Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Kosova nuk i di kufijtë e vet

 :: sport

Aller en bas

Kosova nuk i di kufijtë e vet Empty Kosova nuk i di kufijtë e vet

Message  Perparimi Dim 19 Juil - 6:19

Kosova nuk i di kufijtë e vet
Shtuar: 19.07.2009 12:50

lajm

Vija kufitare e shtetit të Kosovës nuk është e shënuar dhe nuk dihen saktë kufijtë me asnjërin shtet fqinj, ndërsa institucioneve të Kosovës nuk u bëhet vonë për definimin dhe shënimin e vijës kufitare me asnjërin nga shtetet fqinje, përderisa shtetasit kosovarë në brezin kufitar çdo ditë përballen me autoritetet e disa prej vendeve fqinje që i konsiderojnë ato territore si të vetat, shkruan e përditshmja "Koha Ditore".
Procesi i demarkacionit nuk ka përfunduar as me Maqedoninë, ndërsa gazeta shkruan se sipas kryetarit të Grupit për demarkacion, Behar Selimi, i cili njëherit është edhe shef i Policisë kufitare, ka mbetur edhe rreth 2% e vijës kufitare pa u definuar dhe kjo pritet të ndodhë shumë shpejt.

Përveç me Maqedoninë, vija kufitare e Kosovës është e padefinuar edhe me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë. Sipas Selimit, me Shqipërinë dihet përafërsisht vija kufitare, mirëpo problematike mbetet vija kufitare me Malin e Zi dhe me Serbinë, ku për shkak të paqartësive shpesh janë paraqitur probleme mes banorëve të zonave kufitare dhe autoriteteve kufitare.

Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës, sipas zëdhënësit Memli Krasniqi, nuk e ka fare në agjendë sanimin e gjendjes dhe shmangien e konflikteve. Duke thënë se çështja e kufijve është pjesë teknike dhe me demarkacion do të rregullohet, Krasniqi nuk ka folur për afate apo për punën që është duke bërë Qeveria në këtë drejtim.

“Kufijtë janë të definuar dhe të njohur ndërkombëtarisht, kështu që pjesa teknike me demarkacion do të ndodhë edhe me Shqipërinë, edhe me Malin e Zi, e në të ardhmen edhe me Serbinë. Vija me Serbinë ekziston, është definuar shumë më herët, me siguri që ka pjesë që duhet të definohen, por nuk mundemi të bëjmë proces me Serbinë kur Serbia nuk na pranon si shtet”, është shprehur Krasniqi.

As KFOR-i nuk është prononcuar për çështjen e kufijve, ndërsa edhe faktorët tjerë ndërkombëtarë në Kosovë, EULEX dhe ICO, janë të distancuar sa i përket demarkacionit me shtetet fqinje. /KohaDitore/Telegrafi/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum