ka parë istikamet e as vijën e frontit, por ja ka futur kot, apo me të dëgjuar.
Një rast tjetër, kur tenton që të përfitojë nga të tjerët, është aksioni në fshatin Samadraxhë te vendi i quajtur “Lugishnicë”, ku ne e krymë një aksion shumë të suksesshëm kundër forcave serbe. Cak i sulmit ishte një kamion i forcave serbe, i ngarkuar me armatim dhe rreth dymbëdhjetë ushtar e polic serb në të. Në këtë aksion, unë kam qenë i pari nga krahu i djathtë me ndihmës mortaistin Qazim Musaj, kurse pas meje ishte Neziri. Këtu prapë gënjen Ilaz Kadolli, kur thotë se e ka goditur me mortajë kamionin, duke u munduar që ta injorojë luftëtarin e dalluar Nebih Berisha, i cili pas goditjes së parë që i dha Neziri, ky e goditi prapë me një mortajë serbe dhe e mënjanoi nga rruga kamionin, i cili filloi që të digjej flakë.
Mirëpo gënjeshtra dhe tradhëtia më e madhe që ia bëri njësitit Syri i Shqiponjës, është kur ne e ndërmorëm një aksion për ti goditur forcat serbe përmbi fshatin Studenqan dhe në mungesë të explozivit, nuk arritëm që ta bëjmë këtë aksion, kështu që Ilaz Kadolli këtu e mashtroi njësitin tonë, duke na thënë se do të shkojmë të bëjmë një aksion tjetër në anën përtej rrugës magjistrale, në anët e Budakovës, ku kishte filluar një ofanzivë serbe. Edhe pse në fillim hezituam, sepse Isuf Krasniqi nuk i besonte shumë Kadollit. Ai u mundua që të na ndalonte mua dhe Fetahun, pasi ne kishim detyra në Policinë ushtarake, të emëruar nga Sh. i Përgjithshëm. Mirëpo ne pranuam që të shkojmë, pasi ku ishin në pyetje askionet kundër armikut, ne nuk përmbaheshim dhe nuk përtonim asnjëherë që të bënim sulme kundër forcave serbe. Kështu që edhe Isufi për të mos na lënë vetëm u detyru që të vinte me ne.
U nisëm natën dhe arritëm në fshatin Gjinoc, ku luftëtarët që ishin aty na dhanë ushqime dhe na pritën mirë. Të nesërmen qëndruam tërë ditën në atë fshat dhe në mbrëmje udhëtuam deri në fshatin Buzhalë dhe aty ndaluam. Të nesërmen pati tërë ditën luftime dhe ne e planifikuam që ta sulmojmë një pikë serbe që e kishin zënë përmbi fshatin Maqitevë, e cila pikë e kontrollonte pothuaj tërë territorin ku ishin të përqëndruar luftëtarët mbrojtës, pasi për këtë edhe kishim shkuar. Ne luftuam tërë ditën dhe në mbrëmje kur po bëheshim gati që të sulmonim pikën e lartë ku e kishin zënë serbët, ne pamë një grua me disa fëmijë që erdhi e iu bashkangjitë njësitit tonë. Kjo na habiti të gjithëve, pasi ne ishim njësi vëzhguese-diversante dhe të kishim gra e fëmijë me vete, ishte e pa zakontë dhe absurde për ne. Më vonë u muar vesh se ajo ishte gruaja dhe fëmijët e Ilaz Kadollit, i cili me ti marrë gruan dhe fëmijët, na kërkoi që të ktheheshim prapa për në komandë të Zonës, ku edhe e kishim bazën tonë. Ne u habitëm, pasi në kohën që po bëheshim gati për të ndërmarr një aksion kundër forcave serbe, neve na thoshin që të kthehemi prapa. Pra u pa hapur se ky na kishte mashtruar ne, pasi me pretekstin se do të bënim aksion, ky në mënyrë tinzare na kishte tërhequr tërë njësitin tonë, që të shkojmë e t’ia marrim gruan dhe fëmijët e tij. Tashmë u gjendëm para një situate të pa qartë se si të vepronim. Në fund vendosëm që të ktheheshim, pasi Ilazi na gënjeu se gjoja po na kërkonin me ngulm në komandën e Zonës, sepse edhe atje nuk ishte puna mirë. U nisëm, por tani me gruan dhe fëmijët e tij. Kur i pa Fetahu gruan dhe fëmijët e tij më kritikoi ashpër mua, që pse edhe unë nuk e kisha marrë motrën time të martuar në atë fshat, edhe ajo me dy fëmijë të vegjël.
Fetahu paraprakisht më pati thënë që ta marrim motrën time, por ajo ishte me familje të burrit, i cili ishte luftëtar aty. Unë nuk pranova dhe i thashë se nuk mund ta marrim , pasi ne jemi njësi speciale dhe nuk e dimë se ku na zen lufta dhe i thashë se çkado që do t’i ndodhë familjes së burrit të saj, le ti ndodhë edhe asaj, motrës time. Mirëpo Fetahu kur e pa se Ilazi e kishte marrë gruan dhe fëmijët, më qortoi ashpër mua duke më quajt qyqan, pasi nuk pranova ta merrja motrën time, kurse ky që është më i zoti e kishte marrë familjen e vetë.
Atë natë ne ramë në pritë te mulliri Voci në fshatin Shirokë dhe humbëm dy shokët më të mirë Fetah Gegaj dhe Xhavit Bajraktarin. Edhe në këtë rast Ilaz Kadolli mundohet që të mashtrojë opinionin në librin e tij, duke thënë se gjoja fëmijët e tij, i paskan ndihmuar luftëtarët që të luftojnë kundër armikut, mirëpo pikërisht ishin fëmijët e tij arësyeja që neve na u dha urdhër që të mos i kundërvihemi pritës serbe, me pretekstin se kemi fëmijë me vete dhe nuk bën ti rrezikojmë ata. Kjo bëri që Ilaz Kadolli iku i pari me fëmijët e tij, kurse unë ngela afër dy orë i rrethuar nga forcat serbe, me të plagosurin Vait Jashari. Dhe i vetmi që na kishte pritur në stom të lumit, ishte Nebih Berisha, i cili na ndihmoi që të tërhiqeshim.Ky qe një bilanc tepër i përgjakshëm, ku si rezultat i tradhëtisë që na e bëri Ilaz Kadolli, ne humbëm dy shokët tonë Fetah Gegaj dhe Xhavit Bajraktari, si dhe u plagosën Murat Kodra e Vait Jashari.
Mania e Ilaz Kadollit për të përfituar nga dëshmorët e rënë, shihet pothuajse në çdo faqe të librit të tij. Ai pa pikë turpi deklaron se gjoja paska qenë shok i afërt me Fetah Gegajn dhe Xhavit Bajraktarin,e të tjerë dëshmorë, për të cilët ky mundohet që ta shfrytëzojë rastin që të përfitojë prej tyre, pasi ata nuk mund të flasin tashti. Kjo është një gënjeshtër e kulluar, pasi asnjëherë gjatë luftës nuk ka qenë bashkë me ta, përveç në rrugën e fundit të tyre, kur këta u përjetësuan në altarin e lirisë, si rezultat i tradhëtisë së tij. Për hir të opinionit dua të theksoj se as xhavit Bajraktari e as Fetah Gegaj, nuk kanë dezertuar kurrë nga lufta siç kishte bërë Ilaz Kadolli, por qëndruan me trimëri deri në fund të jetës së tyre, duke luftuar me nder. Xhavit Bajraktari fillimisht ishte i caktuar në logjistikën e brigadës dhe bashkë me të dhe me Bashkim Gashin(Kobra), ne kishim bërë përmbi dhjetë rrugë për në kufi, duke i përcjellë shumë grupe luftëtarësh që shkonin për armatim, si dhe anasjelltas. Poashtu edhe përmbi dhjetë herë kemi përcjellur grupe të tjera, në mesin e të cilëve shumë antarë të Sh. të P. të UÇK-së deri në Kleçkë, por asnjëherë nuk ka qenë me ne Ilaz Kadolli. Poashtu me Fetahun kemi bërë përmbi pesëmbëdhjetë aksione bashkë dhe asnjëherë nuk ka qenë me ne Ilaz Kadolli. Këtu shihet se ky matrapaz, tenton që ta gënjej publikun e gjerë se gjoja i paska pasur shokë ata, duke dashur që të përfitoj nga gjaku i dëshmorëve. Këto aksione që i përmenda dhe shumë të tjera që nuk i kam permendur, janë një tregues se njësiti Syri i Shqiponjës, i ka fillet e organizimit shumë më herët se sa që pohon Ilazi, se gjoja ai qenka themelues i tij. Pasi ne me trimat siç ishin Fetah Gega, Shefki Hodaj, Nezir Kryeziu, Vait jashari, Isuf Krasniqi e të tjerë, kishim bërë shumë aksione luftarake, deri në kohën sa u kyç Ilaz Kadolli. Ne e pranuam atë shumë vonë në njësitin tonë, pothuajse në mbarim të luftës. Pra ky është një tregues se ai është vonë i kooptuar, apo siç thotë populli i pejdahen në njësitin Syri i Shqiponjës.
Pas lufta e karakterizon Ilaz Kadollin me një numër të madh banesash e lokalesh të uzurpuara si në Prishtinë , Prizren e në Therandë. Poashtu i uzurpon disa vende të punës nëpër disa komuna, si në Prizren bëhet prokuror në gjykatë, pa e pas provimin e jurisprudencës. Pastaj e merr detyrën e nënkryetarit të komunës në Therandë, kryetar i komisionit për lokale dhe banesa në Prizren, ku ia ndan vetes disa prej tyre, kryetari i komisionit për lokale dhe banesa në Therandë, ku e bën të njejtën gjë. Sekretar në hotel Theranda, e disa pozita të tjera. Njihet si njeriu me reputacion më të keq në rrethin e Prizrenit për zhvatje dhe kërcënime ndaj bizneseve shtetërore dhe të pa varura.
Është për tu theksuar rasti, kur një ditë isha në Prishtinë dhe u këtheva vonë në stacion të policisë, të cilin e komandoja unë dhe i pashë policët që ishin mbledhur aty dhe po më prisnin mua. U habita kur i pashë dhe i pyeta, pse ishin mbledhur deri at koh të vonë? Ata mu përgjigjen kështu: Ka qenë Ilaz Kadolli dhe na ka dhën urdhër që të shkojmë e ta sulomojmë me mortaja një qytetar të Berishëve, për ta nxjerrë nga banesa me dhunë, e tashti ne nuk po dijmë se si të veprojmë- mu përgjigj zavendësi i im. Ashtu? E ku është tashti Ilazi? Pse nuk ka qëndru me neve me na pri e na me shku pas tij?- i pyeta unë
Ai ka shku në banesë të vet. Vetëm na urdhëroi dhe shkoi të flej- u përgjigjën. Unë qesha pak dhe i thash të shkonin e të flinin, sepse ata duhej ti merrnin urdhërat nga unë, e jo nga matrapazë të tillë që e gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën. Policët u larguan të lehtësuar.
Por ajo që e bën më qesharak dhe më të pa skrupullt librin e tij, është titulli ku shkruan për një gjoja vrasje të kurdisur kundër tij, e që dorasi paska dështuar ta vrasë. Sipas gënjeshtrave të tij, në vitin 2005, i paska shkuar Agush Gashi, (të cilin ky kishte tentuar ta vrasë gjatë luftës), me dy djemtë e tij Sinanin dhe Bashkimin në zyrën e tij dhe gjithnjë sipas gënjeshtrave të tij, plaku paska filluar të qaj dhe të rrëfehet para Ilazit se gjoja djali i tij Sinani, i shtyrë nga tre komandantë të luftës Isuf Krasniqi (pushka e parë e lirisë në rrethin e Therandës)dhe Rexhep Krasniqi, (veprimtar, luftëtar i dalluar, zv. Kom. I brig. 124) dhe një me inicjalet S. G., ia paskan pregaditur një atentat ndaj tij. Për të qenë edhe më qesharak shkrimi i tij, ai spjegon se vrasësi paska qenë Sinan Gashi, nga fshati Tërrnje, djali i Agushit, i cili e paska ruajtur plot një javë Ilaz Kadollin për ta vrarë, por gjithnjë sipas gënjeshtrave të tij, ai e ka parë se ky(Ilazi) paska qenë shum njeri i mirë dhe dorasi ka ndërruar mendje, pra i ka ardhë keq që ta vrasë. Por për të qenë edhe më komik versioni i tij, thotë se ngjarja paska ndodhur në qershor të vitit 2001. Me këtë rast, duke e parë një gënjeshtër të tillë, familja e Agush gashi u indinjua thellë për këtë akt të ulët të Kadollit dhe sipas demantit që e kanë bërë kjo familje, thuhet qartë se në qershor të vitit 2001, Sinan Gashi nuk ka qenë fare në Kosovë, por ka qenë në burg në Gjermani. Pra si ka mundësi që i njejti njeri të dali nga burgu në Gjermani dhe të tentojë ta vrasë dikend në Kosovë? Këtu shihet që ky matrapaz, tenton që të inskenojë ngjarje të pa qena, me pretekst që ta paraqesë veten si person të rëndësishëm, se gjoja duan ti bëjnë atentat. Mirëpo harron se rrena i ka këmbët e shkurtëra dhe bëhet qesharak me rrenat e veta. Poashtu sipas familjes në vitin 2005, kur ky gënjen se iu paskan rrëfyer ata të tre. Këtu dhe qëndron problemi dhe poshtërsia e Ilaz Kadollit, pasi sipas demantit që e kan bërë familjarët e tij, në këtë vit Sinan Gashi ka qenë në paraburgim në burgun e Prizrenit dhe shteti ia cakton avokat Ilaz Kadollin, për ta mbrojtur atë. Gjithnjë sipas familjes, edhe pse ka qenë i paguar nga shteti, ky matrapaz, ia kërkon edhe dy mijë euro(në të zezën) për ta mbrojtur atë. Poshtërsia e tij qëndron në atë, se jo vetëm që ia ka zhvatur lekët, por edhe mundohet që ta intrigojë atë, se gjoja paska tentuar që t’i bëjë atentat dhe qenka penduar më vonë, paska ndërruar mendje. Por prapë faktet tregojnë ndryshe, pasi në kohën kur ky pohon në librin e tij se në vitin 2005, siç gënjen Kadolli kanë ardhë dhe më kanë treguar (Agushi me djemtë e vet) se kanë dashur të më vrasin në vitin 2001, Sinani ka qenë prapë në paraburgim në vitin 2001. Pra shtrohet pyetja si mundka të dalë njeriu nga paraburgimi dhe të ulet në zyrën e avokatit?
Raste të tilla sikur kjo që ky matrapaz, ia kishte zhvatur lekët qytetarëve,për t’i kryer punë, duke i mashtruar ata, i kanë ndodhur edhe disa herë të tjera. Dihet rasti kur një familjari të heroit Pal Paluca, pra dajës së tij Ndue Çeta nga fshati Smaq, ia merr njëqind mijë euro gjoja se për ta shpëtuar nga burgu. Paret ia merr me pretekstin se do t’i ndajë me gjykatësin e prokurorin. Mirëpo ky i fut paret në xhep të vetin dhe kur mbahet seanca, personin në fjalë e dënon gjykata me njëmbëdhjetë vite burgim, të cilin dënim është duke e mbajtur ende. Atëherë viktima me të drejtë reagon duke u thën atyre: Ju nuk mund të më dënoni sepse mi keni hangër paret njiqind mijë euro. Gjykatësi dhe prokurori habiten se çka po u thoshte i akuzuari. Pastaj ai u spjegoi se sipas marrëveshjes, ia kishte dhënë Ilaz Kadollit njëqind mijë euro për ti ndarë me gjykatësin dhe prokurorin, për të mos e dënuar atë. Atëherë gjykatësi jep urdhër që të arrestohet Ilaz Kadolli, i cili ik nga salla dhe shkon për Francë, ku flitet se është bërë dëshmitar i mbrojtur kundër pjesëtarëve të UÇK-së. Po e sjelli më poshtë demantin që ia ka bërë familja Gashi trillimeve të Ilaz Kadollit në librin e tij. Demant publik, në lidhje me të pa vërtetat në librin Syri i Shqiponjës, të autorit Ilaz Kadolli.
Demant Publik
Dëshirojmë të theksojmë se autori i lartëpërmendur, në librin e tij, nga faqja 215-220, është shërbyer me të pa vërteta dhe insinuata dashakeqe për familjen tonë dhe për luftëtarët më të dalluar të kombit, ku ndër ta i ka përmendur dhe luftëtarët e dalluar: Isuf Krasniçi, (Mësuesi), Rexhep Krasniçi (Morali), si dhe luftëtari tjetër që ky e përshkruan me inicialet S.G. se gjoja këta paskan përgaditur vrasjen e tij dhe mundohet që në mënyrë tinzare t’i lidhë me vrasjet e tjera, të pa zbuluara deri më tash.
Ky gënjeshtar i pa skrupulllt, mundohet që në këto ngjarje ta involvojë edhe familjen time, duke u shërbyer me plot të pa vërteta, gjoja se të lartëpërmendurit, e paskan porositur djalin tim Sinanin për ta bërë ekzekutimin e tij, por që në momentin e fundit, i paska ra pishman, se gjoja Ilaz Kadolli (qenka burrë i mirë).
Për hir të së vërtetës, dëshiroj ta njoftoj opinionin e gjerë, se djali i im Sinani, të cilin e apostrofon autori, në kohën që ky e përmend në libër, se gjoja në vitin 2000 ka dashur ta vrasë atë, nuk ka qenë fare në Kosovë, por ka qenë në burg në Gjermani. Për këtë ne mund të sjellim edhe fakte. Prandaj me plot të drejtë ia bëj atij një pyetje: Si është e mundur që i njejti person të jet prezent njëkohësisht në dy vende të ndryshme? Prandaj argumentet me të cilat shërbehet autori, janë inekzistente, të pa qëndrueshme, qesharake dhe rezultat i motiveve të ulëta.
Ndërsa sa i përket takimit të përshkruar nga autori, se gjoja unë me dy djemtë e mi, paskam shkuar në zyrën e tij në maj 2005, për t’u rrëfyer para tij, sikur mëkatari para priftit, për hir të vërtetës, duhet të them se autori, e ka shtrembëruar dhe keqpërdorur komplet këtë ngjarje. Në rastin në fjalë, unë kam shkuar në zyrën e tij për nji hall që e kam pasur, pasi djali i im Sinani ka qenë në paraburgim dhe Ilaz Kadolli iu ka caktuar avokat zyrtar nga shteti, për ta mbrojtur djalin tim nëpër procedura gjyqësore.
Edhe këtu autori shërbehet me plot të pa vërteta dhe shtrembërime, pasi nuk kam qenë në zyrën e tij me Sinanin, sepse ai ka qenë në paraburgim, e as me Bashkimin, të cilin ai e përmend, por kam qenë me djalin e vëllaut Selajdinin.
Prandaj familja e jonë, jemi të indinjuar jashtëzakonisht shumë për përgojime të tilla që na i bën ky matrapaz, figura e të cilit është mjaft e përfolur për sjellje imorale dhe vulgare, gjatë dhe pas lufte. Se për çfarë personi bëhet fjalë, shihet qartë nga shkrimet e tij që i bën kundër UÇK-së dhe figurave më të ndritshme të kombit, përfshirë këtu edhe ata që i ka apostrofuar më lartë në shkrimet e tij.
Dua të theksoj se ne jemi familje atdhetare, me tradita kombëtare që kemi qenë gjithmonë halë në sy të armikut dhe kemi dhënë kontribut të madh për çlirimin e atëdheut. Për këtë që po e them, mund ta sjellim si fakt se djali i im Bashkimi ka qenë luftëtar i UÇK-së. Ndërsa i kemi njëzet e dy anëtarë të familjes Gashi, të masakruar nga forcat serbe.
Prandaj duke qenë të indinjuar nga këto shpifje ndaj familjes tonë, ne do të ushtrojmë padi ndaj këtij autori të librit në fjalë.
Me nderime Agush Gashi me familje.
Si përfundim mund të themi se Ilaz Kadolli me pretendimin e tij se ka qenë udhëheqës i njësitit Syri i Shqiponjës, është një tentativë për ta përvetësuar atë dhe për tu paraqitur para opinionit se paska qenë ndonjë luftëtar i madh. Mirëpo nga sa u tha më lart ka qenë një dezertor dhe frikacak që gjithmonë është fshehur nëpër vija të frontit. Ne e kemi pranuar atë në njësitin Syri i Shqiponjës për shkak të moshës që ka qenë më i vjetër pasi është kthyer nga Shqipëria, edhe atë në njësitin e tonë është angazhuar në fund të prillit 1999, kurse njësiti i jonë i ka fillet shumë më herët e me shumë organizime e aksione të bëra kundër armikut. Libri i tij, i cili është i botuar nga organizata “shoqata lëvizja”, është një libër i mbushur me të pa vërteta dhe trillime e inskenime për gjithë veprimtarinë e tij destruktive nga fillimi e deri në mbarim. Ai në këtë libër, në mënyrë të ulët, mundohet që të përfitojë nga gjaku i dëshmorëve, pasi ata tashmë nuk mund të flasin më. Poashtu është munduar që ta ndryshojë historinë, duke i mënjanuar nga libri luftëtarët e vërtetë të njësitit Syri i Shqiponjës, duke i futur njerëz të tjerë që nuk kanë pasur lidhje me njësitin tonë, apo kanë qenë dezertor, njejt si Kadolli. Është qesharak fakti që ky këtë libër e ka shëndërruar në familjarizëm, ku personazhe të librit, i ka gruan, djemtë, vajzën kunatin, kunatën, kushërinj e të tjerë. Ky libër si i tillë, nuk e ka asnjë vlerë artistike e as historike, sepse është përplot me trillime dhe si i tillë duhet të gjuhet në koshin e plehrave të historisë, bashkë me Ilaz Kadollin dhe ata që e kanë ndihmuar botimin e tij. Është interesant të theksohet se organizata e ashtuquajtur “Shoqata lëvizja”, e cila e ka botuar këtë libër, në të cilën është anëtar i saj Ilaz Kadolli, një pjesë e tyre janë grup kriminal, të cilët nëpër periudha të ndryshme kanë luajtur rol destruktiv kundër lëvizjes ilegale LPRK, LPK, UÇK- së, të cilët kohëve të fundit e kanë bërë një listë prej njëqind vetash për t’i vrarë. Në këto lista gjinden edhe udhëheqësit kryesor të Sh.P. të UÇK-së, siç Ishin Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të tjerë.Këta që vazhdimisht kanë bërë lista të tilla për të vrarë, duket se u ka ardhur fundi i tyre, pasi pas një kohe të vrasjeve të fshehta që i kishin bërë, prej të cilave shumë të pa zbuluara deri tani, u zunë, siç thotë populli me pelë për dore dhe opinioni i gjerë, e ka një adresë se kush në të vërtetë i ka bërë këto vrasje dhe gjithmonë janë munduar që t’ia mveshin të tjerëve. Tani ka ardhur koha që këta kriminel të arrestohen dhe të vihen para drejtësisë, sepse në të kundërtën do të vazhdojnë të vrasin edhe njerëz tjerë, të pa fajshëm, gjithmonë duke e lozur rolin e viktimës. Duhet të priten fijet e UDB-së.
[/size]
Sabit Gashi
1 838 herë Lexuar
Reagime
Shkruan: Sabit Gashi
[size]Duke e shfletuar librin “ Syri i Shqiponjës”, të Ilaz Kadollit, të botuar nga organizata e ashtuquajtur “Shoqata Lëvizja”, hasim në shumë gënjeshtra dhe mashtrime, të cilat mundohet që t’ua bëjë opinionit në shkrimet e tij në këtë libër. Por që opinioni ta ketë më të qartë se për kë bëhet fjalë, së pari duhet që ta sqarojmë se kush është Ilaz Kadolli dhe çfarë roli ka luajtur ai në disa vite të organizimit ilegal, e më vonë gjatë luftës dhe pas saj.

08 nëntor 2017
Sujets similaires
» ILAZ AGëS SI T’JA BAJMë;pa biografi
» Adem Ilaz Reçaku (Qorr Ilazi
» A eshte udbash Isuf Gervalla
» Seladin Fazliu i biri i Ilaz Ages,e miku Fatmir Sejdiut
» Uke Thaqi i sallagrazhdes udbash i serbise
» Adem Ilaz Reçaku (Qorr Ilazi
» A eshte udbash Isuf Gervalla
» Seladin Fazliu i biri i Ilaz Ages,e miku Fatmir Sejdiut
» Uke Thaqi i sallagrazhdes udbash i serbise
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum