Kosova para ndarjes
:: sport
Page 1 sur 1
Re: Kosova para ndarjes
Kosova para ndarjes? Politika para gjyqit të historisë
Publikuar: E enjte 3 Qershor 2010, 3:16 1 Komente 3 Rekomandime
Doc. Sci. Gani Asllani
Gjatë viteve të 90-ta flitej shpesh se në Beograd kishte zëra që kërkonin ndarjen e Kosovës. Kush ia vinte kufirin atdheut tonë në urën e Ibrit në Mitrovicë, kush përfshinte edhe Ana Moravën, e kush tjetër shkonte deri në Isniq të Deçanit, ngase Serbia interesohej të mbante brenda territorit të vet burimin e Drinit e Bardhë dhe lumenjtë që rrjedhin nga Bjeshkët e Deçanit dhe Pejës.
Natyrisht se Milosheviqit i interesonte ta mbante gjithë Kosovën, sepse eksploatimi çnjerëzor i saj po ia mbante gjallë pushtetin e tij në Beograd, si dhe luftërat gjakatare në Kroaci e Bosnjë.
Shtirja si viktimë
Pas përfundimit të luftës së Kosovës, Beogradi zyrtar heshti për disa kohë duke zbatuar pikërisht atë formulën e ndjeshme diplomatike? Koha shëron plagët dhe nga një shtet kriminel, agresorë e keqbërës, siç konsiderohej në fillim të shekullit të ri, me ndihmën e miqve të vet, dhe falë kujtesës shumë të shkurtër të Evropës, si dhe politikës së paorientuar dhe grindavece të Prishtinës, filloi të faktorizohet shumë shpejt duke treguar rolin e vendim-marrësit në Kosovë. Ka më shumë se dy vjet që Beogradi ka filluar të shtiret si viktimë në rastin e Kosovës, duke shpërfillur tërësisht lëshimet e dhimbshme që Prishtina dhe shqiptarët e Kosovës i bën me pakon e Ahtisarit. Kjo shihet në deklaratat e vazhdueshme të presidentit të Serbisë Tadiq, ministrit të tij të Jashtëm Jeremiq, si dhe politikanëve të tjerë serbë kur thonë se në politikën ndërkombëtare nuk ndodh që njëra palë t'i fitojë të gjitha dhe pala tjetër t'i humbë të gjitha? (Sa për ilustrim ky argument nuk qëndron fare në rastin e Kosovës! Jo vetëm për faktin se Kosova nuk ka marrë sovranitet të plotë dhe menjëherë të njohur ndërkombëtar, por edhe për faktin se lëshimet e bëra për hir të këtij sovraniteti gjysmak janë më shumë se gërryese në trupin politik të një shteti, pasi që sovraniteti i Kosovës, ka mbetur i ngatërruar për një kohë të gjatë me Serbinë, nga lidhjet që iu ofrohen komunave kosovare me shumicë serbe. Dhe çështja tjetër. Është pikërisht Serbia ajo që ka përfituar gjithçka, madje edhe ma fort se gjithçka, dhe nuk ka humbur asgjë kur është krijuar shtet. Ajo mori përveç fortifikatës së Beogradit, Sanxhakut të Smederevës, dhe ati të Shumadisë, edhe troje me shumicë shqiptare në Sanxhakun e Nishit, atë të Shkupit dhe madje edhe vilajetin e Manastirit. Kështu që të përdorë sot Serbia një argument të tillë është edhe turp, por edhe ngucje e drejtpërdrejtë e historisë.)
Testimi i opinionit ndërkombëtar
Kështu pra me këtë politikë, Serbia po teston opinionin ndërkombëtar, i cili duket i lodhur nga tejzgjatja e problemit të Kosovës. Këtë politikë personalisht e kam dëgjuar të shfaqet në një konferencë shkencore në nëntor 2004, kur Vladeta Jankoviq, atëherë ambasador i Bashkësisë Shtetërore Serbia Mali i Zi në Londër, bëri një paraqitje në Shkollën e Londrës për Ekonomi. Si ish-këshilltar i lartë politik i kryeministrit të atëhershëm Vojislav Koshtunica, ambasadori Jankoviq tha pikërisht këtë formulë se Kosovën do ta njihnim si shtet, vetëm se duam që të mbesim disi të përfshirë në të politikisht.
Pra, si trofe të zbehtë ta paraqesim para njerëzve tanë Mitrovicën e veriut bashkë me Zveçanin, Leposaviçin, Zubin Potokun dhe Leshakun, si komuna të vogla, në kuadër të një qarku në administratën lokale të Serbisë. Por kjo nuk ishte e tëra që Jankoviq paraqiti para të pranishmëve! Ai theksoi se marrja e veriut të Kosovës nuk do të nënkuptonte shkëmbim territoresh me Luginën e Preshevës, sepse shqiptarët e Luginës do të barazoheshin me serbët e Kosovës qendrore dhe Serbia do të vazhdonte të kishte prani politike në Kosovë nëpërmjet tyre, kurse Lugina e Preshevës do të mbetej e Serbisë, pikërisht për këtë fakt, pra pakicë shqiptare në Serbi dhe pakicë serbe në Kosovë. Në kontestin e sotshëm, me gjithë dënimit që po i bën Prishtina zyrtare ideve të tilla, një propagandë e tillë serbe ka marrë hapësirë të konsiderueshme politike ndërkombëtare. Këtë e pranoi edhe Rada Trajkoviq para pak ditësh, e cila në një rikonfigurim të ri politik të këtillë në Kosovë, ku Mitrovica e veriut do të bashkohej me Serbinë dhe Graçanica do të bëhej epiqendra politike serbe në Kosovë, sigurisht se e shikon veten në pozitë shumë të ngritur. Për ta forcuar më shumë këtë fakt duhet t'i hedhim sytë skenës politike serbe në Kosovë. Të gjitha ato parti politike serbe në Kosovë janë me zyrat e tyre dhe mbështetjen e tyre në Graçanicë, Partesh apo Shtërpcë (Ulzishtë), ndërsa partitë politike nga Serbia i kanë degët e tyre në Mitrovicë, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Leshak. Edhe në zgjedhjet e së dielës që i mbajti Serbia, në Mitrovicë, konkurruan partitë politike me qendër në Beograd, kurse në Artanë vetëm grupe qytetare serbe. Pra, Serbia tashmë e ka përgatitur terrenin për një ndarje të këtillë të Kosovës, neve na mbetet që të luftojmë kundër një ndarjeje të këtillë mizore, por duhet që të jemi syçelë dhe të përgatitemi fort nëse njëmend ndodh kjo ndarje. Lugina e Preshevës të mos i lihet si trofe Serbisë dhe si peng shqiptarëve, sepse atëherë Serbia do të dilte dyfish e fituar.
(Autori është pedagog në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin Glasgou, Britani e Madhe)

Kosova kurr nuk ka me pase sovranitetin e subjektit nderkombetar,pos iluzione !
çka eshte me pavaresin e kosoves?Si eshte e mundure qe republikate e ish jugosllavise te pranohen nga KS i OKB e kosoven po duka me pranue mbi 15O shtete;Kurr ky numer nuk ka per tu plotesue!Pos duke e shtyp shqiptarin kjo qeveri qe para ka qen servitute e qeverise serbe!
Kjo qeveri e kosoves ka praktike qe tullugun ua qone dreqit,dhe me keta skeni qa kerkoni as dorheqje as dialog,pos pluma . Keta shqiptar te vritni eshte nisoj si me vra shejtan serb !O shqiptar une ua bera punen qe ta nxisi NATON ti meshoi serbit,se sa per uçk gugjen time !Popull i poshter jeni,kecyt drinin ma shkerdhyt kalin,bravo !Sanie Regja po me fton me ardhe me çlirue Mitrovicen,a uçk e pasket len kosoven cunge :!

KOMENTENga Florida - Miami i SHBA
09.06.2010 - 16:43
Ky zotri mire po din me bere pazar me token e Kosoves, duke logaritur se me propozimin e tije ne, pos tjerash, do fitonim qe " sportistet e Kosoves te mos rrinin jashte kompetencave serioze sportive botrore.." Sigurisht se nuk ka veshtrim per rendsin ekonomoke e politike te veriut te Mitrovices, te cilen me 1943 e mbrojten shqiptaret eKosoves dhe e qliruan nga hordhit cetnike te udhehequra nga njefar komandant Jabllani, e bile e qliruan edhe Noviazarin e sotshem. Nuk je i vetmi me ide ca te "menqura",per pazare me pjese te terirorit te Kosoves, nga se, edhe akademiku Regjep Qosja ka propozuar per tkurrjen e kufive te Kosoves e bile edhe per kembim human te popullates dikur moti ishte ide e akademik Dobrica Qosiqit(humano pretumbavanje stanovnishtva).
Miti etimologjikisht rrjedh nga greqishtja që ka një kuptim si gojëdhënë, legjendë, pra ka të bëjë më shumë me të ashtuquajturën “oral histori,, apo histori gojore, që të gjitha këto janë të bartura brez pas brezi nëpër traditën familjare.
http://www.kosova-sot.info/opinione/shkembimi-i-territoreve-cka-humb-dhe-cka-fiton-kosova
http://www.kosova-sot.info/opinione/shteti-i-kosoves-me-mbikeqyrje-nderkombetare-

Sujets similaires
» WikiLeaks: Kosova po rrëshqet drejt ndarjes
» Ekziston rreziku i ndarjes
» Bisedimet drejte ndarjes se veriut
» Kosova sot
» Kosova nuk i di kufijtë e vet
» Ekziston rreziku i ndarjes
» Bisedimet drejte ndarjes se veriut
» Kosova sot
» Kosova nuk i di kufijtë e vet
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum