Adem Ilaz Reçaku (Qorr Ilazi
:: sport
Page 1 sur 1
Adem Ilaz Reçaku (Qorr Ilazi
Foto e rrallë: Adem Ilaz Reçaku (Qorr Ilazi) me Qazim Caralevën dhe Rifat Smirën, në Burgun e Burrelit, 1930
Ai është Adem Iljaz Reçaku, që njihej dhe me nofkën si Qorri i Iljazit. Për të, autori Verli, ka shfrytëzuar dokumentacionin në Arkivin e Shtetit dhe ato të dhëna të marra në rrugë jozyrtare, duke e shoqëruar emrin e tij, me titullin "Adem Ilaz Reçaku - Fundi tragjik i një kryengritësi kombëtar", ngase ai u vra nga forca zogiste. Shumë figura i përkasin pikërisht kësaj periudhe dhe duke qenë se ajo është karakterizuar nga trazira të shumta, pakte politike të dyshimta, lëvizje diplomatike të prapaskenuara, kjo ka ndikuar në fatin e shumë eksponentëve të kohës, të klasifikuar si thjesht luftëtarë (me gjasë kaçakë) apo politikanë, varësisht nga niveli arsimor dhe intelektual. Kjo dallohet qartazi ngaqë shumë prej tyre, kanë pasur vdekje prej atentatesh, vdekje misterioze dhe vdekje në përplasje të armatosura, ku shumë prej tyre, kanë qenë konfrontime shqiptaro-shqiptare. Por këto të dhëna, në biografitë e tyre, nuk e kanë zbehur kurrsesi rolin dhe stigmën e tyre patriotike dhe atdhetare, sidomos kundër forcave serbe. Fjala vjen, në biografinë e një prej djemve të Isa Boletinit, Ademit, vdekja e tij si viktimë e një gabimi, në fund të titullit ka një pikëpyetje (?), që do të thotë se vdekja e tij ishte misterioze, për më tepër që ndodhi në një ndër rrugët e Shkodrës. Adem Boletini u vra më 3 nëntor të 1943-it, me atentat nga njësiti gueril i qytetit. Komunistët thanë se e kishin ekzekutuar gabimisht, por historiani Verli, në trajtimin e këtij ekzekutimi, aludon për dorë serbo-malazeze. Tani, duke pasur parasysh pleksjet politike mes komunistëve shqiptarë dhe atyre serbë, mbetet e hapur një pistë dyshimesh se ç‘fshihte "gabimi" i njësitit gueril. Edhe në rastin e figurave të tjera, jo kaq të larme sa ajo e Adem Boletinit, autori është treguar i hapur ndaj çdo të dhëne, duke marrë në konsideratë dhe ato që e bëjnë të deheroizuar një figurë historike në një moment të caktuar, për t‘i shkuar sa më afër vërtetësisë së një realiteti të caktuar dhe të portretit të caktuar njerëzor me një pështjellim të ndërsjellë. Të kujtojmë se në vitin ‘97, një eksponent i trazirave në jug të vendit, për një poet të madh shqiptar ishte hero...si dhe pak kaçak, ndërsa për qeverisjen e asaj periudhe, ishte një kriminel! E në të tillë "laborator", analizues e faktues, i përfshin historiani Verli figurat më në zë të Kosovës, të njohur e pak të njohur.
Foto e rrallë e Beqir Vokshit të vrarë më 22 janar 1923
Një e tillë, është ajo e Beqir Vokshit të vrarë më 22 janar të vitit 1923. Po ashtu, ndër dokumentet e rralla, është dhe ajo e kopjes së diplomës së Hoxhë Kadri Prishtinës, një ndër personalitetet më të mëdha të pas periudhës së pavarsisë.

Sujets similaires
» ilaz kadillo udbash
» ILAZ AGëS SI T’JA BAJMë;pa biografi
» lufta e ilaz kadollit jeton ne france
» Seladin Fazliu i biri i Ilaz Ages,e miku Fatmir Sejdiut
» Adem Jashari film
» ILAZ AGëS SI T’JA BAJMë;pa biografi
» lufta e ilaz kadollit jeton ne france
» Seladin Fazliu i biri i Ilaz Ages,e miku Fatmir Sejdiut
» Adem Jashari film
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum