Kosova sot
:: sport
Page 1 sur 1
Kosova sot
Katër mijë euro për të blerë lëvizjen e lirë
Publikuar: E diel 5 Shtator 2010, 4:04 0 Komente 3 Rekomandime
Qindra qytetarë shqiptarë të Kosovës për të siguruar lirinë e lëvizjes nëpër vendet e Bashkimit Evropian, që kur për Serbinë janë liberalizuar vizat, po vazhdojnë të pajisen me pasaporta të shtetit serb. Madje ato po shiten si "hallvë", duke paguar për to në tregun e zi shuma të hollash që arrijnë deri në 3-4 mijë euro. Lajmin për gazetën “Kosova Sot” e kanë bërë të ditur zyrtarë serbë që janë të punësuar në organet e pushtetit paralel serb dhe të MPB-së që funksionojnë në komunën e Graçanicës. Veç tyre lajmin e konfirmuan edhe qytetarët shqiptarë nga Kosova, që tashmë janë pajisur me dokumente. Se kjo është e vërtetë, por edhe mënyrën se si funksionon ky mekanizëm kanë njoftuar për gazetën dy zyrtarët e institucioneve paralele serbe në Graçanicë, natyrisht pa e ditur ata se janë duke biseduar me një gazetar të një mediumi.Roja në ndërtesën e kuvendit paralel serb, Sllavisha Sekulliq-Caki njoftoi se vetëm sivjet në këtë ndërtesë nga stafi i saj serb janë lëshuar madje me mbi 5-6 mijë pasaporta serbe për shqiptarët që kanë aplikuar për këto pasaporta. Sipas Sekulliqit, qytetarët që të pajisen me pasaporta serbe u nevojiten që të kenë veç letërnjoftimit të vjetër apo të ri serb, të pajisen edhe me certifikatën e lindjes, por edhe të shtetësisë duke paguar nga 4 euro për çdonjërën prej tyre. Natyrisht se të gjitha këto dokumente do të duhet të jenë të lëshuara më herët apo tash nga autoritetet serbe.Ndërsa persona nga Kosova që janë pajisur me pasaporta serbe kanë njoftuar në kushte anonimiteti se ata kanë paguar madje 3-4 mijë euro. Por, për këtë, sipas tyre, duhet të bëhen fillimisht banorë në njërin nga qytetet serbe ku nuk bën pjesë Kosova, pasi ky ka qenë edhe parakusht i BE-së me rastin e liberalizimit të vizave kur autoriteteve serbe u është thënë qartë se kosovarëve nuk do t’u njihen pasaportat e lëshuara nga autoritetet serbe. Qytetari B.XH. nga Podujeva ka njoftuar se është pajisur me pasaportë serbe në Novi Pazar dhe për të fillimisht ka qenë dashur të bëhet banor i këtij qyteti dhe më pas të pajiset me pasaportë serbe. (Hollësi të tjera në këtë temë mund të lexoni në numrin e sotëm të “Kosova Sot”)
Serbia edhe pse masakroi shqiptar e boshnjak dhe popuj te tjere te ishe jugosllavise,kjo po avancon para e te pesuarit prape nen vuajtjen e nderkombetareve!
Ja se si ua pruren punen nderkombetaret shqiptareve te kosoves qe te asimilohen ne serb !Dhe per tu asimilue shqiptarit i duhet ta paguai kete !Kush eshte fajtor per keto ?Une apo ushtria çlirimtare !Ku jan çlirimtaret e vertete ?
Nese mendoin udheheqesat shqiptar se do arrijne diçka ne interesat e tyre,vete do hyne nje dite ne humneren e zeze!
Le ta lexoni te "drejten nderkombetare publike" se cilat shtete ( kombe) i zhduk KS i OKB ?
Haxhi Kuçi
http://www.kosova-sot.info/politike/shqiperi/tirane-komision-parlamentar-per-masakren-e-tivarit/sent
http://www.kosova-sot.info/politike/kosove/bukoshi-kandidon-e-mbeshtesin-mustafa-dhe-rugova/sent
Vertete eshte per tu quditur se si nuk kan turp nga genjeshtrat recidive te qeveritaveve shqiptar duke manipulue me masen !Edhe rrena e ka kufirin e saj ,por shqiptari kur pou mesojka me genjye, nuk paska kufi dot !Shqipëria pret njohje të reja të Kosovës
Publikuar: E mërkure 25 Gusht 2010, 11:01 0 Komente 0 Rekomandime
Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, i cilësoi si shumë të rëndësishme për Shqipërinë marrëdhëniet rajonale. Duke folur në konferencën me titullarët e trupit diplomatik shqiptar, ai tha se “Edhe kombe të tjera nuk mund të kenë interes kombëtar më të mirë se sa integrimi evropian”.
Duke u ndalur veçanërisht në marrëdhëniet me Serbinë, zoti Berisha tha se “Është në detyrimin tonë të punojmë për një kapitull të ri, në veçanti midis shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan”, duke shtuar se “Këto dy kombe kanë patur një histori shumë të hidhur”. Ai e quajti vendimin e GJND-së si historik. Vend të veçantë në agjendën e diplomacisë zë kontributi i Shqipërisë në zgjerimin e njohjes së shtetit të Kosovës.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ralf Gjoni, tha se do të diskutohet edhe mbi sfidat me të cilat përballet demokracia shqiptare, “Sfida që na presin gjatë vitit të ardhshëm, veçanërisht mbi situatën në rajon, duke patur parasysh vendimin e fundit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, ku patjetër diplomacia shqiptare ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe procesi që na pret, sa i përket njohjes së shtetit të ri të Kosovës, do kërkoj një angazhim të mëtejshëm, efikas të shërbimit tonë të jashtëm”. Ai deklaroi, se deri tani diplomacia shqiptare ka patur një koordinim tepër të ngushtë me Ministrinë e Jashtme dhe Qeverinë, me instancat politike të Kosovës, por edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, siç u vu re me letrën e fundi të Sekretares së shtetit, Klinton për zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm z. Meta në lidhje me çështjen e Kosovës ku shprehet falënderimi dhe mirënjohja e SHBA-së për koordinimin e ngushtë që ka patur me Shqipërinë, por edhe letra të tjera, si ajo e zëvendës kancelarit gjerman dhe ministrit të Jashtëm austriak.
“Shqipëria ka patur një rol tepër të rëndësishëm, sa i përket koordinimit të përpjekjeve për njohjen e Kosovës, por edhe për përgatitjen e dosjes për Gjykatën Kombëtare të Drejtësisë. Pas vendimit të kësaj gjykate mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, që ishte tepër pozitiv për këtë shtet të ri, ne presim njohje të reja nga shumë shtete, kështu që diplomacia shqiptare do të punojë fort në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke siguruar që këto njohje të reja të ndodhin sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të afirmojmë sa më tepër rolin dhe prezencën e shtetit të ri të Kosovës në arenat ndërkombëtare. Këtu dua të përmend patjetër OKB-në, por edhe pjesëmarrjen me të drejta të plota të Kosovës në forumet evropiane”, u shpreh ai.http://www.kosova-sot.info/politike/shqiperi/shqiperia-pret-njohje-te-reja-te-kosoves-[img][/img]
Dernière édition par Perparimi le Ven 24 Sep - 5:30, édité 2 fois
Re: Kosova sot
http://www.kosova-sot.info/politike/kosove/obama-falenderon-sejdiun/sent
http://www.kosova-sot.info/politike/kosove/krasniqi-presidenti-as-anetar-i-partise/sent
http://www.kosova-sot.info/politike/kosove/njohjet-peng-i-dialogut/sent
http://www.kosova-sot.info/politike/kosove/ambasadorja-ceke-frustrime-per-veriun/sent
http://www.kosova-sot.info/politike/kosove/bukoshi-nis-lobimin-ne-terren/sent
http://www.kosova-sot.info/politike/kosove/krasniqi-presidenti-as-anetar-i-partise/sent
http://www.kosova-sot.info/politike/kosove/njohjet-peng-i-dialogut/sent
http://www.kosova-sot.info/politike/kosove/ambasadorja-ceke-frustrime-per-veriun/sent
http://www.kosova-sot.info/politike/kosove/bukoshi-nis-lobimin-ne-terren/sent
Sujets similaires
» Kosova ne lufte
» ZEUSI ,djemt dhe TROJA
» Troya via Kosova
» Avdiu ne kosova pressin
» Kosova nuk i di kufijtë e vet
» ZEUSI ,djemt dhe TROJA
» Troya via Kosova
» Avdiu ne kosova pressin
» Kosova nuk i di kufijtë e vet
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum